1.Ditë e mbushur me fllade maji
Kjo ditë e mbushur me fllade maji
Më sjell ndërmënd,mua,djalërinë
Dhe të më kuptoni:s’e kam kollaj
S’e kam kollaj të mbajë nostallgjinë.
Një ditë si kjo,të mbushur me fllad
Me miken dola për ta festuar
Mbi bar të njomë,shtrirë gjer e gjatë
Ç’dashuri që kemi “celebruarar”
Mbi bar të njomë,shtrirë gjer e gjatë
se dashuria nuk do hiç konfort
E sjell ndërmënd këtë ditë të artë
Dhe mos u çudisni,në më rigon lot.
14 maj 2001
2.Ahengu
Motivin e një kënge,zë them me vete
(Me vete:se unë s’di të këndoj!)
Po ky motiv si kalë më merr mbi vete
Më shpie në Kreshpan,ku këngën shijoj. (1)
Me shokët e mi ne ishim në një klub
(Dallonim që qemë jambaxhinj!)
Por vëndësit,me vrap ngritën një “grup”
Dhe këngës ç’ia thanë,ata “zotërinj!”
Veç njërin njihja:qe Rexhep Bregu
Që këngës ia thoshte me “ojna”
Të ishit veç atje:ah,çfarë ahengu!
Sa shije me ta,na pat goda!
Me këngë s’na u ndanë,gjersa ikëm
U shkul nga këngët fshati
Sa keq na erdhi, që ata i”braktisëm”
Ahengu keq na kapi.
Dhe sot nën zë e them me vete
Këngën made in Rexhp Bregu
Dua vetëm shkak apo sebepe
Të jem në mes atij ahengu
1.Kreshpan-fshat në Mallakastër
19 maj 2001
3.Në livadhe
Në livadhe “kullot”kosa
Bari bëhet stivë
Por livadhi nuk u soska
Kosta korr e ndrin.
Kostraxhinjtë ia marrin këngës
Djersa u kullon
I ka zënë magjia e këngës
LIvadhi s’mbaron.
Gjer në gju ka shkuar bari
Duket krejt si det
Pikë e djersës porsi ari
Nga balli u zbret.
Ja,dhe pak,e po mbaron
Ja,postati i fundit
Zemra duket u këndonë
I gëzohen mundit.
31 maj 2001
4.Copë e hollë e fustanit
Copë e hollë e fustanit
Më jep shënjën e alarmit
Se për Zotin nuk duroj
Ç’shoh nën fustan,moj?!
Obobo,ç’më shohin sytë!
Më lajthit,moj,më lajthit.
Mu mbi gjoks qenkan dy ftonj
Zgjata dorën t’i provoj
Qenë të fortë:m’u dukën gurë?!
Vura dhëmbët,rashë sëmurë.
U sëmura fustanhollë
Hajd shëromë,se je “doktor”
31 maj 2001
5.Mbi të bardhin gjirin tënd
Mbi të bardhin gjirin tënd
E vendosa kokën time
Tek e sjell këtë çast në mënd
Seç regëtin kjo zemra ime.
më të mëngjër,më të djathtë
Gjirin pata si jastëk
Dhe tani më zënë djajtë
Atë gji ma këndë,këndë.
2 maj 2002
6.Ajo gojë
Ajo gojë aq e vogël?Unë çuditem:të më joshë?!
Sikur unë të jem i vogël e të bredh pas teje osh?
Nuk shpjegohet fare ndryshe:ti më josh,moj,ti më josh!
Ja,kështu,moj dallandyshe!Më heq osh,moj,që “mos qofshë!”
3 maj 2002
7.Oh,si qenka maji!
Oh,si qenka muaji maji!Mbushur fllade lulërie
Pastaj paskam unë faj;më vijnë huqe djalërie?!
Më vijnë huqe djalërie;pleqërinë heq nga supat
Një shkëndijjë dashurie zë ndez zjarr andej nga çupat.
4 maj 2002
8.Më feks gjaku
“Nga gjaku faqa feks si drita
kur del përpara Karmensita…”
A.Bllok
Më feks gjaku ,mua,porsi drita
Po jo si Bllokut,nga Karmensita.
Në më feks gjaku dhe mbushem dritë
Kartmensita ime,je ti,o moj Sikë. (1)
1.ime shoqe
5 maj 2002
9.Këto gjinjë e vegjël
Këto gjinjët e vegjël-kulumbri prej gjëmbi
Mata t’i kafshoj,gjak më nxorri dhëmbi
Kështu,i “plagosur”,nëpër “sherre lufte”
Të putha në buzë,si ashik tërë dufte.
6 maj 2002
10.Vajzë e bukur
vajzë e bukur qënke rritur,
Mu si bar në luadh për kosë
Mua më shumë më ke habitur:
Dëng me sy e më cënos.
Tash jam plak dhe i pamundur
“Kosa” ime,nuk ha “limë”
Po për syrin tënd të bukur
unë e falë dhe shpirtin tim.
7 maj 2002
11.Disa herë jam bërë gjysh
Disa herë unë jam bërë gjysh
Por më duket jam i “ri?!”
Mos më thoni si a qysh
Mbi gjashtëdhjeta, jam “rini?!”
Jam rini unë nga dëshira
Por Ç’e do?Mungon fuqia
Për të tjera “turavira”
Pleqëri,të ngrëntë qimja..
8 maj 2002
12.Ti më ishe valë
Ti më ishe valë,unë po isha prush
Mbi gropëzat e faqeve,”kovat” zbraz e mbush!
M’u këput litari,kova ra në pus
Ç’bëra unë ,i marri?Ja që nuk rri “sus”
Kova ra në pus?Ta shikosh,sa thellë!
Tutje-thu “çengel”,kovën për të nxjerrë?!
Tutje-thu “çengel”,kovën për të nxjerrë
S’pyeta më për kovën,u vela sheqer.
9 maj 2002
13.E,ç’do më tani?
Gushë e faqe t’i kam dhënë?
Epo thuamë,Ç’do më tani?
Ja u ngopa me “të ngrënë”
Pas të “ngrënit”,dua të pi?
Më dhe gjirin që ta “pija”
Çdo dëshirë ti ma plotëson
Po e fortë më qe “rakia”
Dhe çfarë bëra? ypsilon….
9 maj 2002
14.Mbi ballin tënd
Mbi ballin tënd-blerimpranveror
Seç shoh mbi të një gaz të pathënë
Ky gaz më pushton dhe mua si me dorë
Dhe të dy,të lumtur,”fluturojmë në hënë…”
10 maj 2002
15.Çeli jargavani
Çeli jaragavani,më kënaqi era
Dhe m’u mbush xhani me njëqind pranvera!
Tah jam bërë me krahë dhe nuk pyes unë fare
Miken,oh dhe ah, e puth ashiqare.
11 maj 2002
16.. * * *
Të zbritka një vijë dhe të ndanë dy gjiret
Ulem që t’i “pi”,më zuri të pirët!
Më zuri të pirët,qe raki sarhoshe
Ah,se ç’gji më kishe,o moj bukuroshe!
12 maj 2002
17.Nuk e di
Nuk e di,po kur dalë unë(dihet:në të njëjtën orë!)
Shoh një gocë që ç’të them unë?Është një gocë,e bërë me dorë!
Është si është dhe punë e saj?Me demek,me të s’kam punë?!
Por një “bisht” i vë pastaj:-Pse del goca kur dalë unë?!…
12 maj 2002
18.Gjumë nuk fle
Bie në gjumë,po gjumë nuk fle
më zë gjumi,mua,shumë vonë
Zë përsiatem unë me nge
edhe mëndja ku s’më çon?
Zë e bredh porsi virane
Nëpër “skuta”,nëpër “vrima”
S’e mohoj,ta dish,moj xhane
Nëpër gjumë me ty bëj prima.
12 maj 2002
19.Do të zë
Do të zë,moj,do të zë.tek bën vrapin e mëngjesit
Do të zë,pa zënë s’të lë,se s’bëj unë dot ballë nepsit.
Ku bën vrapin e mëngjesit,unë e kam “domenin tim”
Do të zë se plasa nepsit,sa të ndaj me ty”tapinë”
13 maj 2002
20.Ti po hidhje çapa sute
Ti po hidhje çapa sute
ndaj dhe ndiheshe fare pak?!
Mirëpo unë përgjoj hajdutçe
Dhe të kapa “tak-fap!”
Vrapin tënd e ndala pak,
Sado çapi qe i lehtë
Në “përgjimin zemërak”
Për “këmbësorë”,kërkoj “patentë?!”
13 maj 2002
21.Çap mbas çapi
Çap mbas çapi po të ndjek
Si të jem një qëngj manar
THem diku unë do të pjek
Do të pjek se kam aq mall
Kam aq mall sa mënd më mbytë
M’u bë komb mu në grykë
Se nga malli po lajthitë
Dhe mezi i mbaj “burgjitë”.
13 maj 2002
22.Karriken e pushtetit
Karriken e pushtetit,e provova
Dhe mund ta ktheja në sfungjer
Por,pikërisht,për këtë e dorëzova
Mbi të ,po qëndrove,s’ke më nder.
se vjen dikushi dhe të tundonë
Dhe ëngjëll,po qe,bëhesh djall
Një tjetër,vjen e të kërcënon
Nga valë,gjaku të bëhet akull.
Të gjitha,sa thashë, i provova
Ndaj shkova me vrap e dhashë dorëheqje
Dhe nga ky pësim,një gjë e mësova:
Në karriken e pushtetit:je i zënë si në leqe.
14 maj 2002
23.U “lodh” titullari
U”lodh” titullari nga puna në zyrë
E “rëndë” punë e zyrës:”stërmundim?!”
Zë “çlodh” duarët tek një kolege e”mirë”
Unë nuk”jam aty”?!”.Jam me “shërbim?!”
Gjtihçka që ndodhë,para syve të mi
I”lodhur” shumë?!Kot s’është titullar?!
Një pyetje më mundon::Kur s’jam aty
Me kolegen time,ç’ndodhë,vallë?!…
14 maj 2002
24.”Skllavëria”
Thonë u hoq skllavëria,paska shekuj edhe ca?!
Ja,e thotë historia?Po Janina ka dava?!
Si është hequr skllavëria?A nuk jam skllav i yt?
Më zu rob mua dashuria:historian,tash,dil e flit.
30 maj 2002
25.Ku të çojë batica?
Valën e detit e mor era;shkoi e mori arratinë
Edhe ti,moj,ke ca vera më s’e di ku ke shtëpinë.
Valë e detit u kthye prapë,se e ktheu atë batica
Veçëse ti s’u ktheve prapë,s’dihet ku të çojë batica.
30 maj 2002
26.Shtrirë në rërë
Shtrirë qeshë në rërë,seç më nxehu kumi
Një rosë bajuke seç doli nga lumi
Unë i rashë me çifte,po s’e zuri plumbi
Oppo si ishte,më s’më zuri gjumi.
E ndoqa me sy,t’i mësoj shtëpinë
Syri im më s’mbyllet,Gjumi-arartinë.
O moj rosë bajuke që dole nga lumi
Më mblodhe,më krruse(mua më mori lumi)
29 maj 2002
27.Gruaja dhe lulet
Gruaja me lulet ngjajnë
sa Çngjan pika me pikën
A s’fishken e thaheh
Po s’u vaditën?!…
27 maj 2002
28.”Leopardi”
Me një llush leopardi zë afrohesh
Më fut “frikë”
Se të “ha” leopardi dhe s’jam trim
mos kem frikë.
U afrua dhë më mbush sharm
bobo si qe në buzë!
Unë nga”frika” bëra “bam”
kisha hak se më qe shpuzë.
17 maj 2002
29.Më mori malli
Më mori malli për peshnik e të furrës
Që na.jepte nëna,të nxehta,me gjalpë
Nuk di pse më vijnë kujtime të dikurës
Se ngjarje të tilla,më vijnë mua mjaft.
Dhe si dikur zë e zvogëlohem
se ndryshe them nuk ka se si
Për gjëra të fëmijërisë zë kujtohem
Dhe zë përlotem tani në pleqëri.
17 maj 2002
30.Ku..
Ku më shkonte mendja mua
Ku e kishe mendjen ti
AH,t’më marri dreqi mua!
Tetë sahati mua gjithnji
Ku e kam mëndjen unë?
E ç’të them unë,i varfëri?
Atje ku të zë me shkumë
si të zërë gjarpëri…
30 maj 2002