Maji brenda meje(poezi)/1

Maji brenda meje(poezi)/1
1.Ardhja e majit
Qielli-qelqe.Asnjë re.Dielli i artë si xhevahir!
Nëpër pemë-cicërima,mbi të gjithë-një bilbil.
Deti i grurëva dallgë-dallgë,rritet bari në livadh
Fusha mbushur plot melule,një aromë të kënaqë.

Ajëri është i shëndetshëm,nata krejt si magji
Eh,mor maj,sa lezetshëm,më rinon në pleqëri.
Gjallëri seç më ka fusha,në livadhe po bie kosa
Dita mbushur plot me “lulka”,nata mbushur plot me goca.
1 maj 2001
2.Jam apo s’jam i lirë?
I lirë jam dhe i lirë s’jam
Shpirtin me kallo e kam
Jam i lirë se s’jam prangosur
Shpirtin kam unë të “burgosur”

E si qenkam unë i lirë,
Kur unë shpirtin kam të ndryrë?
S’bëj tungjatë me njeri
Sikur rob s’ka,asnji?!

Jam i lirë,s’jam i lirë
Në kurbetin hidhësirë?
E gjykoni vetë më mirë.
2 maj 2001
3.Në kërthizë të”kohës së keqe”
Në kërthizë të “kohës së keqe”,ke parë ti.unë shkruaj lirika
Se më sulen njëmijë dreqe,nga inati lëshoj xixa.
Zë përleshem unë me ta,ku me fjalë e ku me shkrime
Në lirika herë ka mall,po më shumë ka dhe shfrime.

Nëpër malle,vjen rinia që më iku dhe më la
Më zilepsi dashuria që më ngacmon dhe ca
Nëpër shfrime nxjerrë inatin,kam inatin e poetit
Vargjet i kthej në dogra,vras shkakëtarët e rrëmetit

Unë nuk jam nihilist që ta shoh botën me syze
Edhe nuk jam ekstremist që dikë ta shoh me”hile”
Nëpër vargje mbroj të drejtën,le t’i prishte dikujt ajka
Ja,kështu,e kam shkuar jetën;nuk ndryshoj tani nga”darka”
2 maj 2001
4.Poetes Leni Liçaj
Kur i dogje poezitë,ti dogje një pjesë të shpirtit
Bleroi prapë yti shpirt se i ngjan feniksit.
Bleroi përsëri vargu i bukur,siç bleron pranverës gjethi
Dhe shpirti yt i brishtë si flutur,bleroi me vargje shendi

Këndon shpirti yt përbrenda,kur del diçka e humb
Ato vargje m’i ka ënda, edhe pas tyre humb.
Po libri flet dhe vargjet flasin,sado diçka u dogj
Shaluar e kam tani “Pegasin” dhe shpirtin e kam plot.
7 maj 2001
5.Maku Pones
autor i mbi 20 librave në prozë e poezi
Mbi biçikletën e vjetër sa “Rosinanti” i Don Kishotit
Të shoh çdo mengjes tek pedalon ngadalë
Të presin çdo ditë platformat e betoni
Punon,Poeti i shkret,të mbajë frymën gjallë

Duzina librashkruar,në xhep asnjë kacidhe
se koha është ekeqe;s’i duhen jo,poetët!
Unë bëhem xhind nga kjo botë mbushur”hile!)
Se kjo botë,siç duket,është e mirë për dreqët!
4 maj 2008
6.Moj e vogël,rondokope
Moj e vogël,rondokope!
Ç’është,moj,ç’është kjo puna jote?
Më vjen rrotull si një bletë
Sikur lule të jem vetë.

Pastaj në karrike ulesh
Po nga unë pse përkulesh?
Epo dhe kështu s’durohet
Nga një bletë të thumbohesh

Ndaj që thuaj,moj rondokope,
Vate-vate puna jote…
5 maj 2001
7.Moj fierake
Të kërcente gjiri-pjepërdimarake
Seç më mbeti syri,tek ti,moj fierake!
Kërcinjtë të zbuluar deri lart mbi kofshë
Mendja mua kaptuar,më thotë:mbetshë shëndoshë!

Prerë fustani yt,dekolte e rëndë
Jam bërë si i dytë dhe kam vënë pëndë:
Iku mëndja ime,pas teje,fierake
Copë edhe thërrime: ehumba,fierake!
5 maj 2001
8.I “dehur”
Më dehu era e luleve në maj
Më dehu era e jonxhës dhe tërfilit
Ta dini në maj e kam fare kollaj
I hipin “xixat” Përparimit.

Pi nektarin eluleve dhe dehem
Ngopem me erën e jonxhës,çahirit:
Mandej me miken e zëmrës dëfrehem
KUsh i del përpara,në maj,Përparimit?

Se jam i dehur dhe bërë xurxull
S’pyes më gjëkundi në ka”Sulo-be?!”
Në maj,marr gardhin si kungull
Se flatra vë në maj unë,de…
11 maj 2001
9.Shpirti im
Shpirti im,i telikosur
Po regëtin
se kurbeti i flamosur
Po më grin.
Qëkur lashë vendin tim,
Shqipërinë
Nuk gjej paqe,as dhe prehje
Tërë shqetësim
I stresuar po se po
S’gjej rehat
Nuk më rrihet këtu,jo:
Jam sakat.
12 maj 2001
10.Kur ka dasmë,s’shkoj për shkarpa
Ti ma zgjate lulen mua,më the:-Merri pakëz erë!
Jo,-të thashë,nuk e dua:Të dua ty që je pranverë!
Jo se lulet nuk i dua;dhe ato nuk i bëj hasha
Porse ty unë të dua,kur ka dasmë,s’shkoj për shkarpa..
18 maj 2001
11.Gjithmonë
Gjithmonë nga një fjalë,gjithmonë nga një rresht
Të soset,të soset dhe sot ndonjë vjershë
Se dita me ditën,gjithmonë nuk ngjajnë
Dhe nata me natën të ngjajshme nuk janë

Sot del një temë e nesër një ngjarje
Me vete e them dhe zë e hedh në vargje
Po nata si nata?Ç’bujashka bie lumi?
I mbledh unë ato sa zgjohem nga gjumi

Sa zgjohem nga gjumi,direkt e mbi makinë
Se ndryshe motivi,merr arratinë.
Ndonjëherë ngrihem natën(se koha nuk pret?!)
vete hedh vargjet se kot s’jam poet.
19 maj 2001
12.Kapedan,moreNaze!
“Në dyqan te Kiço Sharra
kapedan,more,Naze…”
Popullore
Marshalli ka ardhur nga Himara
Të të zërë ty,o more Naze
Të gjeti tek pije te KIço Sharra
-Dorëzohu,-bërtiti,-o Naze!

Dorëzohu?…po zihet vetëtima
se vetëtimë ishe,more Naze
Dhe mbamp kërciti martina
Marshallin shakull e le.

Pastaj more përpjetë mal,
Se malin e kishe strehë
Ne të kujtojmë me mall
Kapedan ,more Naze…
18 maj 2001
13.Portreti yt
Portreti yt mbi komodinë
Me sy gjithkund më ndjek
Çmë thotë mua ai shikim
S’e di mirë as vet.

Kudo që shkoj,më rri nga prapa
Sikur më survejon
Të ndjej ty që më je prapa
Se syri më shikon.

Tek krevati vij e shtrihem
S’ma ndani jo shikimin
Portretin shoh dhe nuk nginjem
Dua shëmbëllimin.
21 maj 2001
14.Të thashë
Të thashë mos shko vetëm në krua
Se del ndonjë “gogol?!”
Po ti s’më dëgjove mua
PO pse moj vetullhollë?

Me enët bosh nisesh në krua
Ashtu siç bën për ditë
Po një “gogol” seç t’u afrua
Atje të kish zënë pritë.

Pa zu nga ti kërkonte ujë
Se qe dhe pak i “etur”
Ti tani je bërë rrëmujë
Veç buza të është qepur.

A s’të thashë mos shko në krua
PO mua hiç s’ma vare
Tani më kot mos bëj kot “ua”
Çdo gjë është ashiqare.
22 maj 2001
15.Kur më vije
Kur më vije e shpenguar si një vajzë çamarroke
Ti,moj vajzë e bekur,qe si Miss i kësaj bote
Seç më duekshe mu si Malva që nuk njihte”skllavëri”
veç dëgjoja:-Ja ku erdha.Jam e jotja krejt tani!

Edhe shtriheshe mu mbi tokë,krejt e lirshme,e shpenguar
Unë të jepja duarët hop edhe biem të përqafuar.
Për gjësend më në botë,mezalla se do t’ia dinim
Ti më qe e tëra botë që e “hëngre” Përparimin.
25 maj 2001