1.Kur do të shoh,Llogara?
Qeshë mësuar me ty,moj Llogara!
Larg jam tani:s’e di as vetë se sa?!
Dhe them me vete:-Vallë,kur do të shoh?
Ofshaj sa s’jam në vete:me ah e me oh!
Se ti ma mbushje mushkërinë plot me ozon
Me erë trëndeline…dhe fryhesha si ballonë.
Mall kam shumë për ty,moj Llogara!
Po jam larg tani.Në shpirt kam Sahara.
16 prill 2004
2.Që të shuaj mallin
Që të shuaj mallin që më djeg përbrënda,
Unë nuk kërkoj qiqra në hell!
Veç viset e mia,të shoh ma ka ënda
Se nga malli për vendin po piqem në hell.
T’i shoh e të çamallem:të ngopem,të ngopem
Se këtu u zhurita,u dogj nga brënda
Në se,kur shkruaj,unë pak përlotem
E kam nga malli:ofshan e rënkon zëmra.
17 prill 2004
3.Lajkatarit
Ti ke zgjedhur një “zanat” me leverdi:
Lakimi i trupit t’u bë si zakon
Po ke harruar që nuk je më njeri
Ti,për mua, je tamam,kufomë!
18 prill 2004
4.Po…
Po s’erdha dhe sivjet në Shqipëri,
Fotografinë ma grisni,ma hidhni në lumë!
Se kam aq mall sa vetë e di
Aq mall kam sa po më zë me shkumë.
19 prill 2004
5.Lajmet nga Shqipëria
Lajmet që vijnë nga Shqipëria
Gjtihmonë e sa vijnë e më të zeza
Ndaj zë e më dhëmb mëlçia
Sikur vuaj nga ethet e verdha.
Mërzia më shtohet e nxehem
Shpërthej,i tëri,si vullkan
Dhe mbi politikanët zë shkrehem
T’i djeg e t’i bëj katran.
21 prill 2004
6.Frikë në kohë paqeje
Luftën s’e provova,se sa kisha lindur
Po kur u rrita,zura të kem frikë
Të kesh frikë në paqe(s’është parë a gjindur?)
PO,po:Në paqe kisha frikë dhe pikë.
Se ajo qe një paqe aq e rrezikshme
sa thoshe që luftën”shko e ma sill t’hu!”
Isha në një gjëndje aq të lemrishme
Sa gjithë jetën e jetova pak me”ububu?!”
Se qe një sistem aq i koklavitur
Sa shpata e Damokleut të rrinte mbi kokë
Ndaj frika më shtohej;qeshë zemërcfilitur!
S’rrah gjoksin si trim,se s’jam demagog.
21 prill 2004
7.Ti
Ti je si një lule delikate
Që mënd po këputet nga dega
Thërres me mendje këto çaste
Dhe tak dhe më zë brenga.
Se çasti qe aq delikat
(S’të lashë që të bije nga dega!)
Jak këtu,o çast,jak!
Dhe prapë më zë brenga.
22 prill 2004
8.Mëndja ime
Mëndja ime arratiset?Mos e nga,të marrë brinjën?!
Në një vend shkon,kumbiset;siç e shihni:më la “hijen!”
Mëndja ime-arratisur?!Ka vënë këmbë e ka vënë krahë
Edhe sos për ku është nisur:larg ,shumë larg sa një dynja!
Kalon dete,oqeane,se ka dalë nga “burgjia”
Edhe sos asaj ane,mu tek vendi:Shqipëria!
Mu atje më ulet shesh;dhe llafoset a s’llafoset
Më bën thirrje,më bën ftesë;ca më shumë dhe më “kanoset?!”
Më kanoset?Mirë ma bën.Ç’bëj këtu unë,malumi?
Nisem unë,pothuaj,në këmbë;jam në këmbë,po s’më kap plumbi.
Se kam vënë krahë pëllumbi;mallit s’mbahem,jam bërë erë
Kot më ndalni,dot nuk mundni:sos në vendin ku kam lerë.
23 prill 2004
9.Zemra nuk njeh plakje
Më kalon një vashë e re
Syrin shtizë unë ia ngul
Kërkoj thana në shëndre
Unë,plaku velahul!
Dhe shpresoj dhe them mbase
(a nuk vdes shpresa e fundit?!)
Ah,moj zemër,prapë e “re?!”
Më tundove,të paudhit.
23 prill 2004
10.Një vështrim
Një vështrim si ai,yti!
Më gozhdoi mua si Krishti!
se çfarë kish ai vështrim
S’qe vështrim,po qe mbërthim.
Qe vështrim si prej magjisë
Ndaj dhe ngriva,nuk lëviz.
Lele ngriva,jam bërë akull!
Po s’më shkrive,mbeta shakull.
24 prill 2004
11.Ah,kjo ferrë e vogël!
Ah,kjo ferrrë vogël!Ka “lepurin”të madh?!
Unë seç vij rrotull,dua lepurin të vras!
Mirëpo s’është kollaj,se në ferrë fshihet
Sado jam “ustaj”,mezalla s’e zihet!
Me “çifte” rri ngrehur,i vij rrotull ferrës
Dhe bie si i “vdekur”,nga thonjtë e “panterës”
24 prill 2004
12.Nga…
Nga e thëna tek e bëra,thonë se është një det i tërë
Seç m’u qep,o shokëni,njëra;unë po plak,”rihem”i tërë.
Ja u “riva”,po pastaj?Se Janina kish dava?!
E pandeva si kollaj?!Pa provo të marrshë kala?!
E ç’m'u desh ajo bela?Kërkoj arën me tre qe?!
Lëre-lëre,mos e nga!E kujtoj me gurgule!
Se m’u hodh porsi një gejshë,si tigreshë nga Azia
Dhe më shhkuan tri palë djersë,se e rëndë qe”historia”.
24 prill 2004
13.Pranverë e hidhur(1997)
Pyje shkulëm.Çdo gjë shkretë
Nuk ka lule as dhe bar
Shqipëri,bobo ç’të gjetë?
Njëri-tjetrin duke vrarë.
Kush e vrau kështu pranverën?
Çafrë të gjeti,Shqipëri?
I urrej për tërë jetën
Politkanët faqezinj.
25 prill 2004
14.Nuk fle gjumë
Gjtihë natën e natës nuk më zuri gjumi
Zë e flas përçaptas,gjumin e mor lumi!
Pa nis e”luftoj” me njëqind dushmanë
Malli seç më bloi,ndaj dhe gjumë nuk kam.
25 prill 2004
15.Një më një
Një më një do prishet moti,se më dhëmb një plagë e vjetër
Ja,kështu,m’u duk kur loti;loti ra nga syri i tretur.
Pikë e lotit që të ra,më pikoi drejte në zëmër
Plaga dhëmbi,moj,aq sa;sa më dhëmb nga moti i vrëjtur.
25 prill 2004
16.Buza jote
Buza jote aq e njomë;aq e njomë dhe aq e freskët
Më mbush gojën me aromë,se më deh mua erë e freskët
Mbasadaj dorën seç hodha,mbi dy “mollët” në gji
Aq e madhe qe “valoma”,sa më ra mua vilani!
Vilani sa rashë i “vdekur”,po më ngjalli buza jote
Kët’ilaç,moj,ku e ke gjetur?Se e pi tani pa drojtje.
26 prill 2008
17.Kaq të lehtë?
-Kaq të lehtë ti mos e quaj,si të nisesh për një lojë?
Mos u hiq dhe mos u mbaj!Se na paske ti “përvojë!”
Se unë jam si një kala!Jam kala me bedena
Do të heqësh sa më s’ka,-më tha vjaza protoena.
Kjo më ndezi dhe më tepër,zhvesha shpatën dhe sulmova
Më qe “ustalleshë” e vjetër…dhe,për pak,desh “dështova”.
26 prill 2004
18.Ç’u ke bërë atyre syve?
Ç’u ke bërë atyre syve
Që m’u ngulën,nuk m’u shkulën?
Humba unë atyre syve
Sado plak,po humb pusullën
Ç’ta dua pusullën fare?
Mendja iku e kaptoi
Ah,ç’më bëre,moj sylarme!
Syri yt më shpoi,më shpoi.
26 prill 2004
19.Limonti
Jam pa punë,pa mendime,pa dëshira
Si bimë pteridofite vegjetoj
Pezull në ajër varet mërzia
Kurbetin,s’do mend,e mallkoj.
Se qe për mua si një iluzion
tamam oaz në shkretëtirë!
U zhgënjeva nga ky iluzion
jam si i dehur,pa pirë.
26 prill 2004
20.Çast
Si një shkollar që vidhet nga mësimi,
Fshehur-fshehur t’u afrova tinëzisht.
Dhe aq pafajësisht qe nga unë qëllimi
I këtij afrimi që nga ti nuk pritej hiç.
Ti po dremitje nën hije të manit
Dhe unë t’u afrova tinëzisht
Dhe tani për këtë s’bëj pishmanin
Shakaja e vogël,na lidhi miqësisht.
20 prill 2004
21.Tani
Tani kam në shpirt një muzikë
Që shtë më e bukura në botë?!
Kam rënë në dashuri dhe pikë
A ka më hyjonre,o Zot?
Jam i tëri si me fletë
S’njoh më mëri apo inate
Zemra më këndon si vete.?
Dashurinë e kam me kate.
27 prll 2004
22.Kur shoh “mjaltë”
Unë kur shoh “mjaltë”
Sulem dhe marrë lugën
Sa s’më zënë djajtë
Se pashë sot të bukurën.
Kështu më ndodhi sot,
Kur pashë unë një çupë
E bukur si lot
Për ta”ngrënë me lugë”.
28 prill 2004
23.Para një të bukure
Flokët t’i merr era,t’i flladitë për qejf
Pse mos jem unë era,nuk di pse m’u shkrep?
Flokët do t’i shprishja,tek lozja me ta
Pak do flladitesha,ta them pa shaka
Mandej si të ngopesha,duke u flladitur
Tutje do të sosesha:mu tek “vendi i ndritur”
Në “vendin e ndritur” që ma mban të fshehur
Dhe bie i goditur:i ngopur,i velur.
29 prill 2004
24.Doli belholla
Doli-doli belholla
Doli,po mua pse më zuri kolla?
Më zu kolla nga “nishanet”
Nga “nishanet”,zushë alarmet.
Që nga këmbët gjer tek koka
Dua si djalë që ta marrë hopa!
Hopa dua ta marrë në krahë
Dhe ta puth me oh,me ah!
Ah dhe oh dhe dua të ngopem
Dhe një çast me të të “rrokem”
Me të “rrokem”,me të “mundem”
Kolla ikën mbasi “shkundem…”
13 prill 2006
25.Vajti
Vajti-vajti Përparimi!Vajti shkoi në botën tjetër
Në ç’pa me sy Përparimi,do vazhdojë ta “hajë”një tjetër?!
Përparimi pa një sy,një me sy si filxhani
Ke parë ti që ata sy,dhe tani ia dashka xhani?!
Ia do xhani?Aty rri;me “tapi” i ka një tjetër?!
Po ku pyet,moj,dashuri?Dshuria është e verbër?
S’Pyes për nome a sinore:nisem shkoj në dyluftim
Seç’sy kishte,se ç’sy kishte”Bjerë e vdis,o Përparim.
19 prill 2006