Likthi,Sali!… (tregim)

Likthi,Sali!… (1)
Tregim
Fshati ynë para luftës qe fshat i vogël.I vogël sa mund ta fusje në xhep.Them kështu se sot kur e shoh që është bërë sa një kasaba e vërtetë,më vjen për të qeshur.Se sa qe dhe sa është!Është për t’u çuditur!Kasaba e shkuar kasabasë.Se sot,ore babaçe,i ka pa frikë nja 5000 frymë.Epo kaq kishte dhe Lushnja kur u çliruati,që thuaj ti.Dhe a nuk është kasaba?Ndaj mos ma merr për gavnjeshtër këtë që po të them.Njeriu që po e emërton fshatin “kasaba”,është një vendas i këtij fshati se,sa për dijeni,edhe unë jam i ardhur këtu.Po tek marrë të shkruaj diçka për historikun e këtij fshati se ma kanë ngarkuar si mësues që jam,m’u desh që të pyesja njerëz të brezave më parë se unë dhe,siç e shihni,ky është njëri prej tyre.Quhet Hasan Veliu.Është me trup të hollë,por i fortë si thana.Në kokë ka një shapkë që nuk e heq kurrë(më del baliska,-thotë,-se i ka rënë pjesa derrmuese e flokëve.).Hasani nuk është më i moshuari,por është më gjuhëmprehti dhe,megjithëse nga partia e pushteti popullor është i cilësuar me nofkën famkeqe”kulak”,unë e bëra objekt të intervistës sime,pak me intimetet dhe shumë fshehur.Por pse kështu?Sado që nuk duhet ta futë intervistën me të në”arshivën e muzeut”të fshatit,unë kam 25-vjet këtu dhe enjoh mirë:ka një veti që zor se e gjen kudo:nuk gënjen kurrrë dhe as vjedh.E theksoj këtë të dytën se,kur kjo,vjedhja,u bë si epidemi në fshatin tonë(e kam fjalën për vjedhje në dëm të pronës së përbashkët,de!),Hasani,kurrë nuk vuri dorë në pronën e përbashkët dhe,megjithatë,desh gjeti belanë.Por gjërat pak me radhë.E lamë fjalën dhe le t’i gjejmë fillin.
-Do të dish për luftën?Dëgjo Çeçon ti?po sa për ata që kanë bërë qametin,m’i sill t’hu tek”pepja”.Se më shikon këtu.Askush se ka zbrazur dyfek nga ata që thonë.More byrazer,fshati ynë kish këto hane:Veliajt(nga jamte dhe unë që mos qofsha!-dhe qeshi),Muhallarët,Grëmajt,Kajanakët,Tafallarët dhe kaurrët:Thomenjtë.Oh,desh harrova!Apo s’kam dhe të bëj:janë Bahçellarët dhe Zykajt.Me Zykajt s’kam të bëj,po më lidh një punë që do ta them më vonë.Po ti rri uzur dhe mba veshë.Ti do për luftën?Epo shkoi Maska i Maliqit me të kushërinë,Halitin,partizan.Haliti po u vra siç e di dhe Maska po e pagoi mirë.Çfarë pagoi?- ndërhyra unë.-Pse nuk e di ti?-Me burg,or të keqen pepja tyja,se kërkonte ato teneqetë me mjaltë e me gjalpë që i kish thënë komisari.Dhe i gjeti:bëri ca burg dhe,tani,kulak si unë.Dhe prapë qeshi.Epo lufta si lufta.U ndezti dhe nga fisi im edi ti ca morën nga Balli,pati edhe nga Grëmjat me Ballin,edhe ndonjë tjetër,po,mezalla,s’e i shpoi bodeci.Kurse mua dhe fisin tim që tëshpuar:na i bëri mollaqet gjak.
More edhe merhumi,Shaqir,që qe me partizanët dhe hëngri një plevit të rëndë,sa dhe vdiq duke lënë 5 fëmijë jetim,mezalla se u mor në refende se qe nga soji ynë të Veliajt.Sikur kishim hastallëkun ne,or të keqen pepja.Edhe ata që,gjasme kanë qenë me partinë,po pate për të pyetur hollë-hollë,as që kanë zbrazur një pushkë.Po kur të del nami është keq.Kot nuk thonë:më mirë nami apo syri?Se ja ta nis nga vetja unë.Ta nis dhe ti,si me shkollë që je,jepi dum vetë.
…Kur erdhi gjermani në fshat,unë me Sali Zykën ruanim lopët.Ishim a s’ishim nga 15-vjeç.Erdhi jermëni,qe thuaj ti,po nuk kish shaka me të.Nuk të falte ai.Në fshat burrat i kishin bërë trragë bythës-mender teje,-kishin larguar nëpër miq.Ne(pra unë e Saliu,se për këtë dhe do të tregoj!)po si të rinj me lopë.Se ç’punë kishin gjermanët me ne?THoshim ne,po kishte patur Çeçua biçak.E ke dëgjuar atë fjalën që thotë:kur s’ke pulën,ha sorrën!E,që thuaj ti,nuk gjetën burra në fshat,gratë po nuk i trazonin(dallonin nga taljanët,pse të gavnjej?!) dhe,kur ç’të shohësh,më morën mua dhe Salinë.Sali Zykën që është vërsnik me mua.Na morën…epo kjo pikëe zezë!Sali,- i them avash,- e hëngrëm kullotën.Po ç’na u desh dhe neve?Pse nuk i lamë lopët të ngordhnin.Dhe ja tani të shkojmë për dhjamë qeni.Na hipën në makinë dhe sosëm në Lushë.Jo brënda në Lushë,por aty pas Çezmës së Kalifasë.E di apo jo?Pohova me kokë.Na futën në një grykë dhe aty, afër gurores së sotme,kishin ngritur çadrat.Se mos ishin shunë ?-thuaj ti.Jo,mor,jo!A bëheshin të gjithë nja 10 veta.Dhjetë…dhjetë,po qenë dhjetë gjermanë.Kur bërtistee alt jermëni,dridhej ropi.Dhe unë e Saliu dridheshim.Pse të gavnjej?Nuk jam unë si ata larot që zbrazin dyfeqe pas dasme:jo me çetën këtu,jo po vramë aq.Jo po kaq i zumë të gjallë.Gavjeshtra përAsqerin tim e sorollop.
-Sali,të keqen vëllai,-i them kur zbritëm,-jemi në rrezik.Do na vrasin.Por,po gjetëm pak rast,të ikim.Saliu po hiç.Vjen pak më i zi nga unë dhe,ca nga ekeqja,qe nxirë e bërë si qymyri.Pse ka shaka me kokën?E,ç’ta njacë?Na zbritën.Unë po i hidhja vendit një sy.I vdekur se i vdekur,- mendova,- do ta provoj.GJermanët po sistemonin meremetet në çadër dhe unë i them Saliut:-Dëgjo!Kështu bën dhe me Petro Bazen nga Petova këta,Sali.E morën tek ruante dhëntë(se qenë dhënë për t’u therur për partizanët) në Karbunarë dhe e vranë në Savër.Tani Saliu u nxi dhe më tepër.Sali,- urdhërova,-likthi!Të dalë ku të dalë.Por zik-zak që ,beqim nuk na rrokin plumbat.Dhe ia dhamë vrapit likthi,por po jermënët që nuk e pandehnin,hapën zjarr,por ne shputat na zinin mbi supe.Vendi ish i thyer,dhe mundëm të fshiheshim,shkurreve.Dhe shkurreve,rrugë pa rrugë,se xhadenë kishim frikë,sosëm tek ca miq tanë në Kadipashaj.Pastaj,si u fshehëm për ca kohë,erdhëm në fshat.Atje morëm vesh që kishin ardhur nja dy gjermanë(patjetër që kishte ndonjë kallauz nga fshati!)kishin pyetur për ne dhe,si nuk na gjetën,kishin marrë rob Isufin,të atin e Saliut.Dhe humbi qy ,Isufi,pa nam e nishan.Por u shpallti dëshmor.Epo e kish hak,or burazer,se jo vetëm e morën,por e zhdukën.S’Iu gjet më bilahija gjëkund.I shkreti Isuf!Kështu do ta kish gjetur dhe pepja,po dhe Saliu.Paskeni qenë për t’u shkruar për gazetë,-i thashë.Kini bërë akt heroik.Nuk është shaka t’i ikje gjermanit.Ore,-m’u kthye me mirëbsim,-mos t’u mbarua buka?Për ç’gazetë më flet?Po ke harruar që pepja është kulak.Dhe qeshi.Dëgjo!Kulakllëkun nuk ma heq dot ti se e di nga kush e kam,po e di pse nuk më rri kapelja mirë mua?
-Pse?-e nxita.
Se të gjithë e dinë që unë qeshë me Salinë kur na morën jermënët,tok edhe u ikëm atyre.Tani ai merr 1000 lekë si veteran(se u iku jermënëve)kurse unë jo,se jam kulak.E thellë,kjo punë,or mësues!-Po mos je përzier gjë me ballin pas ikjes nga gjermantë?Po jo,o të keqen Hasani ty,as unë,as im atë,Suli,dhe as im vëlla,Abazi.Por këtë kulakllëkun e hëngrëm kot ne.Vetëm e vetëm për hatër të miqësisë.E,po torollisemi kot,ma ngjan.Erdhi ai që mërrte të dhëna nga rrethi për atë arratisjen tonë(timen dhe të Saliut,de!) dhe,si pyeti mbarë e papë,iku.Kur erdhi prapë,i zgjati triskën e veteranit Saliut.Po mua?-i them.Nuk u pa e arsyeshme,-më thotë.Sali,-iu drejtuash Saliut unë,-Sali a nuk qemë tok mahere?-Tok,- u prgjigjti ai.-A s’u fshehëm tok?Tok,or tok,-tha i shkreti,-por ça të bëj unë?-Likthi,Sali!-bërtita.Dhe që të dy ia dhamë të qeshurit.Se s’harrohet e liga,-dëgjo pepen ti.
Tani qo qe gjithë lufta që bëri fshati ynë.A ka veteranë?Ka,or tunjatjeta,ka.Nga ata që dolën partizanë kur iku jermeni.Tani ti,- m’u drejtua mua,-shkruaje ashtu siç të thonë veteranët,kurse unë kaq luftë kam bërë:”Likthi,Sali!… dhe bubulloi së qeshuri.
P.S. Ju thosha që në fillim se miku im,Hasani,as gënjente dhe as vidhte.Gojën e kishte brisk dhe nuk i vinte fre.Po dorë nuk iksihte.Por deles së zezë i ngjiten rrodhet.Po kthehej nga blloku i punës(është vendi që ta theksoj:si kulak çohej në punë të vështira dhe,shpesh,punonte i vetëm!)dhe,nga era ish thyer një drukumbulle,gati,i tharë.U ul dhe e mori me vete.Pa mbërritur mirë në sektor(në fshat),pa e çuar ende drunë e tharë në shtëpi,i dalin përpara dhe e bien tek zyra:ke vënë dorë mbi pronën socialiste,kulak!.Aq u pompua kjo”vjedhje” sa,urgjent,u thirr gjykata e rrethit dhe aty për aty,iu bë gjyqi.Vajta në gjyq edhe si banor i fshatit,por edhe si kryetar i frontit,se nga ana formale,duhej bërë një karakteristikë(biografi)për atë që do dilte në gjyq.Mbledhur populli,gjykatësi ardhur urgjent,prokurori,i plotfuqishmi:THuaj që Hasani kish vjedhur dynjanë.U lexua karakteristika(plotësuar nga unë!)dhe,mandej,gjyqi i hapur.Nuk kishte akuzë më qesharke.Kur sapo gjykatësi kërkoi mendim edhe nga salla,u ngrita unë.U prezantova dhe thashë:Që është kulak dhe pse është kulak,e kam thënë dhe në shkresën që më keni kërkuar,por Hasan Veliu vetëm për dy gjëra nuk mund të akuzohet:as gënjen dhe as nuk vjedh.Denoncimi për një dru të kalbur,të gjetur tek vinte nëpër vreshtë,është qesharak.Pas meje,folën edhe ata që punonin me të dhe gjyqi dështoi.Hasani shpëtoi.Si mbaroi dhe doli me faqe të bardhë, i them:-Likthi,Sali!Dhe ai:-Janë me keq se jermëni këta,dhaskal!Doja të ngrohesha unë?Për pak desh e pagova kumbullën për shefteli…Dhe qeshi.
Shënim: 1.likthi-me vrap
2.I jam përmbajtur të folurës të intervistuarit.
8 shtator 2008