Kulaku (tregim)

Kulaku
Tregim
Kujtimit të Elmaz Grëmit
nga Mbrostar-Ura e Fierit
Dhe në fshatin tonë,Mbrostar-Ura të Fierit,mbrriti thirrja për të luftuar kundër pushtuesëve..I pari që iu përgjigj kësaj thirrjeje qe Elmaz Maliq Grëmi me të kushëririn,Halitin.Haliti qe i ri atëherë:vetëm 17-vjeç dhe,po i ri,u vra me armë në dorë.Ndaj dhe ky,Haliti,është i vetmi dëshmor që ka fshati ynë i vogëlth,asi kohe.Ndërsa Elmazi jo vetëm nuk iu nda LNÇL,por kur mbaroi lufta,u gradua oficer.Oficer dhe jo sidokudo,por bash me forcat e sigurimit.Filloi punë me forcat e sigurimit,por nuk po i rrinte kapelja mirë.Ndryshe kishin thënë gjatë luftës dhe ndryshe po i shihnnin sytë.Ç’po i shihnin sytë,nuk i pëlqente.Jo vetëm kaq:qe gati të shpërthente.More,po ku ishin ato premtimet e bukura(jo një teneqe me gjalpë.një me mjaltë e plot dokrra të tjera.?!)që i thoshin me njëri-tjetrin?.Sos se kishin ardhur kot,por kishin dalë nga goja e komisarëve(komunistëve),që,siç vërente tani,Elmazi,qenë përralla me mbret.Aha,-thoshte me vete,-lashë gjënë e prokopinë dhe mora pushkën për liri,kur ç’të shohësh,punët në fshat(dhe jo vetëm në fshatin tim!)kanë marrë rrokullimën..Le teneqetë e premtuara nuk u panë me sy,po fillloi or te keqen,tatimi,detyrimi,reciproku,ujemi e plot taksa të tjera.Hane Sham,hane Bagdat.!Tani,siç e shoh,kjo puna ime(me sigurimin)qenka dhe më e keqe.Merre dhe rrase tjetrin brënda,se tha:-Nuk paguaj taksa se janë të rënda.Ose merre e rrase brenda se shau qeverinë a ca më shumë partinë.Unë komunist nuk jam,por po e shoh se komunistët po shihen me një sy tjetër.Me demek,kot që luftova.Ku isha?Asgjëkundi..Dhe i dha karar:-do arratisem?Do ik nga kjo punë e ndyrë(e sigurimit)dhe do t’u shpallë luftë këtyre dushmanëve.E tha,e bëri.Mori armatimin vetjak dhe doli firar.Kur,sakaq,zbarkoi policia në fshatin tonë të vogël që atëherë(pas çlirimit)kish gjithësej gati 50 shtëpi.Edhe këto,me taman,s’ishin kaq.Megjithatë,fshati u mbush me policë të aramtosur.Së pari,sulmuan drejt shtëpisë së Maskës(shkurtimi i emrit Elmaz!)dhe,pasi nuk gjetën atë që kërkonin,vunë familjarët e tij nën dhunë.Fshati u mbyt dhe u bë edhe më i vogël nga kjo trysni.Aq mëshumë që një pjesë e fshatit nga fisi i madh i Velinjëve kishin mbështetur,gjatë luftës,Ballin.Iku qetësia nga fshati dhe gjatë kohës që kërkonin “firarin”Elmaz(Maskë)Grëmi,fshati qe i gjithë si në alarm..Pas pak kohe,kur u err,aty nga mezi i kënetës,u dëgjua një shkëmbim zjarri.Të gjithë e morëm me mend:e zbrazte Elmaz Grëmi që mundohej të çante rrethimin.Dhe lindi edhe kënga:
“Në kënetë të Mbrostarit/seç kërcet një pushkë/e zbraz Elamz Grëmi/i fshehur në truskë/Dorëzohu,i bërtasin/Nuk ke nga ia mban?Maska çau rrethimin/frymën në Vajkan/Dhe kënga vazhdon se kështu vazhdoi,i vetëm,luftën Maska kundër ishshokëve të tij,të cilët i bëri hasha,se ndryshe e nisën luftë,dhe ndryshe e sosën.Sigurimi qe në hall.Nuk po e zinte dot.Se Maska që e njihte mirë territorin përqark(se lerë erritur qe në këto territore!)lëvizte sa në mes të truskës së kënetës së pamatë,aq edhe në pyllin e Vajkanit ku dhe ditën,kishte vende,që s’shihnin diell me sy.Si të tilla,qoft truska e dëndur,qoft edhe pylli qenë limere që e mbronin nga ndjekësit që nuk i ndaheshin.Për të ngrënë,qe punë e zgjidhur.Kishte dashamirë të këtyre anëve që e njihnin mirë qoft atë,Maskën,qoft edhe të afërmit e tij në këto fshatra për qark.Dhe shumë syresh kurrë nuk ia kursyen ndihmën.Por doli dhe një monafik që e hëngri në besë dhe një ditë prej ditësh,Maskën e zunë.E zunë dhe e dënuan për tradhti.Për tradhti atë që luftoi me pushkë në dorë kundër pushtuesëve.Ta gjeçë nga mos e pandehësh,-thotë populli..Bëri 5-vjet burg dhe,kur doli,qeveria që yrnekun e kish marrë nga Rusia,vendosi t’i marrë triskën e frontit dhe Elmazin(Maskën)që kish luftuar për liri,e shpallën kulak.Kjo fjalë qe e re për fshatin tonë,po ai,i ardhuri nga Fieri,na sqaroi se që sot e tutje me këtë Elmaz Grëmin as do reshperonim më dhe mirë do të ishte mos t’i thoshim as merhaba!Se,po të bëje ndryshe,ishe kondra partisë,apo bëheshe shok me të..Bela e madhe kjo puna e kulakllëkut.Qe si punë e gripit që të zënkësh,po të bëje tungjat me kulakun.Pas Maskës,në fshat bënë edhe kulakë të tjerë!P.sh.,Sulë dhe Demo Velinë i bënë kulakë se gjatë luftës u kishin dhënë bukë ballistëve.Se kush tha që edhe partizanëve u kishin dhënë bukë,por kjo nuk zihej.Medemek,vërtet që kishin ngrënë bukë edhe partizanët,bile një nga ata Velinjtë,Shaqir Veliu kish qenë dhe partizan dhe vdiq nga ftoma,po dhe ky fakt nuk zihej.Ç’e pyet?Ma hidh vallen sipas muzikës.Muzikës po m’i binte partia dhe e dinte ajo se ç’avazi.E shkurt hesapi,Maskën,s’e qasën në kooperativë se qe kolak;i dhanë një copë tokë shterp veç fshatit dhe atje të thyente kokën.Apo nuk kishte një barrë kalamaj.Po ku donte të dinte”pushteti popullor” për kulakun?Hë.më tutje,fshati ynë u bë fermë.Ferma qe më ndryshe:pranonte dhe kolakë.Dhe u fut edhe Maska.Po vetëm me një krahpune.Ç’merrte,nuk i dilte.Se kishte 5-6 kalamaj dhe të gjithë për të ngrënë.Dhe zuri të ankohej Maska i shkretë,se nuk i dilte rroga për të mbajtur frymën gjallë.Ashtuuuu?!PO ngre kokën armiku i klasës,kulaku.More e di veten ky se kush është?!Dhe përsëri në gjyq të hapur,”popullor”,ky këtë radhë.Për të demaskuar armikun e kllasës,Elmaz Maliq Grëmin.U bë gjyqi,mu para shkollës.Askush nga fshati nuk u ngrit që të thoshte qoft edhe një fjalë kundër tij,por,partia,i kish marrë masat.Ndaj në sektorët e fermave kish sjellë njerëz nga ana e anës,të cilët,shpesh,qenë të rrekrutuar për t’i shërbyer qeverisë kur i duhej.Dhe,nga këta(të ardhurit)që nuk e njihnin hiç Elamz Grëmin,u”demaskua” ashtu siç kish vendosur partia,dhe Maska u ridënua.Kam qenë dëshmitar i atij gjyqi farsë dhe ndërsa dëgjoja arsenalin banal të fjalëve të këtyre”lyrakëve” të tredhur,shihja atë protagonistin,Elmaz Grëmin,që tërr s’ia bënte syri.Ai e dinte mirë që ia kishin marrë masën.Me fjalën apo pa fjalën e atyre që diskutuan,e dinte që e ripriste burgu.Kokën e mbante lart dhe kur u pyet se a kishte për të thënë diçka,as që pranoi të kërkonte mëshirë.Asnjëfarë pendese.Zgjati duarët e tij të verdha(kushedi sa e kishin toruruar?!)drejt tëplotfuqishmit që i vuri prangat dhe ashtu,pa folur,hipi në gazin e zi.Vërtet që nuk foli,por me këtë heshtje të tij,dukej sikur fliste shumë.Pas kësaj farse,ne u ndjemë edhe më të vegjël seç qemë,duke e kuptuar,tanimë,se kudo përjgonte syri i “madh” i partisë që shumëfishohej me ca bukëshkalë që,për fat të keq,dhe në fshatin tonë nuk mungonin..
Elmaz Grëmi,pas burgut të dytë,punoi për pak kohë si punëtor në hekurudhë,dhe vdiq.Vdiq pa ardhur demokracia.Vdiq një njeri i ndershëm që regjimi e nëpërkëmbi.Nëpërkëmbi bash atë që luftoi për atdhe.Sidoqoftë,nga bashkëfshatarët ai mbahet mend si një njeri i ndershëm dhe i drejtë që nuk dinte të ulte kokën kur shihte padrejtësi.Duke e mbyllur këtë rrëfim për të,them se bëra mirë që shkrova për të..Se më tepër s’kisha se çfarë të bëja.Paqe mbi varrin e tij! Amen!…
29 maj 2008