Komandanti
Tregim
Syti Dule Saliasi
nga Korita e Skraparit.
Nuk ka njeri ne trevat e Skraparit dhe të Poliçanit që të mos e njoh atë.Dhe të gjithë e thërresin komandant.Edhe sot që është në pension,me këtë nofkë e thërresin..Aq iu ngjitë ky ndajshtim sa janë pak,fare pak,ata që e njohin me emrin e parë..THe komandant dhe,menjëherë,kuptohet që flet për atë.Po kush qenka ky njeri që,për shkak të detyrës apo profesionit,e ka humbur emrin e tij të pagëzimit?
Nuk është askush tjetër,po Syti Dule Saliasi,nga Korita e Skraparit.Ka një histori interesante jeta e tij dhe ndaj po e sjell ne blogun tim.
Luftoi me brigadën VII sulmuese dhe,pse qe trim,u gradua oficer.Në luftime e sipër edhe u plagos.Ka qenë deri komisar kompanie,pas çlirimit,po,pikërisht,kur karriera e tij po merrte përpjetë,intrigaxhinjtë i ngritën një kurth:më mirë me thënë,i përgatitën gropën e vdekjes.E akuzuan për tradhëti shtetërore dhe e dënuan me 101 vjete burg?!!!Mbasi u “qetësuan”ujërat e nxorrën të pafajshëm dhe e nxorrën në lirim si ushtarak.U rikthye në fshatin e tij të lindjes,dhe,bashkëfshatarët,pse e donin dhe e dinin se qe njeri i ndershëm,e zgjodhën njëzëri si kryetar të këshillit të fshatit.Po kështu u rivesh si ushtarak,si komandant në postën e Qafë Devrisë,dhe prej kësaj kohe,iu ngjitë nofka komandant dhe kështu e thërresin edhe sot.
Diçka kish ndodhur në Koritë dhe puna kish shkuar deri në gjyq,në rreth.Zbriti dhe komandanti se duhej dëshmia e kryetarit të këshillit.I erdhi radha e dëshmisë dhe,siç e kërkon formulari i gjyqit,gjykatësi(njëkohësisht qe kryetari gjykatës së rrethit),pyeti:Emri?Syti.Mbiemri?Saliasi!Detyra:jam komandant i pikës ushtarake të Qafë Devrisë dhe,njëkohësisht,kryetari i këshillit popullor të fshatit.-A ke qenë i dënuar nga gjyqet e populit?-Po.Për çfarë dhe sa vjete je dënuar?-Për tradhëti ndaj Atdheut dhe jam dënuar me 101-vjete burg?!!!-Si?Siiiii?!-shprehu çudinë gjykatësi.Me kë tallesh ti,këtu?Si qenke idënuar për tradhëti dhe jo vetëm je ushtarak,po qenke dhe i zgjedhur dhe kryetar i këshkiit popullor.-Kush po tallet unë apo ti?-ia priti komndanti.Dhe,ndërsa gjyqtarit,mend i shpërthente inati nga hundët,komandanti ruajti gjakftohtësinë..Gjyqi shtyhet,-kumtoi gjyqtari.Për seancën tjetër do ju njoftojmë më vonë.Doli si në alarm nga salla e gjyqit dhe frymën e mbajti në komitet të partisë për të raportuar me atë ç’i kish ndodhur.Se si është e mundur,-arsyetonte ai,-që një njeri i dënuar me 101-vjete,e riktheksonte këtë 101 me zë të lartë,jo vetëm është ushtarak po dhe i veshur me pushtet.E kush nuk e njihte komandant Sytinë në komitet?E pritën ankesën e gjyqtarit me të qeshur dhe,pasi e sqaruan mirë e mirë,për të gjithë veprimtarinë e”armiqësore”,të komandatit, e urdhëruan që seancën gjyqësore tjetër,të shkonte ta bënte në Koritë,mu tek fshati i komandantit.Atje dhe u bë gjyqi dhe komandanti dëshmoi ato që dinte.Pas gjyqit,komandanti e ftoi gjqtarin për një kafe në shtëpi.Kafe i thënçin se kushdo që ka bujtur në shtëpinë e komandantit,është larguar prej andej me mbresa prekëse.Skraparlinjtë që të gjithë mikpritës,po komandanti të bëhej kurban me pritjen e vetë.Në se thonë që xhepi i xhumertit dhe kobure e trimit nuk turpërrohen kurrë,unë them se kjo thënie i shkon për shtat,komandant Sytiut.Gjykatësi që vetë ishte diku nga trevat e jugut,u prek shumë jo vetëm nga pritja,por edhe nga jeta heroike e komandantit,të cilin,për një çast,ai e kish gjykuar gabim.Mbresa bëhej edhe më e thellë,kur mendonte nxitimin e tij në seancën gjyqësore,dhe,veç saj,pritja kaq e përzëmërt,e bëri që ta ndjente veten si peng i kësaj pritjeje kaq miqësore që nuk e kish hasur asgjëkund.Dhe tek ndahej me të zotin e shtëpisë(komandantin),i thotë:-Unë kam qenë në shumë vende,në veri dhe në jugë,po si kjo pritje nuk kam hasur kurkund,dhe dëgjo se ç’të them:-Në paçë ndonjëherë ndonjë hall(se njerëz të gjallë jemi!),hajde trokit tek dera ime,ditën apo natën,dhe unë do të gjendem sakaq.Më vjen mirë,- i tha komndanti,-që ke mbetur i kënaqur nga pritja ime,po ne themi këtej nga Skrapari,që shtëpisë i rritet nami,në e lëvdojnë miqtë.Ti më rrofshë,dhe,si u përqafuan,u ndanë.
Kishin kaluar kohë nga darka që priti gjykatësin dhe komandanti nuk di pse kish zbritur deri në Çorrovodë.Diku,në largësi,i zu syri mikun gjykatës.Ndërsa komandanti bëri sikur nuk e pa,gjykatësi thirri:-Po ku je,o komandant?!
Komandant Sytiu bëri përsëri sikur nuk e dëgjoi ose ai që thirri nuk po i drejtohej atij,po dikujt tjetër.Komandant,-përsëriti thirrjen gjykatësi,-komandant dëgjon apo jo?Dhe,ndërsa gjykatësi nxitoi në drejtim të tij,ky,enkas,shpejtoi në drejtim të kundërt.Por gjykatësi nxitoi tani më shumë dhe kapi pej bërryli:-Ore,mos të shurdhuan ato vitet e burgut që s’dëgjon nga veshët ti?Komandanti,si i zënë në lak,ktheu kokën dhe ndërsa takoi mikun,i thotë:-Lëmë rehat për kokën tënde,se nuk jam në terezi.-Përse?-pyeti i shqetësuar miku.Lëre ç’më ka gjetur,-zuri të trillojë komandanti,-vrava një njeri atje në përrua të Radshit dhe e kam lënë atje?!!!-SIiiii?-e zgjati pyetjen shqetësuese miku.
Me se e vrave?Me armë apo me dru?-Me dru,me dru.Po shkoi e vate.Vdiq.Lëre ç’më ka gjetur.Dhe miku gjykatës:-A të pa njeri kur e vrave?-Jo,jo.Hiçnjeri.Po ku do më shihte aty në fund të Pirogoshit?-Dëgjo,-ndërhyri miku,-ruaj gjakftohtësinë sikur nuk ka ndodhur gjë.Dhe kthehu atje tek vendi ku e ke hedhur atë”ditëzinë”,mbush një trastë me dhe dhe bjeri në ato vende ku ke lënë shënjë.Trasta e dheut i zhduk shënjat dhe kanë për të marrë të keqen,nuk ka bir nënë që të të zbuloj.-Ashtuuu!-ulëriu komandanti nga kënaqësia,-bjerë dorën këtu se ti më qenke mik për kokë;se unë asnjeri nuk kam vrarë.Po të më falësh që të futa në një provë kaq të ligë.Se,ta marrësh veshë ti,o mik,në shtëpinë time nuk numërohen zyrtarët që kanë ngrënë bukë,po,kur zbrisja në Çorrovodë,të paktë kanë qenë ata që më kanë përshëndetur,kurse ti je miku mbi mik.Dhe kështu u bën miq.Të tillë janë edhe sot.
Komandanti,Syti Dulja(Saliasi)ka dalë në pension qysh në vitin 1985 dhe ka zbritur,siç më thonë,familjarisht në Çorrovodë.Por,sado në pension,ende i thërresin komandant.Unë i uroj jetë të gjatë e të lumtur.E,sa për këtë mikun e veçantë,ende rron dhe ia kam dëgjuar emrin si avokat.Do të thoni ju se qëndrimi i tij si një mik besnik,është pakësa diskret,po e vërteta vallë mos ësht veç ideale?Unë e pranoj si shumë”njerëzore” miqësinë e tij,aq më tepër që nga kjo miqësi e provuar,nuk ka të dëmtuar..Megjithatë,unë jam prudent me gjithçka të shkruar nga ju.Ndoshta,unë jam pakësa i njëanshëm,për vetë njohjen që kam me komandatin.Duke përfunduar,komandatit dhe mikut të tij,ju uroj jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë.
27 maj 2008