Kolë “frikacaku?!”
(rrëfenjë)
Ia kushtoj Kolë Hilës
Kolë Hilën apo”frikacaku” e kam njohur në Shëngjin kur kryeja shërbimin ushtarak.E kishim nënoficer apo siç njiheshin atëhere me analogen:kapter.Në repartin tonë kish shumë nga këta kapterat dhe,natyrshëm,kur kanë kaluar mbi 45-vjet që kam bërë ushtrinë,s’kam se si i mbaj mend të tërë ata.Po Kolën,ama,apo Kolë “frikacakun” s’Kam se si e harroj.Psenë e kësaj mos harrese do t’jua bëjë të njohur edhe juve veç të kini durim.
Kola ishte një burrë i lartë si një lis,i veshur me shije,ndryshe nga kapterat e tjerë.Kur them, me shije,jo se Kola mbante uniformë gjenerali(se kishte normë edhe për veshjet,gjë që dihet nga të gjithë ata që kanë bërë ushtri),por i kishte lezet uniforma.I shkonte për shtat atij trupi vigan,me një bust të plotë prej atleti dhe,veç kësaj,në mënyrën që mbante kapën,kishte një farë sqime apo kapërdisje që veçonte nga ata kapterat e tjerë në repartin tonë.KUr hiqte kapelen,dot’i shihje ca flokë të verdhë,me forma,që nën dritën e diellit dukeshin sikur po merrnin zjarr.Por,pikërisht,ky burrë kaq sportiv dhe i gjallë,gëzonte në gjithë ushtarët një nofkë të çuditshme:frikacaku.Këtë e thoshin ushtarët me njëri-tjetrin dhe kjo nofkë ishte pakësa paradoksale,:mjafton ta shihje me sy dhe,menjëherë,mendoje se kishe të bëje me një burrë që nga guximi i kish të rrallë shokët.Ushtarët e provokonin hapur për t’u bindur se nofka nuk qe shpikje apo trillim,po mirëfilli e vërtetë dhe i shkonte për shtat.Kapter Kola,-i thoshte një ushtar,- ka urdhëruar komandanti që këtij ushtarit bujtës(ardhur kalimthi në repart për një natë tek një bashkëshok i tij),t’i japësh një racion bukë për darkë.Dhe Kola:-Bukë?Sa të duesh,mor,po ku me e gjet se?! Ushtarët gajaseshin sa me provokimin e tyre të trashë,aq edhe me përgjigjen aq fine të Kolë”frikacakut”.Qe makazinier i ushqimeve te repartit dhe kurrë,në të gjitha inventaret,s’i lëvizte centi.I përpiktë si sahat “Omega”.Asgjë jashtë ligjit dhe pa urdhër me shkrim nga eproët.Provokimet i kalonte me të qeshur dhe kurrë nuk prishte gojë me ushtarët.Frikac!-i bërtisnin në kor ushtarët.Valla,frigac jam,burra,- qeshej Kola.
Një ditë erdhi për kontroll komandanti i brigadës dhe,siç e kanë ushtarakët,seç vërejti ndonjë mangësi tek zyra e operativit(qe me shërbim Kola!),pra,komandanti u lëshua me sokëllima kundër Kolës.Unë dola nga zyra(punoja në zyrën sekrete)dhe pashë që Kola nga qëndrimi “gatitu”,u këput mbi krevat(në zyrën operative ka krevat ku flenë ata që bëjnë shërbim natën).Bobo,-uli tonin komandanti,- e mora më qafë se qenka njeri me sedër.Unë vrapova me çininë e ujit ,ia hodha Kolës mbi fytyrë dhe pashë që po “përmëndej”.Komandanti me shpurën kontrolluese ikën.-More Kolë,-i them.-Po si more burrë i fortë ti dy metrosh shkon dhe trëmbesh nga një trupshkurtër as 1.60 m siç qe komandanti ynë.Kanë hak ushtarët që thonë”Kapter Kola ka frikë!Është frikacak!”
Dëgjo,more mik,- më tha me mirëbesim,-po të them ty edhe po ia besoj edhe Zotit.Kola a aq trim sa t’i hedhi trutë në hava ty dhe kujdo tjetër.
Po i kam 4 culla(fëmijë) e me këtë rrogë mjerane po i mbaj gjallë.Me ba me m’çue në Kashnjetë(një nga fshatrat më të varfëra të Lezhës në atë kohë)ata po firojnë krejt me gjithë mue.Ndaj po e luej atë”lojë” frigaçi unë.Se mbaje mend nga unë:”Po e pate mirë me Perëndinë,shënjtët s’kan ç’ka me ba me ty”.E Perëndia ime,tash për tash,asht bash ai komandanti..Po t’i kundërshtoja,fill e më niste në kooperativë ku po merr nga nji dhjet leksh për ditë pune… e vdis më mirë.Ata,pra,cullët ma kanë hup burrninë,digjove.Dhe unë dëgjova dhe që atë ditë e bëra mik Kolën që vetëm frikacak nuk ishte.Duke shkruar këtë rrëfenjë për të,dua që të jetë mirë me gjithë cullët që,padyshim,kanë krijuar familjet e tyre.Dhe kurrë nuk më hiqet nga mendja,urtësia e tij:”Po e pate mirë me Perëndinë,shënjtët nuk kanë çfarë të bëjnë.”.Të jesh mirë,o Kolë HIla,tani në pleqëri..
13 maj 2008
Kolë “frikacaku?!”(rrëfenjë)