Kam alergji nga perdet?!
Tregim i jetuar
E di që kushdo që do të ndeshë me këtë tregim timin,do të ndjejë një si”alergjI” për vetë titullin dhe për mua si autor të këtij shkrimi,duke formuar një përfytyrim disi të deformuar apo duke më marrë për një njeri patriarkal apo ca më shumë:anakronik?!Paska alergji nga perdet?!Atëherë,mirë e bukur,do të thotë lexuesi,mbaje shtëpinë apo mjedisin ku jeton pa perde e dil çipllak në sytë e botës me që paskërke alergji!Kur them kam alergji,kjo nuk do të thotë që në shtëpi nuk përdor perde.Jo.Kam dhe bile-bile,ime shoqe,mundohet që t’i zgjedhë ato sa më të kohës.Por problemi është me mua:unë kurrë(ka ca kohë-të paktën mbi 25-vjet e ca!)nuk i shikoj perdet me sy,se,po t’i shoh qoft edhe pakësa,atëherë zë dhe më krijohet një ndjesi dhe filloj që të ndihem keq.Aq më tepër që kjo ndjesi(me sens negativ,sigurisht!),tani kur mosha ime ka filluar pikiatën apo është duke bërë”xhirot” e fundit,më përshpejton stresin dhe ma ngre tensionin e gjakut.Kështu që,për t’i shpëtuar këtij sikleti,gjithmonë,në mjedise nuk i hedhë sytë nga perdet dhe”telashi” është i kaprcyeshëm.
Por,pse ndodhë kështu me mua?!…
* * *
Denbabaden,jetoj në fshat.Dhe kam parë me sytë e mi gjithë dinamikën e jetës në fshat.Një gjë duhet të them që në fillim:-pas të burgosurëve(këta kanë jetuar në Ferr!),më të vështirë jetën në Shqipëri,e kanë patur fshatarët.Se niveli i jetesës,sado që s’ishte i saksionuar me ligj,lexohej açik për ata që kishin sy në ballë apo dy fije mënd në kokë.Tjetër punë që shumica,sado e pakënaqur nga ky standart jetese,nuk fliste.Se,po të flisje, të priste burgu:domethënë,Ferri.Dhe,siç tregojnë ata që kanë jetuar në këtë “Ferr”,nuk dallonte nga ai”Ferri”i Dantes.Mos qe edhe më keq.E,pra,fshatarët që prodhonin ushqimin jetik për popullatën kishin standartin më të ulët të jetesës.Prodhonin grurë e misër,po bukën e hanin vetëm hibrid.Prodhonin qumësht,gjalpë,djathë e derivate të tjerë,po mezalla s’e shikonin djathë e gjalpë me sy.Kishte vajtur atje ku nuk mbante më.Dhe ky”përparim?in diedro,po të shprehemi kështu,kish arritur në saj të “politikës largpamëse të partisë dhe ideatorit të saj të ndritur sh.E.Hoxha…”.Kur ky standart kish shkallën më të ulët,ne dekoroheshim me medaljen nga UNESKO për”sigurimin e ushqimit me forcat tona?!”.S’kishte më pradoksale!Dhe nuk ish për të qeshur,po për të qarë.Ishte ajo kohë kur me të drejtë Artisti i Popullit,Skënder Sollaku,sado që rrezikonte kokën,shpërtheu me atë humorin me kripë(dhe me piper?!):-Lexoje në dyqan”Kasap” dhe brënda gjeje mish!Tani lexon mbi dyqan”Mish?!” dhe gjen kasapin vetëm.Qenë daulle të forta,po e kalonim me të”qeshur”,se”gjasme” nuk ishin për ne ato daulle.Aq më pak për qeverinë.Siç e shihni,po i bie pak gjatë.E bëj për të vetmen arsye se harrojmë shpejt.Dhe tjetër:ka një brez(ky i postdemokracisë!)që nuk di asgjë për atë”nivel të mrekullueshëm jetese në kohën e ndritur të partisë”.Por çdo njeri që e ka jetuar atë kohë(një nga ata jam vet!)e di që niveli i jetesës ishte me disa shkallë:
Së pari,kupola(ku futej sh.Enver e Co…)kishin një nivel të lartë,gati të papërshkueshëm.Pastaj vinin ata drejtuesit e rretheve dhe,mandej,jetonte më mirë qyteti(Tirana kishte përparësi si kryeqytet!),pastaj vinte qyteti që jetonte më mirë se fshati dhe në fund kllasa fshatare si aleate e kllasës punëtore.Them kështu për të treguar që fshatarët e fermave kishin nivel më të mirë se ata(fshatarët)e kooperativave.Pra,kishte dallime të dijëshme dhe duhet të kishe shumë”krahë të fortë”për të kaluar nga koopertiva në fermë.E,përse po ju lodh kot? Më mirë drejt dhe tek alergjia ime.Kisha mbi 20-vjet që punoja në Petovë të Fierit(atje dhe kam lindur)dhe me tëgjithë fshatarët kam njohje reciproke.Them kështu se jam larguar nga Petova si banor famijlar që nga viti 1959.Ngjarjet për të cilat flas u takojnë fudndviteve ‘70,kur ishim prishur me kinezët,dhe “fukarallëku” në fshat po bënte”mu”.Kur Petova,prodhuese e mirë gruri apo misri,totalisht,hante hibrid.Ishte koha që kooperativistët mbushninn kotruvet e ujit me kokrra fasule”për të shtuar të ardhurat?!”,Kur nuk flitej për yndyrë,po për vaji kikiriku a luledielli.Jeta e shumë prej tyre qe,pothuaj,në zgrip.Unë mësues në shkollë(jo vetëm unë!)e shihnim këtë degradim të jetës në fshat,shprehnim keqardhje dhe aq.Se ndryshe Çeçua të kishte biçak,more burazer,jo shaka.Dhe shaka me radaken nuk bëhej.Veten nuk e fus dot tek trimat,por tek të pakënaqurit,po.Po sa para bën në je i pakënaqur!Kujt i bëhet vonë?!Partinë,Bironë dhe,veç asaj,shtetin i kishim të fortë.Edhe aleancën të kllasës punëtore me atë fshatare si mishi me thuan me partinë dhe”marshonim nga fitorja në fijtore…”.Më dhimbeshin këta fatkeq,por kjo ishte një dhimbje dhe aq.Se asgjë nuk mund të bëja më shumë.E manifestoja këtë dhimbje vetëm me ndonjë mikun tim intim,siç ishte Zenel Sallata,që qe brigadier aty apo dhe me ndonjë koleg siç ishte Llazari,Filipi,Vangjeli dhe domosdo,me të ndershmin e pashok,Kozma Blidon.Po çfarë do bënim me këto pësh-pëshe pa bereqet.
Ndërkaq,në fshat kish ndodhur një vdekje.Kish vdekur një fëmijë motak i S.B. një njeriu të ndershëm dhe shumë fukara.E kishim si traditë që të gjithë mësuesët(qemë gati nja 25 vete në shkollë)shkonim për gushëllim.Unë,me domosdo,se e i kisha dhe bashkëfshatarë.Shkuam dhe bëmë ngushëllimin(gjithmonë në këto ngushëllime linim diçka sipas vendit,zakonisht para!)dhe,ndërsa po largoheshim,se na fillonte,i zoti i shtëpisë,më ndaloi pak veçan.U kërkova leje shokëve të mi dhe,ndërsa prisja se do më thoshte,ky,fatkeq,mendova me vete:Me siguri,ndonjë lek si hua,për hallin që e kish zënë.Por qeshë gënjyer.Nuk më kërkoj para,por diçka tjetër…
S… ishte si roje pranë stallave të kooperativës.Këto qenë ngjitur me shkollën tonë.Ai tek ruante kushedi se sa herë i kish rënë rreth e rrotull shkollës dhe,ku e ku,kur unë isha i ngeshëm,edhe këmbenim ndonjë muhabet.E prita këtë dhe ja se ç’më kërkoi:
-Dëgjo,- më tha,-unë sado që jam i varfër,po me ndihmën e komshinjëve dhe miqëve që m’u gjenden për këtë ditë të keqe(t’ua kthej në gëzime të gjithëve,edhe ty!),i kam ca çika lekë sa për t’i bërë një qefin dhe për t’i mbuluar me copë të kuqe arkivolin.Mirëpo dyqani ynë është drangull.Paskali(shitësi)shkoi edhe në Fier:mezalla,s’e ka gjëkundi copë të kuqe.Ai njomëzaku im që mbylli sytë,-ndërkaq e mbytën lotët dhe këta lotë m’i induktoi dhe mua!)është si një lule.Ku ta fut në dhe pa e veshur si lule:me të kuqe.Po të duash,-m’u lut,-ti e ke në dorë dhe mund ta bësh.-Po si mund ta bëj?- ithashë.Po të duhen para,jam gati dhe po u them dhe shokëve.-Jo!-më tha.Nuk më duhen para.Më duhet copë e kuqe,Papi!-Po ku ta gjej,Papi,copën e kuqe,kur nuk ta gjeti as Paskali?-E ke Papi,e ke.E kam parë vetë unë,ndaj dhe po të bëj rixha.U futa në bela?Ku e kisha xhanëm këtë copë të kuqe,dhe në një rast fatkeqësie nuk ia dhënkam këtij?Me siguri,-thashë,- e ka humbur pusullën nga dhimbja.U zura keq.-Po ku e kam?-pyeta më në fund.E ke në klasën tënde.I ke perdet në klasë të kuqe.Au!-bëra me vete.Si mund t’i bëj perdet qefinë apo të mbuloj arkivolin?Megjithatë,pa hezituar fare,i thashë:-Tani do t’i bie,mos ki merak.-Ta kthej në gëzime,- më tha duke qarë,-po sa të marrë 15-ditëshin do t’i japë lekët.
-Dëgjo,- i them,-t’i kam bërë hallall dhe as të mos shkojë në mend se më detyrohesh gjë.Vrapova me një fyrmë në klasë,i hoqa të tria dhe,si i paketova në një gazetë,i çova vete atje.I mori dikush,i lau dhe,pasi i thau,me hekur mirë e mirë,ia veshi asaj njomemjerës,që iku në Parajsë(a nuk shkojnë të gjithë të miturit atje?!)me perdet e klasës sime.Tërë atë ditë dhe tërë natën isha i shqetësuar dhe mendoja:ja ku të çon varfëria.Po vallë,pse deri në atë shkallë ku nëpër dyqane binte miu e thyente kokën?!…
Dhe prej asaj kohe kurrë nuk shikoj perde me sy,po vetëm skiç,se pak,po mendova,se janë aty,tak dhe më del ai S…që më lutet për t’ia bërë qefin të birit njomëzka apo për t’i veshur arkivolin një luleje të brishtë që e vrau ngrica e urisë,e mosushqyerjes.Dhe kjo ndodhte kur në kopshtin e fshatit,Ikja, aliaz edukatorja tek rrihte defin u mësonte fëmijëve këngën”akulore me sheqer/do t’ia ruaj xhaxhit Enver…”/.S’kishte paradoks më rrënqethës.Po vallë a e mbajmë mënd këtë varfëri kaq të skajshme që erdhi nga ai ideus aq i “ndritur?!”…
Pranverë 1980
31 korrik 2008
Kam alergji nga perdet?!(tregim)