1.E gjeni dot?
Ai qe i bukur siç është pafajësia!
Dhe qe i brishtë siç është një dafinë!
Madhështor qe si është pafundësia
Me vargjet qe:vullkan në shpërthim!
Kur ra ai,u drodh tërë toka?!
-Është Lorka!Lorka! Lorka!…
1 janar 2004
2.Çfarë kërkon?
Çfarë kërkon,në fund të fundit?
Çfarë kërkon,moj vajzë nga unë?
Se më le,moj,të paudhit
Se më le pa fjetur gjumë.
Si të fle,o kurrë mos fjetsha!
Si të fle kur ti vështrimin
Ma ke hedhur që nga vjeshta
Dhe vazhdon s’ma ndanë dhe dimrin.
Zë ma mban si shpatë mbi kokë:
(në ta mbajtët,hajt,lëviz?!)
Ky vështrim është si një qokë
Që gjësend më mollois.
Që të nisem me ty,tej,
Në hapësirën e pamatë
Edhe qejfin ta dëftej
Si një djalë,dikur,në vakt.
6 janar 2004
3.Dot’ju them një fjalë të rëndë
Do t’ju them një fjalë të rëndë,do t’ju them një fjalë të madhe
Dhe që fjala të zërë vënd,do flas trroç dhe ashiqare.
Politikanët i kemi pa erz,pa shiko si kakarisin
Të pabrekë qenë në mëngjes,si zengjin në darkë bitisin.
Edhe zihen apo s’zihen!Britma e tyre gjer në qiell
As nuk skuqen,as nxihen;që të gjithë janë beterr!
Njëri hidh e tjetri prit sikur lozin komedi
Nga këta të mirë mos prit;tani mirë kushdo e di.
E di mirë atë kushdo,po atyre aq ju bënë
Edhe mbetëm vendnumëro:një i ndershëm keq i nëmë.
11 janar 2004
4.”Kundërshtoni sa të mundni!”
Wuollt Wuitman
Shqiptarët kanë nevojë të lexojnë Witmanin
Që u ngjirrë duke thirrur:-Kundërshtoni…”
Se,ndryshe,mbi qafë zgjedhën do mbani
Kundërshtim duhet në këtë fazë tranzicioni.
Jo ta bëjmë kurrizin si kurbë
Ku të lozin arushë politikanët.
Të kundërshtojmë,të kundërshtojmë sa mund
Se,ndryshe,mbi qafë do rrinë rrufjanët.
13 janar 2004
5.Dhe mund
Dhe mund që tërë natën mos të flesh gjumë
Mendimet zënë e të hedhin degë më degë
Jam mbushur shqetësime;i qetë s’jam unë!
Më bren për vendin një e madhe brengë.
Kjo brengë s’më lë që të mbyll sy
Sa jap e marrë e veç po bëj “gjyq!”
Ç’të gjeti,-them,-moj Shqipëri?
Se politikanët i ke të ligj.
16 janar 2004
6.Unë e ti
Unë e ti si dy brigje të një lumi
Që,në fund të fundit,s’takohen dot!
Më erdhë kujtimi dhe më vrau si plumbi
Pa dashje nga sytë,më ra një lot.
Ky lot,përbrenda,ka dhe brengë
Nga ndarja e trishtë dhe krejt e kotë
Dhe,sado që jam në moshë të tretë,
Kujitimi më vjen i freskët,si sot…
22 janar 2004
7.Moment
U tramaksa kur të pashë
Bash,ashtu,si të ka bërë nëna!
Dhe t’u qasa me avash,
Se ashtu zihet thëllëza.
Mos qença për çfarë pashë!
Se unë mbeta i nemitur
Më kërcyen sytë jashtë
Edhe rashë si i goditur.
27 janar 2004
8.Jam i mërzitur
Aq jam i mërzitur,sa gati po plas
jam si i roitur,i mbushur maraz
Se jam i papunë,kam tri vjet e ca
Ka më keq nga unë?Po pyes pa shaka.
Nga xhepi jam fllosh,s’kam asnjë kacidhe
Dukem fare bosh(pika mëndje sime!)
Goxha burrë,pa punë;sikur jam sakat!
Më keq s’ka nga unë;më s’shtoj asnjë varg.
27 janar 2004
9.Narcizizëm
Kënaqem duke lexuar poezitë e mia
Kënaqem?E ç’mund të bëj tjetër?
Siç duket e kam nga vetmia
Se s’kam asgjë ç’lexoj tjetër.
Ky është narcizizëm i kulluar
Narcizizmi,pra,nuk ka brirë
Jam bërë këtu si i hutuar:
Mendimi i gjallë më ka ngrirë.
29 janar 2004
10.Janë ca çupa
Janë ca çupa,deliçupa!Tuj-tuj si puladeti!
Çupa për t’u pirë në kupa;aty mjalti dhe sherbeti!
Hargalisen të shpenguara,mu si mëze hergjele
Po më hëngri mua syshkruara:fët me sye bjerë përdhe!
E ç’më gjeti,mua,të zinë;dua t’i ikë atij “sherri”
Por me sy seç më përpin;syri i saj si brisk më theri
Desha s’desha zura vallen,zura vallen siç e deshi
Hodha vallen me sylarmen(jam pa faj dhe mos më qeshni!)
23 janar 2006
11.Unë,vet!
Jam futur si doku në ujë,po mpakem çdo ditë po mpakem.
Nga mëndja jam bërë rrëmujë dhe me vrap,sikur,dhe po plakem.
Të gjitha kanë ardhur tek unë:mospasja,mërzitja,vetmia
Jam bërë sa po më zë me shkumë:kaq vjet i larguar nga Shqipëria.
Më mungon ozoni i mushkërisë dhe gjaku i pastër në aortë
I lashë ato Shqipërisë dhe ja:katandisa si ulok.
23 janar 2004
12.Hajde-hajde,pleqëria!
Hajde-hajde pleqëria,sa kusure ke dhe derte
Tek shkoj qindi,të vejë mija:katandisa,unë,si pelte!
Zë mëdyshem nga ankimet:jo po zemra,jo tensioni?!
Ikën qejfet dhe dëfrimet:tash ka mbrritur”erozioni!”
Që të brenë çdo ditë nga pak dhe të ha si mola trarin
Ti çdo ditë e ca më plak:mezalla,s’ta qan kush hallin.
Zë e bëhesh grindavec:kërkon qimen në përpeq
Pleqëri-e hidhur spec:e për kë,fundi s’është keq?!…
29 janar 2006
13.Si Poljanka
(sipas Riza Lahit)
“Në Poljankë të gjithë priftërinj
Dhe priftërinjtë,të gjithë-topall!”
Popullore
“Në Poljankë të gjithë priftërinj
Dhe priftërinjtë,të gjithë-topallë!”
Pse më dukesh,Shqipëri,
Si Poljanka prin me pallë?!
Gjithësecili hundëpërpjetë
I bie fyellit në një vrimë
Katandisëm për ibret
Mbjellim erë,korrim stuhinë.
Asnjëçikë nuk bëjmë përpara
Si gaforret bëjmë veç prapa
Se “priftërinjtë” kemi topalla:
-Hë,dallojmë nga Poljanka?!…
30 janar 2006
14.E di
“Nuk bën të vdesësh nga uria”
Frans Shubert(vdiq 31 vjeç!)
E di:nuk do vdes nga uria
Po fundi është i mistershëm
Ndoshta do vdes nga mërzia
po mbeta këtej,përjetshëm.
30 janar 2006
15.Poezitë e mia
Shpërndarë poezitë e mia si vezët e qyqes
Të gjitha,pothuaj,nëpër foletë e botës
S’do mend që s’i bëj ballë dhimbjes
Aq sa po më luan çargu i kokës.
Se nuk jam i zoti që vet të ngre fole
Si qyqja në foletë e botës i shpërndaj
S’ka më brengosëse se kjo,de!
Kam aq dhimbje si qyqe po qaj.
Se “vezët”" strehuar në foletë e botës
Shpesh herë zogjtë do ‘ti nxjerrë çyrykë
Ndaj me grushte zë e i bie kokës
ndaj jam agravues dhe nevrik.
Se shoh vargjet e mia si janë tjetërsuar
Sikur një”këlloçkë” mizore i ka çukitur
Dhe s’kam si mos të jem i alarmauar
Kur për ç’shkruaj,keq më është “krasitur”
Se janë përdoruru gërshërë reshperi
Mbi vargun e ëmbël dhe të brishtë
Flokët gjëmb kam prej këtij tmerri
E fshaj e shfryj mjaft liksh…
2 janar 2007
16.Stresi ikën
Nata mbushur ëndrra,dita ngarkuar halle
Copë më’u bë zëmra në këtë jallane
Hallet të mëdha,gjumin ma kanë çartur
Dhe nuk është shaka,supeve i kam mbajtur.
Supet m’u bënë copë,ngarkuar mbi to halle
Dhe çaj bot e bot në këtë jallane
As ligur as tretur,por trashur si dreqi
Dhe se ku e kam gjetur:të shëndoshë dhe stresi!
Stresi hiç s’më ndahet,hallet sa vijnlë rriten
Tek “zihem” me hallet,duket sikur”rihem?!”
Domosdo,që s’rihem,por kështu më duket
Jetë,me ty s’nginjem;stresi ikën,zhduket.
2 janar 2007
17. * * *
Mu si lot që ra nga pema
Loti ra e mori faqet
Unë po mbushem me pandehma
Dua të di për lotin,shkaqet?
Në se ty të ra sot loti
Ka një shkak apo ke një hall
Hamendësoj unë kot së koti
Në merak është a mall?
Sidoqoftë,unë nuk duroj
Tek vështroj që të bie loti
Edhe miken zë pushtoj?
Tash,sakaq,dhe pushoi loti.
6 janar 2007
18.Xhaxha
Avdulla Hysit
Kur lushnjarëve u them:
Unë Avdullan e kam xhaxha!
Të gjithë, sado që s’më njohin,
Pse janë gati të më mbajnë në krahë?!…
27 janar 2007
19.Sherina
Pashë Sherinën nga Maroku
Edhe tak më zu amoku!
M’u pre goja…lele,ngriva?!
Upupu si qe Sherina!
Kur këndon si kanarinë
Edhe tak më shkeli synë?!
Më shkel synë,më buzëqesh:
Mua goja vesh në vesh!
Vesh më vesh më vajti goja
Po më kot më doli boja
Se e pashë dhe më pa
Pastaj iku,më s’u pa.
Ajo iku,më s’u pa
Po mua më gjeti “hata”
Gjumi iku:shkoi,më la
Ah,ç’më bëre,moj bela!…
20 jnar 2008
20.Sa fine!
Sa fine je!Sa fine!E hollë si një fije bari!
Të pashë dhe më mahnite,gojëhapur mbeta si djalli
Se nepsi ikën me shpirtin,kjo gjë ështtë thënë ka qëkur
Më mahnite,moj,të gjithin dhe,siç e sheh,rashë sëmurë.
I sëmurë që kur të pashë,ashtu dhe po rri shtritur
Dhe them,po nga të pashë,se s’duroj kur shoh një syndritur.
Në do që vërtet të ngrihem,në do që mos mbesë shtritur
Veç nga ty hop ngrihem(mëshirë,o syri i ndritur!)
31 2008