1.Klonimi
(një zonje nga Bullgaria)
Unë klonimin e pranoj vetëm me një kusht:
Të gjithë femrat e klonuara të të ngjajnë ty!
Pse vini ulërimën sikur kam shkarë nga trutë?
Shiheni vetë dhe në ka tjetër tI ngjaj;s’ka se si?Ka një trup të brishtë dhe krejt të lëmuar
Një fytyrë si hënë?A ka më mrekulli?
Kur qesh të duket si një fëmijë e gëzuar
A qesh më bukur ndokush se një fëmijë?
7 janar 2003
2.Vetgjyqësi
Koha ka ngrirë.Gjithësia-akullnajë!
Unë si i mpirë,sa dreqi të më hajë!
Fajin s’ma ka kush,veç ma ka koka
Ah,kokë,që s’të theva e të bëja copa!
10 janar 2003
3.S’jam i dashuruar me vjershat e mia
Unë s’jam i dashuruar me vjershat e mia
Sikur,me demek,si unë s’ka poet?!
Por në vargjet që shkruaj,është gjithçka imja
Urrejtje a dhimbje që ndjeva në jetë.
Gjithçka që përjetova,e hodha në vargje
Dhe,pa aluzione:transparent si xham!
Gjithë realitetin unë pata si magje
Të shpik a të llustroj,i zoti nuk jam.
Në është se diku vargu është i sert
Ta dini që nuk është faji im
Se brenga e halle kam patur në jetë
Por bukur në shkrova,çasti qe intim.
15 janar 2003
4. dhe thonë
Dhe thonë”se nuk është bërë reforma për pronat?!”
(Evropa gabon dhe”nuk shikon nga sytë?!”)
Si nuk qenka bërë,në Shqipëri,reforma për pronat?
-A nuk i kanë të tyret liderët partitë?!…
17 janar 2003
5.Vrasja e Poetit.
Të vritet Poeti!-urdhëroi diktatori
Dhe “korbat” u turrën ta vënë në zbatim
Ra Poeti siç bie meteori
Granada e tërë lëshoi një rënkim
Qe një rënkim rrënqethës që gjendjen e përzhiti
Thuaj që mbi Granadë,sikur ra tërmet!
Se binte Lorka me zëmër si Krishti
I madhi i Spanjës,më i bukuri Poet.
17 janar 2003
6.Unë di mirë
Unë di mirë të nanuris,
Se kam rënë,me kohë,nga fiku!
Ato”punë” di t’i”ujdis”
Se më kot nuk jam ashik
Do të bindesh vetë,pastaj,
Kur të shkëmbejmë”kredencialet”
Dhe do thuash:ja “ustaj!”
Sa mirë di t’i qajë”hallet…”
25 janar 2003
7.Çast
Ti u ndere,e tëra,gollomesh
Më tepër ç’do bëje se kaq?!
Unë që nga “kjo punë” marr mirë vesh
T’u futa me”sqepar” dhe të “gdhënda”paq…
28 janar 2003
8.Një mikeje
E hape kraharorin e bardhë
Gjtihnaja m’u vesh si me borë!
Sado që qe natë e acartë
Më ngrohe,më shkrive si horë
Se mbushur qe me aq energji
Sa mua më ndeze zjarr
Dhe them:-Pse s’vjen dhe tani
Të ma heqësh nga zemra acar?!…
28 janar 2003
9.Ikja e një zonje
M’u fik një dritë dhe mbeta në terr
Më dhëmb ky shpirt si asnjëherë!
Se iku një zonjë që aq e doja
S’kam turp që e pohoj:le t’më dalë boja!
Se ishte si ishte(s’e them dot me shkrim?!)
Qe si ylldrite!E gjitha-lajthimë!
Pra ,siç e shihni,për gjithmonë iku
E them me plot gojën:ikja e saj më piku.
28 janar 2003
10.Kjo natë
Kjo natë me fanfara e me fishekëzjarre
S’më solli gëzim:e them ashiqare!
Se mendoj barkboshët në botën e madhe
Që festat i kalojnë në ëndrra zhgënjimmadhe.
Dhe nata si nata:s’më mbush me inspirim
Sa foshnje të pafata:e gëdhijnë me urinë!
Ndaj s’më gëzon;sado me fishekëzjarre
Dhe shfryj si shtrëngatë,gëdhihem në alarme.
31 dhjetor 2002
11.Përpara një të bukure
Hiç s’më vjen turp që përkulem para teje
(Turpi!Ç’meskinitet!Është i paskrupull!
Shih si më kërcen gjaku në deje
Të falem,të përulem se ti je e bukur.
29 janar 2003
12.S’shoh dot njeri të brengosur
Nuk e di:po nuk shoh dot njeri të brengosur
Sa e shoh,më dhimbet;dhe brengën dua t’ia heq
Me hallet e të tjerëve shpesh jam nakatosur
Dhe s’kam fituar asgjë,po kam humbur keq
Ndoshta kjo nuk është punë e mënçme fort
Po ja që i tillë kam qëlluar unë!
Ndodh kështu se jam zemërdobtë
Aq më mirë:brengat t’ua marrë unë.
29 janar 2003
13.Përse?
Në qiellin e bardhë të shpirtit tim
Ca re të zeza kanë ngritur limer
Përse,moj re,zezuat shpirtin tim
Dhe shpirtin e bardhë ma zhytët në terr?!
29 janar 2003
14.Përballë jetës
Jeta:sa e shkurtër aq dhe e gjatë
(askush nuk e di se sa kilometra?!)
Por përballë jetës,të gjithë shtegëtarë
(hyrë nga një derë,e dil nga tjetra!)
29 janar 2003
15.Ajo dorë
Ajo dorë që u drodh në dorën time
si një zog i trëmbur
Nuk e di se në ç’kuturisje më futi
Një mall vërshoi(sa kohë i mbledhur?!)
Dhe,papritur,të putha.S’pyeta nga turpi.
29 janar 2003
16.S’e josha pafajësinë
Kurrë nuk e josha pafajësinë
Si merimanga që josh gjahun në rrjetë.
Në se ndokush më kërkoi dashurinë.
Që unë iu shmanga,s’e pata të lehtë.
30 janar 2003
17.Nuk më pëlqen
Nuk më pëlqen që të ha në një restoran luksoz
Ku takëmet të gjitha janë prej argjëndi
Më pëlqen,më shumë,një tavernë që tymos
Se aty gjej rehat e nuk luaj nga vëndi.
Në restoranët luksozë jam si një zog i zënë në leqe
Dhe bëhem nervoz se duhet të hash me politesë
Jam si një elefant në një pallat me qelqe
Ndaj s’i dua luksozët,se duan”liçencë”
30 janar 2003
18.Në jetë
Në jetë kam qenë degë e trashë lisi
Që kam përballuar erëra me tramundanë
Por shpirti,ja që ndryshe më është shpirti
Shpirtin e kam të brishtë,por për të drejtën shpërthen si vullkan.
30 janar 2003
19.Dashuria dhe urrejtja
Dashurinë e kam të madhe:të përjetshme!
Urrjetjen,si piskamë apo si një teshtitje:
E nxjerrë dhe e harroj:si jashtëqitje!…
30 janar 2003
20.Blerim në dimër
Dimër është.Janar.Dhe unë jam plak
Por,befas,livadhi i shpirtit bleroi.
M’u mbush mua shpirti me plot zambakë
Ç’ka për të çuditur?Ja,që dashuroj.
Dhe ç’them,nuk është as trill dhe as shpikje
Më shikoni shpirtin!Mbushur plot zambakë!
Dimri dhe pleqëria nga unë janë vënë në ikje
Hajdeni,po s’më gjetët me miken qafë për qafë?!
30 janar 2003
21.Për të të besuar
Për të të besuar,s’më duhen betime
as prova dhe,patjetër,një kohë e gjatë.
A je e zonja mos m’u shmangesh syve?
Se sytë më tregojnë në je ditë a po natë.
30 janar 2003