1.Brenga e mallit
Brenga emallit zë e rritet,zë e rritet sa nuk thuhet
Si një zjarr që po ndizet dhe s’ka ngjasa që të shuhet.
Që s’ka ngjasa që të shuhet,por rri ndezur përgjithmonë
Si një plagë që veç kruhet,edhe rrjedh,edhe pikon.
4 janar 2003
2.Klonimi
Unë klonimin e pranoj,e pranoj me një kusht:
Të gjithë femrat e klonuara le të jenë krejt si ti!
As mos thoni që nuk jam në rregull nga trutë
Shikojeni një herë dhe do të bindeni:s’ka se si?
Se ka një trup të brishtë dhe krejt si fidan
Fytyrë përrallore që rrallë ke parë
Po sy që më ka:ç’të them për ta, aman?!
Ndaj klonimin e pranoj;dhe s’flas përçarë.
7 janar 2003
3.Vetëgjyqësi
Koha ka ngrirë.Gjithësia-akullnajë!
Unë si i mpirë,sa dreqi të më hajë!
Fajin s’ma ka kush;ma ka veç koka
Kurbeti është”shpata” që më rri tek koka!
Më rri mbi kokë si shpata e Damokleut
(Ç’bëj unë këtu.larg mëmëdheut?!)
Do kthehem pa tjetër,sa nuk është vonë
Dhe s’vij herë tjetër:atje,për gjithmonë.
10 janar 2003
4.Unë s’jam dashuruar me vjershat e mia
Unë s’jam dashuruar me vjershat e mia
Sikur,me demek,si unë s’ka poet?!
Por në vjersha është gjithshka imja
Që ndjeva apo pashë në jetë.
Gjithçka që përjetova,e kam thënë në vargje
Dhe pa aluzione,po transparent si xham
Gjithë realitetin unë kam patur”magje”
Të shpik a të llustroj,unë i zoti s’jam.
Në vargu diku qëlloi si tepër i sertë
Të më besoni:nuk është faji im!
Se brenga e halle plot pata në jetë
Por ëmbël në shkrova,çasti qe sublim.
15 janar 2003
5.Dhe thonë
Dhe thonë se”nuk është bërë ligji për pronat?!”
Evropa gabon:”nuk shikon nga sytë?!”
Si nuk është bërë,në Shqipëri,ligji për pronat?!
A s’i kanë marrë me tapi liderët partitë?!!!
17 janar 2003
6.Vrasja e Poetit
-Të vritet Poeti!-urdhëroi diktatori
Dhe korbat u turrën ta vënë në zbatim
Ra Poeti siç bie meteori
Granada,e tërë,lëshoi një ulërimë!
Qe një ulërimë që vendin e mbuloi
Thuaj,si mbi gjithë vendin,ra një tërmet!
Se binte Lorka që njerëzit dashuroi
I madhi i Spanjës:më i bukuri Poet!
17 janar 2003
7.Unë di mirë
Unë di mirë të nanuris
Se kam rënë me kohë nga fiku!
Ato”punë” di t’i ujdis
Se më kot nuk jam ashiku!
Do të bindesh vetë,pastaj,
Kur të shkëmbejmë”kredencialet”
Do të thosh:-Ja “ustaj!”.
Sa mirë di që t’i qajë”hallet!”
25 janar 2003
8.Çast
Ti u ndere,e tëra,gollomesh!
Më tepër,ç’do bëje se kaq?
Unë që nga “kjo punë” marrë vesh
T’u futa me “sqepar” dhe të”gdhënda” paq…
28 janar 2003
9.Një mikeje
E hape kraharorin e bardhë
GJithnaja u mbulua me borë
Sado që qe natë me acar
Më ngrohe,më shkrive në horë.
Se qe e mbushur me aq energji
Sa mua më ndeze zjarr!
Dhe them,pse nuk vjen këtu tani
Që t’ma heqësh nga zemra acar?!…
28 janar 2003
10.Ke vënë re?
E ke vënë re?Më s’dukem asaj rruge
Ku unë kam grisur aq palë këpucë
Kur qeshë sevdallisur pas një çupe
Aty më shihje:në llohë apo llucë.
Por çupa që doja,ka ikur në kurbet
Dhe më unë nuk vij asaj rruge
Të vij andej?Po ç’kërkoj,me të vërtetë?
Kujtim,o kujtim që ike pas një çupe…
28 janar 2003
11.Pendesë
Unë ta putha dorën me shënjë kortezie
Por ja ti ma more si shënjë dashurie!!!
Zure protestove:aq e aq pandehma!
Aq sa veten time dua ta zë me shqelma.
28 janar 2003
12.Ikja e një zonje
M’u fik një dritë dhe mbeta në terr
Më dhëmbi ky shpirt sa asnjëherë!
Se iku një zonjë që aq shumë e doja
S’kam turp ta pohoj:le t’më dalë boja!
Se ishte si ishte:s’e them dot të plotë
Për mua respekt kishe dhe unë reciprok.
Po zonja ja iku,fare pa pandyer
Dhe mua më piku e them pa gënjyer.
28 janar 2003
13.Kjo natë
Kjo natë me fanfara e me fishekzare
Më duket pak e gjetur,më shumë gënjeshtare
Kur mendoj barkboshët që nata i zhgënjen
Nga nata nuk joshem dhe bëhem ujem!
Se nata si nata s’më mbush me inspirim
Sa foshnja të ngrata e gëdhijnë me urinë
Ndaj s’më gëzon,sado me fishekëzjarre
Dhe shfryj si shtrëngatë,gëdhihem në alarme.
31 dhjetor 2002
14.Përpara një të bukure
Hiç nuk më vjen turp që përkulem para një të bukure!
(Turpi!Ç’meskinitet është:i paskrupull!)
Shih si më kërcen gjaku ndër deje!
Të falem,përulem,se ti je e bukur!
29 janar 2003
15.Nuk shoh dot njeri të brengosur
Nuk e di:po nuk shoh dot njeri të brengosur!
Sa e shoh,më dhimbet dhe brengën dua t’ia heqë!
Me hallet e të tjerëve,shpesh jam nakatosur
Dhe s’ka fituar asgjë;po kam humbur keq!
Ndoshta kjo nuk është punë e mënëçme fort
Po ja që i tillë paskam qëlluar unë!
Ndodh kështu se jam zemrëdobtë
Aq më mirë:hallet t’ua marrë unë.
29 janar 2003
16.Përballë jetës
Jeta-sa e shkurtër,aq edhe e gjatë
(s’e di askush se sa kilometra?)
Po në këtë udhë të gjithë shtegëtarë:
Hyrë nga një derë e dil nga tjetra…
29 janar 2003
17.Ajo dorë
Ajo dorë që u drodh në dorën time
si një zog i trembur
Nuk di se në ç’kuturisje më futi
Një mall vërshoi…sa kohë kish mbledhur
Dhe,papritur,të putha;s’pyeta ç’ish turpi?!
30 janar 2003
18.S’e josha pafaj sinë
Kurrë nuk e josha pafajësinë
Si merimanga që gjahun fut në rrjetë
Në se ndokush kërkoi tek unë dashurinë
Që iu shmanga asaj,s’e pata të lehtë.
30 janar 2003
19.Nuk më pëlqen
Nuk më pëqen që të ha në restoran luksoz
Ku takëmet janë,pothuaj,prej argjëndi
Më pëlqen më shumë një tavernë që tymos
Se aty ulem shesh dhe nuk luaj nga vëndi.
Në restoran luksoz jam si zog ndër leqe
Dhe bëhem nervoz se duhet”politesë”
Atje jam si një elefant në një pallat me qelqe
Ndaj s’i dua luksozët,se të duhet”liçencë…”
30 janar 2003
20.Në jetë
Në jetë kam qenë një degë e trashë lisi
Që kam përballuar erëra,edhe stuhi
Por shpirti,i birshtë si pëllumb më është shpirti
Në shpirtin tim gjen oqean me dashuri.
30 janar 2003
21.Dashuria dhe urrjetja
Dashurinë e kam të madhe:të përjetëshme!
Urrejtjen si piskamë apo si një teshtitje:
E nxjerrë dhe e harroj:si jashtëqitje!…
30 janar2003
22.Blerim në dimër
Dimër është:janar.Dhe unë jam plak
Por,befas,ja që livadhi i shpirtit bleroi
M’u mbush shpirti plot me zambakë
Ç’ka për t’u çuditur?Ja,që dashuroj!
Dhe,ç’the,s’është as trill dhe as shpikje
Shikomëni shpirtin!Mbushur plot zambakë!
Dimri dhe plqëria janë vënë në ikje
Hajdeni!Do më gjeni me miken qafë për qafë.
30 janar 2003
23.Për të besur
Për të të besuar,s’më duhen betime
As prova dhe as një kohë e gjatë!
A je e zonja(i zoti) të mos u shmangesh syve
Se sytë më tregojnë:je ditë apo natë.
30 janar 2003