1.Ku vajte?
Ku vajte,moj vajzë e bukur,me trupin e drejtë si fidan?
Për ty mendimesh jam futur,mbytur prej tyre sot jam.
Ku vajtën sytë e qeshur që ninëzat i kishin plot dritë?
Po buza jote e etur që s’e kam puthur kam një vit?
Ku është vajza çapkëne që uturinte si deti me dallgë?
Ah,ç’po luan imja mëndje,fluturon të të gjejë si pulëbardhë!
Po gjëkundi s’të shoh,dhe hiç nuk po gjej qetësi
Rënkoj e bëj”oh!”, se aq të kam dashur ty.
3 janar 2001
2.Hë?!
(dialog miqësor)
-Hë,ç’kemi?
-Hiç,asgjë!
Veçëse kaq
Dhe asgjë më.
Kështu sot dhe kështu nesër
Mirëmëngjes dhe asgjë tjetër.
Natën burrë;mbushem guxim:
Do t’i them:-Shpirti im!
Porse dita qenka ndryshe
Edhe mbete po ku ishe.
Kalojnë ditë e kalojnë javë
(dhija mish e cjapi tavë!)
Asgjë ti dhe asgjë unë
E mor dreqi këtë punë!
Ja dhe ca:u bënë 6-muaj
Jo s’duroj;ah,sa po vuaj!
Ta thashë trroç:-Unë të dua!
-Hë,mor qyq,prisje nga mua?!…
3 janar 2001
3.Lenica
Lenicën e kam njohur në Shëngjin
Kur kryeja shërbimin ushtarak:
-Kini parë diell në perëndim,
Kur zhytet në det pak nga pak?!
Shëngjini qe qytet i vogël
Ku njerëzit i numëroje me gisht
Po mëndjen na i bije rrotull
Ti,moj,e bukura mbi shoqet:Lenicë!
Me flokët e dëndur të zinj pis
Me fytyrën të bardhë qelibar
Me qerpikun e gjatë me bisht
Vërdall,na sillje,Lenicë!Vërdall.
Pas tej mbetëm,moj Lenicë
Se qe e bukur si një tulipan
Pa letrat t’i nisëm kapicë
Sa zëmra ke djegur,aman!
Por Lenica shkoi,u martua në Tiranë
(se kush nuk e lakmon arin?!)
Më asaj rruge nuk u pamë
Por prapë e ruanim mallin.
4 janar 2001
4.Pak ashtu
Kishim kohë që s’ishim parë
(u takuam një ditë:sa bukur!)
Më sfidove ti si djall:
-Jemi bërë për t’u puthur!
Pra ma hodhe ti dorashkën
Provokuese pret ç’do ndodhë?
S’jam nga ata që humbin vazhdën
Nuk dua mëndjen që ta lodhë.
Se ti vetë e nise sulmin
(provokimi qe i hapur!)
Ndaj dhe unë e zbraza”plumbin”
Në të “vrava”, jam i falur.
4 janar 2001
5.Jam nga”qyteti”
Dikur tek ne,larg,në fshat
Një çupë erdhë nga qyteti!
E mirë që qe,ah,se ç’shtat!
Sytë,pothuaj,na i “shqepi”
Bëluzë të bardhë dhe fund të kuq
Sa mirë! Sa mirë i shkonin!
Po ne,ama,u bëmë lulkuq
Sa djersët palë na shkonin.
I vogël s’qeshë,po goxha çun
Se shkollë bëja në qytet
Ndaj qytetësen e ndala unë
(fshatar nuk qeshë,medemek!)
I thashë ç’i thashë(ku e mbaj mend?)
Unë vajzës nga qyteti.
Po që e putha,e mbaj mirë mend:
Se tash jam nga”qyteti!”
6 janar 2001
6.Më”dhunoi” me “pahir”
Unë po ngrohem në shullë
Se edhe mbesa atje flë!
Ndërsa dielli po më ngroh
Ballë për ballë dikë po shoh
As më njeh dhe as e njoh
Porse sytë m’i ngulë që”oh!”
Është e vetme në ballkon
Shih pa shih se si”pozon?!”
Në shezlongë tek rri mbështetur
Fët me sy e fët me vetull
Treçereke zbuluar barku
Në shullë më ndizet gjaku
Mezalla sytë nuk m’i ndanë
Më bën ojna që aman?!
Ja,ku jam,në kat të dytë:
Pse nuk vjen të plaçin sytë?
Jo,s’durohet t’më vërë”brirë”
Ngjitem lart dhe e “rrah” mirë
Më “dhunoi” me “pahir…”
22 janar 2001
7.Ç’pate,lulishtar?
Ç’pate?Ç’pate,lulishtar?
Pse të ngriu zorra e ujtë në dorë?
Një Circeje s’i bëre dot ballë
Se,duket,që mbi lulishtë ra borë.
30 janar 2002
8.Fëmëjëria ime dhe e Albës (1)
Fëmijëri ime,fëmijrëia e Albës
Paskan aq ndryshime si dita prej natës!
Unë u rrita zbathur a me opinga lope
Alba-veshur-mbathur si Miss i kësaj bote!
Mua s’më bleu kush lodra(pale sa të bukura!)
Alba-pavion me lodra( arusha e kukulla!)
Me lodrat e Albës,mbushet një dyqan
Tigra,luan,arinj…deri elefantë.
Fëmijëria ime:pa bukë e pa rroba
Fëmijëria e Albës:s’mungon ç’ka bota!
Unë kam nostalgji për fëmijërinë time
Dhe nuk kam hiç zili,unë për mbesën time.
1.Alba-ime mbesë
8 janar 2002
9.A më lë?
A më lë që të “kullos” në”çahirin”që ke pronë?
Se uria më dreqos,nuk duroj;ç’të them,për Zo’n?
Nuk ta” ha” të tërë”çahirin”,sa të shuajë pak urinë
Se për ty po lë fiqirin;të premtoj,s’të marrë”tapinë”
8 janar 2002
10.Ti
Ti qëllove mëze e sertë,mezalla s’pranoje fre
Po dhe unë kalorës i rreptë,nuk të lashë hergjele
E të hodha unë mëgojzën që të vija ty në “zap!”
Dhe,mandej,hëngra hojzën që ma kishje të ëmbël mjaltë!
11 janar 2002
11.Mërzitur
I dërrmuar,i lëshuar,i pamundur,pa fuqi
Jam aq i dëshpëruar,sa t’ia them me oi!
Sepse miqtë edhe shokët i kam larg,shumë larg
Me ta qaja hallet tok,tash i vetëm jam si stap!
14 janar 2002
12.S’ka më keq!
S’ka më keq,kur ti shikon
Një thëllëzë ka kohë që pret
Por”zemëreku” s’të punon
Edhe mbetesh për ibret.
Gati ha veten me dhëmbë
Kur e sheh që pret e”shtrirë!”
Tani dhe veten tënde nëmë
Të mos ishe,qe më mirë.
14 janar 2002
13.Kur shkon zoga
Kur shkon zoga përballë teje
Edhe tak të jepë një isharet
Zu të zien gjaku ndër deje
Edhe bëhesh ti”qeshqek!”
Dhe i “dehur” si më je
E nis vrapin pas asaj
Po kur shkon me të”atje”:
-Ndalu,”beg”,se s’është kollaj…
15 janar 2002
14.Në hollin e një klubi
Mu aty ku gjerb kafenë
Mu në holin e një klubi
Unë shoh vajza dhe djem
Dy nga dy siç vjen”pëllumbi”
Dhe gjërojnë ata gëzim
Dhe mërzitjes i thonë”plaç!”
NGa i mbushur jam pelin,
Shoh ata dhe mbushen gaz.
S’Ka si ndodh ndryshe me ty
Do të zërë,patjetër,”gripi!”
Se nuk mundesh,vallahi,
Të pengosh gazin që mbrriti
Ja,tek zbresin nga veturat
Dy nga dy dhe tak puthen
Unë,megjiithëse hyj tek”burrat?!”
Nuk e di pse zë e”kruhem…”
14 janar 2002
15.Seç…
Seç më shpoi një gjëmb në këmbë
Dhe më dhëmbi,goxha,mua!
Se më puthi mikja mbrëmë
Plagë ma bëri buzën mua.
Plagë nga këmba,plagë nga buza
Thuaj,tani,unë jam i çalë!
Po ke parë,prapë më ha buza
Ka ilaç që vjen më ngjallë.
14 janar 2002
16.Mos më ndalni!
Mu tek klubi i Kozma Gjatës (1)
Dua të shkoj të pi kafe!
Dhe të çmallem unë vardas
Me ca shokë që kam atje.
Më shijon si pak veçan
Ah,se ç’kafe!Ç’ekspres!
Për atje po shkoj revan
Mos më ndalni!Ndryshe,vdes…
1.në Fier
14 janar 2002
17.Koleget
(miqësisht për shoqet në D.Arsimore,Fier)
Sa hynin ato në zyrë,
Zyra dukej si lëndinë me lule!
Secila nga lulet,kishte sharmin e vet
Unë s’çuditesha pse zyra mbushej me lule
Por çuditesha që nga lulet binte tërmet!
Tërmet binte,me të vërtetë:
Aq sa prishej dhe “krisej” qetësia
Ashtu siç kriset e thyhet një xham
Vinte,mandej,me fshesë Dhoksia (1)
Dhe fshinte copëra qelqesh nga sytë tanë.
1.pastruesja.
16 janar 2002
17.”Linçenca”
Më vije në zyrë çdo mëngjes
Për iks problem merrje mendim!
Sikur nga unë doje “liçencë?”
-Kështu do ta bëj,zoti Përparim!
Unë “konsulencën”ta dhashë
(mendoja se vërtet kishe hall?!)
Por një ditë vet në “hall” rashë
“linçencën” e putha me mall.
16 janar 2002
18.Si gejsha
Nuk të falë,- më the një ditë.Mëndjemadh ti më je dukur!
Se njëherë s’m'i hodhe sytë(si në dhe të isha futur?!)
Nuk të linin bukuroshet,hargaliseshe ti me to?!
Unë,po hyj tek “vogëloshet”,tanimë mos më thuaj:jo!
Dhe m’u hodh vet në prehër(ku e gjeti atë guxim?!)
Si çapkëne protoherë,tha:-Nxirre gjuhën,Përparim!
Kur e nxorra,mos e nxjerrça!Ma kafshoi si një tigreshë
Ah,ç’më bëri inatçesha!Thashë vallë kjo,mos është gejshë?!…
16 janar 2002
19.Ajo rrobë
Ajo rrobë që ti ke veshur,është e zgjedhur-rrobë mbreti!
Por mua mëndja më kam betur,nën rrobë ku është “lezeti”
Dhe nuk di unë si t’ia nis;as nuk di të mollois
Tek të shoh tëpkë si Miss,zë dhe zemra sa s’më kris.
Isharet më bën gjithçka se ti je si një yrnek
Le t’ma bëjnë ha-ha,thash e themi mu në dreq!
Unë dua buzën si qershia që më feks si lulkuqe
Sado ardhur pleqëria,nuk heq dorë se jam me huqe.
23 janar 2002
20.Bashkë me mua
Atë trup të gjatë,të gjatë
E kam parë veç në sfilatë
Në sfilatë tek bëje modë
Humba mëndsh,s’durova,ZOT!
Pas sfilatës s’është kollaj
Që unë të harroj pastaj
Mendja ime çakërdisur
Veç nga trupi i ujdisur
Ndaj të ndala unë një natë
Veç për mua,tash,bën sfilatë.
23 janar 2002