Ismet!(poezi përkujtimore)

Ismet!
(poezi përkujtimore)
Kunatit tim,Ismet Sulçe!

S’e kam të lehtë,të të harroj,i dashuri Ismet!
Më shfaqesh i gjallë,gojëëmbël-sherbet!
Se ishe aq bujar,me shpirtin si flori
Dhe kam mall,shumë mall:më dhimbesh sa asnji!

Me buzë gjithmonë qeshur,nga goja nxirrje mjaltë
Unë qaj parreshtur,se shpirtin kam farmak
Aspak nuk besoj që më nuk do të shoh
Me zëmër lotoj,rënkoj me obobo!

Si ike kaq shpejt;papritur,pakujtuar?
Dhe goja s’më flet,aq shumë unë jam lënduar
Se ti qe aq i mirë,sa shok nuk ke gjëkund
Me shpirt qe xhevahir,me shpirt qe pëllumb!

Sa hapja unë derën,më merrje mu në krahë
Kujtoj këtu atëherën dhe qaj e qaj aq sa…
Lotët më shkojnë çurg,se qaj si çilimi
Nuk e besoj.Nuk mund:s’ke ikur.S’ka se si?!

Do vij unë atje…po vëndi do jetë bosh
Po pse më duket,pse?Përgjon që nga një qosh?
“S’po pi aq sa duhet,s’po ha siç do ti?!”
Po vallë a mund të thuhet gjithçka në poezi?

Të gjitha më kujtohen…e qaj,e vetëm qaj
S’kam kujt t’i ankohem.Vërtet,s’e kam kollaj.
Në shpirt kam hidhësirë,në zëmër kam farmak
S’them dot lamtumirë se,ndoshta,të shoh prapë?!

Po ja që s’është e mundur dhe shpresa ime e
kotë
Dhe shtrihem unë i mundur,dhe qaj e qaj me lotë
Të qoft pupël i lehtë,dheu që ke përsipër
Ky shtator sivjet,i gjithë për mua-dimër…
Përparim Hysi,2 shtator 2005