1.Mosha e tretë
Ja,tani,në moshë të tretë
Seç m’u tek për buzë të nxehtë
Për një femër plot shëndet
Vet po jam mbi gjashtëdhjetë
Por e ruaj një “fishek”
Për ta”vrarë” siç dua vet
Se gjahtar jam i sert
Kot nuk jam plak sherret.
21 gusht 2003
2.Më mori malli për Elbasanin
S’di si më kap një trill i kahershëm
Më mori malli për Elbasanin.
S’më ndahet ky trill,m’u bë i përhershëm
Dua të shkoj që ta nxjerrë mallin.
Më kujtohet Namazgjaja e Rrapi i Bezistanit
Kodrat me ullinj gjer në Godolesh
Ah,sa kujtime,më lidhin me Elbasanin
Shpesh herë më del gjumi e mendja-përshesh.
Kam qenë atje kur vdiq Usta Isufi
Mbretin e këngës kam përciell në varr.
Kishën e Shpatit ku pikturoi Onufri
E kam parë.Ndaj edhe kam mall.
Në rrugët e qytetit 4-vjet shetita
Kam shijuar pogaçe edhe ballakume
Po unë në Elbasan,pothajëse u rrita
Duket del më thotë:-Ku je?Pse humbe?
22 gusht 2003
3.Unë dhe”Çifuti shetitës” i Rembrandit
“Çifuti shetitës” i Rembrandit nuk humbi
Erdhi në Shkodër dhe,mandej,në muze!
Për mua,o miq,thoni që humbi
Se kam kohë këtu;dhe kur do vij atje?!
22 gusht 2003
4.Sikur të ngjallej Majakovski
Sikur të ngjallej Majakovski,
(Të ndodhte siç ndodhi me Krishtin?!!!)
Zhgënjim do ndjente Majakovski
Për gjithçka që shkroi për Iliçin.
Do qante,natyrisht,me britma
Do griste të tijat poema
Tek shihte Rusinë që bolshevizma
E katandisi të varfër sa legjenda.
“Djathtas!”-”Djathtas!”-do bërtiste
Mallkuar që thirra:-Na ljevo
Poemat e tij do t’i griste
Dhe vjershat do t’i masakronte.
22 gusht 2003
5.Ka mall djali im për Greqinë
Çuditem me tim bir:ka mall për Greqinë!
Atje,në emigracion,punoi për 6-vjet
Jo.Nuk ia shtruan atij me trëndelinë
-Dinë të jetojnë grekët.Atje bëhet jetë!
Vërtet që punojnë,por edhe dëfrehen
Nata në Athinë?Po atje s’flihet gjumë?!!!
Tërë natën këndojnë;pijnë e dehen
Ditën?Mu si dita:-Që të gjithë në punë!
22 gusht 2003
6.Atdheu
Sado mangësira që ke, Shqipëri
As më pengojnë që mos të dua ty.
Le të mos ketë drita;as ujë as punë
Unë të dua dhe mendjen s’e vras shumë.
Më gjeni gjëkundi njerëz aq bujarë
Dhe balta e saj mua më ngjan ar
Gjtihçka e mirë e këtushme nuk më hyn në sy
Të dua!Të dua!Mbi çdo dashuri.
22 gusht 2003
7.Me sytë e mendjes në fshat
Tri vjet i larguar;po kthehem në fshat
Vërtet jam larguar?Jo,jo:asnjë natë!
Tek kodrat plot ullinj po hyj nëpër vila
Shoh fushën posht xhades-qilim me qendizma!
Shtëpitë e reja,moderne,të kohës
A s’janë kështu dhe fshatrat e Evropës?
Takoj bashkëfshatarët…dhe miq,edhe shokë
Ah,të më shihni!Po qullem lotë…
22 gusht 2003
8.Besomëni
Pse nuk më besoni që të zezës i kam thënë gjithmonë :e zezë!
Edhe të bardhës,gjithmonë”e bardhë!
Në shpirtin e kam të brishtë si shpezë,
Për të drejtën e kam kthyer në vullkan.
22 gusht 2003
9.Pushteti
Nuk ka gjë që më”frikëson” më shumë nga pushteti
(Njësoj si provimi a ca më shumë:lufta!)
Nuk shkruaj i tunduar nga mendësi poeti
E kam provuar në kurriz;ndaj më zë krupa.
Halle ka shumë si pesha e elefantit
Mundësitë qesharake:vetëm fjalë… e fjalë
Pushteti më fut ethet e alarmit
Dhe ndjehem si në kurriz të mbaj një kalë!
Pushtetin e pëlqejnë vetëm sharlatanët
Që bëjnë dallavere dhe nxjerrin fitime
Ata dinë mirë si ia shalojnë kalit
Dhe s’duan të zbresin veç të nda
lurfryme.
22 gusht 2003
10.Biblioteka ime
Në katërsh u nda biblioteka ime
Se unë ika,mora rrugët e botës
Më katërsh u thye edhe zemra ime
Që miq të tillë braktisa;njohur prej kohësh!
Një pjesë mbetën në Fier tek një mik
Një pjesë në Shkodër(i mor çupa ime)
Gati 300-copë i solla në Floridë
Po kaq në Gjermani i ka mbesa ime.
Dhe jam bërë pishman që ato braktisa
Me këtë shkrim që të gjithave,zë u kërkoj ndjesë
I kujtoj tani dhe sa s’më fillojnë kriza
I paçë ata miq;pendesë kam.Pendesë.
22 gusht 2003
11.Sa do të doja
Sa do të doja që të ringjallej im Atë
Dhe këngës t’ia thosh dhe valles t’ia marrë
Në disk ta regjistroja këtë zë të artë
Pa vallen t’ia filmoja që ta shihja të gjallë.
Dhe vallë sa njerëz kanë ikur
Nga bota;të harruar për shkaqe banale!
Pa u ndjerë fare sikur tëmos kenë lindur
Në kujtesë të të dashurve si brengë e madhe.
S’ka shumë që ka vdekur;veç 15-vjet
Por bota ku rronim qe e pështirë
Dhe nuk kishim një magnetofon të shkretë
Se regjimi qe i tillë:made in vampir!
Ndaj dhe më dhimbet mua babai im
Që nuk lozi në skena,po ishte artist
Zëri i babait tim?Është pengu im
Ah,sikur të ringjallej,si Krisht!…
22 gusht 2003
12.Meditim
Në kurbetin-shkretëtirë,unë çapitem me ngadalë
Se unë shpirtin kam të ngrirë;me kërkënd s’shkëmbej një fjalë.
Mendja shkon e arratiset,kapërcen mbi oqean
Dhe e di se ku bitiset,do bitiset për matan.
Për matan është Shqipëria,s’e kam parë kam tri vjet
Por atje janë mendtë e mia,më zhgënjeve,o kurbet!
Edhe gjyq zë i bëj vetes,nuk e fal unë asnjë çik
Se tani,në fund të jetës,kam vepruar si rakitik
Pra,i çalë kam qenë nga mendja:ika,lashë vendin tim
Hajd më shihni si është gjendja:t’ma gëzosh,mor Përparim!
Edhe hahehm unë me veten;tundem-shkundem t’më dalë “pija?!”
Jo,këtu,s’e shtyj dot jetën:gjej shpëtim tek Shqipëria.
26 gusht 2003
13.Pritja
I mbështetur pas një plepi,po pres miken që të vijë
Hëna që nga kup’e qiellit,rreth e qark po derdh flori.
Hedh vështrimin për nga rruga;nga ajo rrugë që do vish ti
Edhe trupi m’u mbush flluga;se s’po duke dhe psenë s’ e di?
Errësirë.Asgjë s’pipëtin.Hëna fshehur është tani.
Unë po pres me drithërimë…dhe,sa vjen,të marrë në gji.
27 gusht 2003
14.Pse nuk i gjej?
S’e gjej më kënetën e Nasufit
Dhe gorricën e Avdiut e kishin prerë
Ku është çahiri i madh i Resulit?
Po mushaja ku është?Ku loznim shpesh herë?
Asnjërën për be nga këto s’kam gjetur
Çdo gjë që njihja,qe tjetërsuar
Dhe them me vete:-Mos ora më ka mbetur
Që kërkoj sinoret e një kohe të shkuar?!
Natyrisht,që kthiellem e bëhem racional
Se asgjë nuk i shpëtoi ndryshimit
Po ja për të shkuarën unë kam mall
Si fëmijë përlotem mallëngjimit.
27 gusht 2003
15.Këngë dashurie
Ç’ma vërvit syrin e kaltër si t’ma hedhësh me hobe
Sado jam ashik i varfër,nuk duroj unë plagë të re
Çamarrokshe dërgon nazet,ato naze kripur nur
Sikur ke kursdisur sazet,isharetet me sikur…
Ja,të gjitha,tok i mblodha;vallë,mos të duken pak?
se me zjarret seç më dogje;digjet-digjet druri i thatë.
Dhe zë digjem unë nga prushi;mu si prush me dru prelj lisi
Syri yt që më rrëmbushi:shkoi e vate,Përparim Hysi!,,,
27 gusht 2003
16.Në se…
në se mbrëmë nuk doli hëna,
S’m'u bë vonë;e,punë e madhe!
Se më doli ballargjenda
Që më është si një sorkadhe.
Nata mbushur plot me yje
(Por ne s’pyetëm për ata!)
Dhe aty,në korie
Me sorkadhen bëmë “hata”
Në s’u “vramë”,u plagosëm
me shigjeta dashurie
“Goxha” punë bashkë e sosëm
Errësirës,në korie.
27 gusht 2003
17.Pse trembet dashuria
Ky xham që u kris,e trëmb dashurinë
se nuk ndodhi pa dashje a fare rastësisht
Ky xham që u kris,tregon faqezinë
Që ardhur nga “shpellat”,sillet harbutërisht.
Dhe “trëmbet”dashuria,nuk ka se si
Shpellarët duan shpellat!Ç’duan në qytet?!
O njerëz!Mos lejoni asnjë faqezi
Që kohën e re do ta kthejë në mesjetë!
Që dashuria mos trëmbet,po të dalë ashiqare
E bukur si lule,e freskët,e brishtë
Mëgojëz t’u vëmë të gjithë shpellarëve
Se ndryshe ata,do na hipin mbi kurriz.
27 gusht 2003
18.Çast
I hape perdet kanatë më kanatë
Porfili i plotë t’u rrëfye pas xhamit
Nuk duroj unë pa bërë mëkat
Le t’i jap shpirtin shejtanit…
28 gusht 2003
19.Jam edhe Brut,edhe Kas
“Bruti urrente tiraninë
Kasi urrente tiranin…”
Plutarku
Kam një pjesë nga Bruti
Dhe një pjesë e kam nga Kasi!
Tiraninë e urej si Bruti
Tiranët nuk i dua:si Kasi!
29 gusht 2003
20.Djalëria
Djalëria shkoi e mbeti:tutje-tutje,hane-hane!
Epo shkoi,si gjithë mileti!Vate djalëri,moj,vate!
E kujtoj me nostalgji,se ka bëma djalëria
Dua të kthehet përsëri,po të lë kjo,pleqëria?!!!
30 gusht 2003