Gusht 2000-2007/8 (poezi)

1.Të vrasin sytë e bukur
Të vrasin sytë e bukur;të shkaktojnë plagë
Dhe këto plagë të dhëmbin si plagë plumbi
A s’më vrau me sytë e saj një pulëbardhë
Sado që sytë i kishte si ngjyrë gushëpëllumbi.
17 gusht 2003
2.Seç shoh tek ti
Seç shoh tek ti një hare të stisur
Tek mërmërin me vete një melodi
Ah,syri i zi,sa keq më ka pikur
Dhe rri i mahnitur;nuk kam se si?

Nga gjoksi të del një britmë habie
Sikur britma del nga zemra
Takimi ynë-ç’takim dashurie
Dhe mbeti në kujtesë si ëndrra.
17 gusht 2003
3.Shëmrat
Të dyja të pushtuara nga zjarri i dashurisë
Me sy të ndezur qëndrojnë ball për ball
Zemra të vrara(tradhëtuar pabesisht!)
Xhelozia iu duket të dyjave mu në ball!

Skena është e mbushur me urrejtje
Si dy pushkë që shtien flakë për flakë
Nga zemrat e vrara nxjerrin aq mllefe
Sa,pak po i lejove,do shohësh gjak.
17 gusht 2003
4.Deti
Shtrihet deti para meje:i pamasë dhe pa kufi
Kurse dielli pas një reje,po e nxjerr të tijin sy
Sepse dita është e zymtë;tani presim një stuhi
Ndaj dhe qielli është i rimtë(mos më thoni s’ka se si?

Deti mbushur plot zgalemë;pelikanë a albatrosë
Ah,kjo ditë më bën ujem!Ca më sakt:unë jam nervoz!
Se stuhia mu në gusht,natyrisht që s’më pëlqen
Ndaj po mblidhem sa një grusht;ndaj nga nervat jam ujem.
18 gusht 2003
5.Ata sy
Ata sy që më vështrojnë si nga unë të duan përgjgigje
Nuk e di përse më çojnë në një botë që nuk njeh ligje
Se,sa matem t’u përgjigjem,më bishtnon dhe më buzëqesh
Sikur thuaj:matu me hijen!Dhe nga mendja jam
përshesh.

Shtati yt aq elastik,ata flokë të gjatë,të zi
Më magjepsën mua içk,s’e mohoj që vallahi
Dhe shikimi aq i “egër”,dhe buzëqeshja si shpoti
Seç më bën që unë i vjetër,ta hedh çapin si i ri.
18 gusht 2003
6.Pse u fshehe?
U fshehe nga unë si një zog
Që,sa sheh gjallesa,fshihet në ferrë
Kështu bëre sa u pamë tok
Më ike, sikur qe erë…
18 gusht 2003
7.Gjoksi yt
Gjoksi yt si vullkan në shpërthim
Magma gati të dalë
Po unë s’trembem(mbi të e mbaj synë)
Të digjem nga ai shpërthim,i gjallë.
18 gusht 2003
8.E pashë tërbimin tënd
e pashë tërbimin tënd
Dhe s’di pse m’u duk i admirueshëm
E di burimin,nga cili vënd
Del ky tërbim që ,për mua,është i pranueshëm.
19 gusht 2003
9.Ata sy
Ata sy të thellë,të pastër që më shohin me qortim
Më bëjnë,mua,ashikn’ e varfër që të ngrij e mos marr frymë.
Po fytyra aq e bukur që buzëqesh si me dyshim
Seç më bëjnë aq të lumtur sa të nisem fluturim

Të puth sytë e më tej buzën që më dha atë buzëqeshje
Se s’e vë në fre dot buzën kur e fton një isharete.
Ishareti është i rëndë dhe më vë në karikim
Tash nga gazi jam bërë pëndë,tek të jap një përqafim.
19 gusht 2003
10.Trishtimi dhe gazi
Trishtimi i kot më lodh
Më lodh dhe gazi pafre
Bëhem agravues kur ndodh
Kur dikush”këta” i bie.

Gazi i tepruar është i pahijshëm
Mediokërit mund të qeshin kështu
As gazin as trishtimin e shtirshëm
S’i dua…dhe nuk di se ç’mendoni ju?
19 gusht 2003
11.Më prit
Në stuhia më zë rrugës,
Unë nuk kthehem që nga rruga.
Se e di:më pret një çupëz
Është një çupëz përmbi çupa.

vetëtimat flakërojnë
Dhe e ndezin tani vendin
Por aspak nuk më pengojnë
Që të vij e të nxjerrë shendin.

Kam një shend e kam një mall
Që më mbushin me fuqi
Sado koha më thotë:ndal!
Pritëm-pritëm ,mike ti!

Sepse kohën e bëj zap
Siç bëj zap edhe stuhinë
Nuk ka dreq që më kthen prapë
Mbi çdo gjë:kam dashurinë.
20 gusht 2003
12.Jetë nomade
Fët e fët i ngritën çadrat
(Vendin zgjedhin-anës lumit?!)
E sakaq i ndezën bajgat
Që të përzënë konupin.

Mbrëmja shtriu të sajën napë
të shpenguar seç këndojnë
Ja,kështu,bëjnë për çdo natë
Në mëngjes,sakaq,shtegëtojnë.

Ecin-ecin si një lumë
Fundi s’dihet ku do sosin
Në se sot i pe gjëkund
Nesër s’dihet ku tymosin.

Janë të lirë si zogjtë shtegëtarë
mezalla,s’qëndrojnë gjëkund!
Por shpirtçiltër dhe bujarë
Si ata s’do gjesh;nuk mund.
20 gusht 2003
13.Buzëqeshjet
Jo të gjitha buzëqeshjeve u besoj
(ka prej tyre që kanë brenda hipokrizi)
Buzëqeshjen e fëmijëve e veçoj
S’ka më të pastër dhe plot çiltërsi.
20 gusht 2003
14.Pak nga pak
Pak nga pak si eshkë më ndizet
Gjaku im merr zjarr ngadalë
Një kujtim që vjen më ngjitet
Porsi zjarri më ndez mall.

Natyrisht,është malli i vjetër
Por më hap,mua,plagë të re
Malli i vjetër,vera e vjetër
Më godasin:olele!…
20 gusht 2003
15.Ne të dy
(për vete e time shoqe)
Si dy qe,të mbryer,ngasim të njëjtën brazdë
Dhe qerren e halleve bashkë(a s’hamë në një grazhd?!)
Sado që u plakëm,vazhdojmë e vazhdojmë
Hallet s’na u ndanë dhe tani që pleqërojmë.

Zverku na u rrop se zgjedha ka qenë e rëndë
Por ne të dy,po tok: e bëmë të lehtë pëndë!
Hile mes nesh nuk ka,sado që bëjmë edhe fjalë
“sherret” nuk bëjnë para,se duhemi dhe kemi mall…
20 gusht 2003
16.Natë e keqe
M’u prish gjumi nga kjo natë e keqe
Nga shprti më iku qetësia
Se e ndjeva veten si zogu ndër leqe
M’u duk sikur më la dshuria?!

Se qeshë mirë e bukur me dashurinë
Dhe tak…dhe ëndrra m’u pre
U zgjova i taramaksur,humba qetësinë
Bërtita-bërtita;-Përse?!…
20 gusht 2003
17.Aritmi
Si pika që bie nga çatia
Me një aritmi vrasëse në dhomë
Kështu janë ditënetet e mia
Tl gjitha,në kurbet,në unison.

Është vrasëse kjo aritmi
Dhe dua asaj që t’i shmangem
Këtë e shkruaj për miqtë e mi
(se kujt tjetër t’i qahem?)
20 gusht 2003
18.Lotët
Jo kushdo mund të qaj
Që di të qaj,jam krenar
S’dua t’i ngjasoj atij që s’di të qajë
Se nuk është njeri,po barbar.
20 gusht 203
19.Kurbeti
“Kurbeti,shokë,kurbeti
Kush vate dhe nuk mbeti”
Çajupi
E kush erdhi në kurbet dhe nuk u zhgënjye
Ashtu si udhëtari që në shkretëtirë kërkon oaz!
Kurbet!Kurbet!Sa i ligë je
Deh shfryj e shfryj:oazi m’u bë mirazh.
20 gusht 2003
20.Poeti
Penën si plug e fut në kokë të njerëzve
Dhe farën e mirë në të e mbjellë
Ngjan pak poeti, me urtësinë e etërve
Që për brezat që rritin, janë model.

Poeti nuk është jaragavash,por luftar
Drejtësi kërkon dhe mbjellë dashuri
Nga dhimbja e njerëzve,poeti ka qarë
Dhe urren luftën;jo atë për liri.

Nuk është poet ai që lëndon zemrat
Tundues nuk është dhe s’di të mashtroj
Në se me penë ai ngre peshë zemrat
Botën e bën të bukur;ndaj di të dashuroj.
21 gusht 2003