Gusht 2000-2007/6 (poezi)

1.Në sytë e mi
Në sytë e mi,ti je e pastër,e paarritshme,e madhërishme
Herë-herë më je e qeshur dhe pak mospërfillëse
Dhe hahem me veten,s’u jap dum hamendësive
Sidoqoftë,për mua:mbetesh e magjishme.

S’dua të gënjej veten dhe të heqë dorë nga mëdyshjet
Të shtirem,nuk mundem.Kjo shihet açikë
Sado,sado që dua të vë në fre dëshirat,
Nuk rri dot pa ju thënë:-Ju dua dhe pikë.
9 gusht 2003
2.Kur Zoti bëri gruan
Kur Zoti e bëri gruan;kur e lëshoi nga dora e tij krijuese
I dha asaj në bukuri primitive dhe të madhërishme
Ndaj dhe sot gratë kanë një bukuri tunduese,
Ndaj tek çdo grua gjen diçka të magjishme.
9 gusht 2003
3.Desha
Desha ta pushtoja atë trup të hajthëm
Po ja tek kërceve si një sorkadhe!
Dhe ,sado që jam pak burrë i “llahtarshëm”
Ti seç ma “hodhe”;lëre se ç’punë e madhe!

Rashë për të fjetur,po gjumi s’më zuri
“Shkathtësia” jote më rrinte në sy
E,- thashë me vete,- sa para bën burri?!
S’ka burrëri në dashuri.
9 gusht 2003
4.O Zot!
O Zot!Pse më duket se sot është festë?
Pse zërat,lëvizjet,fytyrat dhe dielli gëzojnë?
Po unë pse jam i gëzuar dhe jam bërë me fletë?
Apo kështu e ndjejnë veten ata që dashurojnë.

Fër-fër më fërgëllon zemra dhe mbushem gëzim
Kam një gaz të përbrëndshëm që dot nuk e fsheh
Zot,sa i bkur je,që krijove dashurinë!
Ndaj gjithë kjo atmosferë përqark më deh.
9 gusht 2003
5.Një hënë
Një hënë e gjyer me ar,po del tani mbi pyll
Po del se është behar dhe unë e bëj sehir
Sehir se jam i ngeshëm dhe kohën kam me pash
Hënën shoh dhe s’rreshtem,çapitem me avash.

Kundroj unë bukurinë të natës magjiplotë
Nga hëna s’e heq synë,që lart e kam mbi kokë
E kthehem i gëzuar,shetitja më kënaqi
Hëna lart,larguar;po ari,them,ku vajti?!
9 gusht 2003
6.Sa e rëndë!
” Sa e rëndë,sa e hidhur
Të jetosh në vend të huaj!”
Popullore kozake
E rëndë është jeta në vend të huaj
E rëndë është dhe e hidhur
Mbi kurriz e kam provuar(a s’po vuaj?!)
Kush kurbetin e ka shpikur?!

Mallkuar qoft në jetë të jetës!
Se kurbeti,për këdo,është i hidhur
Dhe s’jam hiç larg të vërtetës
Hiç fare nuk kam shpikur.
9 gusht 2003
7.Ti je si bleta
Ti je si bleta:e di ku thumbi dhëmb më shumë!
Ndaj m’i ngule sytë e tu të blertë
Dhe më shpove sa më zuri me shkumë.
10 gusht 2002
8.Ndjenjat e fjetura
Ndjenjat e fjetura prej pleqërisë
Befas m’i zgjoi një shtat prej mjelme
Hapa sytë si i zgjuar prej letargjisë
Dhe kapem aq fort,sa s’dua të ndahem mbrese.
10 gusht 2003
9.Portret
Gërsheti i gjatë që varet si konop
Supet e bardhë dhe gjiri i fryrë
Dy sytë e zinj;të zinj,thuaj,korb
Ç’të them për qumështin që ke në fytyrë?

Buzqeshja që më jep,zë e bëhet dritë
Kapem nga ky portret dhe gati humbas
Se gjithçka jotja mua më hyn në shpirt
veç dukë,kuptohet që më jep edhe gaz.
10 gusht 2003
10.Kujtoj
Kujtoj kroin me ujë të ftohtë-brisk
Dhe qenin-ujk që më shoqëronte gjithkund
Erën e qumështit,nga dhëntë e dhitë
Pale era e pemëve që qenë pafund.

Dhe gjyshin e dashur me qeshje babaxhani
Dhe dajon e sert po aq punëtor
Kujtime,o kujtime,pse vini më “bluani?!”
Se bëhet aq i prekshëm,sa lotët mbaj me zor.
10 gusht 2003
11.Me sytë e mëndjes
me sytë e mëndjes,u futa nën fustan
Dhe ç’fshihet nën fustan,e kundroj
Sado i moshuar,mbeta pak rrufjan
Jo vetëm që nuk luaj,por se çfarë bëj,moj!
10 gusht 2003
12.Përshtypje
Pafajësia e pafund e natyrës
Të mbushë me gaz e të jepë kënaqësi
Ashtu si të jepë buzëqeshja e fëmijës
E kush qesh më bukur se një fëmi?

Kjo përshtypje të pushton të tërin
Në këtë ditë të bukur,tek kjo fushë e dlirë
Tek sheh qiellin e kaltër,s’e mban dot shendin
Oh,sa e mrekullueshme,më je,moj natyrë!
11 gusht 2003
13.Buzëqeshja jote
Buzëqeshja jote shpërthen spontaneisht
Dhe rreth e përqark sikur çelin lule
Kjo buzqeshja jote më ndjell si ogiç
Dhe sulem pas teje;kam humbur pusulle.

Se buzëqeshja jote,mua më hyn në shpirt
Se bredh ajo si bleta lule më lule
Shpirti që hyn në tjetrin shpirt
Zhdrrohet në dritë dhe ndaj humb vule.
11 gusht 2003
14.Kur fle një fëmijë
Kur fle një fëmijë,duket sikur bota nuk merr frymë
As gjethet s’lëvizin mbi degët e pemëve
Shiu bie butë dhe erë as që fryn
Gjumi i fëmijëve:si gjumi i ëngjejve.

Natyra ka respekt për këto qenie të pafajshme
Dhe duket sikur e bekon këtë gjumë ëngjëllor
Më gjeni ju kund,një dukuri të ngjajshme
Gjumi i fëmijëve:qiellor dhe njerëzor.
11 gusht 2003
15.Vetëtimat e syve
vetëtimat e syve të tu shkrepëtitën
Dhe,befas,ndezën një zjarr
Ky zjarr të dyve na përpin
Përse?Përse që dreqi të na marrë?!…
11 gusht 2003
16.Jam…
Jam si një njeri që u godit nga rrufeja
Mendjen kam humbur dhe qëndroj si i ngrirë
Arsyeja dihet,mandej dhe pseja
Kalove ti dhe ndaj kam ngrirë.

Se ke një bukuri,pothuaj hyjnore
Syrin të madh,duket që shkrepëtin
E si mundet,unë,një qenie njerëzore
Të të bëj ballë:s do mend që ngrin!

Ngriva dhe mëndjen tani e kam humbur
Se aq i madh,për mua,qe befasimi
Se nuk mundem;nuk mundem sa shoh të bukur
Ndaj e humba mendjen:iku,Përparimi…
12 gusht 2003
17.Ti je si një vizion
Kurrë nuk ke qenë më e bukur
Je,gjithë e gjithë,si një vizion
Unë të shikoj(dhe bëhem turbull?!)
Zot,o mor Zot,pse me hile punon?

Qafa e gjatë sikur je një një mjelmë
Floku krela-krela dallgëzon si ar
Je si një vizion i një pandehme
kaq hire që ke,tek askush s’i kam parë.
12 gusht 2003
18.Dridhem para bukurisë
Siç dridhet flaka e zjarrit nga era
Dridhem dhe unë para bukurisë
M’u duk se prapë u kthye pranvera
Aq m’u errën sytë prej hijeshisë.

M’u bë si një copë qiell mu para sysh
Dhe më bafasoi ,dhe më dha të dridhura
Se dridhem unë para bukurisë
Siç dridhet dhe bari nga erërat e hidhura.
12 gusht 2003
19.Nëpër këngën tënde
Nëpër këngën tënde kaq e kaq psherëtima
Janë psherëtima malli për njerëzit,për vendin
Ne që ndjekim këngën mbushemi ngashërima
Aq sa kemi mallin,aq nxjerrim dhe helmin.

Se nga kënga jote,m’u drodh i tërë trupi
Gjaku zë e zien i ngrohtë në damarë
Lotët dot s’i mbaj;ja që qan dhe burri
Për njerëzit dhe vendin po më grin një mall.
12 gusht 2003
20.Mbi oqean
Mjegulla e mbuloi të tërë oqeanin
Dhe unë shikoj si kuturu
Kaq të madhe e paska sot jorganin
Sa humbi oqeani,kështu?!

Po unë pres që mjegulla të davaritet
Që sytë t’i kullos mbi oqean
Se këtu mezi i duroj unë vitet
Dua të çaj oeqanit për matan.

Për matan,ku është Shqipëria
Më griu mua malli për të
Largohu mjegull nga gjithësia
Se nuk pres;nuk pres dot më.
12 gusht 2003