1.Kur bie në dashuri
Çdo gjë të duket ndryshe
Dhe kopshti,dhe ajëri,dhe qielli
Gjithë bota dhe njerëzit ndryshe
Dashuria ka sy prej të verbëri.
Çdo fjalë që të thotë dikush
Ti,natyrshëm, e kthen:të dua!
Dashuria emcione të mbushë
GJithçka është tjetër,pothua.
5 gusht 2003
2.Një dritë
Një dritë më hyn në shpirt
Dhe shpirtin tim të ftohtë,e ngroh
Si ndodh,si ndodh që të të ngrohë një dritë?
Po është dritë dashurie kjo.
Në rremba e ndjej gjakun-valë
Aorta-valë ma përciell gjakun
Ah,ç’dritë më është!Ç’dritë e rrallë
Ma sillni prapë ju “shkakun”Se “shkaku” i madh i dashurisë
Ngjetë me një gjeratore
Ndaj drita që më hyn në shpirt
E ngrohtë më qe:zjarrmore.
5 gusht 2003
3.Ju
Ju jini si një gonxhe e hapur
Unë dihet,tanimë,një grëxho i vjetër
Merak kak vënë me Ju dhe s’rri pa jua shprehur
Ndaj pas ju ndjek si gjahtar i thekur.
Mos më pyesni në kam dashuruar
(Si është e mundur të dashuroj tani?!)
Të them të drejtën:dhe kam dashuruar
Por është ndryshe;krejt ndryshe kjo tani.
Këtë zjar që kam tani përbrënda
As që e kam provuar herë tjetër
Se tani digjem aq sa mënd u çbëra
Dhe s’di të gënjej,një burrë ,si unë,i vjetër.
6 gusht 2003
4.E ndjej
Shpirti yt u bë si flutur
ERdh i ndehu krahët mbi mua
Ja,e ndjej,moj zonjë e bkur
Ja,e ndjej,se shumë ju dua.
Se,sado që jemi larg,
Kemi zemrat pranë e pranë.
Ndaj më duket që përqark
Fluturon.Asgjë s’na ndanë.
6 gusht 2003
5.Ata sy
Ata sy aq të vëmëndshëm
Që tërheqin si magnet
Seç m’u bënë të përbrëndshëm
Më dhanë prehje dhe lezet.
Depërtuan brënda meje
Dhe gjithësia krejt u err.
Porse gjaku nëpër deje
pse rrjedhë mjaltë edhe sheqer?!…
6 gusht 2003
6.Peizazh
Përtej përroit:kodrina e zhveshur
Dhe,ca më larg,fushat e korrura
Po pylli ku është?Mjerisht,e kanë”qethur”
Ndaj më ngjan shkretë me shkurret e vogla.
Dielli të pjekë;se më kot nuk është gusht
Unë bëj banjo”fshatçe” tek përroi
Dhe ligështohem sikur kam gulç
Nga dora vrastare që pyllin linçoi.
6 gusht 2003
7.Përse?
“…dhe ai,i mjeri,kërkon stuhinë
sikur në stuhi do të gjejë prehje”
Lermontov
Përse unë vallë kërkoj stuhinë?
(Sa mirë që jam!Natyrë e qetë?!)
Kërkoj me etë unë dashurinë
Dhe nuk pyes në ndëshkohem rrept.
Bëhem,siç shihet,pak egoist
S’pyes për pasojat a në dikë fyej
Sulem si i marri drejt stuhisë
Dhe s’dihet në prehje a zhgënjim gjej.
6 gusht 2003
8.Pushteti i burrit
Pushteti i burrit më ngjan i pistë
Kur dhunshëm lëshohet mbi femrën.
Kur e fyen a poshtëron padrejtësisht
Më kallë krupën sa sytë më erren.
Dhe,sado që jam burrë,e urrej
Dhunën s’e njoh për çdo femër
As marrë nëpër këmbë dhe as fyej
Nderim kam unë për çdo femër.
6 gusht 2003
9.Ai vështrim
Ai vështrim,vërtet:i egër
Më bën që dhe tani të skuqem
Dhe sado,sado që jam i vjetër
Pse mos:Edhe pak të “tutem”
Tutem e frikem nga kjo “egërsi”
Dhe kam,siç duket,shkak
Ç’më thotë ai vlshtrim,mirë e di
Se kot tani s’jam plak.
6 gusht 2003
10.Ç’jehonë
Ç’jehonë të fuqishem ndjeu shpirti im
Nga pasioni i beftë që më kishte zënë
Pata shqetësime edhe turbullim
Tër qenia ime pas jush qe dhënë.
Doja që ta puthja gojën elegante
Edhe dorën e vogël të mbushur me unaza
Pamja juaj:e gjitha sharmante
Unë dehur kënaqësisë,si t’më qe parajsa.
6 gusht 2003
11.Peshkatari
Për çdo peshk që zë me grep
Ta shikosh:s’e mban dot gazin
S’e kupton që veç merr jetë
Nga dallon ai me të marrin?
Kështu bën çdo gjuetar
(se i madh është gazi i gjahut)
Të kënaqesh duke”vrarë”
Vallë,i larë je prej gjynahut?!
Këto vrasje s’kanë moral
(Por pjesëmarrës jam në”vrasje”)
Kur shijoj gjahun në skarë
Aq më shumë më vjen kjo “qasje”
Se e quaj kreht si normale
Për të vrarë sa mund gjallesa
Dhe ndërgjegja s’më vret fare
Sado keq më është “liçenca”
7 gusht 2003
12.Shtati i imët
Ai shati imët,pse është zëmëruar?
As më thuaj ta di,o mor syri i shkruar?
Po syri i përlotur çfarë do që t’më thotë?
Pse rri si e ndrojtur,s’e kuptoj unë dot.
sa më shikon mua,rrudh ballin me turp
Sikur kam faj unë!Nuk kam faj,moj çupë.
THuama shkakun mua pse je zëmëruar
Se zë e ligështohem,me ty dashuruar.
7 gusht 2003
13.Fëshfërit pala e fustanit
Fëshfërit pala e fustanit
Veshët big mua,jaranit
Veshët big e syrun pishë
Çfarë kërkoj?Sikur ta dish!
Ah,ta dish,moj lozonjare
Unë ashiku hane-hane
Dridhem kur fëshfëri t fustani
Edhe sa s’më del mua xhani
SI s’u ngopa,unë,amani!
7 gusht 2003
14.Mëdyshje
Herë më mbyt deti i dëshpërimit
Herë më ngjall pika e vogël e shpresës
sa keq i ka ndodhur Përparimit
Humb në mëdyshej pyllit të kujtesës.
Deti i dëshpërimit gati më tërbon
Dua ta fashit me ca pika shprese
E di vet se ksuh më shëron
Ku je,Shqipëri,o burim “liçence”
7 gusht 2003
15.Unë
Kohë e re,avazi i vjetër;unë po cylës me një vrimë
Dhe,sado që jam i vjetër,veç këndoj për dashurinë.
Dashuria?Unë e di:është për vajza djem të ri
Por sado jam pleqëri,më rri mëndja po aty.
Dashuria më rinon;më heqë vite që nga supe
Zemra zë dhe më gufon e ma hedh gjakun me gulçe.
Edhe bëhem që ç’të shohësh:shih e shkruaj se ç’bukurosh!
Pleqëri,moj,mbetshë shëndosh!S’mbahem-s’mbahem:jam djalosh…
8 gusht 2003
16.Si qenka kështu?
Si qenka kështu?Prania e një femre
Fap e më vë mua dridhmat.
Më kapin ca rrahje të forta zëmre
Aq sa lëshoj ulërimat.
Jap e jap që atij sikleti t’i shmangem
Por është diçka që ndodh padashje
As kam ndryshuar tani që jam plakur
Dridhem nga prekje e një vajze a gruaje.
8 gusht 2003
17.I njoh
I njoh ato forma të virgjëra në këmishë
I kam parë në sa e sa vajza që rriten
Por këto “forma” që pashë,tash,ta dish
Ta dish,moj e bukur,mua më tronditën.
Se,veç tyre, pashë dy sy të zinj,të mrekullueshëm
Që më panë me tmerr dhe me kërshëri
Ndaj dhe çasti i tanishëm është i papërshkrueshëm
Dhe pse ta mohoj:magjepsur jam nga ti.
8 gusht 2003
18.Sy e veshë
Sy e veshë,unë nuk lëviz,se pres miken që t’më vijë
Ja,tek vjen,tëpkë miss;tash jam keq se unë po ngrij.
Do të ngrij,nuk ka se si?Të shikon,të kthen në gur
Mike,moj,si më je ti:unë,ashiku,rashë sëmurë.
8 gusht 2003
19.* * *
Bubulloj nga gëzimi
Ke parë sikur jam çunak
Dihet,mandej që gëzimi
Ka patjetër një shkak.
Shkaku?Po dihet:dashuria
Ndaj bubulloj si çunak
S’pyes më nga pleqëria
Kush thotë që qenkam plak?!
8 gusht 2003
20.Ç’qe ai çast?
Oh,ç’qe ai çast?Pse s’u prsëdyt?
Kur do ta shoh prapë atë dorë të trëndafiltë?
Po sytë aq gazmorë ,vallë ,kur do t’i shoh?
O ZOt,sillmi prapë!Mos më mundo.
9 gusht 2003