1.Kur bie në dashuri
Çdo gjë të duket ndryshe
Dhe kopshti,dhe ajëri,dhe qielli
Gjithë bota dhe njerëzit po ndryshe
Dashuria ka sy prej të verbëri.
Çdo fjalë që e thotë dikush
Ti,natyrshëm,e kthen të dua
Dashuria emocione të mbushë
Gjithçka është tjetër,pothua.
5 gusht 2003
2.Një dritë
Një dritë e ngrohtë më hyn në shpirt
Dhe shpirtin tim të ftohtë,e ngroh!
Si ndodh,si ndodh që të të ngrohë një dritë?
Është dritë dashurie kjo.
Në rremba e ndjej unë gjakun valë
Aorta-valë e përciell gjakun
Ah,ç’dritë më është!Ç’dritë e rrallë!
Ma sillni prapë ju “shkakun”
Se shkaku i madh i dashurisë
A s’ngjetë me një gjeratore?
Ndaj drita që më hyri në shpirt
E ngrohtë më qe:zjarrmore!
5 gusht 2003
3.Ju
Ju jini si një gonxhe,ende,e paçelur
Unë dihet,tanimë,një gërxho i vjetër
Merakun që kam vënë(s’rri pa e shprehur)
Ndaj dhe ju ndjek pas si gjahtar i thekur.
Mos më pyesni në kam dashuruar
(si është e mundur që të dashuroj dhe tani?!)
Të them të drejtën:unë kam dashuruar
Po është ndryshe;krejt ndryshe kjo,tani.
Këtë zjarr që kam tani përbrënda
As që e kam provuar një herë tjetër
Tani digjem edhe digjem(mënd u çbëra)
S’di të gënjej,jo,se tash jam burrë i vjetër.
6 gusht 2003
4.Ata sy
Ata sy aq të vëmëndshëm
Që tërheqin si magnet
Seç m’u bënë të përbrëndshëm
Më dhanë frikë,po dhe lezet.
Se kur hynë brenda meje
Krejt gjithësia seç u err
Sepse gjaku nëpër deje
Shpinte mjaltë edhe sheqer.
6 gusht 2003
5.E ndjej
Shpirti yt është bërë si flutur
Zuri ndehu krahët mbi mua
Ja,e ndjej,moj zonjë e bukur
Aq e ndjej se kaq ju dua.
Se,sado që jemi larg
Kemi zemrat pranë e pranë
Fluturon dhomës përqark
Flutruon:asgjë s’na ndanë.
6 gusht 2003
6.Peizazh
Përtej përroit,kodrina e zhveshur
Më tej-më tej:fushat e korrura
Po pylli ç’u bë?E paskan “qethur”
Ndaj më ngjan shkret me shkurret e vogla.
Dielli të pjekë,se kot nuk është gusht
Unë bëj banjë”fshatçe”,tek përroi
Dhe zë ligështohem(si te kem gulç!)
Nga dora vrastare që pyllin linçoi.
6 gusht 2003
6.Përse?
“…dhe ai,i marri,kërkon stuhinë
sikur në stuhi do gjejë prehje.”
Lermontov
Përse unë vallë kërkoj stuhinë?
(sa mirë që jam!Natyrë e qetë!)
Kërkoj me etë unë dashurinë
Dhe nuk pyes nga ndëshkimi i rrept.
Bëhem,siç shihet,pak egoist
S’pyes për pasojat a në dikë fyej
Sulem si i marri drejt stuhisë
Dhe nuk e di në prehje a zhgënjim gjej.
6 gusht 2003
7.Pushteti i burrit
Pushteti i burrit më ngjan i pistë
Kur dhunshëm lëshohet mbi një femër
Kur fyen a poshtëron padrejtësisht
Më kallë krupën sa sytë më erren.
Dhe ,sado që vet jam burrë,e urrej
Dhunën unë s’e njoh mbi një femër
As marr nëpër këmbë dhe as fyej
Nderim dhe respekt kam për çdo femër.
6 gusht 2003
8.Ai vështrim
Ai vështrim,vërtet i egër
Më bën që dhe tani,të skuqem.
Dhe sado,sado që jam i vjetër
pse mos?Edhe pak të tutem.
Tutem e frikem nga kjo egërsi
Dhe kam,siç duket,shkak.
Ç’më thonë ata?Unë mirë e di
Se kot,tani,s’jam plak.
6 gusht 2003
9.Ç’jehonë?
Ç’jehonë të fuqishme ndjeu shpirti im
Një pasion i beftë,befas më ka zënë!
Kam sheqtësime,edhe turbullim
Tërë qenia ime pas jush,moj,është dhënë.
Doja që t’Ju puthja gojën elegante
Apo dorën e vogël,mbushur me unaza
Pamja juaj?Ah, sa alarmante!
Se m’u duk një çast:ti je vetë parajsa.
6 gusht 2003
10.Peshkatari
Për çdo peshk që zë me grep
Pa shiko!S’e mban gëzimin
S’e kutpon që veç merr jetën
Të kesh gaz kur po bën”krimin?!”
Kështu bën çdo gjuetar
(se i madh është gazi i gjahut!)
Të kënaqesh duke”vrarë”
Dhe s’ke pikën e gjynahut.
Këto “vrasje” s’kanë moral
(po pjesëmarrës jam në vrasje!)
Kur unë gjahun pjek mbi skarë
As më shkon në mënd kjo qasje.
Se e quaj si krejt normale
(që të vrasësh bam gjallesa?!)
Dhe ndërgjejgja s’më vret fare
Sado keq më është”liçenca”
7 gusht 2003
11.Shtati imët
Ai shtat i imët,përse është zëmëruar?
As më thuaj ta di,omor syri i shkruar?
Po syri i përlotur çfarë më thotë vallë?
Pse rri si e drojtur,më thuaj,o pulëbardhë?
Sa më shikon mua,rrudh ballin me turp
Sikur faj të kem unë;ç’faj kam unë,moj çupë?
Thuama shkakun mua,pse je zëmëruar
Kam kohë që të dua!Me ty:dashuruar.
7 gusht 2003
12.Fëshfërit pala e fustanit
Fëshfërit pala e fustanit
veshët bigë mua,jaranit.
Veshët bigë e syrin pishë
Çfarë kërkoj;sikur ta dish?!
Se ta dish,moj lozonjare
Unë ashiku hahe-hane
Dridhem kur fëshfërit fustani
Se mëdysh më ndahet xhani
I pangopur jam rrufjani.
7 gusht 2003
13.Mëdyshje
Herë më mbyt deti i dëshpërimit,
Herë më ngjall pika e vogël e shpresës
Sa keq që i ka ndodhur,Përparimit
Humbur mëdyshjes pyllit të kujtesës.
deti i dëshpërimit gati më tërbon
Dhe e fashit me ca pika shprese
E di vet se kush mua më shëron
Ku je,Shqipëri,i burim “liçence…”
7 gusht 2003
14.Unë
Kohë e re,avazi i vjetër;unë po cylës me një vrimë
Dhe,sado që jam i vjetër,prapë këndoj për dashurinë.
Dashuria?Unë e di:është për vajza djem të ri
Por,sado jam pleqëri,unë me mëndje:po aty!
Dashuria më rinon;më heq vite që nga supe
Zemra zë e bubullon;edhe gjakun hedh me gulçe
Ndaj dhe bëhem(Çfarë të shohësh?):shih e shkruaj se ç’ “bukurosh?!”
Pleqëri,moj,mbetshë shëndosh!S’mbahem-s’mbahem:jam djalosh…
8 gusht 2003
15.Shpirti im
i mbushur me kujtime është shpirti im
Aty gjen lot,dhëmbshuri e dashuri.
Të tëra m’u grumbulluan këtu në mërgim
Dhe gati përlotem se jam pleqëri.
Se nuk është aq lehtë që t’u shpëtosh lotëve
Këtu,në mërgim,gati qaj si grua!
se hyj,tashmë,në mes zëmërdobtëve
Se shpirtin tim të tharë(ta “njomë” pakëz dua!)
8 gusht 2003
16.Si qenka kështu?
E,si qenka kështu?Prania e një femre
Fap dhe më vë mua dridhmat!
më kapin ca të rrahura të forta zemre
Aq sa lëshoj ulërimat.
Jap e jap që këtij sikleti t’i shmangem
Por është diçka që ndodh si padashje
As kam ndryshuar tani që po plakem
Dridhem nga prekja e një vajze a gruaje.
8 gusht 2003
17.I njoh
I njoh ato forma të virgjëra nën këmishë
I kam parë në sa e sa femra që rriten
Por të kësaj here,po ta them që ta dish
THem të drejtën:më tronditën!
Se,veç tyre,pashë dy sy të zinj,të mrekullueshëm
Që më panë me”tmerr” e me kërshëri
Ndaj çasti i tanishëm është i papërshkrueshëm
Dhe pse ta mohoj:tronditur jam dhe tani.
Si mos tronditem?Vallë,a ka se si?
Më hëngri shikimi i egër i syrit tënd
Ta dish,moj mike unë humb zero me dy
Në nuk rezonon me mua(a e di që po çmënd?!)
8 gusht 2003
18.Sy e veshë
Sy e veshë unë:nuk lëvviz
Se pres miken të më vijë
Ja,tek vjen,tëpkë si Miss
Tash jam keq:unë gati”ngrij”
Do të ngrij,nuk ka se si?
Të shikon,të kthen në gur
Mike,moj,si më je ti
Rrezëllin e gjitha nur.
8 gusht 2003
19.Bubulloj nga gëzimi
Bubulloj,i tëri,nga gëzimi
Ke parë?Sikur jam çunak!
Dihet që,mandej,gëzimi
Ka patjetër një shkak.
Shkaku?Kuptohet:dashuria!
Ndaj bubulloj si çunak!
S’pyes më nga pleqëria
Kush thotë që qenkam plak?!…
8 gusht 2003
20.Oh,ç’qe ai çast?
Oh,ç’qe ai çast?Pse s’u përsëdyt?
Kur do ta shoh prapë atë dorë të trëndafiltë?
Po sytë aq gazmorë,vallë,kur do t’ishoh?
O Zot,sillmi prapë!Mos më torturo!…
9 gusht 2003