1.Mbeti letërsia
Letërsia mbeti sirtareve dhe vitrinave
Siç mbesin nga koha ca mallra si relike
Kjo kohë më ngjan si një zgjatje zie
Trashëguar nga një kohë e keqe,arkaike.
Mëkat që vritet kështu letërsia
Nga një kohë ngopur me hamëndësi mesjete
Nga ky “mëkat”,e pëson njerëzia
Po mungoi letërsia që ka bukuri komete.
25 gusht 2002
2.”Pupu!…”
“…pupu!-bëri Nexhmie Hoxha para Nermin Vlorës kur kjo e fundit,i fliste për persekutimet e familjarëve të Ismail Qemalit”
Shih “Koha jonë”
Po ku “dinte” gjë Nexhmia për krimet
Që xhelatët e Enverit bënë mbi Qemalët?!!!
Bën”pupu” se kinse i dhimbet
(”SI qenkan maskaruar këta,Qemalët?!!!)
Më indinjoi ky cinizëm i pistë
Ku xhelati mundohet të hiqet paqësor
Kjo “mosditje” e bën dhe më të pistë
Xhelatja e mbrapshtë luan si aktor.
25 gusht 2002
3.Ndodh dhe kështu
Një puhizë ere që fryn me të njëjtin temp
Ndonjëherë,bën dëm më shumë se një tufan
Ja,kjo që iku,si puhizë qe,e lehtë
Po mua më shkundi si të qe tramundanë.
7 gusht 2002
4. * * *
U pamë sy më sy dhe shkëmbyem”kredencialet”
Ç’thamë, e dimë të dy:fshehur kemi mallet.
Dhe lindka malli me një shikim siç lindi malli ynë
Të madhe kemi dasshurinë,sa vetëm ne e dimë.
Ndarja,s’bëri asgjë tjetër,por vetëm shtoi mallin
Dhe dhëmb kështu një plagë e vjetër,sado që lart e ka guallin.
10 gusht 2002
5.E pëson nga syri i shkruar
Ç’punë më prish,në je e martuar
Se s’më lë rehat ai syri i shkruar
Më dërgon mesazhe mua bot e bot
Jo,po s’është e mundur:nuk duroj dot!
Dhe i mora tash mesazhet
Por tani fillojnë”avazet”
SI t’i mbaj ku t’i vërvis
Syri shkruar më lidhi pisk.
Lidhur pisk,nuk zgjidhem dot
Ja që ndodh:e”hake” kot?!
Porse”haka” do paguar
E pëson nga syri i shkruar.
10 gusht 2002
6.Ti
Ti më ishje mu si Hënë
Po një copë ta kam ngrënë
Hënë e ngrënë rihet prapë
Është e shkruar në qitap.
Ishe krejt si një dantelë
Delikate mu si mjelmë
Edhe shpirtin ma këpute
Kur në gjirin tim u struke.
unë të fshtolla si me rrjetë
Se më qe e hollë-petë!
Pastaj…ç’vajti,moj,pastaj
Pastaj”puna” vajti-vaj…
13 gusht 2002
7.Pup e pup…
Pup e pup e drejt në kafe
(për çdo ditë në të njëjtën orë!)
Mezalla,me kënd një llafe
Sikur ti të jesh shënjtor
Ne s’ta ndajmë fare shikimin
Pas të ndjekim gjersa shkon
Por askujt s’i jep “pëlqimin!
Për asnjë s’të bëhet vonë.
Ky qëndrim më shumë na nxeh
(Mos ia varësh as kurkujt?!)
S’e gjejmë dot,moj,s’dimë përse
Dhe na hipin kacabujtë.
Edhe presim tjetrën ditë:
(shikojmë orën:tash po vjen!)
Që të gjithë kemi zënë”pritë”
Sa merr kafen,shpinën kthen.
Mandej,hipën në makinë
Siç erdhe,edhe shkon
Ne,të gjithë,mbesim pa frymë
Për asnjë s’të bëhet vonë.
11 shtator 2002
8.Sot nuk erdhe
Sot nuk erdhe.Vallë,përse?
Po vras mendjen,dot s’e gjej
Hamendësoj dhe humbas pseve
Pyetjes gjegjen nuk ia gjej.
Por nga ty,ama,nuk ndahem
GJersa fle,me ty unë jam
Dhe me veten grihem-hahem
Ah,ta dish,sa vuaj,moj xhan!
Se ke hyrë në jetën time
(si ke hyrë?As mos më pyet!)
Ke brishtëninë e një psherëtime
Ndaj regëtin kjo zemra e shkretë.
13 gusht 2002
8.Në sytë e tu
Në sytë e tu,tani,ka ndjenja të nxehta
(coprat e ndjenjave ikën me vjazërinë!)
Ja,kështu,mendova tani që të gjeta
Dhe më të plotë e ke bukurinë.
Je si një kryevepër tërësisht e përkryer
Peneli i piktorit,s’ka më punë aty
Ah,ta dish!Tani për mua je edhe më e vyer
Ndaj rend dhe i puth me mall ata sy.
1 gusht 2003
9.Ti
Ti je si cicërima e zogjëve në kopshtije
Je si shkëlqimi i diellit në pranverë
Jo.S’kam parë gjëkundi këso farë hijeshie
Se kaq shumë,kaq shumë ti mua më këndell.
1 gusht 2003
10.Po…
Po s’erdha vet që të hap derën e shtëpisë,
Lëreni që tek pragu le të rritet bari!
Jam aq i mallëngjyer prej nostalgjisë
Sa vuaj e rënkoj…e nuk pushoj së qari.
1 gusht 2003
11.Kur bie në dashuri
“Kur bie në dashuri,je si sholla e këpucës!
( E lagin me ujë dhe e përkul si do!)”
N.GOGOL
Ka forcë magjike dashuria,
Aq sa trupin ta bën lak
Të ikë prej dashurisë burrëria
Përkule ndaj saj:ndo burrë je a plak…
1 gusht 2003
12.Kur të vdes
Do bie platitur si lisi i prerë
Një mjegull e dëndur do më mbulojë sytë
Po duarët e mia(shtrirë e nderë?!)
Dikë kërkojnë:…ku je,o moj Sikë?! (1)
1.Ime shoqe
1 gusht 2003
13.Ti duket…
Ti duket se zbrite nga qielli
Se ndryshe,s’ka si të jetë ndryshe?!
Ndaj mbeta gojëhapur,i mjeri
Dhe jam futur në aq mëdyshje.
Mirë zbrite,po krahët ku i ke?
S’marr vesh si mbrrite këtu?
Veten e mundoj me aq pse,
Por përgjigjen e pres nga ju.
Se e lehtë më je si tymi
(kam frikë se era do të marrë?!)
Ta dish,ta dish,Përparimi
Gojëhapur mbeti si djall.
4 gusht 2003
14.Ti dhe unë
Ti buzëqesh me dykutpim
Mua më shkojnë mornica
Se më je si një lajthimë
Çfarë të them,Jorgjica?
Trupi,i tërë,zu më dridhet
Sikur të kem ethe
Zemra keqas po më hidhet
Veç nga një buzëqeshje.
Sytë gati vishen mjegull
Tanimë unë nuk shoh
Dhe jam bërë si i dehur
Nga buzëqeshja,oh!
Të marrë mëndjen një buzëqeshje
Si raki sarhoshe
E vërteta:jam me ethe!
Shëromë,bukuroshe!
4 gusht 2003
15.Kur më the
Kur më the:-Hajde pas meje
Dhe u ngjite në konak
Si lumë gjaku nëpër deje
Më vërshoi dhe bëri”fap”
“Fap” siç shkrep një vetëtimë
Dhe më ndezi mua flakë
THashë se gjeta lumturinë
A më shumë:Qiellin e shtatë.
Se çfarë ndodhi,s’qe tokësore
(se “Parajsa” është në qiell!)
Ato çaste dashurore
M’i sill t’hu se më këndell.
4 gusht 2003
16.Dhe ndodh
Dhe ndodh që të jetosh dramën e Tantalit
Je zhytur në ujë,po ja që dot nuk pi
Pra,ke nostalgji dhe je mbytur prej mallit
Po hajd dhe ma gjej:ku je,dashuri?
Kjo është një pyetje që e lëshoj si kot,
Por është e qëllimtë dhe fare me vënd
Kam një mall që nuk e mbaj dot
Aq të madh e kam,sa gati po më çmënd.
Mallin e kam,po hajde dhe shkreje
Ku ta shkarkosh?Apo ndoshta në boshllëk?
Mall,o mall,si s’u hoqe meje
Dhe mallkoj kurbetin dhe i them:Jazëk!
5 gusht 2003
17.Njerëzisht
S’ka më njerëzore se sa dashuria
Se të fisnikëronë dhe,njëherësh,të zbutë
As më duhet mua se çfarë thotë njerëzia
Sado leshrathinjur,dashuroj një çupë.
Ç’ka në këtë mes për t’u alarmuar
S’ka,siç mendoj unë,as edhe shqetësim
Mua më kupton veç kush ka dashuruar
Mëndjendryshkurit?Le të venë në vidhimë!
5 gusht 2003
18.Të dhunosh një femër
Të dhunosh një femër,është vërtet mëkat
Zëre se po prish ti një lulishtë.
Nuk dallon aspak nga një mëzat
Që fuqinë e brirëve përdor kafshërisht.
Femra ngjetë tamam me një lule
Do kujdes të madh!Se kot s’është e brishtë.
Mallkuar qoftë kushdo që çfarëdo dhune
Vë mbi femrën.Unë e mallkoj liksh.
5 gusht 2003
19.Si…
Si një shkollar që vidhet nga mësimi
Tinëzisht,moj,trokita në dritare
Dhe priti,sa priti,moj,Përparimi
Se frymë s’po merrte fare.
Se kollaj nuk qe trokitja në dritare
Se nuk është kollaj t’u vidhesh syve
Se bota ku rrojmë,s’është e “mirë”fare
Ndaj dhe unë prisja si ndalurfryme.
Kur dritarja u hap dhe u rrëfeve ti
Tash zemra ding-dang,gati më pushoj
Ah,sa e bukur që je,moj dashuri!
Si dora që u zgjat dhe më përqafoi
5 gusht 2003
20.S’e di
S’e di pse kam ardhur poshtë qershisë
(se tani,në gusht,qershi nuk ka më!)
Apo,ndoshta,humbas kujtimev të rinisë
Kur mblidhja qershi me “Atë”
Mblidhja qershi…dhe qe qershor
Ajo seç më zgjati futën e saj!
Pastaj, pastaj…na zu vrulli dashuror
Dhe putha buzën qershi të saj.
Tani që kam ardhur poshtë qershisë
Më vjen i freskët ai çast
Humbas kujtimeve të ëmbla të dashurisë
Ah,kohë e bukur,që s’të kthej dot pas!…
5 gusht 2003