1.Ndeshja
Sa e lehtë është që me tjetrin të ndeshesh
Shkaku a preteksti gjenden sakaq.
Je gati për hiç mos gjë me dikë të përleshesh
Mjafton dhe një fjalë(majfton dhe kaq!)
Sikur ti t’i thuash ke hundën të madhe
Apo të të thotë që je llafazan
Fillon përrleshja(ç’hata e madhe?!)
Shikoji sherrxhinjtë mu në sheshmejdan.
Pale sikur të futesh ti në politikë
Atëherë sikur ke shkelur mbi minë
Të vjen rivali,një kokëshinik:
-Dil,alahile,më ke sha Salinë!!!
Sikur ti vërtet digjesh për Fatosin
Ky tjetri,shihet,për Salinë
Ndeshja pa shkak më kujton karagjozin
Që për të qeshur,me sforco,bën njerëzinë.
Po ja që për shqiptarët e lehtë është për t’u ndeshur
Dhe është për të qarë dhe jo për të qeshur.
26 gusht 2001
2.Heshtja
Unë heshta.
Ti heshte.
Ai heshti.
Ne heshtëm…
Dhe me heshtjen tonë
E bëmë një kob:
Shkatërruam vendin tonë.
27 gusht 2001
3.Shqipëri,ku je?
koka më dhëmb dhe trupi më dhëmb
Mëngjesi më gjen trullosur përnjimend
Se jam pa punë;pa shokë;pa miq
Dhe shpirtin,kuptohet,e kam eksiq.
kafen ekspres e pi pa sheqer
Se zeheri,kur thonë,a s’del me zeher?
Koha nuk shtyhet pa punë fare
Shqipëri,ku je:Ti më bën çajre…
28 gusht 2001
4.Edhe në u plaka
E,ç’më duhet në u plaka
Se me moshën s’ke se ç’bën
Por kusuri nuk m’u ndaka
Si një gjëmb më shpon në këmbë.
Sepse syri im noksan
Prapë se prapë më bredh azat
Nuk pyet hiç, në plak unë jam
Seç më bredh si djalë në vakt.
E,që thuaj,e dashur mike
Unë kam rrojtur dhe u plaka
Por ti ndalu,moj vërsnike
Se meraku hiç s’u mpaka.
28 gusht 2001
5.Paradoks(1)
Ushtari u hodh në sulm
U vra në vijë të parë
Komandanti pret me ngulm
Dafinat për të marrë.
29 gusht 2001
6.Paradoks (2)
U “lodhën” me ligjet të shkretët deputetë!
Më të bukurin ligj:për veten e vetë!
Dhe në mos u zgjedhshin në Legjislaturën tjetër
Paguhen për sa kohë qenë!Ç’mund të bënin tjetër?!…
29 gusht 2001
7.Paradoks(3)
Një ish deputet,qahej se qe pa punë
Dhe merrte trefishin e asaj rroge që merrja unë
I thashë këtij gjauri:Të gjeti si qerrja
Qetë e tërheqin;ajo krriu-krriu përhera.
29 gusht 2001
8.”Çernobili”shqiptar
Ashtu si Çernobili i Ukrainës
vazhdon të vrasë “Çernobili” shqiptar
Xhelati këtu bën rolin e viktimës
Dhe Shqipëria e ka të hapur varr.
Filloi të rrjedhë në vitin ‘97-të
Vrau atëherë dhe vazhdon të vrasë
Askush nuk e quan veten xhelat
Në rolin e viktimës vazhdon të bërtasë.
Po ne që mëndjen e kemi në kokë
Po ne që sytë i kemi të hapur
I mbajmë xhelatët ende mbi kokë
Vazhdojmë, me varr të hapur.
29 gusht 2001
9.Ma kënda
Ma kënda buzën tënde të freskët
Dhe gushën,dhe gjirin ma kënda
Po unë,ende,nuk jam i verbër
Që të mos ha”mjaltin” që ke brënda.
2 gusht 2002
10.E pashë miken
E pashë miken që më kishe
Më mirë mos e kisha parë?!
Ah,si më ishte!Si më ishte!
Flori më qe,i shkruar.
Ah,ç’sy!Ah,ç’sy:ç’të them?
Të tillë s’kam parë gjëkund
Nuk di,nuk di se me ç’kalem
Ta bëj atë,nuk mund.
Po buzë e saj që vetëm qeshte
Përse qeshte,vallë?
A qeshte se dikë ajo deshte
Mos atë që ka përballë?
Dhe është e “zënë”(nuk ka se si?)
Se kush nuk e lakmon arin?
Të them të drejtën ,të kam zili
Dhe,sa s’po zë të qarin.
Në fund të fundit,të paça fatin
Gjë tjetër s’kam se ç’them
Se unë kam me kë nxjerr mallin
Kam timen si mademë.
5 gusht 2002
11.Sa kontradiktor që jam
Jam një shpend me krahë kilometrikë
Që fluturoj pyjeve dhe hapësirave pa fund
Dhe mi jam(aspak karizmatik)
Që bie në çarg,të dal dot nuk mund.
I guximshëm dhe i shpejtë unë jam
Siç është,kështu,një luan
Por delikat dhe i brishtë(i pandreqshëm)
Që krisem e thyhem si xham.
I frikshëm si çdo gjallesë jam,
Por jam në gjëndje ta mposht frikën
I dobët dhe plot debulesë jam
Për botën nuk e njoh rrezikun.
Për Atdheun bëhem mburojë
Vrapoj në timen llogore
Në vritem,e kam njësoj
A kthehem nga fronti me fitore.
5 gusht 2002
12.Gati dy shekuj më parë
gati dy shekuj më parë
Sherbatova e ndoqi pas Lermentovin
Se digjeshin të dy nga një zjarr
Ajo e braktisi,për të,konfortin.
Po ne të dy jemi larg
Larg,po nuk janë vjeteddrite?
Nguruam të hidhnim një çap
Unë tretem dhe ti po venite.
Sikur koha ka ngecur në vend
A ca më keq:ora shkon prapa?!
Malli na treti përnjimend
Siç tretet akulli nga vapa.
15 gusht 2002
13.Ajo
Ajo vjen gjithmonë me bashkëshortin
Dhe kujdeset që të ulet përballë
Në ngasje më vë mua,zëmërdobtin
“Karshillëkut” s’i bëj dot ballë.
Se ka një nur tepër lakmues
Po sharmin?Se ç’sharm që ka!
Përballja më bën ca turbullues
Pusullën e humb sa mend s’ka
“VJedhurazi” shkëmbejmë mesazhe
se kot nuk jemi ne përballë?!
Se ç’kanë,se ç’kanë ato mesazhe
Ç’të kenë?Veç mall kanë,mall…
15 gusht 2002
14.Kur e kur
Kur e kur jeta është si muzikë
Dhe pa qenë këngëtar,zemra të këndonë.
Ke gjetur dasshurinë(mos e luaj dhe pikë)
Por,papritur,ja që ndahesh dhe bëhesh si demon.
15 gusht 2002
15.Si buzëqeshje kalimtare
Si një buzëqeshje kalimtare
Kjo ditë mua sot m’u duk
Në ca ëndrra djaloshare
Më futi,mua,një çupë.
Më hodhi ajo të ngrohtë vështrimin
Me të më tha:ç’më tha!
Dhe e rinoi ajo Përparimin
Sa lëre mos e nga.
Se ç’do një plak si unë më tepër
Përveçëse një shikim
Po ai shikim të jetë patjetër
Të jetë si përvëlim.
Përvëlim ma pat ajo shikimin
Kjo dukej ashiqare
Ndaj dita sot për Përparimin
Qe:buzëqeshje kalimtare.
16 gusht 2002
16.U mpak nëna ime
U mpak dhe u plak më shumë nëna ime
Kur tri djemtë dhe nipërit shkuan në kurbet
Regëtima e zërit të saj më bën copë e thërrime
Dhe thinjem e plakem si ajo veteë.
I them fjalë malli unë në telefon
E mbaj me gajret;ca më shumë me shpresë
Por loti i saj si plumb zemrën ma shpon
Ah,që nuk kam krahë,të fluturoj si shpezë.
Të shkoj pranë saj dhe t’ia ter lotët
Pastaj në krahët e mi atë ta shtrëngoj
Kurbet,më ke bërë fare zëmërdobët
Nga malli për nënën lotët vu lëshoj.
18 gusht 2002
17.Përmbytjet në Evropë
Përmbytjet në Evropë janë pasoja dhe jo shkak
Shkaku është gjetkë:në ngrohjen globale të Globit!
Mirëpo kapitalistët s’e vënë ujtë në zjarr aspak
Megjithëse e dinë mirë:janë varrmihësit e Globit!
Ekologjia nuk ruhet dhe prishet gjithë ekosistemi
Fabrikat e mëdha janë kthyer në koncerne të vdekjes
Vjen,mandej,ngrohja globale(më e keqe se kanceri?!)
Dhe përrlan ç’gjen përpara si tramundanë prej kolerës.
Në se “burrat e shteteve” s’i vënë gishtin kokës,
Të “zbutin” ekosistemin;të ruajnë ekologjinë
Mos thoni që i largët është fundi i botës
Se vetë po hapim varrin,po afrojmë tragjedinë.
21 gusht 2002
18.Ky kopsht
Ky kopsht si i larë me dritë
Më kujton diçka që më dhëmb
Këtu me miken një ditë
Me mall u putha në këtë vënd
Tek kopshti kam ardhur si dikur
Po miken s’e kam:më ka ikur
Kujtimi më dhëmb prapë si dikur
Nga dhëmbja bëj si i goditur.
22 gusht 2002
19.Gjumi nuk më zë
Bie të fle,gjumi s’më zë
Se s’më lë,s’më lë,s’më lë
Para sysh më shfaqesh ti
Në ta”mbajtët”,hajde fli!
Gjumi shkoi,u arratis
Se më vjen,më mollois
Çfarë më thuaj dhe çfarë të them
E ku shkruhen me kalem?
23 gusht 2002
20.Kurbeti
Shtëpisë i vura drynin dhe toka mbeti shkretë
Ullinjët dhe fiqtë që kam,do thahen një nga një.
Nga e keqja erdha,këtu,në kurbet
Sa i humbur jam!Si unë?Jo.Asnjë.
25 gusht 2002