1.Sorkadhja
Një rrëke varet nga mali
Ujët e bie shkumë
Një sorkadhe zbret nga mali
Atje sytë unë!
E shoh,zbret me ngadalë
Unë qasem avash
Ah,se ç’trup që ka!Si ngjalë!
Marr shënjë që ta”vras”
Po kam frikë mos e trëmb
Ikën si veri
S’është kollaj ta marrësh shënjë
Se do terezi.
Nuk bëj më asnjë fjalë
Edhe frymën mbaj
Do provoj ta zë të gjallë
Sytë hiç nuk ia ndaj.
Hodhi sytë e saj të kaltër
Mua sa më pa
Seç rrëshqiti si një “gjarpër”
Dhe shëndenë më la.
2 gusht 2001
2.Një syzezë
Një syzezë këndej po zbret
(apo zbret a mua më duket?!)
Në s’po zbret,do ngjitem vet
Vallahi,s’e pyes për turpet.
Se s’e dini se si është
Nuk ka syrin veç të zi
Po ta shihnit se qysh është
Do mahniti,s’ka se si?
Një syzezë këndej po zbret
Po afrohet.Tani mbrriti
Edhe mua më përshëndet
Ah,ta dini,sa më ngjiti.
2 gusht 2001
3.Jam në “hall”
Mu si mal m’u bë mua fusha,edhe fusha krejt si mal
Sepse hasa në ca çupa,kë të zgjedh e jam në “hall?!”
Jam në “hall” e s’di nga mbaj,kë të lë a kë të zgjedh
Një syzezë me sy përrlaj,po më hëngri një flokverdhë.
Ja,këtij,i them hall;të të ikë xhavello e kokës
Se mos jam akoma djalë e mos pyes nga sytë e botës.
Ja,tek vjen një çupë e “vockël” që si popël ma ka gjirin
Mendja ime seç vjen rrotull(Zot më ruaj të mbaj fiqirin?!)
Ndaj më bëhet mali fushë,kurse fusha m’u bë mal
E vendosa,më në fund:unë të”voglën” do ta marrë.
Është e “vockël” pa më dhimbet,nuk duron kjo zëmra ime
Dhe nuk prita më të”rritet?!”,seç më dogj si furrë kamine.
15 gusht 2000
4.Takoj një çupë
Seç takova me një çupë;s’ishte çupë,po ishte zanë
Thash t’i flas,po kam dhe turp!Po s’duroj,mor aman!
E që thuaj,or tunjatjeta,seç i fola asaj çupe
Se s’durova,ç’është e drejta;s’ishte çupë ,po më qe rruspe.
Sa e bukur qe noksanja,aq e “keqe” dhe e sert
Fjalën time,kjo xhananja,seç e priti pak si rrept!
Dhe më thotë me plot gojën:-Ik,tutje,babagjysh!
Lëre se më nxorri bojën(me të mpleksur gabimisht)
E,tani,që mëndja kthiellet dhe gjykoj me gjak të ftohtë
Ka hak që m’u gjej rrept(vallahi,jam zëmrëdobët)
Se sa shoh një të bukur,yrysht bëj si dikur
Dhe harroj moshën që kam;kokën e përplas në mur.
20 gusht 2000
5. * * *
Portën e shpirtit e kam të zënë
I kam vënë asaj kyç
Po s’di se si hyri,tinzarçe,një hënë
Hyri noksançe dhe për kyç s’pyeti hiç…
30 gusht 2000
6.Tek burimi
Të zë pritën tek burimi
se më kot nuk jam”trimi?!”
Mu aty pres fshehur-o
Moj argjend e derdhur-o!
Dhe aty,tek buriim
Me ty”mbush ujë” Përparimi.
Më pastaj,më pastaj
Nuk rrëfej unë qerrataj.
8 gusht 2001
7…dhe vjen një çast
Vjen një çast dhe vjen një çast
Një mike që ty t’u qasë
Të kërkon ty “gurelamz?!”
“Gurelmazi” rri tulatur
Ti më keq:si pulë e lagur…
9 gusht 2001
8.Copëra shpirti po gris
Copëra nga shpirti po gris
Siç gris një rrobë të vjetër
Se fati i keq m’u kondis
Mos meritoja fat tjetër?
Në copërat e shpirtit që gris
Po gris tërë jetën time
Se jeta keqas m’u kris
Siç kriset një xham vitrine.
Një copë qe fëmijëria ime
Një copë,merret veshë,rinia
M’u dhimbën copat të dyja
Se tash ka mbetur veç pleqëria.
Dhe them me vete
Pse unë makar
Nuk vesha sikur njëherë
Një rrobë të bardhë?!…
Apo,ndoshta,në varr?!…
11 gusht 2001
9.Me vargje zbut trishtimin
Trishtimin e thellë që më bren
Dua ta zbusë me vargje dashurie
Janë këto vargje si melhem
Dhe struket trishtimi përmjet rime.
Çalltis me vargje si çapkën
Megjithëse kokën kam të zbardhur
Trishtimi,kështu,më pak më dhëmb
Largohet si qen i rrahur.
11 gusht 2001
10.Blerimi po ikën
Blerimi nga vargjet po ikën
Siç duket,po thahet bari!
Dhe sharmi andej po ikën
Se këtu unë jam si qyqari.
Burimi ku pija,tani sikur shteri
Dhe fyellit më s’i bie si dikur
Në vargje ka zënë vënd zeheri
Se vëndin kam lënë ka qëkur.
Frymëzimi u tha dhe u vyshk
Muza humbi a s’di ku u fsheh
Mbi vargje tani ka myshk
Dhe e kuptoni vetë përse?
12 gusht 2001
11.Si…
Si copëra vargjesh të sëmurë
Më duken tani vargjet e mia
Mungon majaja që patën dikur
Mungon aty Shqipëria.
Diku vargu më ka dalë i ashpër
Se bluan keq guri i mullirit
Dihet se nga “mielli i ashpër”
Buka a s’i ngjan pelinit?!…
12 gusht 2001
12.Tek shtyj Albën me karrocë
Tek shtyj Albën mbi karrocë
Vetëm unë mbi trotuar
Me mendime seç shkoj “osh”
Mu në vëndin tim bujar.
Se për të më griu malli
(kujtoj miq e kujtoj shokë)
Dhe më duket trotuari
Nga i sheshtë më kthehet gropë.
Gropa e mallit zë thellohet
E më mund një çast trishtimi
Porse Alba,tani,zgjohet (1)
Edhe kthiellet Përparimi.
Se më hidhet mu në qafë
E me dorë ma heq trishtimin
Zë këlthet si një pulëbardhë
E kënaqi Përparimin.
1.Alba-mbesa ime
13 gusht 2001
13.”Mjelma”
Në faqen e liqenit si qelqe
Një “mjelmë” po lahet mirë e mirë!
Unë fshehur shoh si me”lente”
Fshehurazi,se jam pak “qafir”
Ajo po lahet për 7-qejfe
Kujton se njerëz,rrotull,s’ka!
Po syve dot s’u vë lente
Dhe “mjelmën” me sy po ha!
E shoh tek çan ujët me pashë
Pastaj sa zhytet,pak “mbytet”
Po syri im trazovaç
S’i ndahet dhe pas i ngjitet.
Kur tak e më sheh mua “qyqarin”
Padashje,me të kryqëzuam sytë?!
Bëra,një çast,unë ikanarin
Kurse “mjelma” u zhyt a u “mbyt”…
21 gusht 2001
14.Për vete
Dhe hundën dhe kokën të madhe i kam
Po sytë si dy prushe i kam:ndezur!
Si Esenini i bukur nuk jam
Po punë s’më ka prishur,patjetër.
Në se valle po hedhin thinjat në kokë,
Në se mjkerrën tani e kam gjëmb,
Ta dini që shpirtin e kam të ngrohtë
Për vuajtjet e njerëzve,zëmra më dhëmb.
21 gusht 2001
15.Kusuret s’kanë të sosur
Dhe kusuret s’kanë të sosur
Pleqëri,moj,jam xhindosur!
Pas një xhindeje jam dreqosur
Dhe po bredh si i zhvidhosur
Ndjemë,o Zot,se jam trullosur.
23 gusht 2001
16.Hajde!
Hajde!-më thoshe.Jam vetëm
Të pres,- vazhdove,- në shtëpi
Mirëpo unë s’e vesh dot “xhaketën”
Xhaketë që vishja,i ri!
Qejfi ma kish shumë që të vija,
Po turpi mezalla nuk nuk më la
Me shpirt e zëmër unë regëtija
S’dua që të futemi në bela.
Se vapa iku me gushtin
Tinëzisht nuk shkoj gjëkundi më.
Turpi më mblodhi si grushtin
Dhe tjetër s’kam ç’them më.
23 gusht 2001
17.Nostalgji
Kjo dallgë e detit që rreh shkëmbin
Më kujton mua vrullin djaloshar
Kur sulesha si dallga mbi shkëmbin
Mbi trupin tënd dhe digjeshim zjarr.
Tani dallgën shoh dhe ndjej nostalgji
Se vrulli dhe fuqia më ikën
Eh,rini!Çapkënia rini!
Ah,çastet e vrullshme,që m’u fikën!…
23 gusht 2001
18.Bëluzën
Bëluzën e ke qepur
Model allafrënga
Me bizë seç ke”ndrequr”
Mbi gji nja dy zëmra!
Mirëpo dy zëmrat
Më bëjnë isharet
Çfarë fshihet nën zëmrat
Unë e dua vet.
24 gusht 2001
19.Më puthi një mike mbrëmë
Më puthi një mike mbrëmë
Dhe tani buza më”dhëmb”
Sikur më ka shpuar një gjëmb
Çfarë të bëj që mos më dhëmb?
Të heqë gjëmbin do më dhëmb
Se është goxha”plagë e rëndë!”
Plagë e rëndë dhe s’gjej ilaç
Nga më puthe,mike,thashë…
25 gusht 2001
20.Seç të nget një kollë
Seç të ngetë një kollë
Mu si butërr pelash
Do të marrë doktor
Të shëroj njëherësh.
Se s’duroj,i varfëri,
Tërë natë ghë-ghë!
Dridhem porsi gjarpëri
Gjumi hiç s’më zë.
Më je plevitosur
Të rrahu Veriu
Kolla të ngetë ty
Kollitem,derëziu.
25 gusht 2001