1.Mu në fund të pleqërisë
Mu në fund të pleqërisë(vitet numëroj me gishta!)
Seç më erdh befasisht(erdhë një vajzë që dikur kisha!)
Që e kisha unë dikur(dihet,tash,që kam një tjetër)
Epo,ç’është kështu,aman!Se tani jam burrë i vjetër?!
Dhe më hap tefterë të vjetër,për një kohë që iku,shkoi
Unë,sado që jam i vjetër,dua s’dua do qëndroj
Po qëndroj si pak veçan;medemek,larg syve të botës?!
Nuk qe punë,more aman!I kish luajtur çargu i kokës!
Se më sulet si dikur:me të puthura bot e bot
Dhe unë bëja sikur…sikur puthja,ashtu,kot?!
Mirë,o mirë,po s’qe e thënë;se përvoja bën të sajën
S’qe rrufe,po më qe gjëmë:të tregoj,s’e kam kollajën.
Sepse unë,si dru i thatë,zu u ndezësh,u bësh prush
Ende”bukën s’e ha thatë”;i zbraz kovat dhe i mbush.
U kthye malli i njëherit,kur qe vjazë e kur qeshë djalë
Pra,iu ktheva prapë “sherrit”:hëngra përsheshin e parë.
1 gusht 2006
2.Vrap
Ju kam thënë që,megjithëse,plak
Çdo mëngjes eci me vrap
(Dua t’më ikë,i shkreti bark!)
Nga një shteg më shfaqet”fap”
Është një çupë,mos është zambak
Dhe ajo nxiton me vrap
Unë,pas saj,dhe dua ta kap
Po më ecë me çap të rëndë
Unë,i “lehtë”,se kam vënë pëndë
Kam vënë pëndë,po ajo krahë
S’e kap dot,që mezalla
Djersët çurg se u djersita
Porse çupën s’e arrita
Barku ra se u bësh finjë
Po pse qethem me “kërthinj?!”…
3 gusht 2006
3.Vetvetiu
Vjen më shpon si vetevetiu(një mendim s’më lë,s’më lë)
Dhe më griu,fare më griu:halli si t’i bënetë?!
Se kam unë një mal me shkrime;janë të mbyllura në sirtar
Çfarë do bëj me këto shkrime?Si t’i nxjerrë unë nga ky”varr?!”
Ja mendimi që s’më lë e më shpon si vetëvetiu
Dhe kudo jetoi me të:mbledhur,kuspull,jam i ziu!
Domosdo,kuspull do mblidhem,se gjëkundi nuk shoh dritë
Me mendimin hahem-grihem seç u blua i imi shpirt.
Çfarë do bëje çfarë do bëj?Është një pyetje që më bloi
Dhe me veten sherr po bëj,në se librat s’i botoj
Ky mendim s’më lë të qetë, më ngacmon e më ngacmon
Edhe jam në siklet:stresi keqas më streson.
4 gusht 2006
4.Shoh një çupë
Shoh një çupë dhe pas iu vura
Sado brodha,dot s’e zura
Se më pa,e nxitoi çapin
Unë sakaq e zura vrapin
Ajo çapin dhe unë vrapin
S’e kam nepsin,s’kam takatin
Por dua me të ,të nxjerrë “inatin”
Ndaj vrapova,dot s’e zura
Pesë para s’më shkon lëkura
S’më shkon firma,s’më zë vula
Krejt”betejën” unë e humba.
10 gusht 2006
5.Mërzitje
Pyll me gjëmba m’u mbush shpirti
Nga kurbeti;më mërziti!
Sa dhe mendja më lajthiti
Ç’dua këtu,unë,jeziti?!
Mbledhur kuspull si kërrmili
Dita gjemb që hyn tek syri
Zot,më ruaj mos ik fiqiri
E pësova unë,fakiri.
12 gusht 2006
6.”Pllaja”
Atë “pllajë” unë mirë e njoh:kam kullotur në të ri
Dhe nga malli bëj bobo;se e dua dhe tani.
Në dikur atje”kullota”,dhe tani e ka një tjetër
Duket me të s’u ngopa,se kot s’hapet plagë e vjetër.
E kërkoj atë sërishmi,sado iku kaq kohë
Se ma kërkoka shpirti,ndaj rënkon e po bën”oh!”
Dhe,sado që jam i vjetër,lëshoj xixa si dikur
Nuk duroj ta”hajë” një tjetër;edhe them:sikur,sikur…
Kjo s’është tek e një të marri,porse zemra më urdhëron
Se për të,po vdes nga malli:është ky mall që më ngacmon
E shoh”pllajën” unë tani dhe nga sytë lëshoj shkëndija
Deh,më plaçin që të dy:do të vdes nga dashuria.
14 gusht 2006
7.Unë dhe ti
Unë “riosh”,padhëmbë:mbi gjashtëdhjetë e tre
Ti të ha me dhëmbë:je taze,e re.
Mosha gjeka moshën;po ja që nuk qe thënë
Unë zgjodha rioshen që të ha me dhëmbë.
Më hëngri,më griu me synë e ujdisur
Ah,ç’po heq,i ziu!Unë ashiku i krisur
Me synë e ujdisur,me buzë të ormisur
Aq më ka sajdisur,sa kam çakërdisur.
Aq jam çakërdisur,sa mbeta pas saj
Mendja-arratisur dhe s’e kam kollaj
Dhe s’e kam kollaj:mosha iku,shkoi
Humba pas asaj:ah,ç’më bëre,moj!…
15 gusht 2006
8.Statu quo
“Helmi buzën ma qepi”
De Rada
Krahu më është mpirë,s’më shkruan më dora
Mbi shpirtin e ngrirë,ka rënë dëbora
Kam ftoht në gusht,sikur të jetë dimër
Jam aq ngusht sa nuk thuhet në libër.
Prapësi gjithandej(fajtor i pafaj)
Si do vejë më tej(s’e di,s’e kam kollaj)
Sido që të ndodhi,shkoi kohë mjaft e gjatë
Kohëzgjatja më lodhi,ndaj jam si sakat.
Sakat jam nga mendja:e humba logjikën
Ja,kështu,është gjendja(për mua e Sikën) (1)
I humbëm të tëra:me plaçkë e pasuri!
O Zot,çfarë të bëra?Pse këto prapësi?…
1.ime shoqe
19 gusht 2006
9.Kur…
Kur ma vë kokën në gjoks,e kërkon nga unë mbështetje
Unë,s’do mend,bëhem “nervoz”,dhe,tani,nuk jam në vete!
Sepse mendja krejt më ikën,zë e merr arratinë
Pleqëria,tash,më ikën se kam gjetur dashurinë.
Nga thinjosh që isha dje,sot jam unë krejt riosh
Zë kullos unë hergjele(o lexues,të më besosh!)
Erdhi vet dhe më kërkoi:pra,kërkoi tek unë”mbështetje”
Përsërithi dashuroj(gjejeni vet pse s’jam në vete?)
Në mëzuri mua sevdaja,siç këndoni në kët letër
Kërcen prifti nga belaja,siç e thotë një fjaë e vjetër
Hodha”vallen” nga e keqja se e patë:kërkoi”mbështetje?!”
Sa e mirë që ishte”dreqja”!Ende unë nuk jam në vete.
21 gusht 2006
10.Humbi
Humbi shansi,humbi fati
Shkoi e vate,mecenati!
Mbetën vjershat në sirtar:
Domethënë,kot që rroj gjallë?!
Shkrova-shkrova,sa u lodha
As më njohe as të njoha!
Pra,ku ishe?Asgjëkundi
Gjtih sa shkrova,shkoi e humbi.
Varfëria më zu ngusht
Vesh dy këmbë në një këpucë.
Dhe siç erdha dhe po shkoj
Varfëri!Ty të mallkoj…
25 gusht 2006
11.Një mikeje
Burimit,pa u tharë, nuk ia dimë kimetin
Kaq vjete pa të parë,po jap selametin
Malli keq më bloi,për ty,omoj mike
Dhe sa nuk tërboj,ta dish,moj ashike!
Kam një mall të madh,gati sa s’më çmëndi
Por jam kapur “mat”,nuk luaj dot nga vëndi
E bëra si breshka që shkoi tek nallbani
Më duhet”liçenca”(s’kthej dot tek vatani)
30 gusht 2006
12.Moshatarja
Ballë për ballë me moshataren
Moshataren,kanakaren
Njëzet vjett me të pa parë
I moshuar;e moshuar!
Mirëpo,”fap” ma bën me sy
Në se prapë unë jam ai
Moshatarja çon shkëndija
Kur shkoi qindi,të shkojë mija
Edhe tak e zë me dorë
Do ti?Më mbetë në dorë?!
Po dhe unë po mora horë
Dhe u”dogjëm”…pak me”zorë…”
30 gusht 2006
13.Ti
Ti je edhe lule,dhe parfumi,dhe aroma
E bukur je si një Afërditë!
Unë dua t’i puth ato buzë të njoma
Se vetëm kështu mbushet imi shpirt.
Ke një dlirësi që të bënë për vete
Buzëqeshjen me kripë dhe të drojtur
Dukesh sikur ke ardhur nga të tjerë planete
Ndaj,sa të shoh,bëhem si i luajtur.
Mendja më iku dhe marr arratinë
Liruar nga burgjitë:po bredh hergjele
Se nuk suporton dot bukurinë
Dhe kam aq dhimbje sa bërtas olele!
Olele,bërtas,se kam dhimbje,dhimbje
Sikur dikush një thikë më ka ngulur në shpirt
Se ti je aq e bukur si një dremitje
Që mua ma do shpirti,o e bukura si dritë.
9 gusht 2007
14.Ato
Çdo emër si një shtrëngim zemre!
Asnjë.Asnjë nuk mund të veçoj.
Ah,sa e madhe është bota e një femre!
Sa asnjë prej tyre s’mund të harroj.
Secila prej tyre kish sharmin e vetë
Dhe erën e veçantë kish secila
Me to ka qenë mbushur imja jetë
ndaj flas për to me superlative.
Kështu po bëj,se e meritojnë
Të dallosh ndokë,bën veç mëkat
Flas për femra që dinë të dashurojnë
se kurrë dashuri s’kërkova nën “diktat”
Diçka në zemër për to kam ndjerë
Dhe ndjenja,siç mendoj,ka qenë reciproke.
Ndaj çdo njërën prej tyre,e kujtoj me nder
As nuk ka vend për ekuivoke.
13 gusht 2007
15.Si pikëpyetje
Kini parë një njeri si pikëpyetje?
(ta dini:ky njeri,tash,jam unë!)
Mall,o mal,seç më dergje!
Për vendi po më zë me shkumë.
Jam çbërë;tjetërsuar jam i tëri
(askush që më njihte,s’më njeh!)
Ah,malli për vendin,ç’më bëri?!
Si pikëpyetje më ka kthyer,de!
Këmbët mezi i heq;zvarrë
Me thinja më është mbushur koka
Mall,ç’më bëre,o mall?
Hiç më nuk më njeh mua bota.
Më griu mua malli për vendin
Gjithë ç’i thonë Shqipëri
S’e mposht,s’e mposht dot stresin
Dhe sa nuk ia thërres me oi…
20 gusht 2007
16.Në…
Në jeta më”rrahu” me shpullë,
fajin ma ka patur,pak,koka
Kurrizin s’e bëra unë urë
Të bëja dhe unë si bota
Pra,qeshë element”kryengritës”
Kurrë derrit s’i thashë unë dajë
Dhe varda s’m'u ndanë kamzhikët
Në jetë s’e pata kollaj.
Keq isha unë nga biografia
Dhe duhet të kafshoja gjuhën
Kurse unë bëja sikur”s’e dija”
Telashe të mëdha m’u sulën.
Sado telashe m’u sulën
Asnjëherë gojën s’e mbylla
Kokën asnjëherë nuk ma ulën
Ndaj jetën e paçë me dimra.
Këta dimra me gricë e me borë
Më thinjën mua para kohe
Veten s’e heq si theror
Po kurrë-kurrë s’qeshë”jashtëloje!”
Kam qenë”lojtar titullar”
Përherë,kam qenë në formacion
Por gjithë jetën mbeta ushtar
I tillë do vdes:në pozicion!
Dhe hiç pa m’u dridhur qerpiku
(sa shokë kanë bërë karrierë!)
Në unë mbeta tek”fiku”,
Penduar nuk jam:asnjëherë.
20 gusht 2007