Gusht 2000-2007/11 (poezi)

1.Shpirti im
Shpirti im:i ngrysur si natë e errët dimri
Mezalla s’e pa një ditë të bardhë
Nga hallet argasur,u tretë si qiriri
Dhe trupi m’u krrus,dhe koka m’u zbardh.

Shpirti im ëshë si një qiell i trisht
Ku ka pak kthiellësi dhe shumë vranësirë
Shumë plagë m’u hapën nga bota e pistë
Dhe mbeti i argasur shpirti im i dlirë.
10 gusht 2004
2.Halle pleqërie
Këmbët më dhëmbin dhe gjumi s’më zë
S’po bëj azërmënin,po qahem nën zë
Të tjera probleme me shumë të panjohura
Nuk janë thashë e theme,por gjëra të ndodhura.

Për doktor s’guxoj se nuk kam inshurencë
Se nuk vizitohesh,po s’pate”liçencë?!”
A ndryshe,krejt ndryshe në paçë xhepin plot
Në s’ke kacidhe,mundohe veç kot.

Dhe shtrëngoj dhëmbët(kush thotë që kam gjë?!)
Më “pushojnë” dhëmbjet se “ikën tanimë?!”
I thonë Amerikë dhe kokën me pe
Në s’ke metelikë, duro o Sulo-be!!!
11 gusht 2004
3.Portret
Ke një bukuri përrallore
Çdo gjë e bërë si me porosi
Je si vesë mëngjesore
Dikush mbi ty ka bërë magji.

Dy sy të mbushur me qiell
Dhe balli bardhë me sedefe
Ma bëjnë mua mendjen erë
Që të vij dhe të marre me vete

Dy gropëza të vogla në faqe
Dhe një nën mjekërr kur qesh
Ç’të them unë,moj manushaqe
Më të bukur kurkund s’mund të gjesh.
12 gusht 2004
4.Drejt teje
Drejt teje po nisem;drejt teje,po ku?
Nuk di a bitisem,po nuk ndalem:vu!
Eci dhe eci(gjëkundi nuk ndal)
Më griu bodeci,më shpon me “mall”.
12 gusht 2004
5.Unë
Unë vërtet jam shpirt i brisht
Po,nganjëherë,bëhem xhelat
Më kujtohesh ti,o shpirt,
Dhe tak e mbushem me inat.

Se më je si një mollë e bërë
Mollë e bërë,po po të”ha” një tjetër
Ah,si bëhem!Ndryshe i tërë
Mu si xhind; dhe marrë përpjekur.

Zë e shfryj si i marrosur
Shpirti i brishtë mbushet me natë
Mall,o mall,më ke djallosur
Se më ktheve në “xhelat”.
12 gusht 2004
6.U varfëruan mendimet
U varfëruan mendimet dhe vargjet u mpakën
Se u thanë burimet tani që u plakëm
Mendja po shterë dhe burimi u tha
Mendimi nderë,pothuaj,në hava…
16 gusht 2004
7.”Leksioni” i parë
E mbaj mend “leksionin” e parë
Siç mbaj mend dhe drojen dhe skuqjen
“Lektoren” e kujtoj me mall
Ah,sikur t’ia gjeja gjurmën!…
18 gusht 2004
8.Pak nga pak
Pak nga pak ,edhe po mrrolem,gati sa s’po mblidhem grusht
Dhe pa punë ja që “lodhem”,djersët mua po më shkojnë çurg!
Do çuditi që djersitem,se tërë ditën unë rri kot
Po djersitem se mërzitem,dhe mërzitja mua më lodh.

I papunë kam 4-vjet dhe pa punë vazhdoj dhe sot
Pa kacidhe jam në xhep,domethënë,një burrë si kot!
Ndaj po mrrolem e po mblidhem si kërmilli mu në guackë
Se mërzitem,aq mërzitem;gati jam që të pëllcas.
16 gusht 2004
9.Ti
Ti je kaq alarmuese sa mendjen ma ngrite mua plakut
më mblodhe dhe keqqas më krruse;më trete,të mjerin,merakut.
Më ngrite,pothuaj.në alarme,se sot,veçanërisht,je alarmuese
Ta dish,ta dish,moj sylarme:më mblodhe si grusht;më krruse.
19 gusht 2004
10.Hojza jote-mjaltë
“Hojzën”tënde mjaltë
Unë me”lugë” e hëngra
Sikur më zunë djajtë
Ding e ding u dënda.

Ding e ding u dënda
Por më pas u shëmba
Sado që u shëmba,
Pse prapë ma ka ënda?!…
1 gusht 2005
11.Aq më je pranë
“Bekuar qoft nyja që bashkoi këto dy zemra
pa pyetur për kufi”
Lomens
Sa larg ke shkuar,aq më je pranë
Largësia katandisi sa një pikë
Jam kthyer,i tëri,si erë me tramundanë
Kufijtë i kaloj pa patur hiç frikë.

Kufijtë i kaloj si të jem Zot
Dhe s’pyes as për vizë dhe as për doganë
Se asgjë më nuk më pengon mua dot
Sa miken të gjej,që është për matan.
2 gusht 2005
12.Je magjepse
Je aq magjepse sa të deh
Shkëlqimi i syve:i brilantë!
Oh,po s’kam si veten ta vë në fre
Bëhem,i tëri,alarmant!

Je si një fllad i lehtë që fryn korijeve
pranverës,majit,në shpërthim.
Mendja ime lirohet prej burgjive
Dhe rend pas teje në të pakthim.
2 gusht 2005
13.Sentencën e kam shkruar për ty
“Ajo ishte aq e bukur,e lëmuar,plot pasion
dashurie”
Lomens
Sentencën e kam shkruar për ty
se aq shumë,moj,të shkon për shtat.
Ti sikur ke lindur veç për dashuri
Për ty është dhe imi varg.

Por unë,ndoshta,kurrë nuk arrij
Që portretin tuaj të bukur ta skalis
Tek shkruaj,sado gusht,po mbërdhij
Se duket më ka pushtuar një ngricë.

Mbërdhij me të vërtetë,i tëri,
Si të jem i zhytur nën dëborë
se pas jush jam dhënë i tëri
Sa dhe frymë,tash,marr me zor.

kam një neps që të shijoj atë brishtësi
Ato ije aq të buta dhe të ngrohta
Se ti je e lindur veç për dashuri
Dhe unë të dua sa krejt bota.
3 gusht 2005
14.Më presin
“Më presin do njerëz nga mëhalla e Gjokajve
Do marrim kualët e do shkojmë për dru…”
Mërmërima kurbetçiu
“Më presin do njerëz nga mëhalla e Gjokajve
Do marrim kualët e do shkojmë përdru…”
Fjalë të dala nga shpirti dhe larg hokave
Lexues besojini!Mos dyshoni ju!

Se malli i mërgimit të bënë të flasësh me vete
Sa çdo gjë që ke lënë,do ta shohësh prapë
Flet si përçart ,si i zënë në ethe
Por malli duket fort dhe qartë.
14 gusht 2005
15.Po…
“Po të mos isha shqiptar
Do t’i nxirrja të dy sytë!”
Mati Danili(nga Reka)
Lexoni këtë thënie dhe vërini një notë
Një fshat që duket,nuk do kallauz
Më thoni vallë ka krenari më të fortë?
Mati Danilit t’i ngjaj pak,lus…
18 gusht 2005
16.Rrënjët
Kur rrënjët i shkula,i lashë në Shqipëri
S’ka si mos më thahen degët tani?
Po vyshken,po thahen të gjitha pak nga pak
Se rrënjët i shkula,i kam lënë andej…larg.
15 gusht 2005
17.Shpirti im
Shpirti im mbushur lirika,seç buisi pak si vonë
Në se pak unë u mbollisa,qe një kohë e gjithë zezonë.
Sepse ikje kot sëkoti,mu si qeni,thonë,në vreshtë
Epo s’isha Don Kishoti atë kohë ta zija heshtë.

Prandaj heshta,edhe heshta:të rrah gjoksin?Krejt e kotë
Nuk guxoj të shkruaj vjersha,qe një kohë,aman,o Zot!
Sepse shkrimi ish dëshmi;s’ka seç duhej dëshmitari
Shkurt e shkurt lexues të mi:drejt për drejt tek Haznedari (1)

Ky përditë lëpinte kosën;s’ishte kosë,po qe hanxhar
Mos më pyesni për Golgotën;më mirë vdekur se i gjallë
ndaj buisa pak si vonë(kështu “vonohet”Agavita)
Më mirë kurrë a më mirë vonë?Edhe heshtjes iu vu pika.
1.hetues kriminel
Agavita çel pas 25-vjetësh
17 gusht 2005
18.M’u prish gjumi në mesnatë
M’u prish gjumi në mesnatë,më s’u mbyll syri im
Deh u nis nëpër natë drejt për drejt tek vendi im
Shkoj në vende ku kam shkelur,ku kam miq e ku kam shokë
Ca prej miqëve s’i kam gjetur,dhe nga malli lëshoj lotë.

Kaq mjaftoi që mos mbyll sy dhe të rri me sytë kllap
Ah,ç’më gjeti,miqtë e mi!Nga njeri u bësh luvgat!
Mendja shkon e bredh azat në gjithë vendet ku kam shkelur
Unë mbeta me sytë kllap dhe nga malli krejt jam shkrehur.
17 gusht 2005
19.Obsesion
Malli i beftë më pushtoi;më pushtoi dhe nuk më lë
Një copë plak të dasshuroj?Mos më pyesni si a hë?
Si padashje vjen më kap,vjen më kap e s’më lëshon
Dhe ma bëri mendja fap,se dhe mendja fluturon.

Fluturon si të jetë zog ;është bërë zog dhe ka vënë krahë
Vjen aty ku s’jemi tok;vjen aty se kam sevda.
kam sevda e ma do zemra,ma do zemra ta kem vet
Por dëshirat mbetin ëndrra(o moj ëndra,më bëtë petë)

Më bëtë petë e po hollohem;jam tamam si fije bari!
Si qiriri po kullohem;po kullohem veç nga malli.
Malli i beftë më pushtoi,mua,tani,në pleqëri
Jua them troç:Ju dashuroj edhe dua t’ju marrë në gji!
25 gusht 2005
20.Kur të vdes
Letër gruas
Tagjia e ditënetëve në grazhdin tim u sos
Dhe unë,si gjithë të vdekshmit,po ik.
E di që kjo letër do të nakatos
Epo i përjetshëm nuk do të jem,moj Sikë?!

Lotë mos derdhë se nuk do rroja tërë jetën
Në paça vuajtje e mundime,për këto qaj.
E kam lutur Zotin që para teje t’më presë biletën
Po dua që ti mos kesh mundime pas kësaj.

Ndarja është e hidhur.Siodoqoftë,lamtumirë!
Mos paçë mundime sa të jesh pa mua!
Kam qenë me fat se ke qenë grua shumë e mirë
Dhe fjala ime e fundit,është:Te dua!…
17 gusht 2005