1.Puthja
Ajo puthje që më dhe
seç ma ngrohu timen buzë
A e di,moj, e di pse?
Se më qe e nxehtë si shpuzë.
Dhe ia vlen që ta kujtoj
Si një shënjë a si relike
Se dhe prapë e dëshiroj
Që t’më puthesh,o moj mike!
Ndaj dhe pres i mbushur shpresë
(a nuk vdes shpresa e fundit?!)
O moj ti që ke “linçencë!”
Puthëm prapë mua,të paudhit.
30 gusht 2003
2.Oh,ata sy!
Ata sy,moj, ata sy
Ata sy që më përpijnë
Për ta jetën e bëj fli
Mos më thënçin Përparim!
Po ç’të them për atë buzë
Ato buzë që lëng lëshojnë
Zë më ha e imja buzë
Do me tënden t’i takojmë.
Leshrat hergjele lëshuar
pse më ndjellin pas,vallë?
Gjoksi yt si det me dallgë
Isharet si det me valë
Kaq s’është pak që unë të dua
Bredh pas teje si lajthim
Sy e gjithçka tjetër dua
Ndryshe s’ka më Përparim…
30 gusht 2003
3.Në krua
E florinjtë kjo ditë plot diell
Ti merr enët shkon në krua
Një bandill,papritur,del
Sikur fshehur qe pothua.
Sigurisht,ti nuk e “sheh!”
Nuk ke punë(kush vjen,kush shkon?!)
Por bandilli nuk di pse
Të pijë ujë nga ti kërkon.
I zgjat enën që të pijë
Kokën ulur si me turp
Po të ha ai syri i tij
Po të”ha” si i paturp!
Enën ktheu nga ti shikon
Ujtë zu mori kraharorin
Zemra mu si zokth lodron
Se s’e duron “terrorin”
Nuk është punë,kështu s’durohet
(ai enën lë për tokë?!!!)
Dhe afrohet… po afrohet!!!
Zot,ku je fshehur,Zot?!!!
Më pastaj…e çë pastaj?
Shoqeni nuk jam prej guri
Atë ditë mënd mirë e mbaj:
-Sa i mirë që qe gjauri!…
30 gusht 2003
4.Po hamë vetveten
Po hamë vetevetn me dhëmbë
si akrepi që kafshon bishtin
Dhe s’di pse na ndjek kjo gjëmë
Apo kërkojmë apokalipsin?!
30 gusht 2003
5.Këto këmbka
Këto këmbka të vogla tek shkelin miturisht
Më mundën pleqërinë,më zgjuan djalërisht
I ndjek këto këmbka,me neps,me maraz
Se shkoj në ca vakte kur njihja veç gaz
Nepsi nuk më lë e këmbkat,tinëzisht,ndjek
Një kollë seç më zë,ghë-ghë për dreq
Dua të shkelë mbi ato këmbka e të vë domenin
Sado që tash u plaka,nuk pyes për thash e themin.
30 gusht 2003
6.Marrëzia dhe mënçuria
Hipi një i marrë në majë të një shtylle
Dhe,mezalla,s’e zbriste prej saj
Përdorën të mënçurit turrlisoj mënyre
I marri majë shtylle:-Nuk zbres,djaj!
Mori një i marrë një briskrroje në dorë
Shtyllës iu lëshua:-Zbrit se do ta pres?!!!
I marri nga maja e shtyllës u lëshua,flor
E njohu marrëzinë,për besë…
30 gusht 2003
7.Aheng në Mbrostar-Ura (1)
Haxhiu i Halitit ia merr me gërnetë
Një avazi të rëndë,protomyzeqar
Xhelua nga Zhupani në violinë-mbret
Pastaj vu orkesstra veç si në Mbrostar…
Këngës seç ia thotë ky,Vasil Metushi
E përdredh zërin si të jetë violinë
Ah,kjo këngë e bukur,plot shpirtin ma mbushi
Mbushem me mornica;tëri drithërimë.
Më vonë orkestra merr një valledyshe
Pa shiko në shesh dalin dy valltarë
Oh,more lexues,veç atje të ishe
S’ka si ahengu made in Mbrostar…
1.Mbrostar-Ura-fshati im në Fier
31 gusht 2003
8. … dhe mund
Dhe mund ta kalosh tërë ditën kot
Sikur po vegjeton apo je qenie amorfe
Kështu kam ca muaj që më nuk shkruaj dot
Më thoni tani:-Sa dalloj prej një kufome?
Nga kufoma dalloj,por veçëse një grimë
se,ndryshe nga kufoma,ja që marr frymë.
Nëna më vdiq më 16 qershor
Edhe kur shkruaj,shkruaj si me zor…
4 gusht 2004
9.Ikja e fjalëve
po ikin fjalët nga kujtesa ime
Si zogjtë që sa vënë krahë,ikin nga foleja
Këtë ikje e përjetoj me shumë dhimbje
Më trëmb kjo ikje,ç’është e drejta.
Dal e ngadalë fjalët po firojnë
Kujtesa ime do të mbetë e zbrazët
Kanë vënë”krahë” fjalët dhe po “fluturojnë”
Mos më numëroni më me të gjallët!
S’do mënd që kështu do të ndodhë
Se me kë duhet të shkëmbej dy fjalë?
Lexues,të lutem,hiç mëndjen mos e lodh
Mos më numëro më si të gjallë!
7 gusht 2004
10.Autoportret
Një burrë,pakësa,i ngjallur
Lëre,mos e nga:sa shëmtaraq!
se jeta me shkop e ka rrahur
Dhe ja portreti im sakaq.
Sytë po e humbin shikimin
Mbi kokë ka filluar dëbora
Në shpirt sikur kam gjithë njerëzimin
Rrebeluar me padrejtësitë në kohëra.
10 gusht 2004
11.Mbesat e mia
Jolës,Megit dhe Albës
Kam tri mbesa si tri lule
Me gjithë gonxhet në shpërthim
janë të rritura me pekule
Dhe e mbushin shpritin tim
Jola,e brishtë si manushaqe
Është e urtë si një shqerrë
Si puhizë e mbushur fllade
Është e bukur si pranverë.
Megi-lule mos më prek
Si stuhi a si dallgë deti
“Mos e prek se prek akrep!”
Se të djegë si kandildeti.
Alba-lule e veçantë
Si e mbirë në lëndinë
Për nga huqet-elefant
Sa përmbys e kthen shtëpinë.
Kam tri mbesa si tri lule
(si tri lule,si rrallkush)
Shpirtin tim e mbushin lule
e ma ngrohin zemrën prush
10 gusht 2004
12.Kthim nga kurbeti
I kripur është ujtë e detit
Por më të kripur janë lotët e mi
Se vij unë prej kurbetit
4-vjet pa të parë Shqipëri.
10 gusht 2004
13.Mos!…
Mos fol,mos qesh!
Zënë mos e ngri,merr vesh?
Mos i shkel viajt e bardha!
Dhe varfëria prapa…
10 gusht 2004
14.Në ëndrra
Në ëndrra kam vënë krahë si zog
Dhe tutje oqeanit kam fluturuar
Në ëndrra kam shetitur një botë
veç në një vënd kam qëndruar.
kam qëndruar në vëndin tim
(se i hoqa krahët prej zogu)
Më nuk luaj nga vëndi im
Se tash unë jam “uloku”
10 gusht 2004
15.Të lutem
Flake tutje turpin e turpshëm
(I lig si mikrobota që e polli!)
Ndjenja të dalë nga”vargonjtë”vrullshëm
Se s’ka më turp se të druhesh nga amori.
Ti je si një lule që u rrite në hije
Je si një lule që s’ka parë diell me sy
Turpin dëboje si shënjë neverie
Hajde!Të pres!Dëgjon,dashuri?!
10 gusht 2004
16.Kam kohë që pres
kam kohë që pres,por çfarë pres,vallë?
Dua një”liçencë”:një puthje me mall.
“Liçencën” ma ka një që s’e lëshon
S’e lëshon badjava,”ryshfet” më kërkon.
U pa dhe kjo punë,me që s’lëshon pe
“Ryshfet” i dhashë unë,një puthje sepse
Dhe tash kuptohet,po shkëmbejmë tepsitë
Liçenca harrohet,kur janë dashuritë.
10 gusht 2004
17.Peng
S’di ku je e nuk di nga “bredhë”
S’di a kujtohesh për mua ,vallë?
Po mua më ka mbetur për ty një peng
Që të falja atë,që s’munda të falë.
11 gusht 2004
18.Puthjet
Puthjet kurrë nuk mjaftojnë
Ato janë si prelud në dashuri
Kjo që them është si aksiomë
Shënim e mbani,të rinj!
11 gusht 2004
19.Abstraktja
S’e dua abstrakten:zakonisht e vështirë
Dua realen,të bukurën,të prekshme
Abstraktja më lodh(djersit i papirë!)
Ndërsa e vërteta më pëlqen qoft dhe e potershme.
11 gusht 2004
20.Puthja jote
Puthja jote qe aq e shtrenjtë
sa shiu që bie mbi njëlule të fishkur
Lulja ngriti kokën e u mbush me jetë
Si dhe unë plaku,qejfli i krisur
12 gusht 2004