1.Elegji për pyllin
Pylli po qan,ka vënë ulërimën
Nga prerjet e sopatës dhe sharrave,pa pra?!
Bliri ka vënë kujën,lisi gjëmimën
Shelgje e plepa?Gjëkundi më s’ka.
E prenë pyllin,të tërin e qethën
Shkoi i çbë sikur nuk ka qënë
Bashkë me drurët unë po rrënqethëm
Shtet çfarë bën?Ty unë të nëmë.
2 gusht 2000
2.Çupa e lagjes
Po bëj çudi me një çupë të lagjes sime
(Më duket që ajo çdo ditë,si me magji,rritet?!)
E shoh kur kalon si flakë vetëtime
Dhe gjithçka,për rreth,veç digjet.
E shoh vajzën që rritet dhe zjarrin që ndez
Eh,-them me vete,-mjerë djemtë e “zesë!”
Jam i shqetësuar për djemtë(ata do t’i djegë!)
Se”urën” ka në dorë dhe tak do ta”shkrepë”
6 gusht 2000
3.Portret
Sytë bojëqielli:po pastaj?
Ta hajë dreqi!Ta hajë!
Si durokam kur i shoh?
Unë i shoh dhe bëj bobo!
Pale gjoksi mënd kërcen
Tash nga mëndja jam ujem!
Edhe sulem i marrosur
Të pushtoj,moj e “flamosur”
Ku duroj të shoh zbuluar?
Pastaj thonë që kam shkalluar?!…
6 gusht 2000
4.Pusi që lahet vetë
Është një pus në Elbasan
A ke parë?Na”lahet vete”
Ç’m'u kujtua,mor,aman
S’e kam parë,ka 50-vjet.
Për kët”Pus që lahet vetë”
THurën këngë e shkruan vargje
Dhe Isuf Myzyri-Mbret!
Këtë pus e pati “magje”
Mu aty tek ky pus
Këngëtari priste vashën
Tuj shetit si një venus
Kënga nisi mori lagjen.
Mori lagjen,mori pjacën
Gojë më gojë në Shqipëri
Mbreti këndoi për vashën
Ah,Jalldys,ç’i bëre ti?
7 gusht 2000
5.Koka e Shqiptarit
Po të të bjerë rruga kodrave të Mbrostarit ,(1)
Kodra më e lartë është”Koka e Shqiptarit”
I pyes pleqtë me radhë:-Përse është ky emër?
Ata ngrejnë supet:-Kështu e kemi gjetur?!!!
Kështu e kem gjetur,kështu po e lëmë
Thonë që njëshqiptar kokën paska lënë
Kokën paska lënë në luftë me dushmanin
Dhe,sado i vetëm,nuk e jepte xhanin.
Se luftoi i vetëm sikur qe dragua
Mezalla,s’dorëzohej!Dushmani u tërbua:
-S’kemi parë kokëkrisur si ky i Mbrostarit?
Luftoi sa la kokën…”Koka e Shqiptarit.”
1.Mbrostar-Ura(në Fier)
8 gusht 2000
6.Moj vajzë
Ti,moj vajzë,që lot e qesh
Se ke kohën,se ke vaktin
A e di,moj pëllumbeshë
Qejfin kam,po s’kam takatin.
Porse zëmra,kjo virane,
Porsi djalë zë e më rreh
Tek të shoh ,o moj jarane,
Nuk e di se ç’dëshirë shpreh
As m’i hedh ti sytë fare
Se ke gjetur tjetër short
Po unë ja që s’gjej çajre
Se nga mëndja unë jam”dhogë”
Që s’ha zdruk dhe as sqepar
Jam dërrasë unë nyja-nyja
Për nga nepsi:tahmaqar
Sado erdhi pleqëria.
9 gusht 2000
7.Vjen një valë
Vjen një valë,e tëra shkumë
E me ty po loz mbi sup
Po mua pse më zë me shkumë?
Dua të loz me ty,moj çupë.
Se shoh valën si lojtare
Që të varet mbi kurriz
Unë nga mëndja lojta fare
Si dikush më ngul një shtizë.
Vala ngritur me stërkala
Seç të hidhet mbi fytyrë
Unë sado me flokë të bardha
Vij e nxihem:ah,ç’ “mënxyrrë!”
Dua ta zë valën me shqelma
Të vendos domenin tim
Se ta dish,më zuri lemza
Grriq-grriq,mezi marrë frymë.
9 gusht 2000
8.Të vështroj nga ku rri fshehur
Pas fletëve të një peme,të vështroj nga ku rri fshehur
Atë qafë si të një mjelme ,unë gjëkundi s’e kam gjetur
Ti aspak s’e di,që jam fshehur dhe po ruaj
Zëmra ime veç e di(ah,ta dish,se sa po vuaj!)
Trupi yt thyhet e epet(unë kam frikë mos e merr era?)
Dhe më zënë nga frika”ethet”( zë e dridhem,ç’është e drejta!)
Mu si mjelmë zë loz në ujë,sikur valëve u rri hipur
Tash nga mëndja jam rrëmujë,tak të zë,o syri i ndritur
Si të zë,ne zëmë e lozim:sa në ujë dhe sa në kum
Njëri tjetrin tani njohim(dielli,tash,na ngroh më shumë.)
10 gusht 200
9.Bie në gjunjë
Bie në gjunj,veçan të lutem
Është një yll,për të këputem
Porse ylli qenka ylle
Nuk ma varë se qenka xhinde.
Dhe me xhinden që thuaj ti
Nuk fjalos si çdo njeri
Se dashka terezi
Do një “nuskë” apo magji.
Se për ndryshe,se për ndryshe
Vallahi,punën e prishe
Sepse xhindeja zë xhindoset
Me një xhind zë e karfoset.
Ndaj dhe unë e ktheva pllakën
Do t’i zë pritë natën
Ta rrëmbej,ta fus në “rrjetë”
Se kot s’jam xhindosur vet…
11 gusht 2000
10.Më iku dajlëria
Mua më iku djalëria;s’do të isha gjith’i ri?!
Po s’më ndahet dashuria(siç e shihni:pas më rri!)
Pas më rri a pas i rri,kjo nuk dihet as që thuhet
Lëre-lëre s’gjendet filli,por si lëmsh që ka zënë çthuret!
I mendoj dhe i rreshtoj:jo e para,jo e dyta
Jo po cilën dashuroj apo cilën darovita
E ku ishe,ku ke qenë;qe si qe a si u bë
A nuk qeshë me tjetër mbrëmë(pa,më thuaj, ti,pakëz,hë?!)
Por tani vate e shkoi seç po thahet “kroi im”
Sidoqoftë,i kujtoj…(ah,të qafsha,Përparim!…)
11 gusht 2000
11.Turrem-turrem
Turrem-turrem që të kap
(Zihet zogu fluturim?!)
Turp s’më vjen në jam plak
Do të zë,o shpirti im
Se ma prish gjumin mua
(Në qe ëndërr?Mu në djall!)
Sulem vrap,moj,se të dua
Se tani unë jam goxha djalë.
Turrem-turrem që të kap
(Ti më pe dhe tak ndalove)
Të pushtova unë si plak
Kurse ti…më përvëlove.
12 gusht 2000
12Qerpikun
Qerpikun tënd do ta bëj fshesë
Të fshi vëndin ku ke ndënjur
Se ta dish,o moj syzezë
Unë nga malli yt jam ënjtur.
Se jam fryrë ,jam bërë dangall
Sa nga syri,nga qerpiku
Mëndja ime ka marrë prrallë
Se qerpiku keq më fshiku.
12 gusht 2000
13.Tek shoh
tek shoh gjirin tënd që rritet
Tak dhe ndizen çeçitet
Nuk e di se ç’kam, se ç’kam
Porse zëmra sa s’bën “bam!”
Se ty të rritet gjiri
Po mua mënd më doli syri
Jam mësur me të pirë gji
Që i vogël,që fëmijë.
Dhe tani më nuk më rrihet
Dua të pi gjirin që rritet.
14 gusht 2000
14.Në mes të pëllëmbës
Mu në mes të pëllëmbës zë e të thyej trupin
Sado që jam plak,me bukë do ha turpin
Turpin do ta ha,siç thonë,unë me bukë
Se kam zënë sevda,me ty,o moj,çupë.
Nuk duroj hiç fare,kur të shoh me sy
Ti je si sorkadhe;më je si peri!
Tani e humbas si Xhafa simiten
Gati sa nuk plas,po nuk putha miken.
14 gusht 2000
15.Do t’ju flas si babagjysh
Do t’ju flas si babagjysh(ç’do t’ju them:ta mbani mënd)
Se “klonimi” i Britanisë mua më duket krejt pa vënd
Britania ka vendosur ta mbushë botën me të zjguar
Por a ëshë lehtë të sfidosh çfarë natyra ka ndërtuar?
Në se nesër bota mbushet me Ajnshtajnë apo Njutonë
Lopët ngordhën për të ngrënë(s’u shërben askush:për zon!)
Vijnë Shekspirë në letërsi,vijnë Çurçillë në politikë
Ta hajë dreqi krejt “klonimin!;nga klonimi unë kam frikë.
Po nuk doli fjala ime(natyrisht,nuk jam në jetë)
Do të ngrihem unë nga varri,për ç’kam shkruar kërkoj ndjesë
Jam pak unë konservator(siç janë të gjithë gjyshërit)
Ta gëzoni ju klonimin!Krejt njerëzimin kështu prishët.
15 gusht 2000
16.Një mike që m’u qas
Një mike që mua m’u qas
Si t’ia bëj që unë ti flas
T’i gjej anën që ta ngas
Mos më hap ndonjë avaz.
Afroj dorën që ta ngas
Ta provoj:vallë,a ha “ngasë”
E di vet se ç’bëj më pas
Jam i famshëm si”xhambas”
5 gusht 2001
17.Aman!
Erdh mëngjesi,doli dielli-
Po mua zëmra pse më theri?
Më mor malli:-Ku është Fieri?!…
5 gusht 2001
18.Mos më lini të largohem
(sipas kasetës të Kozma Dushit)
Kjo s’është këngë,po një apel
Apel që duhet bërë me ulërimë.
Të jetë ky apel si urdhër i prerë:
-Ndal!Mos e lini Shqipërinë!
Shqipëria seç po mpaket
Nga kjo ikje-lemeri!
Dhe po thinjet,dhe po plaket
Iku-iku brezi i ri.
Le të hapet ulërima
Si “Majë krahi”-gojë më gojë
Le të dalë e t’ia bëj prima
Shqipërinë që ta shpëtojë.
Nga kjo ikje kaq e mbrpashtë
Seç më vjen vërtet të qaj
Epo kush do t’i thotë “ndal!”
Veç atëherë më nuk do vuaj.
4 gusht 2001
19.Pa trokitur
Seç ma hap derën papritur
Asnjë çikë nuk ka trokitur
Hyn komshia,çupë e rritur
Edhe sytë mua m’i ka ngjitur.
M’i ka ngjitur,çfarë të ngjitur
Unë po mbeta,i lajthitur
Si rrufe më ka goditur
Ah,se ç’hoqa,për t’u ngritur…
3 gusht 2001
20.Një vajzë që vjen me vrap
Një vajzë që vjen me vrap
Mu tek unë po ndalet pak
As e njoh dhe as më njeh
Mirëmëngjes më thotë,de!
Mirëmëngjes dhe unë ia kthej
Por si do të vejë më tej?
Se anglishten unë s’e flas
Që s’e flas,sa nuk pëllcas.
Më sheh drejt edhe në sy
(Ah,më plaçin që të dy!)
Më la tjetra në klasë
Kur e pa që s’di të flas.
3 gusht 2001