1.”Puplat” e pushtetit
“Puplat” e pushtetit nuk i dua
Jam “ngrohur” prej tyre dikur
S’ka dreq që më mbush mëndjen mua
Pushtet nuk dua kurrë.
Se është kalë i rëndë që më hipën
Dhe pesha e tij:si elefant!
Halleve të njerëzve s’u përgjigjem
Këto “pupla” më mbushin inat!
Ma shpojnë trupin si me gjëmba
Dhe hiç me to s’jam rehat!
Për këto”pupla”,kurrë nuk më shkon mëndja
Kam alergji dhe bërtas:-Larg nga unë!Larg!…
16 mars 2003
2.Zezakja
Lëkura e ndritshme me pore si hoje
Mishi i gjeshur:harlisur shëndeti!
Me ty do të vija dhe hiç s’kam droje
Të ndoqa me sy dhe humba sikleti
Ah,them me vete,të kem mundësi
Që buzët e saj t’i thithë për një çast!
(E di sa i ëmbël është fiku i zi!)
Bëj analogji dhe mbushem me gaz.
17 mars 2003
3.Një bjodine mbi patina
Një bjodine mbi patina
Fap ia bën si vetëtima
As m’i hodhi sytë fare
Po më dogji si me zjarre
Si me zjarre,si me flakë
Mbi patina kalon fap!
Unë e ndjek veç me sy
Dhe “prëtypem”;s’jam i ri!
S’jam i ri,po ende shoh
Se kam zemër që rreh”oh!”
Oh e ah dhe aq psherëtima
Për bjodinen mbi patina.
Më e vraftë vetëtima!…
30 mars 2003
4.Puthja e parë
Së pari,unë të putha;u trëmbe si një zokth!
Pastaj erdhe më puthe,se ishe bërë zogë!
Pra,puplat të ishin bërë krahë,sa gati të merrje fluturim
Ah,çastet e bukura,sa?Sa shumë më mbushin me gëzim!
Se zhyteshim në detmalli,aty dhe “mbyteshim”,pothuaj?!
Po ç’kam unë mallpashuari, që nga ky kujtim kaq vuaj?!
1 mars 2004
5.Unë jam”heroi i Shkretirës Tartare”
Siç duket,historinë e “Shkretëtirës tartare”
Dino Buxati e ka shkruar për mua?!
A s’erdha për pak,dhe mbeta për fare
Në këtë vend të largët nga vendi që dua?!
Pra,unë jam ai oficeri i mbushur me shpresë
Se ja,pas pak,e nga këtu do shkoj
Por mbeta kaq kohë;po afrohen pesë
Tani më thoni ju:-Nga ai sa ndryshoj?!…
2 mars 2004
6. * * *
Buzët e mia,- the,- ti po i puth i pari!
Po unë s’ngopem hiç;tutje si i marri
Tutje si i marri:diç tjetër kërkoj
Dhe di ç’bën i marri?Ama,”punë”,mbaroj…
1 mars 2004
7.Dora e Albës
E vizatoi dorën Alba mbi fletore (1)
Siç duket,”vërteton” shkrimet e mia
Kjo dorë do të mbetë si përmendore
KJo dorë është vetë poezia.
1.ime mbesë 4-vjeçe
5 mars 2004
8.U plakëm
Një shënjë në dorë,në gisht a në krah
Vjen e na shqetëson;do ndodhë”hata?!”
Këtu seç më ha,atje seç më kruhet
Më ha e më kruhet atje ku nuk thuhet?!
E shkurt muhabeti:plot me kusure!
Sa halle që më ke,pleqëri,moj kërcure?!
Ankesa me okë:çdo gjë për doktor
U plakëm,o shokë!Po rrojmë si me zor…
8 mars 2004
9.Mall
Mëndja ime-britmë lufte!Tërë kohës në alarme
Edhe niset si plumbpushke për t’u sosur asaj ane
Asaj ane,andej,larg;për matan oqeanit
Sepse shpirtin e kam plagë;plagë e kam atë prej mallit.
Nuk më trëmb aspak largësia;ajo është sa një pikë!
Oqean është dashuria;për Shqpëri nisem vërtik!
10 mars 2004
10.Vargjet e mia
Në vargjet e mia:metafora dhimbjeje
I mbusha vargjet me zogj të plagosur
Ah,sa e kqe,që më je,o moj ikje!
Nga nervat jam si xhind i marrosur!
Ç’është kjo ikje,kaq grryese,biblike
Shpërndarë shqiptarët kudo nëpër botë.
SHqipëria katandisi si të jetë qyqe
Se politika bën lojë si me top…
10 mars 2004
11. * * *
Një mikeje
Mu si mëze e njomë që s’i njihje frerin
(ja,kështu,u njohëm:tërboje tërë Fierin?!)
Frerin unë ta hodha,e hëngre me dhëmbë
Dhe unë u “tërbova”,të vura ndër këmbë!
Tani pesë para seç vajti sehiri
Se unë jam”usta”,pra,jam pak “rrezili”
Të vura mëgojëzën dhe të bëra zap
Mandej,hëngra”hojzën” që ma kishe:mjaltë…
17 mars 2004
12.Vë krahë
Dhe vë krahë si zog dhe vij aty
Se mall kam shumë për vendin tim
Mall kam shumë dhe,moj,për ty
Që je ballsam për shpirtin tim.
Për shpirtin tim që është argasur
Si rrobë e vjetër që andra s’mban
S’e di se si duroj pa plasur
Se aq mall kam,sa po bëj “bam!”
17 mars 2004
13.Më thuaj
Më thuaj se aty ka ardhur pranvera
(ti qenke e lodhur,do marrësh pushim!)
-Po pse mos jem dhe unë,moj Vera,
Që të”çlodhemi” bashkë deri në harrim?
Mjerisht,s’është hiç e mundur
Se unë jam larg,si në fund të botës
Dhe ky privim në mes më ka këputur
Sa gati me grushta zë i bie kokës.
Koka ma ka fajin,ajo dhe ta pësojë
Se iu ngrit mëndja,iku në kurbet
Nga njerëzit që dua,mua më largoi
Dhe katandisa,për ibret…
17 mars 2004
14. * * *
Këto hiret e tua shfaqen palë-palë
Nga plak që jam,zë e bëhem djalë!
E të hedh në krah,si të jesh shelege
Duftin e nxjerrë”ah!”,si plak për 7-qejfe!…
17 mars 2004
15.Në telefon
Në telefon ty të përshëndes
Sa zërin ta dëgjoj,mbushem ngashërim
se kam kaq kohë që mezi po pres
Të të përqafoj,o shpirti im!
Sa lë telefonin,më shumë ngashërehem
Dua që distancën ta shkurtoj,ta bëj sa një pikë
Kam një mall të nadh(po kujt unë t’i rrëfehem?)
Dhe zë qaj si grua,me lotë pikë-pikë…
17 mars 2004
16.Intimitet
Lisho e ke gjoksin,më shikon në sy
Unë po bëj “nervozin” se jam “inatçi”
Sikur s’e vë re;mëndjen ja s’e kam?!
Nepsi olele,si ujk të përrlan…
18 mars 2004
17. * * *
Mos më thuaj me fjalë,çfarë shoh unë açik
Të dy kemi mall,po kemi dhe”frikë?!”
Frikë është a turp;a të dyja bashkë?
S’pyeta më moj çupë,e të putha”fap!”
Kaq qe gjithë”pragu”,qe i lartë si mur
E kaloi plaku që është i “sëmurë?!”
Radhën e ke ti që më je si taze
Eh,moj dashuri,ku pyet ti për pragje?!…
18 mars 2004
18.Takimi
U takuam.Po tani?Ç’do të ndodhë më tej,vallë?
Dashuri se ç’dashuri:si tërmet me 9-ballë!
Që na drodhi siç dredh tokën,si korent aq megavat
Sikur do të zinim kohën;kohën e humbur,krejt pa shkak.
E u zhytëm në detmalli,si të qemë palombarë
Në dreq nderi dhe morali,ku pyet malli për moral?!…
18 mars 2004
19.Po të ma çashë zëmrën
Po t’ma çashë zëmrën,nuk ka më gjak
Ndaj është venitur dhe mezi regëtin
Që ka ndodhur kështu,ka të madh shkak:
Regëtin nga malli për Shqipërinë.
20 mars 2004
20.Të dua!
Të dua dhe s’kam si mos ta them
Se vetja do më dukej hipokrit!
Nga malli,për ty,jam bërë ujem
Jam si një i marrë i liruar nga burgjitë.
20 mars 2004