Freski marsi/2 (poezi)

1.Ia vlen
Pak sherret qeshë unë,pak sherret si në fillim
Se s’duroj,që thuaj,unë:hidhem drejt e në sulmim
Sikur qenka shesh me lule:zgjidh e merr a këput
Por tani u binde, lule,jam goxha unë qingj’i urtë!

Nuk nxitohem,e marrë shtruar(qingji i urtë pi dy nëna?!)
Se e mora pak nxituar dhe më shihje ti si shëmra
Pak nga pak dhe e kuptove që unë s’hiqja dorë kollaj
Ç’është e drejta,më mundove;por ia vlen ç’ndodhi pastaj.
20 mars 2002
2.Moj qershia përmbi tortë
Moj qershia përmbi tortë
Ç’më ke bërë,nuk e them dot
S’ e them dot,se nuk kam gojë
Goja iku,nga unë shkoi.

Iku,shkoi po kur do vijë?
Sa të shoh,i gjithi ngrij!
I gjithë ngrij,bëhem kallkan
Hajd më “shkri”,të gjej derman.
19 mars 2002
3.Një fshat që duket
Një fshat që duket,nuk do kallauz
Të thashë unë të dua;ti s’fole,po sus!
Mua s’më duhej heshtja,më duhej një fjalë
Ndonjëherë dhe heshtja,thonë që është mall!

Thonë apo nuk thonë;unë nuk pyeta fare
Dhe ta putha buzën se digjësha nga malle
Aq mall kisha mbledhur,mend mbushej një pus!
Por,sado që heshte,më dogje si prush.
19 mars 2002
4.Unë
Unë nuk kam fuqinë e djalit
Se shkoi mosha me avash!
Por të madh e kam mallin
(mos do rrokem,vallë,me pashë?!)

Në u “rrokësha”,bie në”tuç”
E pranoj që s’kam fuqi!
Të “kafshoj” di si “kuç”
Kam përvojë në dashuri.
14 mars 2002
5.Jam dreqi vetë
Në s’kam vrapin e njëherit,
(elbete,nuk kam yrysht!)
S’kam shpejtësinë e skifterit
Kur sulmoja egërsisht,

Por dëshirën kam të madhe
(fshehuri,e mbaj sekret?!)
Di si hidhet ajo “valle”
Për këtë?Jam dreqi vetë…
13 mars 2002
6.Thonë
Thonë një zanë të zhdrronë në gur?!Apo ndryshe:të ndërronë?!
Sado thonë ka që kur,e pësova,tash,për zo’n!
Një nga ato që thotë legjenda,shtiri sytë dhe,sa më pa,
Nga njeri në gur u gjenda,jua them unë pa shaka!

Sepse ngriva gur në këmbë;as flas dhe as shoh më!
Them dhe unë “zanë” ka qënë;mbeta unë si film pa zë!
Ja,kështu,more babaçe:të zhdërron kjo bukuria
Qe një lulemanushaqe,që i mori mendtë e mia.
11 mars 2002
7.Shtëpia ime në fshat
“O shtëpi,o shtëpi!
Të kem një varr si ti!”
Populli
Shtëpia ime,atje,në fshat
Ka mbetur si jetime
Se ika unë;bëra mëkat
Ndaj qan kjo zemra ime.

Në derë” rojtar” qëndron një dryn
(as ka gjurmë jete!)
Ndaj zemëra më mbërdhin
(mos është shënjë vdekje?!)

Pullazi i vjetër po hepohet
Ç’bie jashtë,hyn brënda
Dhe,pak nga pak, do rrëzohet
Ah,ç’plagë që kam përbrënda!
10 mars 2002
8…dhe kusuret
Dhe kusuret s’kanë të sosur
Mbeta pas dhe i marrosur
Pas një syri të karfosur
Ç’më ka bërë?Më ka dreqosur
Jam,i tëri,kallkanosur
Ghë-ghë bëj,jam plevitosur
Dhe po ngrij i vilanosur.
9 mars 2002
9.O pranverë
O pranverë,më je “rrebele”!Rrebelove gjithë të rinjtë
Se i merr,i ngop me dhele,edhe ikin marrin brinjët!
Zë e zhvishen lakuriq veç një rrip më mbajnë mbi supe
Edhe pleqtë që janë”eksiq”,bubullojnë nga sharm çupe.
30 mars 2002
10.Ke vënë një luel
Ti ke vënë një lule,lart përmbi zëmër
E ke vënë si “thile”:isharet si”shëmër!”
Bëjmë si shohim lulen,po mëndjen nën të
Po unë ç’kam që”kruhem?!”Ç’kam,hë,de,hë?!
30 mars 2002
11.Pak gegnisht
Mori e mirë e bash si drita!
Dalnju pak se u mahita!
Se jam plak dhe u korita

Hiqu plak e mos m’dil në sytë
Se i them babës e ka me t’myt!
Ma në rrugë,mue,mos m’u avit!

Mori e mirë e bash si dritë
Tobe babën s’e kam fryg
Drita yte m’i vret sytë
Andaj,ndalnju dhe më prit.

Mirë,bre plaq,veç nji dekik
Se na she baba e e kam fryg
Tobe fjalësh jam mahit
29 mars 2002
12.E pashë tulipanin
E pashë tulipanin;më kaloi përbri
Kishte prapë sharmin që e ka gjithnji
Më kalon përbri dhe më buzëqesh
Unë,po oi,gojën vesh më vesh!

Kaq dhe asgjë tjetër;sa shihemi një çast
Dua ta shoh pa tjetër,se ndryshe do plas
Ma ka prishur gjumin,nuk po fle rehat
Gati e kam”plumbin”,do ta vrasë një natë…
29 mars 2002
13.Himara
“Kush është lule e vilajetit?
Himara në breg të detit!”
Popullore
Lexoj në një kronikë për ty,Himarë!
Mbetem,pas leximit,me shpirt të vrarë.
Agrumet po thahen,po thahen dhe ullinjtë
Kësaj perlë mbi perlat,po i ikin bukuritë.

Njerëzit kanë ikur që të gjithë në Greqi
Një plak a plakë në çdo tri shtëpi?!
Shtëpitë,shumica të mbyllura me dryn
Himara,paska kohë, që hiç nuk merr frymë?!

Një plak në kronikë po shkon dhe hap varr
se është i moçëm,i vetëm si qyqar!
Lexoj në kronikë she shpirti vrarë më mbetë
Dhe zë e bërtas:Shtet! Ku je,shtet?!…
28 mars 2002
14.Them?!
Zoti,-them,- turbulloi dynjanë
Kur ka bërë ca delifemra?!
Apo ne,jemi noksanë
Futim veten në pandehma?!

S’i vjen anës kësaj pune
(mbetëm-mbetëm mendjengrehur!)
Ja,kalon,një firaune
Si gjahtar mbi të jam hedhur.
27 mars 2002
15.Hapur bëluza
Hapur një pëllëmbë bëluza
Më tregon një shteg të njohur
Sa e shoh dhe më ha buza
Bën të bëj,atë ç’ka ndodhur!

Çfarë ka ndodhur njëherë vakti
Kur mezi hapa bëluzën
Dhe,sado që s’është takati,
E qetësoj tani dhe buzën.
27 mars 2002
16.Mbeti kafja
Mbeti kafja në filxhan
Do ta pi si buzë gjyshe
Se të pashë ty,moj xhan,
E s’u mbajta dallandyshe

Le të ftohet kafja ime
Le të mbetet në filxhan
se ta dish,moj xhanja ime
Po s’të putha,s’kam derman.
27 mars 2002
17.Më shtohet gazi
Bajamja është ngarrkuar me lule
dhe kumbulla,dhe pjeshka ngarkuar
Pranverë e bukur si një lule
Si djalë,moj,më ke rinuar.

Era e freskët ma mbush mushkërinë
Me zefir a fllad mengjesi
Hap krahët e pushtoj dashurinë
dhe gazi më shtohet…dhe shendi.
22 mars 2002
18. * * *
Gjiri yt mend po derdhet:
Ku e mban dot bëluza?
Syri im me neps po derdhet
Po ca si “keq” më ha buza.

Ajo zë dhe më ha
Jap e marrë që ta ndaloj
Po më ha e po më ha
Se do gjirin ta kafshoj.
21 mars 2002
19. Kur të shoh
Kur të shoh me sy,zë e mat “përmasat”
Ç’të them,vallahi,s’i mbaj dot”bubajkat”
Më lëshojnë shkëndija apo zjarr sytë
Dhe nga dashuria,më mbyten gjemitë.
20 mars 2002
20. * * *
Seç kalon një tufë me femra
Dhe asnjë nuk m’i hedh sytë
Sikur unë të jem shemra
Hajd,pastaj,e mbaj burgjitë?

Unë që”vdisja” në mes tyre
Domethënë,pak parveny
Tash,e shihni:mbeçë në “hije”
Zëre vdekje:dorë me nji!…
14 mars 2002