Freski marsi /4 (poezi)

1.Kur të putha
Kur të putha befasisht,
M’u mbush goja kundërmim
Thashë mos qeshë në një lulishtë
Se m’u mbush ky shpirti im.

Se m’u mbush me një aromë
Me erë lule,çditërisht!
Se më qe si lule e njomë
Ti,e puthura,befasisht.

Tash i mbushur aromë lulesh
Seç u deha me erë të mirë
Vallë,a mundesh të përshkruhesh
O moj lule aq e mirë?
22 mars 2004
2.Pse rri e brengosur?
Ç’më rri ashtu e brengosur
Si një grua që ka bërë mëkat?
Se bëhem xhind i marrosur
Dhe mbushem,i tëri,me inat

NJë gjë duhet të kuptosh:
Dashuria nuk është mëkat!
Dhe veten s’ke pse ta gjykosh
Brengosjen ta zbosh me stap.
22 mars 2004
3.Në breg të oqeanit
Kam ardhur në breg të oqeanit
(por ç’ka oqeani që uturin?!)
Më duket që”pa” se ç’ndjej xhanit
Ndaj bregun e rreh me tërbim

Kërkon që të hapë një rrugë
Ndaj bregun e rreh dhe e rreh
Më sheh të mërzitur si murg
Dhe iso,siç e shihni,më mban,de!

Mërzitur jam,s’e mohoj
Hapësirën e pamatë mat me sy
Nga e keqja rënkoj,gulçoj:
Sa larg që më je,moj Shqipëri!
22 mars 2004
4.Unë
(prognozë për një mike!)
Unë mund të jem si një iluzion
A,më tepër,për ty:si fiksim!
Nuk është racional,kush dashuron!
Ndaj mendohu mirë që mos kesh pendim.

Unë vërtet që dashuroj me zëmër
Por siç e sheh,pleqëria ka mbërritur!
S’dua që më vonë,të fshash me zëmër
Vetëm nga një iluzion që të ka cfilitur.
22 mars 2004
5.Barka ime e dashurisë
Me barkën time të dashurisë
Çaj mespërmes oqeanit
S’itrëmbem as tufanit as stuhisë
Mbushur guxim jam prej mallit.

Ngjaj pakësa unë me zgalemin
Që dallgët i mposht apo i përzë
Shqipëri,më prit!Po e lë kurbetin
Se nuk duroj,nuk duroj dot më.

Dhe vij si zog i rratisur
Që kthehet plot mall në fole
Mall,o mall,më ke finjur
Më prit,më prit,o Atdhe!
23 mars 2004
6.Unë
Unë kam parë se si rritet bari
Kam parë dhe pyllin kur oshëtin
Kam parë rrëkezën që zbret nga mali
Kam ndjerë dhe ujkun kur ulërin.

Këmbëzbathur kam bredhur ugareve
Ugareve,sa herë,këmbët kam vrarë
Dhe prapë zë mbytem prej mallesh
Se brez pas brezi unë jam fshatar.
23 mars 2004
7.Vargjet i kam si ballsam
Vargjet i kam si ballsam
I vë ata mbi plagët e mia
Nga dhimbjet sa nuk bëj bam
U treta unë nga dashuria

Jo nga dashuria për një femër
Po nga dashuria për Shqipërinë
Ilaç gjëkundi s’kam gjetur
Ndaj “ilaç” kam poezinë.

Kështu,sadopak, qetohem
Me vargjet që shkruaj:ballsam!
Me vargjet e mi,s’ dashurohem
Por dhëmbin më pak,të miat plagë.
23 mars 2004
8.Shpirti i njeriut
Shpirti i njeriut është si një pus i thellë
(a duket,vallë,ç’fshihet në të?!)
Ngjan shpirti i njeriut dhe me një minierë
Dhe varet,mandej,se ç’xehërorë ka në të?
23 mars 2004
9.Nuk e di
Nuk e di pse për Shqipërinë,
Më bluan malli si të jem i droguar
S’mbaron së “bluari” mulliri im
Bluan e bluan pa pushuar.

Atje gjithmonë më rri mëndja
(jo,jo:nuk e harroj dot!)
Për natë për të shoh ëndrra
S’kam turp që si grua qaj me lotë…
223 mars 2004
10.Ndizem prush
Ndizem prush nga një varg i goditur
Ndizem prush nga një bukuri e rrallë
Ndizem prush kur shoh një syndritur
Se jam i prekshëm si çdo i gjallë

Në se tek unë ra një diell poetik
Në moshë të vonë,kur troket pleqëria
Ju vetë e shihni se sa patetik
Bëhem kur shkruaj,nga dashuria.
23 mars 2004
11.Jeta ime
Jeta ime nuk ka qenë si një çahir me bar
Ku unë të kullosja si mëz i hazdisur
Jeta ime,ndonjëherë,ka qenë Saharë
Se lufta e”kllasave” kurrizin ma ka ujdisur.

Po unë s’u dorëzova.Luftova dhëmb për dhëmb
Kokën s’e ula,por qafa m’u rrop.
Në s’u gjunjëzova dhe s’rashë ndër këmbë,
Medalje nuk dua,se si unë:ka plot!…
23 mars 2004
12.Jam keq
Kraharorin ma shtrëngojnë ca spazma të forta
Ca gulçime të mbytura më dalin nga gryka
Pleqëria ka kohë që ka ardhur tek porta
Dhe çap pas çapi,si rrodhe,në përgjim:vdekjeshtriga!…
24 mars 2004
!3.Mendimet
Mendimet i kam të tallazitura
Ashtu siç është deti me dallgë
S’e di në ç’dete vozita
Zgalem në qeshë a pulëbardhë

Kërkoj sa më shumë hapësirë
Se,ndoshta,ndopak kthiellohem
Se shpirti po më bën fir
Dua që të ik,të largohem.

Të ik drejt vendit tim
(u bënë kaq vjet pa e parë?!)
Ndaj i qetë s’është shpirti im
Uturin si det me dallgë.
24 mars 2004
14.Jam
Jam si t’më kesh hedhur ujë të ftohtë në shpinë
Se shpirtin,thuaj,se e kam akull!
Po mos ta shoh,sa më shpejt,Shqipërinë,
Mos u çudisni,në do më gjeni-shakull…
24 mars 2004
15.Portret
Sytë i ke të zinj;shikimin krenar
Nga t’ia mbaj,i ziu;ah,sa jam në hall!
Flokët-të zinj korb,fytyrën purpur
Ç’më gjeti një kob,sa rashë i sëmurë.

Buza aq sensuale ja tek u përpoq
Moj shikimkrenare,kot që mua më lodh.
Po të bie ndër këmbë;lësho pakëz pe!
U bëra si pëndë:vdiqa,olele!…
26 mars 2004
15.Ç’është ky nur?
Ç’është ky nur bukurie?
Opopo,sa harmonioz!
Shkon me shtatin prej selvie
Dhe qëndrimit dinjitoz.

Seç të vjen një lloj freskie
Si mëngjes pranveror
Ah,ky nur bukurie!
Po më ndez si dashuror

Goja e vogël aq sensuale
Sa e bukur është kur qesh
Pritëm,pritëm,moj nurmadhe
Se ashik si unë s’do gjesh.
25 mars 2004
16. * * *
Fytyra jote si lulëkuqe
Çeli si trëndafil këtë agim
E nga të mos mbushem me huqe
Unë që të pashë,o shpirti im?!

Se ti je një agim mëngjesor
Si pikël vese mbi qerpik
Po unë vallë mos jam gjë qorr,
Që këtë lule,mos e puth si ashik?!…
28 mars 2004
17.Po të harrova,Shqipëri?
“Po të harrova,Jerusalem,…
Nga Bibla
Po të harrova,Shqipëri,
Dheu kurrë mos të më tresë
Trupin të ma hanë egërsira lukuni
Kockat të m’i hedhin në det.

Shpirti le të më shkojë në Ferr
Si të një djali plangëprishës
Mos mbetë për mua as erz as nder
Njeri që i ngjaj bishës.
29 mars 2004
18.I njoh
Unë i njoh dhe vibrimet e holla të zërit
I njoh dhe regëtimat që dalin nga shpirti
Të gjitha këto nuk ia besoj,moj,asnjërit
Veç timit… dhe veç timit shpirt.

Aq më je e shtrenjtë dhe e dashur
Sa të ruaj dhe të fsheh në thellësi
Se për shpirtin tim të argasur
Ti më je”ilaç!”;je imja”spiceri!…”
30 mars 2004
19.Po kullos azat
Si ajëri,sot,kam vendosur të kullos azat
Se veç ajërit s’i vë dot kush kufi!
Çudi që të kullos azat unë,tani,plak
Dëshirat i kam lëshuar drejt teje tani.

Se më je si një lëndinë apo si një parajsë
Ku unë zë e kullos azat
Kam hipur unë tani mbi Pegas
Nga plak,tani jam kthyer djalë në vakt.
30 mars 2004
20.Ti
Ti je si një blerim pas shiut në maj
Kur rrezet e diellit lodrojnë mbi pikëla vese
Dhe thonë,mandej,që unë paska faj
Që sulem mbi ty kapur nga nepse.
30 mars 2004.
21.Dëgjova
Dëgjova fëshfërimën e çapave me ngut
Jo.Mos nxito!Të lutem,se nuk mund!
Nuk mund të të ndjek,se,tash,jam plak
Ngadalësoj çapat!Sa të puth veç pak.
30 mars 2004
22.Ti
Ti ke shikimin e një nuslale
Që të hedh shikimin,e të ngrin në vënd
Të lutem,të lutem,o moj nuslale!
Hajde më”shkri”,se mbeta top në vënd.
31 mars 2004