Fiq,or lale,fiq!
Tregim
Pezaku,Dullë Peza, e kish vendos me shkue për një vizitë deri tek Baba,në Tiranë.Kur them tek “Baba”,e kam fjalën për vizitë tek Babë Myslimi apo më sakt:tek Myslim Peza.Babë e thërrisnin Myslim Pezën jo vetëm pezakët,por edhe kudo në trevat ku e njihnin si parja e kuqe,kur thonë.Dhe babë i mbeti edhe në histori.Por unë nuk e kam fjalën për “Babën” sot,por tek vizita e këtij pezaku të thjeshtë,Dullës,pra,që luftoi me armë për krah Babës dhe,pas lufte,përfundoi po në Pezë,në fshatin e vet ku i ka rënur koka atij dhe gjithë të parëve të tij.Ka familje të madhe,Dulla.Po djemtë e tij(të paktën tre prej tyre)e kanë ngritur vathën e tyre dhe Dulla jeton me të vogëlin,Zanin,që shyqyr Zotit(këtë Zotit e thotë vetëm me Ijen,të shoqen ky,se është punë me zarar”me pasë besim ke Zoti?!)i ka nja 6 fëmijë që po rriten me qamet dhe për qamet.Ma mirë me thanë:po jetojmë me zor,oj Ije!-ankohet Dulla.Se ky ish luftëtar i çetës së Pezës që nuk ish trëmbur në sa e sa luftime,tash,sa vjen e po mrrolet dhe po friket kur sheh se sa me zor e ibret po rrohet,siodomos,në fshat.Tek dredh duhonin nga kutia dhe tymos rëndshëm,zë dhe bie parasysh bashkëshokët e tij të luftës.Sado që janë të shumtë,ai kujton ata që kanë zënë qytetin dhe bëjnë rrojtje,jo si Dulla.Ai,Dulla,aso kohe i trembej qytetit dhe as i shkonte në mënd për të.Den baba den,kishte punuar tokën e tij,kish parë ekonominë e tij dhe,si gjithë të tjerët,jo se kishte ndonjë rrojtje kushedi se çfarë,por kavardisej me djersën e tij.Tani ka vajtur atje ku s’mban më.Nuk mban më ujë pilafi.Kur sheh nipërit e mbesat që,u këndohet ujtë në grykë,Dulla rrebelohet,por nuk ka kujt t’ia nxjerrë inatin.Atëherë e dredh edhe një herë,tash pak më të trashë cigaren e vetë dhe i thotë Ijes,ma ba edhe një kafe!-Qyqa,-ia kthen Ija.Ku ka kafe me të ba Ija tyja?Veç nji pako nga ajo 600-tshja na japin dhe ajo iku qysh javën e parë,Dullë!!!-Eh,taburstafulla!-shan Dulla.E ma asnji fjalë.Të nesmen e ka vendos:-Po shkoj deri tek Baba!-i thirri të shoqes.Jo se do të merrte leje nga ajo,po sa për ta ditë se,s’dihet çfarë ndodh me robin,si domos në moshën tonë,-sqaron Dulla.Kur doli në xhade,hipi në një kamion të rastit dhe sosi në Tiranë.Tek Baba!E Baba si Baba!Ky(le të thonë çfarë të duan!)kurrë nuk i harronte miqtë e vjetër.Dhe,pse t’i vijmë anës,ish miqtë,sado që kishin mbetur fshatrave apo nahijeve larg Tiranës,Babën e donin.Ama dhe ky i donte.Dhe ndaj dhe Dulla erdhi.Po ku të ka”Baba”,more azgan?-pyeti Baba me dashuri.-Po si gjithmonë në Pezë,o Babë!-gjejgi Dulla.-Eh,sa mirë ke ba që erdhe!-tha baba.Se po e pijmë edhe nga nji faqore,edhe po i bajmë edhe nga nji qerre me muahbete,-shtoi.Dulla e ngriti gotën për ta përplas me të Zotin e shtëpisë,por nuk shfaqte gëzim.Përkundrazi.E Baba që e njihte mirë,ndaloi dhe i tha:-Po hë,more jaran,pse nuk çilesh?Babë,- e mori fjalën Dulla,-kam ardhur për një hall dhe du me më ndihmue.-Po për hajër,- e ndërpreu Baba,-çfarë halli ke,or mik?
Babë,- foli miku,- unë due ndihmën tate.Due me e lanë Pezën dhe me u vendos në Tiranë.-Çare?!! Ja,Babë,po e shof që po rrojmë me zahmet të madh atje në fshat.Kur i shoh fëmijtë e Zanit tim që po u këndohet ujtë në grykë,po bahem me vra veten se më duket po u bëj gjynah të madh.Dhe shoh fëmijtë e Çetit una(Çetit të Lym Hasës,o Babë!) që jetojnë në Tiranë,dhe them:-I lumtë Çetit!Zuni qytetin dhe jeton si mbret!Unë në Pezë:për ibret!Se për ibret është fshati,Babë!Baba u zu ngusht.Çfarë t’i thoshte bashkëluftarit të tij?Dhe ai,megjithëse jetonte në Tiranë dhe trajtohej me favore,e dinte mirë se si jetohej në fshat.Sidomos në fshat.Po a mund t’ia thoshte Dullës këto?Se,duke qenë afër qeverisë dhe Kupolës,ai e dinte se sa me rrezik ishe të flisje.Dhe ja tani Dulla,ish partizan dhe miku i tij,po kërkon një gjë kaq të vogël:të banoj në Tiranë.Po kaq e vogël është kjo kërkesë?E la faqoren mbi tabaka dhe i thotë mikut të tij:-Dëgjo,mor evlat,Baba i di këto gjana dhe,me thanë të drejtën ,O Dullë,më dhimbesh si me qenë evlati jem!-Po unë e di,o Babë,-ndërhyri Dulla.-Prit njime,ça po të thotë Baba tyja.-Baba nuk të ndihmon dot,or Dullë!A ndjeve?Nuk vjen dot në qytet njimë,jo.Nuk ka Babë me e ndreq këtë punë.Po a e sheh ti ça po ndodh?Gjithë ato grupazhe,bllokadë,prishje me sovjetikët,më çini maçinin e plot halle të tjera.Ja,pak para a “s’vrau veten Mehmteti?!”.Asht kohë e keqe,Dullë!Dhe vrej tuna,me e ça zemrën e Babës,qan për tyja,por s’ka fuqi,Baba,Dullë!A më kupton a jo?Dhe Dulla,çehreprishur se iu vra dhe ajo pak shpresë që kishte,u përqaf me mikun dhe doli.
Sado që u mundua Baba me e mbajt për drekë,por ky nuk pranoi.Doli dhe tek merrte mendueshëm rrugën e kthimit,tha:-Aha,qeverisë,po i vjen fundi.Vri andej,dëno këtej.Rrëno fshatarin dhe…kur pa dikë.Qe shoferi i kooperativës.I këputi mendimet dhe rendi pas tij.E drodhi nji dahan të fortë dhe tymosi.Me askënd nuk këmbeu një fjalë.Kur erdhi në shtëpi,lau duarët dhe tek përtypte atë hibridin e hidhët(fshatarët i thonin ibret!),mendueshëm tha:-Dullë!Të rroftë pushka që qite!Edhe natën nuk mbylli sy.Në mëngjes u çue heret.Ija po e përgjonte.Pa që rrëmbeu dy kaçile.Ijes nuk iu durua:-Kanë lajmëruar ata të partisë që ka me ardh Enveri sonte tek na dhe ta kanë sjellë emrin me dalë me e prit…Dulla s’i dha përgjigje.Mori kaçilet dhe hipi mbi fikun që kishin në oborr.I voli kokrrat epjekme dhe,pasi u vendosi ca gjethe prej fiku mbi to,i vendosi kaçilet në hije.Kur po gjëmonte orkestra,ai mori kaçilet dhe çau përpara.-Ku shkon me ato kaçile,o lalë?-pyeti sekretari i partisë.Po ne ta kemi vënë emrin me prit sh.Enver,- shtoi.Po Enverin po pres dhe una,-tha Dulla.Du me i qit ca fiq,se janë të ëmbël;se të ambël na i ka ba jetën,or Shyq!-gjejgi Dulla.Me vete:-Jo Enverin,po zeherin.Se zeher e shkuar zeherit na i ka ba jetën.Po me vete ama,se Dulla e dinte.Se nuk të pyesnin këta.Këta nuk pyetën për Mehmet Shehun dhe jo për Dullë Pezën.
Me kaçilet në duar,Dullë Peza,zuri vend në ballë të pritësve.Do i qis fiq,or babë,Enverit,se të ambël na i ka ba jetën,- bërtiste Dulla.Dhe s’kishte njeri me luejt Dullën nga e vetja.Ata,të sigurimit,e dijshin që asgjë e keqe s’vinte prej tij.Dhe e lanë.U dëgjuan borijat e makinave dhe filluan brohoritjet.Valltarët hidhshin valle.Po vinte AI.Sadërzëmi,- tha Dulla nëpër dhëmbë.Kur një pjesë e atyre që po vinin,u afruan fare afër,Dulla thirri:-Fiq,or lale,fiq!Hajde,kush do me ble fiq?!-Dullë,-ndërhyri sekretari,-po na korit,hiqu prej atje se po vjen sh.Enver!-Fiq,or lale,fiq!-vazhdonte Dulla me të tijën.Kur ja tek vjen ai.Njerëzit mend shqyejnë gurrmazet:Parti-Enver!Jemi gati kurdoherë.Orkestra vu,vallëtarët hidhen,por zëri prej basi i Dullës,u ngrit ca oktavë mëlart,dhe mbriiti dhe atje:-Fiq,or lale,fiq!…Disa u nxinë nga kjo prapësi.Turp për Pezën!Dhe nga kush nga një i tyre.Dullë,-ndërhyri Baba(pjesëtar i delgacionit qeveritar se festohej 40-vjetori i Pezës,de!)Dullë!Ça je tuj ba?A e sheh se po vjen Enveri?-Fiq,or lale,fi…Enveri kish mbërritur dhe,ndërsa urratë çanin kodrat për rreth,u gjend pranë Dullës.Impozant dhe me një pamje tjetër nga ajo që kishte(gjithmonë ai qe i zoti të hiqte dhe të vinte maska)i qeshur siç dinte ai,iu afrua Dullës dhe,njerëzor(sa njerëzor që dukej!)e kapi Dullën prej qafe,sikur kish ardhur enkas për të.Dullës iu mbajt fryma,iu pre goja dhe nuk tha dot asnjë fjalë.Kamerat zu të shkrepnin dhe ai i tha Dullës:-Pa t’i provojmë këta fiqtë e tu?Të ngjindurit rreth,tek qenë bërë sy e veshë,ia dhanë të qeshurit.Kurse Ai,pasi e qëroi me politesë një fik,e futi në gojë.Njerëzit-majmunë duartrokisnin.-Pa na bëni një foto,- urdhëroi ai.E rroku Dullën e shkurtër,mënd e futi nën sqetull,se aq shumë e “donte” dhe tha:-Fiq më të ëmbël nuk kam parë,se të tillë,të ëmbël ua ka bërë jetën partia këtyre fshatarëve.Dy nga ata,të ruajtjes, i morën kaçilet dhe,ndërsa Enveri vazhdoi drejt shtëpsië muze,Dulla mbeti atje,në fund,i fandaksur nga ky takim kaq mbresëlënës.Kur e mori veten,zuri të bërtiste:-Fiq,or lale,fiq!Po kur e kuptoi se tani nuk kishte as kaçilet,u dha këmbëve e sosi në shtëpi.Në darkë i kish ardhur një mik nga Dibra(ish luftëtar dhe ky).Kur Dulla iu zbraz mikun me gjithë mllefin që kishte,ky iu kthye:-Tek na në Dibër thonë:-Vajti shyta për brina,la dhe veshtë në ta!
Mirë fiqtë,por dhe kaçilja,- qeshte dibrani me lotë në sy.
Të nesërmen në gazetën”Bashkim” shikohej një fotografi e madhe ku Enveri qëronte një fik,dhenjë fshatar i mrrolur nën sqetullat e komndantit.Diçitura e lakonte këtë”qerasje me fiq rrekaz” si një dashuri dhe përkushtim.Kurse Dulla tek tymoste,mallkonte:-I nxjerrçë prej hundësh ata fiq,zeher!Se zeher na i bëre jetën.Xhahil!-mallkoi.
P.S. Çdo person i këtij tregimi,me përjashtim të personave historikë,është sajesë dhe çdo përkim është krejt i rastit.
1982- 2008
Fiq,or lale,fiq!(tregim)