Dhuratë për mikun!
Mikut tim,Shkëlqim Çela
Kam kohë që mendoja për këtë dhuratë.Është disi e mangët(mungon File Zikja),por,sidoqoftë,po ta sjellë këtu dhe po të perifrazoj pak Kadarenë,kam të drejtë të bërtas:
“Merre,ta kam prurë!…”
Janë,si të thuash,edhe ato pak këngë që ka lënë ,indjeri im atë.Unë i kam ato në një fletore dhe,tani që ai nuk rron më,zë i bie kokës me grushte.Se qe vertet një burim i pashtershëm që,mjerisht,tani që u tha,më dhimbet ca më tepër.
1.Fiu-fiu këndon gugashi
Fiu-fiu këndon gugashi
Fiu-fiu,moj,marshalla! (1)
Në një degë sheqerbashi
Kush e ka gruan me barrë
Ishalla të na bëjë një djalë
Kush e ka gruan të trashë
Ta nxjerrë nga dysheku jashtë
Kush e ka gruan të hollë
Hidh e prit si kokërr mollë
1.përsëritet pas çdo vargu
2.Më ke dalë në qoshkut
Më ke dalë në qoshkut dhe më qëndis
Më qëndis një grykëlinje
Me një zë tëhollë zure dhe thërrisje
I thërret bandilit,po ai s’përgjigjet
Me vrap e me nxitë doje ta arrije
Çe nxore koburen me të do t’i shtije
Po si ta vrisje,ku,moj,do ta shpije
Në fund trëndafilit,atje nën hije
3.”Lëvdon” e vjerra të renë
“Lëvdon” e vjerra të renë
Thotë e kam nusen të mirë
Për tri ditë e fshin avllinë
Kur merr gjymat shkon për ujë
Seç e zë gjumi në rrugë
Edhe bukë po nuk ha shumë
NË dy ditë po do një furrë.
Lëvdon e vjerra të renë
Thotë e kam nusen të shpejtë
Motmot qep një pal brekë
Dhe ato s’i sos vetë
Kur vjen rrotull në shtëpi
Mbushur çitjanet me hi
Kur e merr burri në gji
Ia bën mustaqet me hi.
4.Seç më the një llaf
Seç më the një lllaf
Dhe m’u duk i ëmbël
Ma ke me të drejtë
Apo me të shtrëmbër.
Nuk e di i varfëri
Në e ke me zëmër
Ma ke me të drejtë
Apo me të shtrëmbër
O more bandill
Omore buzëplasur
Mos më hajde ditën
Po më hajde natën.
Se na shohin burrat
Pastaj do na vrasin
Le t’na vrasin e t’na presin
Se ne të dy,basshkë do vdesim.
5.Çupë e Veli Beut
Në mes të Përmetit,një oxhak i lartë
Çupë e Veli Beut me nishan në ballë(1)
Të gënjeu kopilja,të nxorri në shkallë
Të erdhën të morën dyzet kolonjarë
Në mes të Ersekës,të hodhën nigjanë
Në vënd të orizit,të hodhën grosharë
Ky Zalo Prodani të hoqi duvaknë
1.Përsëritet pas çdo vargu
6.Shtëpia në rrugë
Një shtëpi e bardhë,shul,o moj,në rrugë
Korba,moj unë;qyqa,moj unë;
Jalla ç’do bëj unë
Na shkojnë këta çunat
Na sjellin me gurë
Korba…
Unë nuk jam e ve,
Por jam grua me burrë
Korba…
Mora shtëmbat dhe shkova për ujë
Korba…
Në të zëntë shiu në rrugë
Korba…
Çadëre të bëhem unë
Korba…
7.O kjo anë e lumit
O kjo anë e lumit ka bilbila shumë
Dale,bandill,dale sa të rritem unë (1)
Jam e vogël unë,mos u rritsha kurrë
O kjo anë elumit,ka fëllëza shumë
Kur s’u rrita sot,mos u rritsh kurrë.
Nepërkë e shullërit rritur pa ujë
Gjëlpëra-gjëlpëra ma shpove fuxhunë
Trëndafil i bardhë mbushur konxhe shumë.
Pritëm o çapkën sa të rritem unë
1.Përsëritet pas çdo vargu.
8.Ç’e lashë rakinë
Ç’e lashë rakinë edhe zura verën
Dermani të bënet,për mua,të mjerin
Se rashë pas teje dhe më mbylle derën
Dermani…
Do ta pi rakinë,sa të përvëlonem
Do të rri beqar dhe nuk do martonem
Do të dal hajdut,dhe do ngjesh revolen
beqar do të rri:hiç nuk do martonem.
Në vap të korrikut digjem,përvëlonem
Në qebapkafeje dridhem-rrotullonem
9.Lark stranicat
Lark e lark,moj nënë,m’i vërë stranicat
Kur të vijë bandilli,të lozi me cicat
O more bandill, të paça sa malet
Unë jam sëmurë dhe ti më kërkon faqet
O more bandill,më të rënçin mishrat
Unë jam sëmurë e më kërkoke cicat
O more bandill,më të zënçin ethet
Unë jam zaif e më kërkon bejtet.
10.Dielli zuri fshanë
Dielli zuri fshanë,zotrote pa ngritur
Opopo i varflri,sa jam i mërzitur
Zoti të ka dashur pa të ka selitur
Mjeri,unë,i mjeri sa jam sëkëlldisur
Në surrat e bukur,në beltë e karstisur
Të më falshë kusuret,në të kam bezdisur.
11.Kush troket në portëto
Kush troket në portëto?
O xhixho,të keqen-o (1)
Pa e pyetni se çfarë do
Kërkon gushën e zonjës-o
Sa bën gushë e zonjës-o
Gjysma e napolonit-o
1.Përsëritet pas çdo vargu.Është valle e kënduar që të mahnitë me ojnat e vallëtarëve(një prej të cilëve(nga dy që e kërcejnë)ka qenë im atë .
Kaq për këtë radhë.
Të përqafoj,Përparim Hysi 19 shtator 2008