Dhjetor 2000-2007/6 (poezi)

1.Gratë
Seç kanë diçka “djallëzore”
Seç kanë një ogur”mashtrimi”
Pa kokën na i vënë në “rrethore”
Pa pikë hezitimi.

Mundohemi ne të çajmë”rrethimin”
(po nuk është aq e lehtë!)
Kushdo nga burrat e ndjenë”shtrëngimin”
Gratë?!Janë djalli vetë…
22 dhjetor 2003
2.Vullkani i shuar
Zemra jote-vullkan i shuar
Nën magmë,llava e nxehtë
Kur ja,papritur dhe pakujtuar
Takimi si tërmet!

Nga dridhmat magma u ça
Dhe llava zu vërshoi
Se malli i vjetër,sa vjete?Sa?
Si lumë i zjarrtë na përvëloi.
23 dhjetor 2003
3. … dhe paskërka një zog
(sipas Collen MeCullogh)
Dhe paskërka një zog
Që këndoka vetëm një herë
dhe vdes.
Vdes kur lë folenë dhe vdes me këngë
Edhe unë si ai zog po vdes(a s’e kam lënë folenë?!)
Po dua të vdes në Atdhe që kamkohë që e kam lënë.
23 dhjetor 2003
4.Kur
Kur degët e pemëve era rreh me furi
Dhe drurët përpëliten nga e ftohta
Unë për së largu vij aty tek ty
Dhe përzëmë dimrin me puthjet e ngrohta.

S’ka gjë në se dimri aty është i egër
Dhe hedh nëpër rrugë dëborë apo shqotë
Nga malli ne përqafohemi edhe më tepër
Se dashuria na mban valë,të ngrohtë.
24 dhjetor 2003
5.Në pyllin e dëndur
Në pyllin e dëndur kam hyrë
Dhe bredh nëpër të si kot
Ka vende të fshehta;errësirë!
Ka vende që hç s’i çaj dot.

Aty mes drurëve të pyllit
Pakësa,i lodhur,meditoj
Meditoj për të fshehtat e pyllit
Por më të “fshehtë” se ti,s’ka,moj!
24 dhjetor 2003
6.Femrat
Gjithmonë e vras mendjen:-Pse na joshin?
Ç’djall kanë me vete që na tundojnë?
Ah,sa të mira!(ato mos “qofshin!”)
Kur ka dhe me thinja që pas tyre”vrapojnë?!”

Dhe e dinë mirëfilli që nga ne pëlqehen
(Nisen e stisen si të shkojnë për sfilatë!)
Kush s’e humbi “fillin”,sa prej burrave”dehen”
Nga sharmi i tyre,tundohesh dhe,në je plak!
24 dhjetor 2003
7.Ti
Ti je si një pranverë,e gjitha gjelbërim
Apo si një zambak i madh,i bardhë
Je si një lulebore në një livadh alpin
Ndaj mbesë i nemitur unë,plaku kokëbardhë.

Ti ende e ruan freskinë e vajzërisë
Si një lule e çelur,si zambak ujë
Ndaj i ngre mendjen gjithë njerëzisë
Sa dhe unë,plaku,bëhem pak rrëmujë.

Kur qesh ti,qesh e gjithë natyra
Është një qeshje e ngrohtë që më hyn në shpirt
Ti je si një pranverë që përzë aq dimra
Dhe tek del,llamburit si dritë.
25 dhjetor 2003
8.E,ç’të dhuroj?
E,ç’të dhuroj për Krishtlindje, e dashur grua?
S’kam asnjë gjë veç dëshirës dhe shpirtit tim
Të të bëj një dhuratë?S’do mend që dua
Por nuk kam asnjë gjë dhe mbushem trishtim.

Të të jap puthje?Po vallë a mjaftojnë?
Kur dekada e dekada puthje të kam dhënë
S’i vërejnë peshqeshet ata që dashurojnë
Dhe festa e Krishtlindjes qe,njëlloj,si mbrëmë.
25 dhjetor 2003
9.Kështu si ti
Kështu si ti,janë veç lulet në prill
Kur tunden nga flladi tej,në lëndinë,
Ti je,e gjitha,e magjishme si një trill
Dhe,sa të pashë,mbeta si lajthim.

Mandej,mendoj çfarë bën djemuria
Që kullot azat si kalë hergjele
E si mos i kap ata”magjia?!”
Se,sa për vete,po bëj olele!…
25 dhjetor 2003
10.Pse shkruaj vargje dashurie?
Unë shkruaj vargje dashurie,jo se jam dashnor i thekur
Por ca vite pleqërie,dua nga supet për t’i hequr
Ndaj dhe vargjet i mbush mall,i këndoj unë dashurisë
Dhe i them:të shkosh në dajll!Def-o sun pleqërisë!

Se që thoni,dashuria:a nuk mund ajo dhe vdekjen?
Ndaj largohet pleqëria(ju e shihni vet”tërheqjen!”)
Dashuria më jep krahë,ma përzë mua pleqërinë
Mos kujtoni bëj”hata”,pse këndoj për dashurinë.
25 dhjetor 2003
11.Jeta
Jeta është si një kujtim
(me kasetat e saj mbushet një sirtar!)
Provo që ta shohësh këtë”film”
Dhe sa ke për të qeshur,aq ke për të qarë…
26 dhjetor 2003
12.Kur pija cigar
Kur pija cigar,kujtoja
Se me të “vrisja” mërzinë.
E thithja cigaren,gulçoja…
Asgjë s’fitova veç dogja mushkërinë.
26 dhjetor 2003
13.Edhe… edhe
Edhe ikën,edhe vjen dhe më fut,mua,në dyshim
Kësaj vazhdën kush ia gjen;si një fjalë me dykuptim
Edhe do,edhe nuk do;a vazhdohet vallë kështu?
Qejf ke,qejfi ta do;po mëdyshesh,ububu!

Më s’duroj dhe përdor”dhunë” e të putha kur s’e prisje
Pse,-më the,- prisje nga unë?Tash,më pas,vu”kallajisje…”
26 dhjetor 2003
14.Për…
Për një pyllth anës lumit,për një bahçe pranë shtëpisë
Seç m’u tek mua mendjehumburit në kërthizë të pleqërisë
Se i pata fëmijërisë,po tani nuk i kam më
Zë e prekem nostalgjisë e lotohem nën zë.

Se u prish e më nuk ndreqet,ç’ish ujdisur në aq breza
Nuk është punë se mua më teket dhe më rri mendja andejza
Dua të marrë të miat prona që m’u morën barabarisht
Po nga ato,mbeti “jehona” dhe vajtoj unë pleqërisht.
7 dhjetor 2005
15.Të shkon mendja
Të shkon mendja dhe të bëhet obsesion
Të shkon mendja tek mikja që t’u shfaqë
Të shkon mendja tek një iks a ypsilon
Të shkon mendja dhe do të çmallesh paq.

Çuditesh pak me këtë obsesion
Se vjen të mbërthen si vetëvetiu
Dhe,sado që je në moshë të vonë,
Me të do që të hargalisesh si i riu.
11 dhjetor 2006
17.Mbeti
Mbeti fleta e brdhë në fletore
Dora më ngriu;nuk shkruan
Jam i mbuluar prej “dëbore”
A shkruhet me shpirtin kallkan?

Kallkan e kam shpirtin;të ftohtë
U tha,gjelbëoroshi,u tha.
Po të lanë për prift,bëhesh dhe dhespot
Pak dhe nga pak dhe frymëzimi më la.

S’ka zjarr që ma ngroh këtë shpirt-akull!
(sikur nuk jam nëFlorida,po në Alaskë?!)
Ta dini se do më gjeni shakull
Në se në Shqipëri nuk nisem për pak…
13 dhjetor 2006
18.Nëna
Nëna më ka vdekur.Ka mbi dy vjet
Nga ajo më ka mbetur kujtimet,fotografia
Por ndodh që me të zë bëj muhabet,
Kur jam vetëm;dua të shpëtoj nga vetmia.

Nëna ka vdekur dhe prehet në Mbyet (1)
Por mos u çudisni që zë flas me atë
Pse unë i gjallë jam këtu në kurbet?
Ndaj zëmë e flasim:si në filmat pa zë.
1.Mbyeti-vendvarrimi i qytetarëve fierakë
14 dhjetor 2006
19.Kam
Kam një shpirt të brishtë prej pëllumbi
Si një shi i butë që bie në maj
Për të drejtën,s’më trëmb as plumbi
Plagosem a vritem?Kokën s’e çaj.

Jam si bar i gjelbër në livadhe
Që është plot limfëjete që lulëzon
Por u ngjaj edhe uraganeve
Që padrejtësitë hiç nuk i duron.

Çuditem që unë,shpirtbrishti,
Tër jetën e kam kaluar si në luftë
Në jam zemërdhimbsur si Krishti
Për të drejtën,kthehem në Ursus.
16 dhjetor 2006
20.Ti
Ti mund të mendosh si të duash për mua
(mund të më quash leshko,idiot a frikacak?!)
Por kurrë nuk kam shkuar me një që nuk e dua
Sado që”ndajshtimet” më shkojnë për shtat.

Në erdhe tek unë,dhe si në kishë u rrëfeve
Dhe gjete tek unë,me të vërtetë,një”frat”
E di që,mandej,lëshove shiun e rrufeve
Të një urrejtjeje nga një “fyerje” pa shkak.

E di:je e bukur!Pse do t’i vijë anës?
Por kjo nuk do të thotë që për këtë të dua
Mos lësho mbi mua shiun e shtrëngatës
Në s’rashë pre e mëkatit që ma skuq faqen mua.
18 dhjetor 2006
21.Ndërsa
Ndërsa mbyllet fundi i vitit,ndërsa plakemi edhe më
Nuk e di pse thellë prej shpirtit,një mendim të qetë s’më lë
Zë më çon ca vite tutje,kur kalëroja djalërisht
Se qeshë mbushur tëri vrulle dhe kullosja dashurisht.

Ja më bëhet si tani,gjasme jam unë po njësoj
Por tani s’jam më i ri:dua dhe s’dua ta pranoj.
Nuk pranoj unë pleqërinë,që ka ardhur dhe nuk luan
Koha ja më merr”tapinë”(e kuptoj pa çak,pa bam!)

Tash dhe plakem dhe më tepër,sepse Çeçua ka biçak
Dhe e jap me firmë në letër:tash jam plak…dhe vetëm plak.
18 dhjetor 2007
22.Kur
KUr zë era dhe kuis,kur dhe deti dallgëzon
Unë me sy të sodis,sikur ti të jesh ikonë
Ja,tek shfaqet nuri i bukur,dhe mbyt erën që theërret
Do të isha i paskrupull,po të trëmbesha nga ti det.

Nga ty det që dallgëzon dhe nga era që zë çirret
As më bëhet fare vonë,veç për miken zemra hidhet
Hidhet-hidhet përmbi dallgët dhe mbi erën që këlthet
Dashurojnë dhe kokëbardhët;dhe,çka them,është e vërtetë.

E vërtetë që s’e luan topi;dashuroj si një i ri
Ah,ç’po heq zemërdobti!Veç për ty,moj,veç për ty…
19 dhjetor 2007
23.Mbyllur
Mbyllur brenda mu në dhomë
Si kërrmilli mu në gucka
Nga dallon nga një”kufomë?!”
Aq keq jam,sa nuk pëllcas

Të pëllcas si flluskë sapuni
Cifla-cifla ndarë në copa
Humbi,Përparimi,humbi
Dhe në humbi,veç nga koka.

Se kërkoi shtëpinë e priftit
Kur s’e qasnin as në fshat
Në këtu po i plas shpirti,
Ju ta dini:e ka hak!

Sepse gjeti çfarë “kërkoi”
Mbath dy këmbë në një këpucë
Tash,kapelen ta gëzojë!
Ndaj ka ftoht edhe në gusht.
26 dhjetor 2007