1.Ndërsa
Ndërsa një trung ecën nëpër lumë
Mua,buzë lumit,më zë me shkumë?!
Se trungu do shpërbëhet a do sos në det
Kështu jam si trungu në lumin tënd,jetë!
13 dhjetor 2003
2.Dhe tani?
Dhe tani,s’kam nga ia mbaj?
(ta hajë dreqi!Kam rënë brënda!)
Sa me sy unë e përrlaj
Aq më shumë që më rreh zëmra.
Ti më sheh dhe kokën ul
Se përballë më ke “atë”
Kurse mua më zë me shkumë
Dua me shqelma ta përzë.
Ta përzë?Po s’është e lehtë
(këtë gjë e dimë mirë!)
Por jam bërë unë,tash,me fletë
Dhe nga koka po nxjerr tym
“Gjendja” sa vjen e rëndohet
(a më duket kështu mua?!)
Shiko plaku po tërbohet:
Të më hajë dreqi mua!…
15 dhjetor 2003
3.”Azilantët politikë?!”
Dhunuesit e lirisë,shërbetorë të diktatorit
Kanë ndërruar lëkurë;janë bërë”të dhunuar?!”
Kapërcyen oqeanin,siç thonë,prej “terrorrit?!”
Dhe kanë marrë azil si të persekutuar!!!
Nuk është një e dy,po dhjetra janë;dhjetra
Tek rrahin gjoksin,më mbushin me mëri
Oh,kohë e keqe,plot hijena e dhelpra
A do marrësh fund ndonjëherë ti?!!!
Se nuk ka më turp se këta”azilantë”
Që “azilin” kanë blerë me dokumente të rreme
Dua t’i mbështyjë të gjithë këta paloplagjiatë
Që të gjithë,për mua,janë vemje.
16 dhjetor 2003
4.Mos më thoni
Mos më thoni:-Mos hajde!Ku do vesh se këtu ka veç prapësi?
S’trembem hiç,e punë e madhe!Aty do të vij;sa më parë aty.
Ka korrupsion,më thoni, e terr;ende,siç thoni,pasiguri!
As që e bëj qejfin qeder:aty do të vij;sa më parë aty.
Do vij aty dhe zërin kambanë;ta tund atë sa vendi të gjëmojë
Mos heshtni,ju them!Pse heshtni,mjeranë?Se kështu terri do vazhdojë.
Se po heshtëm dhe u bëmë frikamanë,prishja,sakaq ka ardhur.
Ndaj bërtisni si erë me tramundan që të dridhen pushtetarët bukëshkalur.
16 dhjetor 2003
5.Dashuri gruaje
Sa herë që shtrihem në divan,
Fap dhe dikush më hedh diçka
Është gruaja,”vigjilente” që ruan
E njëjta kujdesje mbi 40-vjet e ca
S’do mend që ndihem i këndellur
Nga”vigjilenca” e shënjtë e saj
Dashuria e saj kurrë nuk më ka velur
Ndaj këto vargje ia kushtoj asaj.
16 dhjetor 2003
6.Gjithmonë
Gjithmonë më “rrahin” se them të drejtën
Dhe duan të më ndalin,mos them të vërtetën
Por unë nuk ndalem,se jam luftëtar:
Të zezës:e zezë!Të bardhës:e bardhë!
17 dhjetor 2003
7.Një zog cicërin
Një zog cicërin mbi zemrën time
Sikur mbërdhin,me ngashërime
Po ç’ka ky zogu që bën ciu-ciu
Sikur “amoku” atë e griu
Siç duket zogu nuk ka fole
Kërkon atdhenë që la atje
Kërkon Shqipërinë që e ka larg
Ndaj qan ciu-ciu,kjo duket qartë.
E qan e qan,nuk gjen qetësi
E di pse qan?Për ty,Shqipëri!
E ka marrë malli,ndaj aq rënkon
Ah,mallpashuari!S’duron,s’duron.
17 dhjetor 2003
8.Jam keq
Derr,po të kisha qenë,do të kisha plasur
O miq,po ju them:jam me buzëplasur
Aq “mirë! që jam,sa më “mirë” prishet
Sa s’po bëj “bam”!Më keq,jo:nuk gjindet!
18 dhjetor 2003
9.Në rast se…
Në rast se dikush sulmon Amerikën,
Unë pushkën hedh në krah dhe s’e njoh frikën
Se Amerika është shteti im mik
E falë jetën për të;s’më dhimbet asnjëçikë.
18 dhjetor 2003
10.Ah,ç’më kënaqe!
Sa e hape gjirin,buisën manushaqe!
Fillova të “pirin”(ah,sa më kënaqe!)
Dhe të putha buzën,derdha mallin tim
Në buzë ndjeva shpuzën;zjarr mora-kaminë!
Kohë kishim pa parë;mend shkuan 5-vjet
Mu si lumë me valë,unë vërshova vet
Po lumit me valë,iu përgjigj një det
Të”vrava”pulëbardhë,rashë”vrarë” edhe vet…
18 dhjetor 2003
11.Aromë gruaje
Sa kalon një femër pranë,
Flegrat e hundës më hapen
E kam këtë”huq”,e kam
Me aromë gruaje s’kënaqem.
Ndaj flegrat e hundës i hap
(ngjasoj pak me qenin me erë)
Dua sa më shumë aromë të kap
Nga ato që çlirojnë lulet në pranverë.
Se të tillë aromë kanë femrat
Të ngopin me aromë lulesh
Me këtë ato tundojnë zemrat
Aq,sa dhe i moshuar,pas tyre turresh.
18 dhjetor 2003
13.Pleqëri
Sado që të mundohem që të zmbraps
Me njëqind mënyra dua të të pengoj
E shoh që më je vënë nga pas
Dua apo nuk dua:të pranoj!
Pas më je ngjitur si rrodhe
Rrodhja a s’ta bën”vendin” gjak?
Me mua tash je kapur prej dore
U dorëzova:Tash jam plak!
19 dhjetor 2003
14.Më prisni!
Më prisni!Kam vënë krahë dhe po fluturoj
Drejt fshatit tim që me askënd s’e ndërroj
S’më trëmb oqeani,i madh,pa kufi
Më prisni,o të dashur!A s’jam zog tani?!…
19 dhjetor 2003
15.Më vjen ndërmënd
Më vjen ndërmënd çahiri në maj
Mbi barin e njomë,një det me lule
Lulet i mblodha dhe tufën asaj
Asaj që sot kujtesës më prure.
Çuditem me veten dhe pak arsyetoj:
Ç’ne në dhejtor të më kujtohet çahiri?
Më erdh papritur kujtimi,moj,
Emrin s’ta nxjerrë se s’jam faqenxiri.
19 dhjetor 2003
16.Jam askushi
Në jam askushi,s’më bëhet vonë
(se kjo botë e madhe si unë ka plot!)
Dua që ndonjë që vargjet lexon
Mos thotë për mua:qe njeri kot!
Kaq mjafton.Nuk dua lavdi.
Të thonë qe njeri,më mjafton mua
Se shpirtin tim kam vënë në poezi
Njerëzit i kam dashur dhe i dua.
19 dhjetor 2003
17.Ne
“Ne kishim lindur për dashuri e besim
Nuk kishim lindur për shkatërrim”
Esenin
Ne s’kemi lindur për dashuri e besim
Ne kemi lindur veç për shkatërrim
Shaktërruam çdo gjë me gene satanaj
Nuk shtoj më asgjë:veç vaj,,,vaj e vaj…
20 dhjetor 2003
18.Kjo ngjyrë
Kjo ngjyrë rinore dhe pak ledhatare
Më thotë se tek ti ka një ndryshim
Të them të drejtën,është pak “vrastare”
Më sjell ndërmend një kohë pa kthim.
Se ikën nga unë llastimet e këndelljet
Kur skuqesha në çast si një trëndafil
Kjo ngjyrë rinore,është pak rrënqethsëe
se s’jam i gatshëm,si dikur,për një trill.
20 dhjetor 2003
19.Ah,hiret e tua!
Me hire je mbushur;sa hire!
Këto hire më ngrenë avadan
Më nxitin,më nxitin mua ato hire
Që të sulmoj mbi ty si luan
Hiret më ngasin,më ngasin
Sa kurbën e nepsit e ngrenë
Ah,këto hire,sa nuk më “vrasin”
Dhe bëhem,i tëri,ujem.
20 dhjetor 2003
19. * * *
Shih me sy e plas me zemër
(me të vërtetë,kështu po ndodh?!)
Obobo,çfarë më ka gjetur”
Kjo,”dalje jashtë loje” ,më “lodh”
21 dhjetor 2003
20.Një brishtësi
Një brishtësi prej vese në sy
Një purpur të pushtë në faqe
Kaq më mjaftoj që ty,
Të t’i puth me buzë e faqe
Mandej ndodh dhe mrekullia?!
Vesën me buzë ta largoj
Dhe “dehur” pastaj nga brishtësia
Mbi gjunjtë e tu ulem,të “pushoj…”
22 dhjetor 2003