Dhjetor 2000-2007/4 (poezi)

1.Ti
Ti je për mua si një këngë e bukur
Nga e cila,për asnjë çast,s’ndahem dot
Të kujtoj,të kujtoj këtu,ku jam strukur
Dhe aq s’e mbaj dot mallin,sa lagem nga lot.
26 dhjetor 2002
2.Hiret e tua
Në më ikin ca vite nga supet,
M’i heqin veç hiret e tua
Dhe nuk është se kështu më duket
“Djalosh” më ktheve,pothua;

Se vije me vrull çapkënërie
Dhe më shkundje mua si tërmet
Jakë,t’hu,o trill dashurie
Se aq vuaj pa ty,sa-rrëmet…
27 dhjetor 2002
3.Një mike që m’u qas
Një mike që vet m’u qas
Po provoj që pak ta ngas
Se kam frikë se mos bërtas
Dhe më hap ndonjë avaz

Çfarë të bëj se po pëllcas
Se më qesh,më qesh me kast
Frikaman nuk jam;t’ia mbath
Rast,o rast,ku je,o rast?

Vjen njëherë dhe nuk vjen prapë
E zë miken fap e fap
Dhe i jap goxha”dajak…”
28 dhjetor 2002
4.”Natyrë e qetë”
I hoqe rrobat me terezi
Sikur për mua do pozoje
“Piktori” e humbi tani
Me “ah” dhe “ëh” po rënkoje…
28 dhjetor 2002
5.E humba kujtesën
E humba kujtesën në këtë fundviti
Iku u çbë:në cifla si qelqe!
Nuk e di se ç’kam?Kam humbur,i gjithi!
Jam aq i “lumtur” sa zogu ndër leqe.

Kam një boshllëk që gati më firon
Asgjë e mirë,e këtushme,nuk më hyn në sy
Unë e di mirë pse kujtesa po më firon
Se kam kaq kohë larguar,nga ti,Shqipëri…
31 dhjetor 2002
6.M’u kujtua mike e vjetër
M’u kujtua mike e vjetër dhe më hapi plagë të re
Nuk e them dot me letër,sa më dhëmb që olele!
Se,tani,që unë u plaka,më s’duroj se s’kam fuqi
Se të dhëmb,që thoni plaga;plagëmadhja-dashuri.
7 dhjetor 2003
7.Pse?
Pse më bëhet mua sikur?Sikur është tani me mua?
Mikeja që paçë dikur;ja,tani,po “loz” me mua
Se po “loz” e çfarë të “lozuri”,si një kohë e njëherë vakti
Ah,unë,mallpangopuri!Veç po shpik si”malukati”

Sepse miken s’e kampranë;si ta kem,kur është kaq larg?
Veç më bëhet,mor aman!Si me të jam bark për bark?
E kusure që s’m'u ndatë dhe tani që jam “dreqosur”
Po më vini varg e varg;edhe bëj si i xhindosur.
7 dhjetor 2003
8.Dëshira
Një buzë dua ta puth,një gji dua ta thith
Se ika,mbarova;po sosem,i gjithë!
Ashtu si qiriri që kullon pikë-pikë,
Ashtu unë,fakiri,po tretetm dhe pikë.

Se zë më ha buza dhe nepsi s’më lë
O vajzë po s’të putha,mua dita s’më zë
Se s’mbahem nga malli,lëshohem rrufe
Ashtu siç bën djali me vjazën e re.

Fuqi vërtet s’kam,se iku fuqia
Po jap çfarë kam,nga dashuria
I jap unë të tëra:me erz e me nder
Ç’më duhen të tëra,pa ty ,o sheqer?!…
8 dhjetor 2003
9.Kam rënë në sevda
Dhe buza më ha,dhe zemra më hidhet
Kam rënë në sevda:kjo duket,pra,shihet!
S’ka si të jetë ndryshe;të tepërta llafet
Për ty,dallandyshe, dhe zemra më çahet

Po çahet mëdysh,po ndahet në copa
S’ka si e qysh?Ika,unë,cofa?!
Ta gjesh nga s’e pret(dhe,tash,që jam plak?!)
E humba vërtet nga ti, moj zambak…
8 dhjetor 2003
10.I vetmuar
I vetmuar kam mbetur unë;shpreh dëshira,pak azat
Se i gjej unë vetes”punë”,dua të heqë një”taksirat!”
Taksiratti është i rëndë,më ka peshën e një mali
Vetëm ti,moj,e kthen pëndë:ke ilaç me pika malli

Ke”ilaç” me pika malli që s’e gjen në spiceri
Dua ta pi unë rrënjëdali;jam”mësuar”që në rini
I”mësuar” që në rini;tash e dua dhe më tepër
Dashuri,moj dashuri!Mua kurrë nuk më ke velur.
8 dhjetor 2003
11.Ç’më bëre kështu?
Ç’më bëre kështu,moj balukedredhur?
Më erdhe këtu,fare papandehur.
Fare papandehur si një befasi
M’u hodhe në kokë porsi gjarpëri.

Në kokë seç m’u hodhe porsi gjarpëri
Me ty jam “përrleshur”,ah,i varfëri!
Malli ynë i mbledhur,vjetesh pikë-pikë
Mbi ne seç është derdhur;deh,na rëntë një pikë!
9 dhjetor 2003
12.Ah,ju ëndrra!
Ah,ju ëndrra që s’m'u ndatë
Asnjë natë pa parë s’më lini
Nuk m’u ndatë,nuk m’u ndatë
Kaq i madh më është mallëngjimi!

Gjumin fare ju ma prishët
(gjumë,o gjumë,i bërë me copa!)
Të fanepset kur s’e prisnit
Të vjenë mikeja tek koka?!

Le të vijë,mirëse të vijë
(por s’e kam dhe aq të lehtë)
Se jam plak dhe pak”mbërdhij”
Nuk kam çapa për”atlet”

E,që thoni,mbeçë syhapur
(mikja s’luan,po mu aty!)
E ç’të gjeti,mor kokëzbardhur?
Ta ka bërë si tetë me dy!

Pak dhe ëndrrën e “mallkoj”
Se ajo ma pat mua fajën
Jo se miken s’e pranoj
Por “djersita” të marrë “hakën”
9 dhjetor 2003
13.Zogë!
Moj zogë për ku je nisur
Se sa mirë ti je ujdisur
Syrin tim e ke gremisur
Për tek ti është arratisur

Buza jote e ormisur
Edhe gjoksi i dalldisur
Më bëjnë mua plak të hazdisur
Se jam keqas sevdallisur

Dua të sos mallin e nisur
I penduar që jam mbollisur
Dhe sulmoj si një i krisur
Të “vras” zogën e ujdisur.
9 dhjetor 2003
14.Dhe kur jam këtu
Dhe kur rri kështu i vetëm,unë nuk kotem fare kot
Se me vëndin tim unë jetën,e kam lidhur:s’zgjidhemdot!
Unë me trup jam këtu,por me zemër jam atje
E kini parë,o miq,ju?Herë pas here,dukem,de!

Dhe s’e bëj se dua të dukem;por t’ju them që jam gjallë
Për çfarë shkruaj,asfare s’tutem;më dhëmb shpirti se kam mall.
Unë me shkrime mbroj të drejtën;për të drejtën,s’njoh anësi
Edhe në fitoj urrejtjen,qofshin,këta,dhe miqtë e mi.
11 dhjetor 2003
15.Pse?
Pse më bëhet sikur vjen?
(vjen një mikja ime e shtrenjtë!)
Vjen a zemra mua ma ndjen
Që ta kem në këtë moment?

Zemra heq edhe rënkon
Sepse shpirti aq ma do
Ah,moj zemër,që s’harron!
Ç’të harrosh që obobo?!

Obobo si më ka qënë!
Çfarë të them,i ziu,më parë?
Jua them trroç:shpirti më dhëmb
Se më qe gjërim me mall.

Malli,domosdo,s’harrohet
Se të mbytë si det me dallgë
Mikja ime më kujtohet:
Shpirt,o shpirt,pse mbete plagë?!…
11 dhjetor 2003
16.Nuk e di çfarë do kesh thënë?
As e di çfarë do kesh thënë
(I pranoj,s’do mend,të gjitha!)
Në me ty unë”dorë” s’kam vënë,
Nuk e pata ,moj,nga frika?!

Frikë nuk njoh se jam si “luan?!”
(po m’u duke “flu” si drita!)
Dhe e humba,moj,aman!
Them të drejtën:u mahnita!

U mahnita,mbeta ngrirë
(aq e madhe qe topitja?!)
Ndaj t’u duka “djall me brirë”
Veç,kur ike, më dol”pija?!”

Se u “deha” unë pa pirë
Sa të pashë,omoj,me sy
Në më more për fakir,
Pate hak…dhe jam me ty…
12 dhjetor 2003
17.Trishtim
Si një dru i zhveshur nga gjethet
E ndjej veten tanimë;dhe jam i trishtuar.
S’do mend që punën e tyre bëjnë vjetët
Litari im sa vjen është duke u shkurtuar

“Gjethet” po më bien një edhe nga një
Dhe degët e trungu,dalëngadalë,po thahet
Në jam i trishtuar,nuk e kam për këtë
Po jam larg nga njerëzit,trishtimi s’më ndahet.
12 dhjetor 2003
18.Pse brengosem?
Kam arsye që të jem i brengosur
Se malli për vendin,më kaploi
Shpesh ngjaj me një xhind të marrosur
Se mendja nga unë?Iku,fluturoi.

Aq sa tunjatjetës,gati ia kthej”plaç!”
Trupi me morrnica dhe flokët-gjëmb!
Mos më merrni si plak trazovaç
Në jam i brengosur,shpirti mua më dhëmb.
12 dhjetor 2003
19.Në sytë e mi
Në sytë e mi-përrenj me lotë
(lotë të hidhur,të fortë si guri!)
Mos kujtoni se”përrenjtë” rrjedhin kot
Se ka shkak të madh kur qan burri!

Si të mos qaj?A mund të duroj?
Lashë vendin tim dhe u bëra”ikanak”
Ndaj,nga malli,lotë lëshoj
Dhe nuk pushojnë:mallin kanë shkak.
13 dhjetor 2003
20.Kuteli dhe “Bajerni…”
I shkrova një gazete për Kutelin
(Për prozatorin dhe përkthyesin e madh!)
Por gazetari e kish zënë faqen me”Bajernin?!”
Do kish vallë”Bajerni” i Munihut në iks ndesheje fat?!

S’do mend që pësova të madh zhgënjim
(si për Kutelin s’u gjend vend në gazetë?!)
Dhe thashë:Ah,që s’jam në vendin tim
Që ty,kryeredaktor,të të bëja lanet!…
13 dhjetor 2003