Dhjetor 2000-2007/3 (poezi)

1.Edhe unë kam ftoht
Për së largu ndjej të ftohtët që ka zënë në vendin tim
Edhe mua më zë të ftohtët,ktu larg e në mërgim.
Kjo ndodhi e natyrës,nuk është,enkas,për Shqipërinë
Në Shqipëri i ngjan mënxyrrës,ndaj po ngrin ky shpirti im.

Nuk kanë dru që të ngrohen dhe me gaz s’ia dalin dot
Edhe drita s’kanë të shohën;errësirë dhe vetëm ftoht!
Ky të ftoht më vret me plumb se më dhimbet mua vendi
Ah,-them unë,- që dot nuk mund t’i shpëtojë nga azërmëni.
26 dhjetor 2001
2.Kur më shkruaje…
(për S.K.)
Kur më shkruaje:-Jam i lumtur se më doli llotaria
T’u përgjigja:-Mos shpejto!Prapa të vjenë historia?!
Se burimit,pa u tharë,nuk ia di njeri kimetin
Tash mbete duke u qarë:e provove vetë kurbetin!

Se e dije “shesh me lule” ku do rrije si pasha
Por më hase në”pyllxhungle”(opo lëre,mos e nga!)
Dhe dy grosh hyre në valle,jep pesëqind e nuk del dot
Në kurbet ka punë të madhe se,përndryshe,vajte kot…
26 dhjetor 2001
3.Nëpërkëmbje
Ky mësues mathematike(më cilësori në gjimnaz!)
Po pastron në një”Ofice”(veshur çizme ka dhe”maskë?!”) (1)
Doktoresha laborante që kish kualifikim të lartë
Bebiston disa fëmijë:që të gjithë janë latantë!

Ja mësuesi i biologjisë(kandidat për aspiraturë)
Lanë kazanët e kolegjit,sikur shkollë nuk ka bërë kurrë
Ingjinier,i biri i botës,shtyn karrocat në “Publix”
Të të luajë mendje kokës; e t’ia thëresësh oi-së!

Ja,kështu ,ndodh në kurbet:nuk beson kush s’e ka parë
Unë që këto i shoh vetë:tash për ju e kam shkruar.
1.Office-zyrë
26 dhjetor 2001
4.Ishe taze
Ishe taze kur të njoha:mu si mjaltë pa vënë në zjarr
Them të drejtën u “verbova”(drit’n e syve më ke marrë)
Në më iku dritë e syve veç nga ti,moj bukuroshe,
Më shpëtove prej”qorrmit”(ke”ilaç” që më shëndoshe!)
26 dhjetor 2001
5.Pse shkruaj?
Unë shkruaj jo se kam”talent” dhe kaq,
Por shkruaj se kontakt mbaj me botën
Mbresa dhe kujtime derdh mbi timin varg
Dhe kështu,besoj,që s’e vras kot kohën.
23 dhjetor 2001
6.Opopo!
Opopo si të ndritë faqa!
Obobo më hëngri syri!
Më goditi manushaqja
Si rrufe me bomba gjiri!

Si rrufe me bomba gjiri:
(Je i zoti t’i bësh ballë?!)
Ç’u shkrumbita unë,qafiri:
Ah,si qe: e tëra zjarr…
23 dhjetor 2001
7.Dua
Dua të dalë në kodrat e Mbrostarit … (1)
Të bërtas me zë të lartë,të thërres
Se plasa,aq plasa këtu prej mallit
Nga malli,o shokë,më duket se do vdes

Më ka marrë malli për gjithë fshatin
Dhe për gjithçka andej,për reth
S’ e di a do ta përballë mallin
Se gjithë trupi m’u rrënqeth.
1.Mbrostar-Ura-fshati im në Fier
22 dhjetor 22 dhjetor 2001
8.Mall për miken e vjetër
Më mori malli që veç të të shoh
se malli shtohet kur je larg
Të desha shumë.Të desha,po.
Dhe në zëmër m’u hap një plagë.

Në është se unë mora një tjetër,
Dhe ti një tjetër,sigurisht.
S’harrohet jo,”buka e vjetër”
Se plaga dhëmb si përjetësisht.
27 dhjetor 2001
9.Për X…
Në mes të territ të gjeta,
Sado që ishte mesnatë
Si mjalti i hojes nga bleta
Më ishte buza e mjaltë.

I velur siç qeshë nga mjalti
(se taze më qe,pa vënë në zjarr!)
Nuk di seç bëra,i ngrati
Nuk di pse bëra”zarar”

Ç’zarar që bëra,s’e di
Por “fajin” jam gati ta laj
Mesnatës më prit përsëri
Dhe “hakun” merre,pastaj.
13 dhjetor 2002
10.Të “lodhë” sevdaja
Ta putha buzën e njomë
Dhe tak:më hipi një zjarrllëk
U deha nga jotja aromë:
Më tej kërkoj jarallëk.

Se,dihet,jam i pangopur
Si çdo njeri kam tahma
Dhe “zbrita” më poshtë për t’u “çlodhur”
Të”lodhë” kjo,e shkretë sevda…
14 dhjetor 2002
11…dhe thonë
Të pruri tek unë”rasti”
Dhe ndihmën ta dhashë bujarçe
Do të isha unë xhambazi
Në rastin shfrytëzoja”esnafçe”

Kohë ,kështu,kaloi goxha
(secili në hallet e veta)
Papritur u pamë dhe”ua!”
Habinë s’e mbajte,Violeta.

Natyrisht dhe unë u habita
(Po sytë e tu më përpinë)
Tani më doli “korita”
Dhe me puthje shoqërova habinë

Po kur thonë që paskam faj
Se ja,shfrytëzova,rastin?!
Ta dish s’e kam hiç kollaj
Por mos më merr për xhambazin.

Se kurrë nuk shkoj me një femër
Në ndjenja nuk është reciporke
Unë dashuroj veç me zemër
Dhe,s’ka vend,për ekuivoke.
14 dhjetor 2002
12.Ç’bëre,Përparim?
Muhabeti;fjollë;po më tutje:çfarë?
Se më zë një kollë;khu-khu si djall!
Kolla seç më zuri si një butër pelash
Nga mikja si nuri,larë me ngjyrë ylebrash

Faqet gurabi,goja çokollatë
Sytë e saj të zinj më ngrenë mendjen “fap!”
Tani,mendjengritur, hidhem në sulmim
Ç’pret nga i lajthitur?Ç’bëre,Përparim?!…
14 dhjetor 2002
13.Kur
Kur kam pulën,nuk ha sorrën
Por pas ardhka historia
Kisha lënë pas dore,zonjën,
Dhe mbi mua u zbraz mëria

S’qe mëri,po qe maraz
Si rrufe shkarkoi mbi mua
Dhe ,tani,sa nuk bërtas
Më kafshoi gjarpëri,pothua.

Më kish zënë një ditë pusi
Edhe priste si një kobër
se më kish aq shumë zili
Më kafshoi sa rashë i ngordhur.
16 dhjetor 2002
14.M…
Mu si pyll lëshuar floku
Hajde,mos të zërë amoku?
Paf e puf seç pi cigar
Tymi prralën seç ka marrë

Po kam frikë mos bën zarar
Mos plevitën më ke marrë
Dreq-o punë po pse kam frikë?
A merak kam vënë içikë?

Kështu është se s’ka se si?
“Dehur” unë,pse pike ti?!…
16 dhjetor 2002
15.Unë
Unë nuk pretendoj që të jem puritan
Si të gjithë njerëzit dhe unë kam mëkate
P.sh.:Unë nuk e vë dot në fre sevdanë
Sevdaja,mua,mëkatarin më nxin në faqe.

Përgjithësisht,jam i ndershëm dhe stoik
Unë nuk komprometohem me para!
Egoist,pakësa; jam dhe pak nevrik
Por para një të bukure,tjetërsohem sa s’ka.
16 dhjetor 2002
16.Ku të futem?
M’u kujtua një kohë që iku
Më erdh mikja dhe më piku
Që më piku,që më fshiku
Aq sa gjumi mua më iku.

Vij vërdall si rakitiku
Edhe mendja pas saj iku
Ku të futem nga”rreziku”
Vajti-vajti kokëshiniku!…
17 dhjeto r 2002
17.E di
E di,e di seç ndjen për mua
Se çdo gjë e shoh açik
As nuk pres të më thuash:të dua!
Se kot,moj,unë s’jam ashik.

Se shoh dorën tënde që dridhet
Sa herë që takon me dorën time
Dhe gojën e shoh që të lidhet
Po nuk janë pak,o mikja ime.

Nuk ka gjë që nuk flet goja
Unë dhe heshtjen di ta lexoj
Mu tek “heshtja” mallin njoha
Ndaj dhe të putha;se të dashuroj.
18 dhjetor 2002
18.U prish gjumi
U prish gjumi;shkoi,u çart
Më s’më zë për qamet
Dhe s’m'u çart pse ,tash,jam plak
Por ma çart një isharet.

Ishareti qe shumë i rëndë
Ndaj ma çarti gjumin mua
Halli i im?Kurrë mos iu zëntë!
Kam një mike që e dua.

Kam një mike që e dua
Dhe ajo ma mori gjumin
S’kam ç’e dua;s’kam ç’e dua
Kur kam miken,ç’ta dua gjumin?!…
23 dhjetor 2002
19.Për një jetime
“Ç’do gëzimi
Tek jetimi?!”
Populli
Ti sikur kishe dalë nga një lëngim i gjatë
Se ishe ligur:kockë e lëkurë!
Thonë që shorti të ka kthyer në skllave të ngratë
Jam gati që “atë” të vij ta vras me gur.

Se shorti i keq,dihet,që ta nxinë jetën
Mëkat që të vuaj,kështu,një xhevahir!
Mbushem me inat,s’e mbaj dot urrejtjen
Dua që ta mbështyj në fytyrë atë katil

A s’është më mirë që të ndahesh nga ai?
Më mirë djepi bosh,se shejtani brënda!
Se kështu nuk mund të vazhdosh;nuk ka se si?
Dhe tek e mbyll vjershën,vërtet që më dhëmb zëmra.
25 dhjetor 2002
20.HIç nuk më bëhet vonë
Për P…
Unë të thashë:kam rënë nga fiku
Llastimet dhe ojnat aspak s’më pëlqejnë
Ka ikur me kohë nga unë ashiku
S’ka hargalisje që t’më ngrejë ujem

Kurse ti u orvate të më fusje në lak
Me ojna e stisje made in aluzion
Kishe harruar që,tash,unë jam plak
Që u ndava me ty,hiç nuk më bëhet vonë.

Se ti më llastoheshe si adoloshente
Një gjendje”perverse”(as mish as peshk?!)
Llastimet e ojnat prej mendjelehte
Më bëjnë që të kujtoj me timen vjershë

Se,ku ta dish,ndoshta një ditë e lexon
Dhe veten do të shohësh si në pasqyrë
Se vjen një kohë dhe kushdo reflekton
Se si ka vepruar dikur:keq apo mirë.

E di.Do të hajë”qerja” dhe do zëshë të kruhesh
Sado që do jesh vetëm,do prishesh në fytyrë
Ke të drejtë të prishesh,ca më shumë të skuqesh
Të njohësh veteveten,është tepër e vështirë.
25 dhjetor 2002