1.Oqean!
Oqean,të lutem shumë,a nuk mblidhesh fare pak?
Sa t’më hapet mua një rrugë që të nisem andej,larg
Më këputi malli i madh:dua të shkoj në Shqipëri
Hap,të lutem,një sokak:për atje nisem veri.
4 dhjetor 2001
2.Vallë,do shihemi dhe njëherë?
(mikut tim,Maku Pone)
Më thuaj ti në telefon:
Vallë,a do shihemi dhe njëherë?
Kjo pyetje keqas më sëmbon
Si thikë më shpon,më therë…
5 dhjetor 2001
3.Ethet
Trupi yt i hollë si gjethe
Sa e shoh dhe më jep ethe
Të zënë ethe në dhjetor?
S’ta beson asnjë doktor.
Mirëpo ethe kam dhe dridhem
Nga e keqja hidhem-mblidhem
Dhe,sa të zë ty me dorë,
U shërova:je “doktor…”
6 dhjetor 2001
4.Kur të thashë
Kur të thashë,je si Ornela
Domethënë,Ornela Muti
I rashë pragut,t’dëgjojë dera
Se më”kruhet” dhe pak trupi.
Se pashë syrin mbushur qiell
Se pashë faqet si mëndafsh
Mos më thuaj që s’je Ornelë
Se më bëri shpirti baf!
Baf u ça si flluskë sapuni
Kur mbi të e fortë fryn era
(Si u bëra,i paudhi?!)
Çfarë të them,o moj “Ornela?!”
6 dhjetor 2001
5.Përse?
Përse kur qeshë djalë në vakt,nuk e kisha as për pesë
Mbi një tufë sulmoja “fap” ,edhe hyja mes kopesë
Dhe rrëmbeja unë një ftujë;ndo ftujë qe apo shelege
Por tani s’bëj dot rrëmujë se jam plak me terbiete.
7 dhjetor 2001
6.Lara
Më vjen Lara e Pastërnakut dhe më rri mu parasysh
Zë më hip tensioni i gjakut;zu tensioni t’më lëvizë.
Gjeneroze mu si Malva;mu si Malva e Maksim Grkit
Dhe për Larën pak dhe”mardha”,ndaj s’ i bëj ballë “tensionit”
7 dhjetor 2001
7.”Ujku”
Po ndjek trragën e një rruge
Ja,këtu,dredhon një shteg
Unë po eci pas një gjurme
Shikoj gjurma mos humbet
Por tek shtegu unë gjej”ujkun”
E ç’më duhet gjurma mua?
Dhe “luftoJ” që ta “vras ujkun”
Ndryshe kthehet,më”ha” mua.
8 dhjetor 2001
8.Ik pirdhu taksirat!
Tëri jam unë me inate
Edhe s’kam me kë t’i nxjerë
Se kam kaq taksirate
Sa u krrusa:plak i mjerë!
Drejtoj trupin si njëherë
Të nxjerrë duftet e inatit
Por kalon një symëshqerrë
Më shpëtoi prej taksiratit
Çelendisem ca me të
Dhe harroj të gjithë inatet
Dashuria një më një
T’i heqë tëra taksiratet
Zë gulçoj me dufte qejfi
Si njëherë e një vakt
Edhe s’mbahem më nga shendi:
Ik,pirdhu,taksirat!…
8 dhjetor 2001
9.Plakarush?!…
Plakarush!-ti më ngacmon
Por çfarë fshihet në “ngacmimi?”
Ja,kështu,më thuaj gjithmonë
(demek,shkove,Përparim?!)
Edhe plak,po qenka pak
Po më shumë:je plakarush!
Domethënë,që dashka shkak
Që t’më shpalli,tjetra,”luftë?!”
Duroj një a dy tri herë
Se shakaja ka kufi
Dua inatin që ta nxjerrë
T’i tregoj se kam fuqi.
Sa u mat që të më thoshte:
-Si të kam,o plakarush?
E mbështeta në një qoshe
Dhe i dhashë,që thoni,”dush…”
8 dhjetor 2001
10.Kur re nga shkallët
Kur nga shkallët që po zbrisje,u pengove dhe desh re
Unë në krahët e mi të prita,se,rastësisht,u ndodhshë atje
Ti u skuqe si me turp,edhe ike fluturim
Por s’e di,s’e di,moj çupë,çfarë po heq ky shpirti im!
Tash jam unë që”rashë nga shkallët” dhe askush s’më pret në krahë
Më dhëmb trupi,plagë kam krahët(vallë,u vrave ti pakësa?!)
Sa,për vete,s’gjej rehat,sa të vish t’më thuash një fjalë
E ku qe,ku qe ai çast:pse s’u prishën ato shkallë?
9 dhjetor 2001
11.Poeti
Kostumin e ka të roitur
Këpucët,pothuaj,të shqyera
Balli i tij i ndritur
Mendimet i ka plot vlera.
Tek ecën i vetmuar
Përtyp të ardhmen e bukur
Dhe ulet për ta shkruar
Në vargje:për të mos humbur.
10 dhjetor 2001
12.Brezi i ri
Brezi i ri,or tunjatjeta,
Shkoi e mori arratinë
Në kurbet u shkoi jeta
Do harrojnë Shqipërinë
Do harrojnë Shqipërinë
Do harrojnë tonat tradita
Ky mendim më ha,më grin
Ah,kurbet,të rëntë pika!
10 dhjetor 2001
13.Edhe pse…
Edhe pse jam i moshuar,
M’u pre goja;u habita!
Se një vajzë që ka shkuar
Ish e buklur porsi drita!
Drita e fortë më qorron
(apo s’jam i dobtë nga sytë?!)
Ajo,enkas,më “ngacmon”
Dhe më fshik,më fshik,më fshik…
9 dhjetor 2001
14.Zoga lariskë
Një zogë lariskë më ciat për ditë
Apo s’është e bukur?A ke parë dritë?
Keqas më është qepur:ciat e ciat
Bëra dhe si bëra:e zura një natë.
E zura një natë dhe “këndoi” për mua
Tash vjen vet,”ciat”;duket,u mësua!
U mësua ajo,dhe unë u mësova
Dhe mos u çudisni se për të unë shkrova.
11 dhjetor 2001
15. Dhe…
Dhe dita nga dita dallon cilësisht
Dallon dita nga dita edhe si sasi
Një ditë të gëzuar(e duam pambarimisht)
Tjetrën,të hidhurën,s’e shohim dot me sy.
12 dhjetor 2001
16.Dëborë kam
Dëborë kam në zemrë dhe në shpirt dëborë
se më del në ëndërr,një e bërë me dorë
Një e bërë me dorë,një yll mbi ylle
Po thahem,i gjorë:është e bërë me”hile”
14 dhjetor 2001
17.Gorarçe
Në sidi dëgjoj vallen”Gorarçe”
Dhoma erdhë u mbush me Shqipëri
Zura të hidhesha pak shqiptarçe
Sado që të kërcej nuk di.
15 dhjetro 2001
18.”Zotnia”
Ky “zotni”,ky bukurosh që më rri i kapërdisur
Për nga mendja është flosh,porse hiqet mendjendritur
Vetëm pse ka xhepin plot,i thotë vetes:jam i zgjuar?!
S’e shikon që e ka kot:moj para,e ke tërbuar.
16 dhjetor 2001
19.Zhgënjim
Është javë e fundit që tek ne bëhet shkollë:
-Të mblidhen mësuesët tek zoti drejtor!
Do bëhet analiza për semestrin e parë
(Kalojnë a s’kalojnë:flasin me radhë!)
Po shiko ç’ka ndodhur me z.Përparim?!
(S’ka bërë asnjë orë:as gjuhë as lexim!!!)
Dhe bash atje ku duhet:në klasë të tetë?
U zgjova i tramaksur:jam në kurbet…
17 dhjetor 2001
20.Sa shoh nxënës
Sa shoh nxënës unë me çanta
Bëhem gati t’u shkoj pas,
Se më hipin ca bubajka
Për në shkollë nisem me gaz.
Për në shkollë,po për ku?
Se s’më qasin as në fshat
Zë bërtas me ububu
Në shtëpi kthej tërë inat.
17 dhjetor 2001