Dhjetor 2000-2007/1 (poezi)

1.Letër shkokëve të punës
(në Drejtorinë Arsimore,Fier)
Në se mblidheni,ndonjëherë,mu tek klubi tek “Kashtorja”,
Që të pini ndonjë godë,për t’u ikur pakëz lodhja,
T’ju bëj mirë,të dashur shokë!Mandej ngrini një shëndet:
Për atë që iku larg.Matan detit,në kurbet.

Unë për vete ju kujtoj,sado ardhur kam në USA
Si mundem t’ju harroj(unë nga malli u krrusa)
Ah,të isha edhe unë, mu aty, tek “Kashtorja”
Ku më dukesh mjaltë e ëmbël(edhe mezja,dhe faqorja!)

Tash nga larg ju përshëndes,ju uroj punë të mbarë
Dhe një lot,s’do mend,e qesë se jam i ngarkuar mall.
9 dhjetor 2000
2.Në se…
Në se pallton s’kam të grisur,shpirtin tim e kam me andra
Jam si zog i arratisur që dikush e ndjek varda
Jam i lirë,po s’jam ilirë(i”burgosur” jam pa pranga)
Shpirti im që po bën “fir”,gjen qetim tek mbesa,Alba.

Veç nga Alba rri këtu,se,për ndryshe,do t’ia mbathja
Jo se s’jam mirë këtu(Amerika është Parajsa!)
Do t’ia mbath si një firar,si t’më ndjek dikush me shkop
Shqipëria,për mua,ar:pa atë nuk rrokam dot.
14 dhjetor 20003.
3.Po t’u pyesin
Po t’u pyesin ndonjëherë,
Sa para peshon burri?
Mos shpejtoni të përgjigji:
Jua them unë,gjauri!

Burri nu ka asnjë vlerë
Kur nuk ka para në xhep
(në s’pranoni,s’kam qeder?!)
Vlera e burrit:një çerek…
14 dhjetor 2000
4.Jeta
Oh,sa shpejt që ikën jeta
Si një plumb që del nga pushka
Mos kujtoni se them rrena
A kështu jeta m’u dukka?

Sa kthen kokën,ikën viti
Sikur fare mos ketë qënë
Ju,e pse do do çuditi?
Vetëm kohën mos shko dëm

Koha ikën kaq shpejt
(hyr nga një derë e dil nga tjetra)
Mos çuditi juve krejt
Kur akcilit i erdhë vdekja

Se,kur thonë andej nga Bregu, (1)
Një nga një do shkojmë në”vërë”(2)
Në se dikujt s’i pëlqen”keku”,
Aq më bën;s’dua gër-mër.
1.Bregdetasit(Himarë e co…)
2.varri
14 dhjetor 2000
5.Moti
Në vend tim,tani është dimër,
Por këtu është si në verë
Sa,në Shqipëri,ka cikmë
Unë këtu shetis ezber (1)

E thotë mirë një këngë shkodrane
(Sillet moti për së mbari?!)
Si më është kjo jallane:
Këtu dimri si behari.

Unë shetis me krahë të shkurtër
Po shetis e po bëj pallë
Nuk gjen klimë më të bukur
Ndoshta-ndoshta në përrallë.
1.jetoj në Florida
14 dhjetor 2000
6.Daç besoni
Daç besoni,daç mos besoni?
Në dhjetor këndon bilbili
Kur dëgjova që këndonte
Thashë se mos u kthye prilli

Se në prill këndon bilbili
Mu në vëndin tim të mirë
Këtu dhjetori bën si prilli
Është qytet si xhevahir.

O bilbil,o mbret i këngës
Shpirtin tim ti e kënaqe
Se m’i shpure gjak zëmrës
Prill të mbushur manushaqe

Siç është prilli i Shqipërisë
Në Florida është dhjetori
Por bilbili i Shqipërisë
Erdhi zëmrën dhe ma mori.
15 dhjetor 2000
7.Vogëlushe
Vogëlushe syulli,mu si Lizabet Tejlori
A e di,moj,a e di:u pataksa unë,i gjori!
U pataksa unë,igjori,mend i shqeva të dy sytë
Tash s’më bën gjë doktori;gjej shërim tek ti,moj dritë!
15 dhjetor 2000
8.Një miku
Në ke pallton të vjetëruar,
Të roitur,pak,tek jaka
Ah,të lutem,mos u ndruaj
Ti,për mua,je ajka…
18 dhjetor 2000
9.Jeta
Jeta-teatër me skenë të madhe
Sa Globi.
Njerëzit-aktorë që luajnë në këtë skenë
Ca lënë gjurmë e kujtohen.
Ca harrohen.
Kanë qenë aktorë koti…
18 dhjetor 2000
10.Pas të ndjek
Çap pas çapi po të ndjek,po të ndjek si qingj manar
Qëndroj larg,medemek,(”nuk kam gjë me ty,syshkruar?!”)
Porse ndyshe më është puna,unë të ndjek se mall kam
Edhe kot s’më ha mua buza;çargu i kokës sa s’bën bam!

Ndaj të ndjek unë çap pas çapi;as më hahet,as më flihet
Sepse gjumi im çarti dhe as syri më s’më mbyllet
Qëndroj larg për merak(dua që njerëzit të mos flasin)
Por tani ia bëra”baf”(le të flasin sa të pëllcasin!)
18 dhjetor 2000
11.Anakreont
Anakreont Dashuria,o ti plaku babaxhan
Të ka hije poezia,transparent je si xham
Poezia gjithë humor,për maja ka dashurinë
Për një vajzë bënesh”theror” dhe nuk pyet për pleqërinë.

Koka zbardhet,ikën vitet,po ti mbetesh po ai
Ja një vjazë po avitet,tek ti plaku shakaxhi
Pas i qepesh,i thur vargje;nuk njeh plakje,o babush
Koka tullë e lapurake,porse zmera mbushur prush

E,kështu,mbete në vargje si Poet që s’njeh pleqëri
Zëmra jote qe si magje(veç”gatuante” dashuri)
19 dhjetor 2000
12.Në det
Në det kam ardhur dhe vështroj dallgët
(ato vikasin me tërbim!)
Dhe zemra ime njësoj si dallgët
Rreh e rreh dhe nuk gjen qetim.

Kam lënë unë vendin;nga vendi ika
(dhe vendi im,atje,ka det!)
Shoh dallgët dhe detin që uturika
Dhe dallgë më hidhet shpirti i shkretë.

Në det kam ardhur dhe po largohem
(s’duron ky shpirt i mbushur me dallgë)
Për detin tim zë e ligështohem
Dhe them:Sa do rri këtu,larg?!…
19 dhjetor 2000
13.Ciganët
Në shelgjishtet,buzës së lumit
Çadrat kanë ngritur ciganët
Pas ca ditësh s’janë buzë lumit
(Siur s’janë më me të gjallët?!)

Se ata ikin si lumi
(Lumi a nuk shkon në det?)
Jo,Cigani nuk humbi:
Jeta e tij:poshtë e përpjetë!

Kjo bashkësi e gëzuar
Jetën shtyn duke bredhur
Tek ky vend sot i gjen zgjuar
Nesër s’dihet ku kanë fjetur.
20 dhjetor 2000
14.GJyshe
GJyshe Begzos(nënës nga babai)
GJyshe,moj,o shprtija ime
40-vjet që je larguar
Edhe sot mbytem ngashërime
Ndonjë lot dhe më ka shkarë.

E,ku je,o shpirt i dhëmbshur
(Sa do rrish,më thuaj,atje?!)
Si jastëk më është gjëndur
Prehëri yt;tani ti s’je!

Zgjatma dorën që ta puth
Le të jetë,sado e rreshkur,
Unë e puth se më ka dukë
Oh,sa herë,më ka përkëdhelur!

Më mungojnë mua duarët e tua
Më mungon dhe prehëri yt
Dhe në qaj,qaj se dua
Ngashërimi të më mbytë.
20 dhjetor 2002
15.Fëmijëria
Mbrëmë,në ëndërr,më erdhi fëmijëria
(U çudita:si më gjeti këtu ku jam?!)
Ëndrra si ëndërr:varda çudia
Me vërsnikët dola të lozja”bam!”

Ma hoqi këmishën dhe flokët m’i shprishi
(Tamam siç bëja fëmijërisë dikur?!)
Pastaj tek një baçe të”vidhja”,më grishi
(Për dëme e “vjedhje” unë mbaja flamur!)

U zgjova pastaj dhe keq më erdhi:
Sa shpejt,sa shpejt u ndava nga shokët?!
Të “pirët” më doli dhe mendja më kthielli
Por pak u përlota se jam zemërdobët.
20 dhjetor 2000
16.Arat e tim Eti!
Në arat e tim Eti që kisha në fshat
Dua të vete dhe të bredh posht e lart
Të shkoj tek koria,të bredh tek çahiri
Të çlodhem tek hija e një lisi a vidhi.

Të ngjitesha tek pemët që kisha sërë-sërë
Ah,sa ma ka qejfi,dhe zemra më bën “bërr!”
Atje dhe me moshatarët e mi të tokem
Dhe,si dikur,me radhë zë e rrokem

Por arat e time eti atje në një fshat
Një tjetër,tani,i ka me “qitap”
Tash kundra ligjit zë mbushem inat
Dhe pres një ligj tjetër që mua të m’i japë.
21 dhjetor 2000
17.Kakitë
Kakitë me dru të butë dhe degë të shtrëmbëra
I dua.Se,dihet,që bëjnë kokrra të ëmbla.
Dua,sidomos,ato që janë me farë
Ky neps s’më ka ikur,sado që s’jam më djalë.
28 dhjetor 2000
18.Vargu im u rrebelua
Vargu im u rreblua dhe u bë kryeneç
Se një ndjenjë seç u zgjua dhe më bëri 20-vjeç?!
Se qe fshehur tutje,thellë,mu në fund të shpirtit tim
Dhe më ndjellë,dhe më ndjellë:të këndoj për dashurinë.

Def-o su i them asaj(domethënë,si pak turqisht?!)
Po nuk ikën me kollaj:më pushton mua egërsisht
Do hedhë këmbën pas muzikës,siç e tha iks-dikushi
Dashuri,moj,do më fikësh:ka fuqi,moj,60-bukëshi?!…
1 dhjetor 2001
19.Apel miqëve
O miq që ika dhe u lashë në Fier!
Dërgomëni një fije bari,këtu.në Pier (1)
Atë do ta bëj si fyell t’i bie si dikur
se vdiqa nga malli për ju;me të çmallem sikur…
1.Pier-qendra e qytetit ku jetoj
1 dhjetor 2001
20.Mes kafshëve
Mes kafshëve të egra do jetoj në pyll
Mos shoh syrretet e politikanëve qafirë
Le të më hajë ujku,të më shqyej ariu
Ju që më doni,mos thoni:ditëziu!

Më mirë të më hanë këto egërsira
se gjakun të më pijnë politikanët xhahila.
2 dhjetor 2001