Dështimi i një gjyqi
Tregim
Ndoshta qe,siç u tha,një rast unik.Nuk kish bërë ndonjëherë vaki,po ja që bëri vaki në fshatin tonë.Mbrostar-Ura të Fierit.Dhe jo tani në tranzicionin-maratonë të postdemokracisë,po në kohën e partisë a ca më shumë,në kohën e Enverit.Ishte,pothuaj,thagmë dhe ca më shumë.Kishte dështuar një gjyq i popullit dhe partia në rreth kish dhënë alarmin.Fajtori apo
ithtari protagonist i kësaj prishjeje pa preçedencë në analet e drejtësisë popullore,duhet të vihej dhe ai në bankon e të akuzuarit dhe t’i jepej dënimi më i rëndë.Kështu qe porosia dhe kështu edhe po procedohej në minzaskenë.Megjithatë,kot nuk thonë:e drejta të zhytë,po nuk të mbytë.
Po ç’kish ndodhur dhe pse dështoi ky gjyq unik?Para se të shuajë kurreshtjen e lexuesit,ju kërkoj ndjesë për të bërë një digresion pakësa të gjatë,që do jetë si një hyrje apo parathënie për të arritur aty ku duhet.Veç kësaj,me prudencë kërkoj nga lexuesit që të mos shohin tek unë sozinë e Belul Gjeraqinës të atij personazhi grotesk të humorit,pjellë e një pene made in Qamil Buxheli dhe një loje virtuoze nga i famshmi Fuat Boçi.Se,dua nuk dua unë,do të flas pakëz për vete,se unë dhe askush tjetër qeshë prishësi i atij gjyqi.Tek e sjell në mënd të gjithë ngjarjen,s’rri pak pa ia heqqur veshin vetes sime.Se e kërkoja “sherrin” dhe atje ku s’ishte dhe,shpesh,e fusja veten në gajlera.Dhe jo vetëm një herë.Tip impulsiv nga natyra,sa shihja diçka të padrejtë,kërceja nga vëndi dhe drejt e në sulm.Pa pyetur se ku do më çonte mushka më pas..Dhe është vëndi këtu të kujtoj një oficer timin në vitet e ushtrisë që më thoshte:
O Përparim,o të lënça Zotin!PO ç’e ke atë huq që tak dhe do ngrihesh i pari të flasësh.A më ke vënë re mu ti(qe nga Verilindja),unë,o lalë,sado që jam komunist,nuk diskutoj kurrë i pari.Vërej komandantin ça është tuj fol,pas tij dhe komisari, e,mandej,veta që nesër fshihem pas gaxhoit,or dajë.Dhe mirë e kishte.Po pse t’i largohemi ngjarjes?Në gjyq(dhe ky do bëhej si shëmbull para popullit,për vetë protagonistin dhe aktin e tij),edhe mund të mos shhkoja.se nuk duroja ato pretencat demonstrative,të mbështetura në”mësimet jetëdhënëse të partisë e sh.Enver”,por shkova.Së pari,që në fshat gjyqin e bënin ata ndihmësgjyqtarët popullor që s’mirrnin vesh nga ligjet dhe së dyti,në gjyq ish një djalë adoloshent i cili,nisur nga një urrejtje e çastit,kish qëlluar mbi një bahskëfshatarin tonë për të marrë hakën e babait.Se viktima(po e quaj kështu)kish qëlluar me dru të jatin e adoloshentit.Sado që”viktima” bëri 8-muaj burg,adoloshenti në vetgjyqësi e sipër,mori hak.
Shkurt:shkova në gjyq.Këndi i kuq qe mbushur plot e përplot,sa shumë njerëz qëndronin në këmbë.Kur mbriti trupi gjykues(njerëzit u çuan në këmbë për respekt të drejtësisë)dhe,sakaq,sollën ,të lidhur,atë-adoloshentin.Fillojmë,-tha kryetarja e seancës.Kjo qe një mezogrua,pak impulsive dhe tek ia dha fjalën prokurorit,tha:Mund ta bënim edhe në gjykatë këtë gjyq,po po e bëjmë këtu për t’i treguar të pandehurit se vetë origjina etij(ishte me përbërje të keqe klasore!)e ka shpurë në vetgjyqësi,po ne do t’i presim jo vetëm dorën,që nuk ka besim në drejtësinë popullore,por,po qe e nevojshme,edhe kokën.
Prokurori ca më keq.Më kujtohet që tha,veç tjerash:-Ju,i pandehur,i takoni klasës së përmbysur,dhe kur godisni një qytetar,kini goditur mbi drejtësinë popullore që mbështetet…
E,ç ‘ta zgjasë?Veç profka që morali i kohës i kishte në ballë.Ndërsa pretenca po bëhej edhe ca më e nxehtë,Befas sikur ta lish pickuar diçka papandehur,kryetarja që nga presidiumi,bërtiti:-More,po qënkeni të gjithë maskarenj!!!E dini se çfarë iu bëj apo jo?Dhe si një panterë që lëshohet mbi gjahun që ka pikasur,u lëshua drejt sallës dhe pikërisht,në mes,ku qeshë ulur dhe unë.Mu tek supi im,e kapi “gjahun”.Rrap Meçua që ish ulur ngjitur me mua,po na pinte cigar.Fike cigaren,-bërtiti sa kishte në kokë.Të paedukatë.Njerëz delenxhinj,zaten prandaj ndodhin dhe këto gjëma këtu tek ju,po ua tregoj vendin unë,-vazhdonte me gjuhën e saj lapardhare.Salla ngriu e tëra.seanca u ndërpre dhe,si i pandheuri,ashtu edhe prokurori mbetën në këmbë,në pritje të ligjëratës aq patetitke të kryetares.Mua më hipi zjarrmia.THashë për një çast:-More këtu është sekretari i partisë.ka komunistë,ka njerëz të moshave të ndryshme,gra e burra,dhe pse nuk ngrihen që t’i tregojnë vendin një maskareshe të tillë që na fyeu si fshat.Jo.Të gjithë qenë memecër.Unë isha mësues dhe s’duhet të turbulloja ujëra për vetë shkallën time në fshat…Por qe punë sekondash dhe sa mbrriti tek foltorja,kjo zhgabonjë që i kish hapur krahët më shumë se sa duhej,bërtita dhe unë.
-Shoqa gjyqtare!Na ke fyer dhe do ta paguash.S’ka ndodhur as në kohën e Zogut që një zyrtar aq më tepër gjyqtar të ofendojë një popull të tërë.Këtu,moj shoqa gjyqtare,ka komunistë,ka të moshuar,ka gra,.nëna me moral të lartë dhe ti,me një të hapur të gojës,i quajte maskarenj.Njeriu mund të gaboj,po një jurist siç je ti moj sh.X…(për politesë nuk po ia përmënd emrin!),s’mund ta bëj kurrë.Ne kemi votuar për ty dhe të kemi dhënë imunitet.Menjeherë,me këtë veprim që bëre,do propozojmë që të të hiqet imuniteti se nuk ke moralin që të gjykosh më.Situata u bë dramatike.E pashë që,gati,dridhej.Fjalët i kisha të matura dhe po i ngulja si gozhdë trari.Prokuroir,për të shpëtuar situatën,ndërhyri.
Me ty,-i thashë flakë për flakë.-nuk kemi punë.Ti përfaqëson shtetin dhe punën tënde po e bën mirë,dhe,sa për gjyqtaren,do ta raportojmë pranë qëndrës së punës dhe,veç kësaj,edhe në Komitet të partisë.Pse një qytetar piu një cigar dhe ne,përnjëherë,qenkemi të gjithë maskarenj?Jam i sigurt,-përfundova fjalën time,-që shoqa gjyqtare jo vetëm do kafshojë gjuhën,po do vijë këtu dhe do na kërkoj ndjesë.
Situata nga e elektrizuar që qe,.tani u bë inkadeshente dhe njerëzit u ndezën duke mbështetur fjalën time.Gjyqi s’mund të vazhdonte më dhe,sakaq,gjyqtarja,e bërë limon në fytyrë,komunikoi me shpirt nëpërdhëmbë:Seanca shtyhet për një herë tjetër..Dolëm të tërë dhe tek më afroheshin disa lapardharë që duhet të flsinin para meje,u thashë.-Lërini dyfeqet pas dasme.Kur duhesh,nuk e hapët gojën.Epo ku dimë ne të flasim.-më tha dikush.
* * *
U shty seanca,por filluan boritë e alarmit në adrresë time.-Gabim të madh ke bërë dhe ke marrë vetn më qafë,-më tha një nga gjyqtarët që njihja.Unë:-I kam dhënë një mësim të mirë asaj koleges tënde,që të dijë se populli nuk është turmë që ajo ta shkeli me këmbë.
-E ke keq…prapë dikush në aparatin e komitetit të partisë.Puna ka vajtur deri tek sekretare e parë.Këto bori apo sirena,sado që i prisja me shpoti,prapë se prapë,zura të shqetësohesha se kushedi si mund ta tirrnin fjalën time.Aq më shumë që unë isha dhe me “qere?!”.Fare mirë mund të thuhej:një armik gjykohej,tjetri(edhe ky armik se xhaxhanë e ka të pushkatuar,po dhe gjyshin e ka patur kulak),po dhe ky anën etij do mbante,dhe prishën gjyqin duke njollosur drejtësinë popullore.Por ja që nuk ndodhi kështu.Vërtet që çështja kish shkuar deri tek sekretarja e parë errethit,po kjo e kish parë me objektivitet dhe ja seç ndodhi…
Pas një jave u përsërit gjyqi.Tani për gjyqin veç trupit të parë gjykues,kish ardhur dhe vetë titullari,një jurist jo vetëm i zoti,por dhe shumë i ndershëm: Viktor Ikonomi.U mblodhëm prapë(tani edhe më shumë njerëz!)dhe,para se të fillonte seanca gjyqësore,kryetari i gjykatës,sh.Viktor Ikonomi,e mori fjalën.Në substancë,tha:-Po i rikthehemi këtij gjyqi,se javën e kaluar gjyqi na dështoi?!-Pse dështoi?-pyeti porovokues dikush.-Nuk pati organizim të mirë,-u mundua të mos e zbardhë të vërtetën.Dhe,-vazhdoi ai,-dikush,më duket një arsimtar,ka replikuar me gjyqtaren dhe kjo,mandej,nuk ka proçeduar si duhet dhe e ka mbyllur seancën.-Po e dini ju pse dhe si ka replikuar ai arsimtari?-pyeta unë.-Natyrisht,që e dimë.Epo,mirë,pra,ai arsimtari jam unë.Çfarë pikërisht,dini?-Dëgjo këtu,-ma priti fare çiltas kryetari,- jo vetëm e dimë,por çdo replikë dhe fjalë që ke thënë ,e kemi ballafaquar me sh.X…
sekretaren e parë dhe,sikur pak të kishe shkelur ligjën,sot do ishe marrë i pandehur së bashku me atë tjetrin,po me akuzë edhe më të rëndë.Ke shkëmbyer replika të nxehta dhe fajtore është gjykatsja X…Ne e kemi sjellë këtu për ta gjykuar para jush për fyerjen që ju kabërë dhe e shtrojmë pyetjen:t’ia heqim imnuitetin apo do t’ia lini.Ajo do të kërkojë ndjesë.Të gjithë sikur u çliruan nga një barrë e madhe dhe tani ndjeheshin si më lehtë.Natyrisht,edhe unë u ndjeva më lehtë dhe,tek rimora fjalën,thashë:-Jo.Nuk jam për t’i hequr imunitetin.Ajo është femër dhe kushedi se ç’ngarkesë psikologjike ka patur në ato çaste euforie.Le t’i vlejë kjo fjala jonë si një”leksion” moral dhe ta kemi edhe si gjyqtare të zonës.
Kështu diskutuan dhe tëtjerët.E sa,për atë adoloshentin,ai u dënua që u dënua,por pati ca përfitim nga kjo përplasje që lindi aty për aty dhe unë u bëra si protagonist.Se të gjithë ata që kanë jetuar në kohën e diktaturës së proletariatit edinë se gjyqet ishin vetëm demonstrativë:masa që do merrej per çdo të pandehur ishte marrë para se të zhvillohej gjyqi.Pyetni juristët dhe kushdo mund ta pohojë këtë thënien time.Ndodhte me gjyqet si me një rrobaqepës të vjetër fierak,që u thoshte klientëvë:-Mos zbrit zotrote nga gomari,se ta kam marrë masën!Pra,masa qe marrë.Dhe gjyqi qe vetëm shfaqje.Demostrim.Demosntrim makabër.
* * *
Tek e mbyll,më kujtohen ato fjalët e atij oficerit që unë s’i përfillja,por ja që geni im është shpërthyes.Gjtihmonë e kam kërkuar dhe atje ku nuk është sherri.Se jo më kot,duke folur për veten,në një poezi timen kam shkruar.
“Flokët e mi-më të ashpërit në botë
Kurrë nuk i janë nënënshtruar krëhërit
Po koka ime?Ç’made in kokë!
Sa herë më të i kam rënë shkëmbit…”
Komentet ia heqi kripën dhe e bëjnë bajat.
25 qershor 2008
Dështimi i një gjyqi (tregim)