D i s t i k
1.Në klub mos hyrë,në xhepin ke fllosh
Në luftë mos u nis me armën bosh!
2.Fiku dhe gomari kanë hijen të rëndë
Ruhu të mos biesh,o njeri,mbaji mëndë!
3.Me zjarrin mos luaj se zjarri të djegë
Me armën mos luaj,se arma të vretë!
4.I ditur nuk je se gjithçka ti di
I ditur je kur flet për çka di!
5.Mos e përbuz skamorin,zotni pasanik
S’ka faj ky,i gjori,pse s’ka metelik!
6.Mos e quaj mik një që s’e ke provuar
Kalit mos i hip,po s’qe i mësuar!
7.Të “vogëlin” mos e shtyp se sot je i”fortë”
Se nesër ky”rritet” dhe të kërkon ç’i ke”borxh”
8.Mos prit ndershmëri nga një politikan
Se çdo politikan është pak si putanë!
9.Qenin mos e rrih se është shumë besnik
Po rrahe atë,ke rrahur një mik.
10.Mos fli nën arrë se ka gjumë të rëndë
Në hijen e një lisi,më zgjohesh pëndë.
11.Nuslalën e bukur që sheh,me gur mos i bjerë
Mos kujto se s’të”njeh?!”,kthen dhe hakun merr!
12.Nga insektet dihet që bleta është më e dobishmja
Nga zogjtë,më e çmuara:dallandyshja!
13.Në je i uritur pa masë,mos ha sa të ngopesh
Dy kafshata dhe majft!Ndryshe,cofesh!
14.Të ngrinë duarët,sa të dhëmbin,në zjarr mos i afro!
Laj me ujë të ftohtë:të ftohtit,të ftohtin do!
15.Kalit.të ketë gjunjë,mos ia nda tagjinë
Burrit jepi të hajë që të ketë fuqinë!
16.Pirun përdore kur ha peshk
Peshku të ka zënë me”grep?!”
17.Pula,peshku dhe gruaja”hahen” ne dorë
Ndyryshe,s’ke gjë në torbë,o i gjorë?!
18.Erës tregoji gjoksin që mos plevitosesh
Armikut tregoi boksin,me të t’i kanosesh!
19.Fuqia e një burri s’matet nga gjatësia
Fuqia matet nga trimëria!
20.Noti nuk mësohet pa u “mbytur?!”
I ditur nuk bëhesh pa lëçitur.
21.Mbaji këmbët të ngrohta dhe kokën të ftohtë
Kështu je i fituar:shëndetin ma ke top!
22.Të ftohtë e të ngrohtë përdore kur ha
Është rrësku i dentistit:me ty punë ka!
23.T’i shmangesh një sherri,nuk je frikacak
S’të cënohet nderi,nga një sherranak!
24.Çfarë u bëre të tjerëve,ta bëjnë e teprojnë
Është provuar kaherë:mos kujto se shpëton!
25.Paraja ble pushtetin,pushteti e vë paranë
Paraja s’ble të ndershmin,ky zgjodhi fukaranë!
26.Mos ec me shpejt mbi asfaltin e lagur
Mos ec avash mbi urën e kalbur!
27.Mos kujto se je i mënçëm vërtet
Se je pispillosur dhe ke vënë limodhetë!
28.Çdo fillim është i vështirë
Guxim,o njeri,të daltë hair!
29.Mos thuaj:s’ka gjë se është shiu i butë?!
Se shiu i butë lag të”marrë e të qutë?!”
30.Drurit ku ke hipur mos i vër sopatën
Se bashkë me drurin,e gjen mandatën!
31.Mos thuaj:-Jam trim dhe nuk e njoh frikën.
Trimi jo se nuk ka frikë,po e mposht frikën.
32.Në se sheh që po fryn jugë e ngrohtë
Nxitoji këmbët,se erdhi shiu i fortë.
33.Njeriu i mënçëm,nuk thotë që unë di
Se është pak Sokrat(hiqet sikur s’di!)
34.Një shtëpi s’vlerësohet nga perdet e mëndafshta
Por shikohet e vlerësohet ç’nikoqire paska!
35.Më mirë tek i varfëri,bujar e çehreqeshur
Se tek zengjini i ngrysur me mish të pjekur!
36.Në do që të gëdhihesh nga gjumi qeshqek
Në darkë gjithmonë ha sa më leht!
37.Kur ha,as mos fol dhe as mos u mendo
Se mbytesh,pa dashka,dhe hajde shpëto!
38.Në me shokët a miqtë nuk shkove në klub
Atëherë,më thuaj:Nga dallon nga një murg?!
39.Një shtet që të disiplinuar nuk ka një ushtri
Si bora nga dielli,iku,u “shkri?!”
40.Komandanti që në paqë ushtarët lë liberta
Nesër në betejë,luftën të humbur ka.
41.Kur lexon një libër,mos lexo me shpejt
Se ç’lexove kaq shpejt,e harron po shpejt.
42.Po lexove shumë dhe nuk mban shënim
Nuk ke invetar në tënden makazinë.
43.Peshku qelbet nga koka
Njeriu çmohet nga koka.
44.Një mik që të është besnik
Është me prova:më i mirë nga një çiflig!
45.Po kullote në”arat e botës”
Dije se me sy ia bën gropës!
46.Xhepi i xhymertit është gjithmonë i hapur
Kobure e trimit kurrë kot s’është zbrazur!
47.Mos shko në një dasëm ku s’je i ftuar
Mos u përzie në një sherr që e gjen filluar!
48.Mos fli kurrë me kokë të lagur
Po deshe mos ngrihesh shakull!
49.Mos hip në një urë që po tundet
Mos rri nën një pemë që po shkundet!
50.Keci hahet në maj,se nuk ka “erë”
Ngjala s’mbytet në vaj,po me verë!
51.Në i bëre dikujt mirë,atë mos ia kujto
Në ta harroj këtë të mirë,miqësinë mos vazhdo!
52.Në pushkën në shtëpi e mban varur,
Thuaj sikur e ke dhe varrin të hapur!
53.Në e harrove dikë që të bëri mirë,
Nuk je njeri,po je faqenxirë.
54.Ky paloburrë që gruan e tij po rreh
Do të tregoj fuqinë që askush nuk ia njeh!
55.Nje femër e lyer e ngjyer me kremërat rrëshajë
Më mirë mos iu afro:se është lyer me kallaj!
56.Zengjini i ri:mezalla se të jepë
Do të shoh fukara ashtu siç qe vet!
57.Ai që ka para dhe lot me to kumar
Me këmbë i bie stolit,në qafë e ka litar!
58.Kjo që për”zyrë pune” ka një kuplara
Ka më shumë moral nga një burrë maskara.
59.I ndershmi hallin tënd s’e nxjerr në pazar
Halli yt i dhëmb,në s’ka mundësi për të ndihmuar.
60.Ky që sot gëzohet nga jotja fatkeqësi
Nuk e di që nesër,radhën ka ai.
61.Gëzimi me mikun dyfishohet
Halli-përgjysmohet!
62.Në lumin e turbullt mos hyrë!
Në ujin e ndënjur mos u afro për të pirë!
63.Ka emocione të mëdha dashuria
Një burrë me thinja po qan si fëmija.
64.Për dashurinë e kanë falur pasurinë
Ca dhe më shumë:kanë falur mbretërinë!
65.Ky që e shkon jetën ku rafsha,mos u vrafsha
Vjen një kohë dhe gëdhihet përjashta.
66.Fëmijën e llastove,e more në qafë
Vjen një kohë dhe do të hipë në qafë!
67.Një burrë që gruan e konsideron si pronë
Për mua s’është njeri,po është demon!
68.Të ruhesh nga armiku është më kollaj
Si të ruhesh nga miku që është lyer me kallaj?
69.Në se mallin e zhdrrove në para
Mos u çudit,në u gëdhive fukara!
70.Ky bashto,kryeneç,që askujt s’i bindet
Bëhet i rrezikshëm,në pushtet po të gjindet.
71.Bujar nuk bëhesh pse ke pasuri
Bujar bëhesh në zemrën ke flori!
72.Ky që paranë hedh sikur mbjellë farë gruri
S’do jetë e largët dita,kur kokën të përplasë pas muri!
73.Nuk kalohet jeta me tra-la-la
S’e mbyll askush jetën si pasha!
74.Ç’u bëre ti prindërve,do ta bëjnë fëmijtë
Pse rri duke u grindur,pse thëret Perënditë?
75.Kjo grua e mirë,nikoqire si asnji
Shiko xhepshpuarin,e ktheu në njeri.
76.Kjo tjetra që hiqet si e rënë nga qielli
Shtëpisë potinat ia ktheu nga dielli.
77.Rrobës që griset,s’është turp t’i vësh andra
Po barkut kurrë mos i vër andra!
78.Një burrë i zoti dhe me autoritet
Dhe një grua”liberale” e vë në “morsetë”
79.Jo gjithmonë pema bie nën pemë
Lavrija të bijën e rriti mademë!
80.Më mirë dua gruan me mend dhe jo të bukur
Se sa mendjelehtën,sado të jetë e bukur.
81.E bukura s’më duhet,se ikën si vesa
Më duhet,kjo tjetra,mëndjekthiellta!
82.Nëpunësi i shtetit që ha ryshfet
Më keq se hajduti që bankën vjedh.
83.Një shtet do bjerë,në s’lufton korrupsionin
I ngjet një ndërtese:të skaduar ka betonin.
84.Gjykatësi që gjykon,tunduar nga paraja
Bën më shumë dëm se sa murtaja.
85.Polici a ushtari që fle në shërbim
Bëjnë më shumë dëm se një sulm me ushtrinë.
86.Titullari i dikasterit po qe liberal
Lejon që vartësit të bëjnë rrumpallë
87.Një grua që”kontrollon” xhepat e burrit
As më thuaj,o xhanan,sa dallon prej”hajdutit?”
88.Një dorë që të zgjatet dhe kërkon lëmoshë
Diçka asaj fali:mos e lër duarbosh!
89.Një nder që bën,mos e vër në pazar
Mirë ja e bëra,po çfarë do të marrë?!
90.Në është se,papritur,të bujti një mik
Ma prit me buzë të qeshur se nesër do ikë.
91.Një trim di të falë dhe kurrë kot nuk vret
Gjykon si bujar dhe për hasmin e vet.
92.Nuk është kollaj të rritësh një fëmijë
Të rritësh një fëmijë,ke bërë trimëri!
93.Në je ti i kamur,s’do të thotë je i ditur
Se qeseja plot,s’të bënë mendjendritur!
94.Borxh,mirë mos mrrësh,se je në hall
Sado borxhi vogël,po peshon sa një mal.
95.Në se ke ti borxh,ky është mal i rëndë
Dhe,sa e shlyen,je si zog me pëndë!
96.S’më duhet në botë,njeri apo shtet
Kur nuk kujdesset për pleqtë e shkretë.
97.Paqa-e brishtë si një qelqe!
Ta ruajmë që të mos”thyhet!”
98.Shkakëtarët e luftrave të padrejta dua t’i ha të “gjallë”
Le të thonë për mua,pastaj,që jam kanibal!
99.Miqësi,po mbajte me një hajdut,
Jetën e mbylle me turp.
100.Po bleve fjalën e të mënçmit ti,
Je i fituar:ke blerë mall flori!
101.Mos kërko mënd nga një i paditur
Se në tasin bosh s’ka gjë për të kollofitur.
102.Po kualifikove njerëz të paditur
Ta dish që vendit varrin i ke ngritur.
103.Kurrë të fuqishmit mos iu bëj krahë
Se bashkë me të”dobtin” edhe ty të ha!
104.Në rrezik të Atdheut,po ndënje ti në hije
Unë them:ku je,o pikë,që atij nuk i bie!
105.Njeriut shikoj punën dhe jo gunën
Kalit shihi vrapin,dhe jo shalën
106.Budallanë ti e vlerëson nga kuleta
Njëlloj si gomarit t’i thuash tunjatjeta!
107.Xhepi të ka,po s’ndihmove dikë
Je njësoj si që ka çezmë,për ujë nuk të lë.
108.Me çfarë bëre,matet jotja jetë
Në ke qenë i mirë a sillje rrëmet!
109.Nëpunësi,gjykatësi,polici në hanë ryshfet
Pak nga pak po të vjen fundi,o shtet!
110.Ka diplomë,po s’ka lexuar një libër
Dihet që shtë bosh,i ftohtë si dimër!
111.Atë që mënçuria s’e bën,se ka”frikë”
E bën marrëzia atë në dekikë.
112.Në sot rron mirë e je si me pupla
Mos harro kur s’qe mirë,e rroje me”xhubla”
113.Kurrë s’të dëmton një i huaj,sa të dëmton një”yti”
Se”yti” di ku lë çelësin që hapet kyçi!
114.Titullari që nuk njeh vartësit e tij
Jo se s’ka nge;po mendjemadh është ai!
115.I mënçmi dëgjom e mendohet thellë
Kur fjalën e thotë:të ëmbël,sheqer!
116.Para të uriturit mos ha mish e oriz
Se urtia e tij si gjëmb mbi kurriz!
117.Në populli s’ka as misër dhe tirani ha grurë
S’do jetë e largët,që do ta përzënë me gurë.
118.Dhe fjala,ndodh,që bëhet ilaç
Shëron një brengë a hall në paçë.
119.E humb arsyen kur je i lumtur
Sa dhe për bostan e ble dhe një kungull.
120.Në dorën unë të shtriva,ti ke e nuk më jep
Unë faqen e nxiva,por ti i nxirë je për jetë.
121.Gruan duaje,respektoje,por frerin nëpërkëmbë
Mos ia lësho,se nesër të ha me dhëmbë!
122.S’ e dua atë që nga etja për pushtet
Bën çdo prapësi dhe sjell rrëmet!
123.O ti,njeri,që sot po ha ryshfet
Ta dish që nesër dhe shpirtin ti e shet.
124.Në shkollë,po mësove,i fituar më je
Se qe me dy sy e tash shikon me tre!
125.Kalit kush ia shalon ia di huqet
Mos e gjyko nga freri a nga mamzet!
126.Mos bëj obobo se nuk po lë pasuri
Po a e ke vrarë mëndjen:vallë,ke qenë njeri?
127.Të keqen flake,të keqen harroje
Kush të bëri mirë në zëmër mbloje!
Shkruar në vitet 2000-2008
D i s t i k