Komente për Perparim Hysi

Komente mbi Maji brënda meje(poezi)/6 nga Andi Mecaj
Pershendetje,

zarfin me gazeten dhe dy librat i nisa sot, per nje jave arrijne aty.

Me dergo nje mesazh kur t’i kesh ner duar.

Andi

Komente mbi Maji brënda meje(poezi)/6 nga Andi Mecaj
Dy prej tyre: Murat Aliaj dhe Myslim Maska nga Fieri u kenaqen shume dhe me falenderuan qe te kisha botuar, megjithese nuk te njihnin, ky Myslimi ka qene inginier ne institutin e studimeve te naftes ne Fier, kurse Murat Aliaj i njohur qe atehere si shkrimtar, kohet e fundit para ‘90-tes ka qene shef kuadri ne nje nga sektoret e naftes.

Komente mbi Maji brënda meje(poezi)/6 nga Andi Mecaj
me fal se harrova, do te fus ne zarf edhe dy libra poetike, nje timin “QYTETI FLE NE XHEPIN TIM”, Athine 2006 dhe nje te tim eti “VETVRASJA E QIRINJVE”, SH.B.ALBIN,Tirane 2000.

Komente mbi Maji brënda meje(poezi)/6 nga Andi Mecaj
I dashur xha Perparim,

dje e mora gazeten dhe u kenaqa serisht me poezite e tua qe t’i kisha zgjedhur per botim, po keshtu u kenaqen edhe disa miq shkrimtare, me te cilet isha dje, urime, te shkuara.

Neser ne me behet e mbare ta nis numrin me poste.

Nuk keni pse ndjeheni borxhli, pasi poezia jote e meriton.

Me respekt

Andi MEcaj

Athine

Komente mbi Maji brënda meje(poezi)/6 nga Andi Mecaj
I dashur xha Perparim,

duke te uruar shendet te mire dhe gaz te plote, po te njoftoj me gezim per nje lajm te mire, se u botuan poezite e tua (me nje jave vonese per shkak te kryeredaktores qe kishte nje material tjeter per botim), dje te premten ne “Gazeta e Athines” dhe jane pritur mjaft mire sic me kane thene ne telefon miq e dashamires se fjales se bukur, pena juaj ka shkelqyer ketu ne Athine, urime te sinqerta.

Numrin ende s’e kam ne dore, por sapo ta marre do te gjej mundesine kohore te ta nise nga java tjeter.

Me nderime

Andi Mecaj

Athine

Komente mbi Maji brënda meje(poezi)/6 nga Andi Mecaj
DXDA

Komente mbi Maji brënda meje(poezi)/6 nga Erion
I nderuar Z. Hysi!

Nuk e fsheh se Ju jeni poeti im i preferuar. Siç e  kam thënë edhe njëherë tjetër, vargjet tuaja janë jo vetëm ushqim shpitëror por edhe Art sublim!!

me respekt

Erioni

Komente mbi Doni të dini për mua? nga Perparim Hysi
Xhenius!Te falenderoj per vleresimin dhe,reciprokisht,te uroj edhe ty shendet dhe gjithe te mirat.

Komente mbi Doni të dini për mua? nga xhenius
Pa leje hyra ne shtepine tuaj dhe ca komente i kam bere per poezite tuaja te mrekullueshme,ju sme qortuat,me dhuruat emocione..

por,tani nga dera do hy tju uroj sherim te plote.boll te besosh dhe mbrekullite ndodhin!

Komente mbi Maji brënda meje(poezi)/6 nga andivlora
I nderuar Perparim,

sapo u ktheva ne shtepi dhe lexova dy mesazhet e tua dhe menjehere e me kenaqesi zgjodha nga poezite e tua, mjaltin e mjaltit tend, me te vertete ke poezi te mira.

Perzgjedhja eshte e imja, edhe biografia jote po ashtu ndersa ato fjale per poezine tende jane te tim eti.

Po ta dergoj materialin e pergatitur sic do te dale ne gazete, mendoj kete te premte qe vjen dhe nese me jep adresen do ta dergoj nje numer te plote te saj me poste.

Te urojme te shkuara me gjithe zemer dhe te rikthehesh me nje cikel te ri erotik.

Te fala e me respekt

Andi

POEZI NGA PERPARIM HYSI

U lind më 21 janar 1943 në Petovë të Fierit. Shkollën e lartë për gjuhë-letërsi e ka mbaruar me korrespodencë dhe ka punuar për 41-vjet si mësues. Gjatë viteve 1999-2000 ka botuar 4 libra me poezi lirike: “Rektimat e dashurisë”. “Prushi i dashurisë”, “Më piku dashuria”dhe “Luftë me dashurinë”. Në fund të vitit 2000 u vendos në SHBA.

Përparim Hysi është një poet i çuditshëm, tepër i sinqertë, që i këndon dashurisë. Herë ngjan me frymë persiane e herë me frymë që i përngjason poezisë fshatare të Bërnsit.

Gjithsesi spontaniteti i poezisë së tij të befason dhe të shtyn ta lexosh.

Përzgjodhi Andi Meçaj

ASHTU

Ashtu si kalin që ndjellë tagjia

Më ndjellin sytë e tu

Ç’ka bërë, ç’ka bërë Perëndia?

Gjen tjetër sy kështu?

Dy sy blu mbushur me qiell

Si qiell i pastër-ar!

Një shpirt më hyn, një tjetër del

Ndaj puth sytë me mall.

15 korrik 2005

SI…

Si një psherëtimë e ndrydhur, gjatë

Shpërthen kjo ndjenja ime!

S’e them me fjalë dhe as me kartë

Se ç’ndjej, o shpirtja ime!

Është ndjenjë e thellë dhe krejt e artë

Merr vesh, o mikja ime?!

Për masë matet veç me karat

Se del nga zemra ime.

Kam zemër të brishtë si pëllumbi

Regëtin kjo zemra ime

E thellë kjo ndjenjë, s’i gjendet fundi

Për ty, o shpirtka ime.

13 korrik 2005

SHPIRTI IM

Shpirti im, mbushur lirika, seç buisi pak si vonë

Në se pak unë u mbollisa, qe një kohë, e gjithë: zezonë!

Sepse ikje kot së koti, mu si qeni, -thonë, -në vreshtë!

Epo s’isha Don Kishoti, atë kohë ta zija heshtë?!

Edhe heshta, edhe heshta: të rrah gjoksin? Krejt e kotë!

Nuk guxoj të shkruaj vjersha: qe një kohë, aman, o Zot!

Sepse shkrimi qe dëshmi, s’ka se ç’duhej dëshmitari?!

Shkurt e shkurt lexues të mi: drejt përdrejt tek Haznedari.

Ky përditë lëpinte kosën, s’ishte kosë, po qe hanxhar

Mos më pyesni për Golgotën: më mirë vdekur se sa gjallë?!

Ndaj buisa pak si vonë, ndaj kaq shumë unë u mbollisa

Më mirë kurrë a më mirë vonë: kështu heshtjes iu vu pika.

17 gusht 2005

OBSESION

Malli i beftë më pushtoi, më pushtoi dhe nuk më lë

Një copë plak të dashuroj, mos më pyesni si a hë?!

Si, pa dashje, vjen më kap: vjen më kap dhe s’më lëshon?!

Dhe ma bëri mendja “fap” (se dhe mendja fluturon!)

Fluturon si të jetë zog, është bërë zog dhe ka vënë krahë!

Vjen aty ku s’jemi tok, vjen aty se kam sevda!

Kam sevda dhe ma do zemra, ma do zemra ta kem vetë

Por dëshirat mbetin ëndrra: ah, moj ëndrra, më bëtë petë!

Më bëtë petë e po hollohem, jam tamam si fije bari!

Si qiriri po kullohem, po kullohem veç nga malli

Malli i beftë më pushtoi, mua, tani, në pleqëri

Jua them troç: ju dashuroj edhe dua t’ju marrë në gji!

Nuk është trill i një të marri, por buron thellë nga zëmra

Aq i madh më është malli, sa, mua tëng ma bëka zëmra!

Dua të marrë në gjirin tim, që nga malli sa s’pëllcet!

Ah, ta dish, o shpirti im! Ti më je e shtrenjtë, vërtet…

25 gusht 2005

IKËN MENDIMET

Mendimet tokësore ikën nga unë

Se ja, siç duket, jam në planet tjetër?!

Ah, ta dini, me kë tani jam unë

Hak do më jepni patjetër.

Se jam me një me sy të kaltër

Me sy të kaltër si qielli!

Kam hak që nga toka jam çartur

Në tokë mos më kërkoni! S’më gjeni…

3 maj 2004

GJUMI M’U ÇART

Dita ikën me ngadalë

Nata vjen dhe më pushton

Një mendim i valë, i valë

Sikur zemrën ma valon

Sikur vjen, ma vë mbi prush

Dhe ma pjekë me ngadalë

Zemra ime vënë mbi prush

Nga mendimi kaq i valë.

Ca i ngrohur, ca i pjekur

Nëpër natën që aq zgjat

Gjysëm gjallë e gjysëm vdekur

Gjumi im shkoi, u çart…

7 maj 2004

AJËR DUA TË ISHA

Ajër, ajër dua të isha

(ajri di të hyjë ngado?!)

Sepse ajër, po të isha

Do t’i puthja buzët-o!

Fërgëlloja nën fustan

dhe mandej dhe nën këmishë!

Puthja gjirin tënd, moj xhan!

Zë e ngjitesha nëpër mish?!

Nëpër mishin e lëmuar

Të lëmuar?! Mos qe shkumë?!

Mbeta-mbeta mallpashuar

Si s’u ngopa njëherë unë?!…

9 maj 2004

AH, Ç’MË KËNAQE!

Sa e hape gjirin (buisën manushaqe!)

Fillova të “pirin” (ah, se ç’më kënaqe!)

Dhe ta putha buzën (derdha mallin tim)

Në buzë ndjeva shpuzën (u ndeza: kaminë!)

Kohë kishim pa parë (mend shkuan aq vjet)

Mu si lumë me valë, tash vërshova vetë!

Por lumit me valë, iu përgjigj një det

Të “vrava” pulëbardhë (rashë “vrarë” dhe vet)

18 dhjetor 2003

PA TY

Behari pa ty, si dimër!

Dimri? Kuptohet-akullnajë!

E merr vesh, o syri i ndritur,

Pa ty, s’e kam hiç kollaj.

Qesenë, dihet, e kam bosh

Kacidhe nuk kam në kuletë

Të them që mos të shpresosh

Se jetën do ta kesh të lehtë.

Po zemrën e kam qelibar

Të tillë? As do gjesh ti gjëkund!

S’ka nga unë njeri më bujar

Në dashuri askush nuk më mund!

Në kushtet s’i kam aq të mira

(ti më njeh: unë jam dembel!)

Me ty unë përzë aq dimra

Se më je behar, e ngrohtë-diell…

19 korrik 2007

BUZËT E SHERIARIT

Seç më flet dikush nga larg

Veç për buzët e Sheriarit!

Zë e ndizet imi gjak

Zë më ndizet si prej zjarrit.

S’është i stisur. I vërtetë,

Se është zjarr ndezur nga malli

E di mirë dikush që flet

Se çfarë buzësh kish Sherjari!

Këto buzë të ëmbëla mjaltë

I shijova unë së pari

Ndaj më vijnë dhe më zënë djajtë

Ah, çfarë buzësh kish Sherjari!

Zë më hapet plagë e vjetër

Koren seç i hoq dikush.

Dhe, sado jam burrë i vjetër,

Ky kujtim me lotë më mbush.

20 prill 2007

MOS…

Mos ke harruar moshën

Që vë në veprim hiret që pate dikur?

Se, ende, nga hiret e tua joshem

Më duket mua sikur…

Se prapë buza e vogël me pushë

Të jepë një shend e bukuri të rrallë

Dhe dua që ta puth atë buzë

Aq, moj, aq unë kam mall.

E vogël je si një miniaturë

Vështrimin të ëmbël e joshës

Oh, ato çaste dikur-dikur!

Më bëjnë që t’i them defo sun moshës!

Rinia vërtet ka perënduar

E freskët dhe e çelur je si gonxhe!

Sado që mosha më ka shkuar

Dorëzohem para teje: më joshe!

Vezullon si yll i paprekshëm

Në sy, ende, qiell pranveror

Magjepsem, i tëri magjepsem

Në prehërin tënd bie “theror”.

2 prill 2007

O MOJ SHKUMA PËRMBI SHKUMË

O moj shkuma përmbi shkumë!

Ç’pate që më le pa gjumë?

Pate hedhur aq parfum,

Më bllokove gojë e hundë

Ah, i mjeri, ç’hoqa unë!

Jap e jap të heq, moj shkumë,

Them të drejtën nuk qe punë

Se dhe puthjen ke parfum.

Puthjen hiç s’ta ndava unë

As s’u ndje më erë parfum

Se tash kishim “tjetër punë”

Qe “parfum” mbi “parfum…”

10 qershor 2002

KAM DASHUR NJË RUSE

Kam dashur një ruse dhe s’kam si e mohoj

Dhe vjen e më ngacmon e largëta dashuri

Atë dashuri si mund që ta harroj

Në më kujton ajo, as fare s’e di.

Kam dashur një ruse: me korrespodencë

veç letra shkëmbyem dhe fotografi

Po për dashurinë na duhej “liçencë”

“Liçencën” s’na i dhanë: të vranë, dashuri!

Se “ngrica” qe e madhe, sa ftohej “planeti”

Dhe letrat u prenë se qenë me farmak

Të dërgoje letra? RRezikohej shëndeti:

O në atë botë a ca më pak: në “Gulak?!”

Kam dashur një ruse dhe kam nostalgji

se iskra e dashurisë rri fshehur në zëmër

Ku është ajo sot? E ku mund ta di?

Dhe tek e mbyll, mallkoj kohën e nëmur.

8 qershor 2008

ÇAST

Ti ma vure dorën përmbi dorën time

Po nuk di pse m’u lidh diçka në fyt?

Mu në qiell të kaltër, shkrepje vetëtime

Ah, ky çast i bukur, pse s’u përsëdyt?

Një aromë parfumi seç më gudulisi

Siç më gudulis fresku në pranverë

Humba kënaqësisë; humba unë, i gjithi!

Çast, o çast i bukur, hajde dhe njëherë.

15 qershor 2003

Përgatiti për botim Hiqmet Meçaj