Bajgat mbi ujë(thërrmia për një tregim)

Bajgat mbi ujë
(thërrmia për një tregim)
Populli thotë që bajgat dalin mbi ujë.Kjo thënie kaq sinjifaktive ka kohë që më sillet ndër mënd dhe nuk më ndahet.Populli,kur thotë kështu,stigmatizon njerëzit e ligj.Dhe qëllon në shënjë.Të ligjtë janë si bajgat.A s’të japin ato një ndjesi të shtarur?Të duket,për një çast,sikur ti ke shkelur mbi to dhe jo vetëm të janë ngjitur pas këpucës,por të ndjekin pas me atë erën kundërrmonjëse që të shponë hundën.Njerëzit e ligj (apo Njeriu i zi,siç do shkruante liriku i madh rus,Esenin,)kanë po atë erë të keqe të bajgave që edhe kur i hedh në ujë,dalin mbi të.Dhe,sado që nuk do t’i shohësh,janë aty pranë teje dhe të prishin jo vetëm atmosferën,por edhe humorin dhe,natyrshëm,nuk ndihesh mirë.”Sa herë ndeshem me ty,-thotë një poet,-(dhe e ka fjalën për një nga këto,bajgat!)unë tak dhe vë syzat,se nuk dua të shoh sytë/njeri i ndytë…
Dhe këta të ligjtë janë jo vetëm të racave të ndryshme,por edhe të kategorive sociale të ndryshme.Por një gjë duhet theksuar:as rraca,ngjyra apo kategoria sociale nga vjen iks njeri,nuk është kusht i mjaftueshëm dhe as i nevojshëm(po marrë hua pak nga racionalja!)për të dalë një nga këta soj,d.m.th-bajgë.Sikur,për një çast,të kishe mundësi që të kishe filmuar tërë jetën tënde,kishe për të çuditur se sa specie të tilla do të kishe shënuar me gisht,gjatë jetës tënde.Bëra gjithë këtë digresion të gjatë,se dua të çlirohem,sadopak,nga hija e bajgave.Dhe sa të tilla kam ndeshur në jetë.
Qe viti 1946.Kish filluar lufta kundër armiqëve të popullit.Të tillë u quajtën edhe të pasurit,me pak përjashtime.Vetëm pse patën pasuri.Edhe pse kishin dhënë ndonjë kontribut në luftë,kjo nuk quhej.Duhet t’u merrej pasuria dhe ,veç kësaj,të demaskoheshin dhe,ca më tutje:të internoheshin a t’i jepshin gjyqit që,domosdo,quhej gjyqi i popullit.E morën edhe fshatarin e pasur,Orhan Përrenjasi,nga fshati Përrenjas të Skraparit dhe e nxorën para gjyqit.
U kam dhënë bukë dhe partizanëve dhe shtabi partizan hante bukë në shtëpinë time,- foli i”pandehuri”.-Prit,prit se ta tregojmë bukën ne,-iu akërrua një analfabet ,anëtar gjyqi,medemek.
Ti,-foli kryetari,- je shfrytëzues.U ke pirë gjakun fukarenjëve dhe gjyqi ty do ta bëj Bektashi.Populli priste.-Shoku Bektash,-e mori fjalën kryetari,- na trego se si të ka shfrytëzuar ky armik.
Po kush është Bektashi?NJë varfanjak që shërbente në shtëpinë e Orhan Përrenjasi,kundrejt një pagese dhe,veç kësaj,ngrënien dhe fjetjen e kish gratis.Presim fjalën tënde sh,Bektash!-përsëriti kryetari.Ti t’ia bësh gjyqin këtij gjakpirësi.Dhe Bektashi:
-Për gjyq nuk di unë,po s’kam se si t’ia shpërblej Orhan Përrenjasit dhe gjithë familjes së tij,se jo vetëm më mbajtën me bukë,por nga ata kam ushqyer dhe mbajtur familjen unë.Më vret buka,po të flas keq për të.Se akoma i kam thërrimet e bukës nëpër dhëmbë.Kryetari që nuk e priste këtë shuplakë,u skuq sikur ta kishe vënë mbi zjarr,dhe iu kthye policëve:-Shtrëngojani verigat të pandehurit dhe përpara për në burg nga e sollët.Njerëzit u shpërndanë dhe vetëm emrin e Bektashit mbanin nëpër gojë.Sado i varfër,po i ndershëm.Por populli,ky mësues që nuk gabon asnjë herë,thotë edhe kështu:”Fukarait,po iu bënë dy kupa,thyeja njërën,që të mos harroj të kaluarën.”Dhe,për ca llojë( ekam fjalën për bajgat!) e ka mirë.
Vija nga plazhi i Semanit.Në autobuz hipi,veç tjerash,dhe një i moshuar.Shoferi,siçduket,e njihte mirë dhe zuri ta shponte:-Xha Kozma,hë se nuk kalohet rruga thatë,pa fillo nga ato të tuat.-Rri uzur,-ia priti me të qeshur,xha Kozmaj.Kallaballëk i madh dhe e merr ferra uratën,-zuri sikur po mbrohej xhaja.Hë,se nuk të zë më era ty.Kur nuk të zuri mahere.-Epo e bën Zoti atë që s’do ropi!Këto të folura si punë mesazhesh të koduara as na ngrohnin dhe as na ftohnin.Xhaja qe një burrë,pakësa i gjatë,por,po të frynte era,mund ta mirrte.Megjithatë,filloi:
Epo i pari kam qenë në Fier që kisha dy makina të mëdha.Kisha dhe një çirak që më bënte ysmet për makinat po dhe për shtëpi.Çirak!Çirak po i themi,po e kisha si evlat.Aq e doja.Se Zoti nuk më dha fëmijë.Epo rop zoti.Për punën,hakën.Domosdo.Por edhe pakëz më tutje:thelë përmbi bishtit.Po thashë,de.E donja.Pse t’i vijmë anash.Erdhi dhe në vërsë të martesës.Pa i nxorra ato “verdhushkat”(me gjel qenë?-ndërhyri shoferi).Rri mor tangrikull,mos më pri muhabenë!Po me gjel,or të keqen Maji tyja,me gjel.Na evlat,-i thashë.Kaq për veten tënde,po dhe kaq për pajën e nuses.Pa për dasmën shohëm e bëjmë.E turr-vurr,turr-vurr,erdhi dhe dita e dasmës.Të tëra shpenzimet unë.Epo martoja evlatin,or byrazer,-tha.-Po më tutje?-nxitoi shoferi.Po prit,o i uruar,se çdo gjë ka radhën e saj.U martuati.Kur plasi kjo(për kjo,xha Kozmaj,e kishte për LNÇL!) dhe iku me ta.Me partizanët.M’u dhimb.I ri.I porsamartuar.Epo kush leu,mendjen e tij pëlqeu.Iku dhe s’e pashë.Hë-hë,- u çliruati Fieri.Dolëm të gjithë:Erdhën ata të malit.O burra në pazar.Kur e shoh atë,çirakun.Hapa krahët dhe u turra drejt tij:-Po ku të ka xhixhaj,-po thosha.Me mall,or tunjatjeta.Ai u afruati ashtu ftoht dhe më tha:-Aga,si ma ke barkun?!Ore pasuri kam patur una,po bark(ti më njeh kahhane?)ja ky kam qenë:të fryjë juga a veriu më vërvisin në lumë.Kur m’u drejtuati me ato fjalë,më shpoi sime gjëlpyer.Po hajde e bëj derman.Dhe mezalla se ngjaci krahët nga unë.Sikur t’i kisha vrarë babanë?Më kapi të keqtë.S’thonë kot:rrit këlyshin të të hajë gjishtin!
Ne ia dhamë të qeshurit.Por shoferi që ia njihte plagët e vjetra,e rëmoi përsëri.-Po pastaj?
S’kaloj as një muaj,kur u dha në derë me ca shokë.Të gjithë ushtarakë.-Mos lini dyshekë pa kontrolluar,- urdhëroi.Se ka flori Kom agai.-Ore,- ithashë,po të kam mbajtur me bukë:Të kam patur si evlat.-Zbatoni urdhërin!-komandoi.Po më t’u ranë,që thoni ju, e më t’i bënë lecka-lecka.-Po pastaj?-prapë shoferi.Epo thashë,më parë,atë që ta bënë ropi ,s’ta bënë Zoti.Mirëpo Zoti është lart edhe poshtë shikon.Dhe,që tthatë ju që nuk thatë gjëkafshë,më t’i ra një sëmundje e keqe(duket qe plevitosur në maltë?!) dhe iku nga kjo botë se,mezalla, nuk m’u ndati.Bënte letra.Kështu e kështu…Epo bagël qe.Baglën vërvite në ujë,po do dalë mbi të.Farë e keqe.GJynah nga Zoti,po ta shpërblej kështu…
E kemi mbledhur fshatin tuaj,-tha i deleguari,- për të demaskuar kastën e të pasurve.Atë kastë që i ka pirë gjakun fukarait.Ata kishin saraje,çifligje,kurse populli s’ngopte barkun me bukë.Ju e shihin se partia e komandanti ne bashkëpunim me marshallin Tito(njerëzit kërcyen si me sustë në këmbë?!):Tito-Enver!Tito-Enver!,do ta çojnë vendin ga fitorja në fitore.Ndaj kam ardhur unë këtu.Por pse do flas unë.Ja!-dhe iu drejtua një plaku.Plaku ishte xha Ahmeti,një nga më të moshuarit në fshat.Ja,me sa e njoh unë,ky xhaja ka qenë ysmeqar tek bejlerët e Zaloshnjees.E kini parë se si kemi bërë.I kemi lënë me gisht në gojë.Po do t’i futim brenda se kanë shfrytëzuar fukaranë këta.-Xha Ahmet!-pa tregoju këtyre se ç’ke hequr mbi kurriz nga ata gjakpirës.-Po ç’më bie në qafë mua?-u mundua të mbrohej xha Ahmeti.
Xha Ahmet!Fol,fol!Kanë nevojë ta dinë të gjithë vuajtjen tënde.Vuajtjen e të gjithëve.-Për të tjerët nuk e di una,-filoi xha Ahmeti,-por,sa për vetez,që thuaj ti,o shoku nga kasabaja,dëgjo fjalëzën time:-Unë vërtet kam qenë i varfër dhe kam qenë ysmeqar tek ata Zaloshellinjtë,por kur shoh Metebenë në atë derexhe që e ke bërë zotrote dhe kasta jote,de,se nuk di,XHa Ahmeti,më tujte,po më vjen të qajë.Ja,për këtë dhe!Vërtet yzmeqar kam qenë unë,por bëja jetë atje,jo shaka.-SI,ore si?-mend ulëriti i delguari.E,e!Dëgjo pepen nashti,de!Ata hanin mirë.Gosti çdo vakt ,se kot s’qenë të pasur.Apo nuk qenë qejflinj të mëdhenj.Mua po më ka dhënë Zoti peshqesh zerin.Këndoj bukur,që thuaj zotrote(jo zotrote,po shok,-u akrrua i deguari),makari që thuaj ti shok:Tak mua pulën e pjekur përpara,faqorenpo.Më kallaisej zëri që shpoja tavanin.Ata po atë donin.A punoja?PO domosdo,se batjava s’të jep asnjë.Por dëgjo,pepen,o shok,që kur ikën ata zaloshallitë,m’u tha barku mua dhe më mbinë frasulet qorre në barkut.Ka një vorbe ajo qen grua dhe më ta vë që në sabah mbi vatër dhe drekë-darkë frasule.Kallaballëku shpërtheu në të qeshur,siodomos graria kur përmëndi vorben.
U skuq si lafshë gjeli,i delguari,dhe,sado që foli jo po ashtu,jo po kështu,vulën e vuri xha Ahmeti.

* * *
Vija nga Shkodra në Tiranë dhe qëllova me një plak qyfyrexhi.I ngacmuar nga shoferi që e njihte,filloi:”Hipa mbi një “Saurelë” dhe atej gjej një pasagjer.Dukej që qe nga jugu.Nga veshja po se po.Po edhe nga qeleshja mbi kokë.E pyes:-Nga të kemi?-Jam nga fshati i Shefqet Peçit?-m’u përgjgj.Hë,-mendova me vete,-kam me të ba me të ngranë gjarpni.Kur fill e po më pvet aj:-Po ti pe nga je,a i varë?-Jam nga Burgajeti i Matit,nga fshati i Lartmadhnisë së tij Zogu I-rë,-i jam gjegj veta.E,ndërsa aj ish gati me më hangër me gjithe lecka,vet kam nxjerrë kutinë e duhanit,ia kam zgjat.Por mezalla se e mori dhe më nuk më foli me gojë.Ne u gajasëm siç qemë në auatobuzë me këtë plak hokatar.Që qeshte dhe ngjeshte.Po a mund t’i përmbledhësh ata në një shkrim?Se tani që po u afrohem të shtatëdhjetave,më sillen siluetat e tyre para sysh dhe nuk më lënë të qetë.Kam njohur edhe komunistë të ndershëm që të vrisnin për partinë dhe komandantin,por që të bardhës nuk i thoshin e zezë dhe anasjelltas.Idealistë do t’i quaja.Por të imponoheshin me ndershmërinë e tyre.Simoni ishte brigadier.Komunist po se po.Por kur vinte puna për ndershmëri,ai të imponohej:me punën e tij me përkushtim,me pastërtinë morale dhe me guximin qytetar.Kishte brigada që drejtonte ai një parcelë me misra të njomë.Zor në Myzeqe në atë fund vjeshte të gjeje misra të njomë dhe ku:mu poshtë xhades kryesore Fier-Lushnje.Kalon makina e sekretarit të parë të rrethit,sh.P…Ou,-bërtet e shoqja e kuadrit të lartë,- paska misra të njomë.Pa zbrit,i thotë shoferit dhe merr ca kallinj.Kështu bëri dhe shoferi dhe,ndërsa po i drejtohej parcelës,u ndalua nga roja.-Për ku kështu”vrapin?”-e ndërpreu roja.-Të marrë ca misra për sekretarin e parë,-iu përgjgij.-Prit,-të pyes brigadierin.Brigadier po ishte Simoni i ndershëm.-Shoku brigadier,ky shoferi i sh.P…,do ca misra të njomë.Pa më thoni më gjeni të tillë që nuk do t’i jepte dhe kujt vet perëndisë së nahijes.Por Simoni i ndershëm,tha:-I thuaj sekretarit të parë se misrin nuk ma ka lënë as im atë,as ime ëmë.Duhet të mbledh asamblenë(mos u çudisni,kështu e parashihte statuti i kooperativës!)dhe,po e aprovoi ajo,atëhere po.
Sekretari i parë,i bërë tym vazhdoi rrugën.
Po… e ku mbarohen bajgat.Sidoqoftë,në këtë prag të shekullit të ri janë shtuar si shumë.Por,gjithmonë i dallon.Dalin mbi ujë.S’mund të lë pa përmëndur,veçanërisht,dy kolegë të mi.Nga që qenë të elitës,punonin ne apartain e komitetit të partisë së rrethit.Qenë me profesion mësues,ndaj i quaj kolegë.Kur u përmbys sistemi,kaluan me Partinë Demokratike dhe u bënë si martirë të vërtetë.Nuk lanë minting pa marrë pjesë dhe punonin drejtues shkollash.Një ditë,në zyrën time,qëlluan dhe erdhën të dy.Nuk qeshë vetëm në zyrë po me disa të tjerë dhe tek po cicëronin për partishmërinë e tyre të re,me një pathos,pothuaj,të verbër,turfullova:-More për ç’parti e kini fjalën,për PPSH?JO,-ma prenë njëgojësh,-po ne jemi në kryesi,në rajon.Ah,ç’kemi hequr!-JU,kini hequr!-bërtita.KIni hequr aq sa heq qerrja nga qetë.Se ajo bën krriu-krriu,ndërsa qetë e tërheqin.Ama dhe ti,-më thanë,-akoma me babaqemon.
Dhe mund të vazhdoja.Por,sidoqoftë,bajgat dallohen:ato dalin mbi ujë.Dhe të kundërmojnë.
22 shtator 2008