Doni të dini për mua?

Së pari,kërkoj ndjesë që,nga një pakujdesi e vogël,zhduka ç’kisha shkruar për vete.
S’kam si e filloj këtë “blog” të ri pa falënderuar z.Blendi Salaj si realizues të këtij blogu dhe,pa tjetër,edhe z.Penar Musaraj që më bëri ftesën.
* * *
Mbi 40-vjet kam punuar mësues dhe gjithmonë kam dhënë gjuhë dhe letërsi shqipe.Pothuaj gjithë vjetët kam punuar në fshat dhe kjo ndodhte për arsye biografie.Gjtihë kohën kam qenë kryetar i zonës për lëndët e sipërme:kam marrë pjesë ne seminare kombëtare,i dërguar nga rethi,dhe kam drejtuar kurse kualifikimi për mësuesët jo vetën në zonë,por edhe në rreth.Këto i them,se jam pak përjashtim:sado që kam drejtuar kurse apo kam marrë në provim kolegë të mi,jam,ndoshta rast i jashtëzakonshëm:nuk jam dekoruar asnjëherë se,megjithëse propozohesha,pothuaj,një herë në 5-vjet,kurrë nuk u pa e “arsyeshme”,për “arsye shtetërore?”.Ndaj kam të drejtë të shkruaj atë poezi”Koha”ku them:
Koha
Koha ka veshur pantofla
Dhe reshperon pa u ndjerë
Po mua pse më bloi në mokrra?
Ç’është ky mister?.
Kam qenë drejtor shkolle,formator për mësuesët e qytetit(sado që punoja në fshat!),inspektor në Drejtorinë Arsimore të Fierit për 4-vjet.I nspektor kam qenë në vittet 1996-2000.
Në vitet e demokracisë(unë e prita krahëhapur)kam kandinduar për deputet si përfaqësues i PD në zgjedhjet e para pluraliste dhe nuk fitova.
Kam qenë kryetar i Komitetit Ekzukutiv Pluralist për zonën Qendër në Fier dhe kam dhënë dorëheqje pas 4-muajësh dhe ja tek deklaroj:
“Pushteti ma shpallë.Më tremb më shumë edhe se lufta.Është kalë që më hipën dhe shtylla ime kurrizore nuk e duron një suport të tillë”.Mund të haja me “lugë floriri” se ndava mbi 120 troje në Fier dhe bëra mbi 300 pashaportizime.Dhe mbeta pa kacidhe,Kam shkruar dhe botuar në Shqipëri 4 libra me poezi lirike dhe,kur po bëhesha gati të nxirrja të pestin,erdha në Amerikë.Ky,libri i pestë,pret i ndrymë në sirtar ashtu siç presin qindra poezi dhe disa tregime që ,për”arsye objektive” tani nuk i botoj dot.NË s’arritsha t’i botoj,se plak jam tani,do ngjallem luvgat,se ky është pengu im.Sa për shkrimet e mia,mos kujtoni se jam narcisist.Për të formuar edhe një përshtypje më të plotë për mua,lexoni këtë poezi:
Po thanë për mua
Po thanë për mua
Si mësues?Ç’ka!Mesatar…
E çfarë ka këtu për t’u zëmëruar?

Po thanë
Si krijues?Shkruan shumë
Dhe për lumë?!…
E pse do hidhërohem unë?!

Por po thanë
Se zhgënjeva dikë si njeri
Atëherë kush t’më dojë
Të më qajë me oi…
Besoj se deri-diku ju iformova.Hyni tek blogu im se,siç mendoj unë,s’kini për t’u lodhur;përkundrazi,do relaksoheni.Sikur,kur të hyni,të lini qoft edhe një shënim,kjo do të më gëzojë ashtu siç më gëzon kur më viziton një mik apo mike.
Jam në pritje.
Përparim Hysi,28 prill 2008

9 Komente

  1. avocados thotë:

    Perparim

    E gezofsh blogun! Te lexoj gjithnje me vemendje fill pasi ndesha me nja dy proza te tuat botuar tek Peshku. Pres t’i shoh edhe ketu!
    Me shume respekt
    avocados

  2. ervivi thotë:

    Mire e paske CV-n ti Papi….

    pse sma merrte mendja mu qe ishe per gjuhe dhe letersi shqipe ti?…se di pse te shifsha andej nga biologjia duke diseksjonu naj zemer miu…. :s

    hajt me kom te mar i here ketu

  3. N.Ago thotë:

    Të shkuara fillimisht e të ngrihesh në këmbë sa më parë.
    Të tjerat venë e vijnë.
    Gjithë të mirat.

  4. Ilirjan thotë:

    Perparim, urime se pari per blogun e ri.

    Nje pyetje kam une per ty: Cfare ka prilli kaq te vecante per krijimtarine tende? E them ngaqe shumicen e poezive i ke shkruar ne prill, a thua se eshte muaj i frymezimit per ty?

  5. perparimhysi thotë:

    Ju faleminderit të gjithë juve që gjetët kohë për të lënë ndonjë përshtypje.
    Avocados:Më bëhet qejfi që më lexon dhe ke pëlqyer tregimet mia.
    Ilirian!Duke të falënderuar,të them,që unë,pothuajëse,kam mbajtur një si”ditar poetik”këtu.
    Dhe,po më premtoj shëndeti,në maj do nxjerrë ato që kam shkruar në maj.E,ksëhtu me radhë.
    Erviv!Sido që ta kesh përshtypjen për mua,nuk të zëmërohem.Përkundrazi,do kish qenë mirë të merresha me dizkesione,po nuk ia them fare.
    Neki Ago:më vjen mirë që ma gjete”derën” dhe shëndet e të mira paçë!
    29 prill 2008

  6. Zonja nga Qyteti thotë:

    1- Vjersha autobiografike superr.. me lejen tuaj a mund ta perdor strofen e trete:))
    2-”Mund të haja me “lugë floriri” se ndava mbi 120 troje në Fier dhe bëra mbi 300 pashaportizime.Dhe mbeta pa kacidhe…” ketu ka ndonjeçik pishmanlık apo jeni duke i bere kompliment vetes?
    3- urime per blogun

  7. akull-naja thotë:

    Përparim,

    të priftë e mbara nesër!

    dhe me shëndet blogun e ri!

  8. xhenius thotë:

    Pa leje hyra ne shtepine tuaj dhe ca komente i kam bere per poezite tuaja te mrekullueshme,ju sme qortuat,me dhuruat emocione..
    por,tani nga dera do hy tju uroj sherim te plote.boll te besosh dhe mbrekullite ndodhin!

  9. Perparim Hysi thotë:

    Xhenius!Te falenderoj per vleresimin dhe,reciprokisht,te uroj edhe ty shendet dhe gjithe te mirat.

Komento