1.Durimi m’u sos
Drita e agimit u derdh mbi dritare
Unë,shtrirë,si snob,këtu,mbi krevat
Moj dritë e agimit,ç’më sjell kësaj radhe?
Se jam duke pritur,po mbeta shpresëthatë.
Mendime gjithfarësh vijnë,më turbullojnë
Humbas mendimesh dhe bëhem kaos
Shpresëthatët si unë shpresojnë e shpresojnë
Thinjur jam mendimesh:durimi m’u sos.
11 prill 2004
2.S’jam i trashë
“Duhet të jesh i trashë që pret të rrosh
me poezi”
Xhek London
S’jam i trashë që pres të rroj me poezi!
Poezitë më dhimben.Për to kam nderim.
E di që do vdes pa patur pasuri
Po mbetën në sirtar,ky është pengu im.
Vetëm dua që të dalin në dritë
Lexuesi,mandej,t’u vërë notën
Në to do të gjeni timin shpirt
Të shihni sa e kam dashur botën.
11 prill 2004
3.Ah,ky shi!
Ah,ky shi që bie pa pushuar
Një kohë tjetër më sjell ndërmënd
Ku,nëpër shi,të dy përqafuar
Nuk pyesnim për shiun,se kishim vënë pëndë.
12 prill 2004
4.Në s’të thashë
Në s’të thashë çfarl mbaj fshehur,
Kjo e fshehtë për ty nuk qe.
Se lexohej ç’mbaje fshehur
Qe e njohur për ty,de!
Në se gojën unë s’e hapa,
Kjo lexohej mu në sy.
Në pa folur unë të “kapa”
Mos ma quaj ti përdhuni.
Ja e fshehta doli qartas
Ja misteri u zbulua
Çfarë t’i them e ç’t'i vij anës
Çdo gjë ndodhi se të dua.
12 prill 2004
5.Ata sy aq të bukur
Ata sy aq të bukur që s’i pashë asgjëkund
Ku i vodhe,o moj flutur, se i pashë dhe dot nuk mund
S’mund të rri fare i qetë;iku-iku nga unë gjumi
Ata sy dhe qiell,dhe det:po s’i putha,më erdh fundi.
12 prill 2004
6.Unë
Unë një zog i “arratisur”,dua të kthehem në fole
Se më duket jam mbollisur,sikur kohën kam me nge!
Se më s’mban ujë pilafi,malli i madh më ka pushtuar
Ah,ç’po heq,ç’po heq,i ngrati:jam këtu i “robëruar”
12 prill 2004
7.Shpirti im
Shpirti im i dashuruar,ka vënë krahë,ka vënë fletë
Se nga malli i përvëluar,fluturon si shpezë e lehtë.
Niset larg e duke qarë,duke qarë e bërë oi
Dhe qëndron tek malli i parë:në të bukurën,Shqipëri.
12 prill 2008
8.Ka ca gjëra
Ka ca gjëra që s’i bën,kur je ballas me një tjetër
Edhe veten pak e nëmë,sado je ti “stekë e vjetër”
Qejf ke shumë,po nuk guxon:të bien pëndët lepurak
Dhe,sado që dashuron,rri si vuv a belbacak.
S’e ke pranë?Zë bëhesh trim:mend të merr ti gjak në vetull?!
Edhe mbushesh me guxim:ti tani gati thyen hekur?!
Ballë për ballë si pulë e lagur,as ehap ti gojën fare
E,ku je,mor trim i çartur,katandise për 5 pare.
12 prill 2004
9.Shikoj buzën
Shikoj buzën miturake që po çelë si një burbuqe
Ti më je si një zambake,unë një plak imbushur huqe.
tek hepçohet buza jote,tek hepohet miturisht
Sado plak dhe jo pa droje,e puth buzën dashurisht.
12 prill 2004
10.Sot
Sot më zu një mall i rëndë,më zu keqas dhe s’më lë
Ah,them unë,që nuk kam pëndë!MU si zog unë krahë të vë!
E të nisem fluturim,pa ndaluar asgjëkund
Vij tek ti,o shpirti im,Të qëndroj gjëkund nuk mund.
S’mund që mallin unë ta mbaj,po më bluan e po më mpak
Se nga malli,sa s’po qaj;si të jem paloçunak.
12 prill 2004
31 Maj 2008 më 1:42 pm
Perparim , miku im i larget , asnjehere takuar fizikisht , por gjithnje shpirterisjt , i lexova e irilexoj krijimet etua sa per respekt te miqesise ,aq edhe per vlerat e tyre . Nje konceptim realist i jetes , nje filozofi e tere popullore , nje ndjesi e thelle , personazhe tregimesh qe edhe te duash nuk i shuan dot dhe nje humor i plazmuar , ja keto jane per mua vlerst e krijimeve te tua . Teper i kendshem ne poezi , por per mua gati magjik ne proze .tek poezite e tua gjej dicka nga Agolli ,me larshmerine e tij , me qartesine e vargut te tij , me figuracionin tipik e per me teper larg cdo hermetizmi e prozaizmi qe po ja merr sot frymen poezise ( tani me vjen te therras : posht ppseudomodernizmi ne poezi !). Nuk dua t’i perserise ato qe me pelqejne tek ty, se lista do te dilte teper e gjatw , por mezi pres qe at kem ne dore nje liber tendin.
Udhe te mbare ne udhen e bukur e te veshtire te poezise , o Perparim Hysi !
Me shume respekt e konsiderate : Gazi Buxheli
1 Qershor 2008 më 11:47 am
I dashur Gazi!Te falenderoj per mendimet e tua dhe,ndihem,pak e kendellur ne seder,pse duhet ta mohoj.Sidoqofte,edhe nje here te falenderoj.