1.Somnabull
Jam i verbër siç është dashuria
I shurdhët nga veshët;memec,s’kam gojë!
As di gjë seç ndodh nga Shqipëria
Dhe s’kam kërkë që të më lajmëroj.
Jam si somanabull që eci nënpër gjumë
Apo si një robot që iu sos bateria
Me thoni tani a ka më keq nga unë?
Si të mos jem keq,kur më mungon Shqipëria?…
6 prill 2004
2.Ti
Ti për mua je si shpresë e dhimbshme
Apo si një hare misterioze,e mjegullte
Nuk di se çfarë pres nga kjo shpresë e dhimbshme
Por shpresoj e shpresoj që të zbardhë këtë”çast të errët”.
6 prill 2004
3.Stres
Goja m’u tha dhe koka m’u thinj
Mbështyma më iku;s’ka më!
Nga malli për vendin,u bëra finj
E fryj e shfryj pa zë.
7 prill 2004
4.Dëshirë
M’i shtroni çarçafët e bardhë si bora
Që bëjnë”tëng”,kur shtrihem,si kallkan
Nga malli u thinja,si grushti u mblodha
Dhe zemra zë hidhet ,shpërthen si vullkan.
7 prill 2004
5.Tjetër dëshirë
Shtëpinë ma lyeni me gëlqere
Dritaret m’i hapni kanatë më kanatë
Të mbushet shtëpia me erë pranvere
Se ja tek vij,unë,mërgimtari i ngratë.
Era e gëlqers të më ngopë mushkërinë
Dhe bashkë me të dhe era e pranverës
Jo.Jo.S’e mbaj dot dashurinë
Dhe shtrihem gjer e gjatë aty,pas derës.
7 prill 2004
6.Fjalët e mia
Fjalët e mia,të mbushura me dhimbje therëse
Fjalët e mia,të mbushura mall e dashuri
Fjalët emia të mbushura me dritë shprese
Por në thelb të tyre,kanë veç Shqipëri.
7 prill 2004
7.Pranvera
Pranvera gjelbëroshe,çapkëne,e praptë
Më gjuanme puhizë,më vretë me fllad
Më futet në mushkëri dhe keqas më”plagos”
Dhe dehem nga flladi,dhe bëhem sarhosh
I “pirë” siç jam,çfarë bëj,s’vë re
Gjelbërimin të tërë zë pi si me nge
Tani jam “pirë” e jam bërë karroqe
Pranverë,të dua!Je përmbi shoqe.
7 prill 2004
8.Kur them nënë
Kur them nënë,
Sikur i kam thënë të gjihta
Se aty është dhe malli,
dhe dhimbja.
Kur them nënë,
Vjen dita
Pas një nate të gjatë
Plot ëndrra të liga.
Kur them nënë,
Më ikën hidhërimi nga shpirti
dhe vjen buzëqeshja
Siç vjen pranvera,pas një dimri.
7 prill 2004
9.Monotoni
Dal jashtë…
Askush nuk më thotë:mirëmëngjes!
Nga mos më zënë djajtë,
Nga mos bëhem teknefes?!…
7 prill 2004
10:Duke medituar për gruan
Këta thelpinj hudhrash që po shtyp në havan
Me ditët e tua të jetës më ngjajnë?!
Kështu je “shtypur” si thepi hudhre
Tër ditën në këmbë,belthyer pas pune.
Me kovat me ujë,me duarët mbi govatë
Dhe krahët u “zgjatën”;nga këmbët sakat!
Një herë s’u ankove:as oh,as ah!
Si bleta punëtore:në darkë a sabah
Njësoj po punon,sado që po plakesh
Për ty imi varg si peng i madh mallesh.
7 prill 2004
11.Bosh
Bosh dhomat e mia atje,në fshat
Shtëpia,krejt zbrazët,lëngon si sakat!
Të vretë kjo boshës;ca më shumë të plagosë
Jo.Jo.Do ta mbuhs:S’e lë më bosh.
Do shkoj të rri dhe më nuk luaj
S’elë më bosh,s’e lë që të vuajë
Shtëpia do gjallërohet,do gjërojë jetë
Boshësinë e varros dhe e bëj lanet,
7 prill 2004
12.Snobizëm amerikan
Dhe vendosi snobi të shtronte një darkë
Të ftuarit i veshi si ushtarë roamkë?!
Vet u ul në krye,kot nuk qe Cezar
Për darkën harxhoi 2 milionë dollarë?!…
8 prill 2004
13.Përse?
Rrufenë që kishe në sy
Të gjithë mbi mua e shkarkove
Më dogje,më bëre hi
Përse?Përse më shkrumbove?!..
9 prill 2004
14.Kaq
Një dëshirë kaq
Kaq e kaq e kam
Sa të shoh dhe aq
Dhe të bëja bam.
Se gati po plas
Aq unë mall kam
Më prit,o ti gaz
Se plasa,aman.
9 prill 2004
15.Meditim
Me mend kam ardhur në kopshtin e vashërisë
Dëshirat i kam lëshuar azat,ua hoqa kapistallin
Dhe ndjej të më hidhet zemra prej dashurisë
Si dikur djalëërisë,aq shumë s’e mbaj dot mallin.
10 prill 2004
16.Sytë e tu
Sytë e turpshëm dhe të butë
Mos ia vodhe gjë pëllumbit?
Apo gjak më ra në trutë
Se s’i bëra ballë “zullumit!
Më kërceu gjaku në trutë
Sa pashë sy si të pëllumbit
Sado turpshëm dhe të butë,
Unë s’i vura fre sulmit.
11 prill 2004.
31 Maj 2008 më 3:40 pm
aaaaaaaaaa far fjalesh
5 Qershor 2008 më 2:53 pm
sinqerisht!qava shume!