Poezi të shkruara në prill

1.Trungu im
Trungu im po zë po”kalbet”,
Po shkon vërsa dalëngadalë
Ja një zogë vjen e shfaqet
Përmbi trungun tim ka ndalë.

Dhe aty,mbi trungun tim
Cicërin,siç do,me mall
Ah,moj zogë,pse cicërin?
Mos më bjerë më qafë,moj djall!

Po nuk shkulet që nga trungu
Cicërin,sikur më ndjellë?!
Epo unë,ende,s’jam murgu
Që veç rri ngrohem në diell?!

Se,për Zotin,ku qe fshehur
Mu tek trungu im,një bisk
Zogën zura,papandehur,
Qejfin,pak,ia ujdis…
25 prill 2001
2.Më duket vetja”alien”
Më duket vetja sikur jam “alien”
E humba imazhin e gjithësisë
Të gjitha shqisat me “thikë”m’i prenë
M’i prenë me presën e mërzisë.

Rri kotem e kotem,tërë ditën e ditës
Nata,më duket krejt si gogol
Merimanga e mërzitjes më zgjat pezhishkën
Dhe ngecë në të siç ngecë në gjol.

Plagë e kam shpirtin,helm e kam gojën
Gjësend nuk më kënaq,s’më hyn në sy
Kurbetin e mallkoj::-Mos i pafsha bojën!
Duket si sheqer,farmak më është ai.
29 prill 2001
4.Kënga ime
Kënga ime si këngë qyqeje
(tërë kohës me ku-ku?!)
Se si labe qaj me ligje
Ndyshe,si të bëj këtu?

Dal në breg të oqeanit
Dhe hedh sytë me dëshpërim
Lotët seç më shkasin mallit
I plagosur,shpirti im.

E,kështu,i mjerë,si qyq
Mërmërij unë nën zë
E padis veten në “gjyq”
Dënim vetes unë i vë.

Se kam fajin e largorit
Ika unë nga vendi im
Paguaj taksën e “fajtorit”
Me vullnet:në “izolim?!”

Dua kjo gjendje mos vazhdoj
Po nuk varet,krejt,nga unë
Tash dhe ju do t’ju tregoj
Se si është vërtetë”kjo punë”

Më mban Alba,mbesa ime,
Sa të rritet,jam këtu
Mbasandaj,kjo kënga ime
Mezalla,s’këndon “ku-ku”
30 prill 2001
5..Mua
Mua për lajka s’më vjen ndoresh,
E them bamp atë që kam
Po të them,moj luleborës,
I mahnitur nga ti jam.

Sa për shtatin si një pishë,
Aq për faqet kadife
Po qepallë e gjatë,me bisht,
Pse më shpon,moj,më thuaj:-Pse?

Syri yt:i mbushur qiell
Gusha jote-farfuri
Ti,e tëra,më këndellë
Më vebove,o moj,ti…
12 prill 2002
6.Litari i ankthit (1)
Aj,bacë Ali,çfarë thotë ai konop? (2)
Ende litarin në grykë e kemi-komb!
Litari në grykën tonë rri si ankth
Ah,drama shiptare!Zgjatë…sa zgjatë…
11 prill 2002
1.Vepër e Ali Podrimjes
2.konop-litar(në Kosovë)
7.Çfarë t’i them atij syri?
Çfarë t’i them atij syri?
Si peronë ngulet mbi mua
Ai sy mua më lëbyri
Asgjësend s’shikoj,pothua.

Tani eci kuturu
se më bëhet një si mjegull
Ç’është kështu,moj,ç’është kështu?
Syri yt më la të verbër
11 prill 2002
8.Si vjen kështu?
Si më vjen si për në plazh
Gati nudo mu në klub?
Edhe unë që tash jam plak
Pak”pusullën” zë e humb

E si mos humbë unë pusullën
Bërë trupi -çokollatë?!
Kësaj”shkrese”i vë “vulën”
Se dhe dita m’u kthye natë…
11 prill 2002
9…dhe tani
Dhe tani po e kthej fletën,zë kullot unë pak azat
Sado po kaloj 60-tën,paskam ende unë merak
Se kam nepsin e një djali,sado koka plot me thinja
Prapë tundohem mu si djalli,shoh një femër dhe them:”imja?!”…
10 prill 2002
10..Pas mjegullës
Disku i dielit grisi mejgullën
E shpërndau,e humbi
Dhe më nxorri qartas vjedullën
Vejdullën gushëpëllumbi.

Shfaqet si një mrekulli
sa u zhduk mjegulla
Fërkoj sytë se s’ka se si
Më habiti vjedulla.

Dhe i hidhem drejt në qafë
Ëmbël e pushtoj
M’u përgjigj flakë për flakë
Gati më përvëloi.
9 prill 2002
11.S’kam parë
S’kam parë një agim kaq të magjishëm
Kur gjethet e gjelbëra veç pikojnë
Dielli po shafqet mrekullishëm
Zogj gjithfarëlllojesh cicërojnë.

Unë e kam humbur ndjesinë e kohës
Dhe kotem e kotem,i këndeellur
vallë,si mund të jesh mosmirënjohës
Natyrës që kaq shumë më ka velur?!…
8 prill 2002
12.Ai trup i shëndoshë
Ai trup,moj,ishëndoshë,si lëndinë e papunuar
Nuk e di përse më josh,dua me”plug”për ta “lëruar”
Dua lëndinën ta “lëroj”,se kështu,moj,më ka dukë
Shiko mendjen ku e çoj?Tash unë turpin ha me bukë…
7 prill 2002
14.Mënjges mbi liqen
Një mjergull e bardhë ka rënë mbi liqen
sa duket sikur liqeni s’është më,gjëkund?
Kështu disku i diellit mjergullën e gjen
Dhe e shpërndan mjergullën,e vë përfund.

Tash rrezet e diellit bien mbi liqen
Të duket sikur dielli atje po lahet
Mori me shpendë notojnë mbi liqen
T’i shohësh si lozin,sa gazi i tyre s’mbahet.

Unë e ndjek këtë pamje gëzimplote
Siç ndoqa mjergullën që u shpërbë
Dhe them:-O natyrë je aq hirëplote,
sa gazi yt dhe mua më zë.
16 prill 2002
15.Jam plak
Unë vërtet tani jam plak.
Por sytë ende s’më kanë lënë
se të shoh ty dhe “fap”
Gati mbetem si i lënë.

Si t’mos mbetem si i lënë?
Ti më je si flladë pranvere
Unë matem për të “zënë”
Tash m’u bëre “puhizëere”
16 prill 2002
16.Tek shetis mbesën
Tek shetis unë time mbesë
Sytë,s’do mend,nga pak kullos
Është mënjges dhe kam “oreks”
THem mos deti u bë kos?!

Se kalojnë aty bri meje
Tek e tek ca delifemra
Më valon gjaku ndër deje:
Domosdo,do t’u vë “emra?!”
16 prill 2002

3 Komente

  1. avocados thotë:

    po i shoh ciklet me poezi por nuk po e gjej dot ate me te bukuren per mua… me korigjo nese jam gabim, eshte nje poezi fare e shkurter per nenen plake qe ngjitet cdo dite ne kat te dyte ku ke banuar, perkedhel kycin e deres dhe i thote : “shpirt”
    eshte poezia me e bukur qe mund ti shkruhet nje nene. rrofsh!

  2. perparimhysi thotë:

    avocado!JO,nuk është këtu ajo që e kërkon.Unë e dërgova një cikël për nënat tek”peshkupaujë”me rastin e 8 marsit,po”nuk u panë të arsyeshme të dilnin në dritë.
    Ke qëlluar në shënjë.Është poezia që,edhe mua më pëlqen.Do ta botoj në qershor(atëhere më ka vdekur ime ëmë:dritë dhe paqe mbi varrin e saj!)me një cikël për nënën.Po s’t'u durua,hyr në këtë blog:www.fotjonart.net
    Aty do të gjesh gjithë poezitë e mia për nënat dhe veçtyre,edhe mbi 100 poezi të miat,po dhe tregime që tek”peshkupaujë”nuk janë botuar.
    Sidoqoftë,unë herë pas here,po më pemtoj shëndeti,do bëhem i gjallë,o me poezi,o me rrëfenja.
    Të përshëndes dhe gjithë të mirat
    29 prill 2008

  3. avocados thotë:

    Perparim

    i kam lexuar cfare ke publikuar te fotjonart.net
    me kane pelqyer, prandaj dhe te lexoj gjithnje. Me duhet te them se rrefimet e tua jane shume shume te mira, per mua me te mira se poezite, pervec kesaj te nenes. kjo ngjit ne tru dhe nuk iken me.
    Falemdnerit
    Rrofsh e shkrofsh shume e me shume!
    te fala

Komento