Doni të dini për mua?!

Pershendetje,

në radhë të parë, falënderoj z.Blendi Salaj dhe Penar Musarai që më grishën për këtë blog…Nga ana tjetër, njoftoj të gjithë ata dashamirë që do kenë kohë për të ardhur tek ky blog, se këtu do të gjeni gjithë çfarë kam shkruar në vite apo në vazhdim.
* * *
Jam duke”rendur” drejt të shtatëdhjetave dhe, ndoshta,duhet të jem më i vjetri këtu tek ky blog. Kam punuar mbi 40-vjet mësues dhe jetën nuk e kam patur aspak të lehtë. Më ka ndjekur pas”lufta e kllasës” dhe kokën e kam patur, pothuaj,mbi sini. E quaj veten me fat,që i kam shpëtuar burgut. Sidoqoftë,qaraman nuk kam pse bëhem,se janë qindra a mijëra ata që kanë hequr më keq se unë.
Për të krijuar një vizion, kalimthi, për jetën time dhe se kush jam unë, po rreshtoj dy vjersha të miat.

1.Koha

Koha ka veshur pantofla
Dhe reshperon,pa u ndjerë.
Po mua pse më bloi në mokrra?
Ç’është ky mister?!….

~o~
2.Po thanë për mua
Po thanë për mua:
Si mësues? Ç’ka! Mesatar?!!!
E, ç’paska vallë, këtu, për t’u hidhëruar?!

Po thanë:
Si krijues? Shkruan shumë e për lumë
E, pse vallë do mërzitem unë?

Në thanë,
Se zhgënjeva dikë si njeri,
Atëherë, kush të më dojë,
Të më qajë me oi…
Besoj që, pak a shumë,tani më njihni.
Mezi pres mendimet tuaja për shkrimet e mia.

Përparim Hysi,21 prill 2008

5 Komente

  1. blendisalaj thotë:

    Pershendetje dhe e gezofsh blogun!

  2. eT thotë:

    E gëzofsh kioskën e re Papi ! :)

  3. perparimhysi thotë:

    Ju falenderoj qe te dyve.Ju uroj gjithe te mirat!

  4. edrus thotë:

    Me këmbë të mbarë dhe për shumë vjet Papi!

  5. xhenius thotë:

    ne thane
    se zhgenjeva dike si njeri,
    atehere kush te me doje,
    te me qaj me oi…
    kjo vlen me shume se gjith’krijimtaria juajZ,Hysi
    pergezime te sinqerta!

Komento